FOTOT spektakolare brenda vendit më të populluar në botë

5 Maj 2012, 18:48Lifestyle TEMA
FOTOT spektakolare brenda vendit më të populluar në botë

Këtu ishte dikur vendi më i populluar në mbarë botën. 50 mijë njerëz jetonin si sardelet në konservë në disa blloqe pallatesh. Fotografi kanadez, Greg Girard ka jetuar pesë vite në këtë qytet kinez, përpara se të shkatërrohej. Qyteti ishte një fenomen pasi aty kishte 33 mijë familje dhe biznese në vetëm 300 godina të ndërtuar pa kontributin as edhe të një arkitekti të vetëm.

Aty ishte një parajsë për krimin. Standardet e jetesës ishin shumë larg atyre të pjesës tjetër të Hong Kongut. Qeveria shpenzoi 2.7 miliard dollarë të Hong Kongut për ta shkatërruar qytetin dhe për të kompensuar banorët. Evakuimi përfundoi në vitin 1992.

15 komente në “FOTOT spektakolare brenda vendit më të populluar në botë”

    1. Mjer shqiptaret says:

      Kur qeka bo Tirana kaq shume e popullueme?
      Nga 1997 deri me 2005 choqem me e pastru nga plehrat e Sali Berishes qe pushtoi cdo pellembe te kryeqytetit.

  1. perspektiva says:

    Kjo eshte perspektiva e Shqiperise ne se ndertohet jashte nje plani mbare kombetar, i studiuar,i sakte,korekt,per c’do parashikim ndertimesh, vecan per rruget ku do te kalojne makinat,njerzit,ai plan fillon qe sot dhe pas 70 vitesh,vecan per tubot e ujit te pishem,vecan per ujrat e zeza po u lane hyrja byrja si deri me tani,vecan per kopshet e gjelbra,lulishtet,kendet per te luajtur femijet,vorezat,etj.

  2. denis says:

    te pakten atje te kompesokan
    por ketu dalin e thone “toka mue” “e xane”????????

    1. Hahahahahaha! O Denis je i madh.

  3. genci says:

    fotografit mendoj se duhen bere
    pjese arkivore e historis

  4. eva says:

    pjese historise se varferise

  5. luli says:

    Po mire ,akoma nuk e dini se Kina ka rritjen ekonomike me te madhe ne bote,tani per tani.Ajo duhet marre si shembull per ligjet qe ka dhe per mynyren se si administron ekonomine e saj.

  6. Xh Teme says:

    Ky ngjan si dy pika uji me projektin per te ardhmen e Fierit, te zotit Baftjar Zeqo.

    1. andi says:

      i ke rene pikes..po ne kete rast para se te tallemi me baftjarin duhet ta mberthejme per fyti e ta qerrojme se po vjedh leket tona si taksapagues..e fierit ne tre mandate si beri asnje investim..e ketu ska lidhje qe jemi te majte apo te djathte..thjesht keta ndyresira qe na drejtojne qytetin po na vjedhin leket..

  7. kola says:

    keto m siguri kane pase kryetar bashkie edi ramen

  8. geno says:

    Keshtu po behet tek unaza ne Tirane ne fushen e Kasharit. Pallatet jane aq afer sa shkembjen tenxheret me njeri-tjetrin

  9. joni says:

    Ska asgje per tu cuditur, minj muresh po ti shtrengosh jetojne akoma me shume,geto kineze eshte, sic jane dhe getot e brazilit apo te bombeit.

  10. Lillo says:

    Shqiperia i ka marre thuajse keto pamje, ku largesia ndermjet pallateve nuk i kalon 4-5 m.Nuk besoj te kete permiresime sic eshte katandisur gjendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje