Procesi për trukimet e ndeshje në kampionatin italian të futbollit ka filluar zyrtarisht me dorëzimin e njoftimeve që u janë dërguar klubeve dhe individëve për hetime sportive ndaj tyre.
Klubet e Serie A: Atalanta, Novara dhe Siena ishin mes 22 skuadrave të cilat u lajmëruan nga Federata Italiane se janë nën hetim rreth këtij skandali.
Klubet e tjera, të Serie B dhe Lega Pro janë: Albinolefe, Ankona, Askoli, Avesa, Kremonese, Empoli, Frosinone, Groseto, Livorno, Modena, Monza, Padova, Peskara, Piaçenca, Ravena, Rexhina, Rimini, Sampdoria dhe Specia. Siç shihet qartë, këtu përfshihet pjesa më e madhe e skuadrave të Serie B dhe në bazë të dënimeve të dhëna nga Federata Italiane rreth kësaj çështje, mund të ndryshojë krejtësisht renditja e këtij kampionati.
FIGC bëri të ditur se nën hetim janë 61 persona dhe 33 ndeshje, por deri tani të gjitha akuzat për manipulim rezultati të Atalantas, Novaras dhe Sienës janë për periudhën kur këto tre skuadra ishin në Serinë B.
Ndër emrat që do të paraqiten para prokurorit sportiv Stefano Palaci, bie në sy ai i kosovarit Rijat Shala. Sipas asaj që është mësuar nga verbalet e policisë, ky i fundit ka pranuar 150 mijë euro nga “ciganët”, mafia sllave e basteve, për t’ua shpërndarë shokëve të skuadrës para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Kievos, të humbur më pas me rezultatin 3-0.
Por çështja nuk mbaron këtu, pasi kjo është vetëm lista e hartuar në bazë të të dhënave të mbledhura nga Prokuroria e Kremonës. Palaci pret një dosje po aq të madhe nga Prokuroria e Barit, nga e cila pritet të dalin emrat e ekipeve dhe lojtarëve të tjerë të Serie A.
Gjykoni ene treshen e gjyqtarve tan, do dalin trukime te papame jo si ato ne serie A ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Siena vitin qe kaloi ka pas trajner njerin!!!Njerin qe kur ishte lojtar fitonte kampionatet ne Itali,si sivjet trajner,por kur vinte puna per ne Europe,fitonte nji mut te madh.
po njehere Kampion Europe dhe tre here ne finale mos jua beri dhurate gje Berlushka plako apo juve Milanisteve ju qenka djegur aq shume bytha sa ju paskan shkuar deri ne tru pasojat…
Nuk ka pse ti djegi milanistave por tek artikulli nuk thuhet qe Konte ka qene trajner i Sienes vitin qe kaloj por eshte e vertete qe Konten e kane thirr ne prokurori per te deshmuar dhe nese i dalin shkelje,atehere ai rrezikon pezullimin nga aktivitetet.
Pastaj lere sa here ke dale ne finale Juvja,sa ke fitu mo daku.
Se per ate pune Milani ka dale dyfishin e Juves ne finale.Pastaj po flet per periudha te errta se Juvja kaloi nga dopingu tek Calciopoli(dopingun nuk e shpika une por ka nji vendim gjykate kunder mjekut te Juves se atyre viteve Agricoles).Qe kshu daku lere Berluscen ne pun te vet,se ate qe ka fitu Milani me Berluscen ne Europe ju me bluze burgaxhinjsh ta harroni ktu e 100 vjet te tjera.