Ivica Daçiç feston fitoren me huliganët: Nuk e dija që ishin aty

8 Maj 2012, 10:56Rajoni TEMA
Ivica Daçiç feston fitoren me huliganët: Nuk e dija që

Vavic pas shpines se Dacic

Një fotograf i agjencisë AP arriti të fotografojë liderin e një grupi tifozësh huliganë, të quajtur Alkatraz, duke festuar pas ministrit të Brendshëm dhe kreut të Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiç. Mbi Aleksandër Vaviç rëndojnë 12 akuza nga prokuroria, ndërkohë që në vitin 2005 u dënua se kishte therur një person. Vjet në shkurt atë e qëlluan në Beograd.

Por siç raporton Balkan Insight, Daçic tha se nuk e dinte që Vaviç ishte në festimet në selinë e partisë pas zgjedhjeve. “Nëse është e vërtetë, stafi do mbajë përgjegjësi për këtë,” tha Daçiç.

Huliganët në Serbi kanë lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe organizata të ekstremit të djathtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje