Virusi i skrapit duket se nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe Republikën Çeke, ku është vjedhur një urë e tërë, e cila peshonte 10 ton. Bëhet fjalë për një urë të vjetër treni, e cila është ndërtuar në vitin 1901 mbi lumin në qytetin Slavkov në provincën Karlovy Vary. Vjedhja ka ndodhur në mes të ditës nga një grup i organizuar hajdutësh, të cilët janë ndaluar nga policia, por kanë mundur ta mashtrojnë këtë të fundit. Ata kanë paraqitur disa dokumente fallso, me anë të të cilave tregonin se ishin të autorizuar për të çmontuar urën.