Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë vrasjes së palestinezit Anvar Razik në Tiranë. Kësaj here është agjencia IMEMC (International Middle East Media Center) që shkruan për këtë ngjarje. Më poshtë raporti:
Në një njoftim për shtyp, Partia Popullore Palestineze, një parti e majtë, bëri të ditur se inxhinieri Anvar Fuad Rizik, nga Beit Jala, pranë Betlehemit, është vrarë të mërkurën nga një bombë që ishte vendosur në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, Shqipëri.
Burimet mediatike shqiptare raportuan se sulmi ndodhi në orën 8:00 të mëngjesit. Anvar po largohej nga apartamenti, pranë Ambasadës Amerikane, dhe sapo hapi derën, eksplozivi shpërtheu duke i sjellë vdekjen. Burimet fillestare thanë se ai ishte aktivizuar me telekomandë.
Policia shqiptare tha se atentatorët e kishin monitoruar Anvarin për një copë kohe, duke studiuar rutinën e tij të përditshme dhe se ai çonte dy fëmijët e tij në shkollë.
Rizik ishte menaxher i një fabrike çimentoje, policia ka hapur një hetim ndërsa disa burime thonë se ai mund të jetë vrarë nga vrasës të punësuar nga një kompani rivale.
Policia po ashtu i ka kërkuar Ambasadës Amerikane që të ofrojë materiale nga kamerat e tyre të vëzhgimit me shpresën për të gjetur diçka që mund të ndihmojë hetuesit.
Të premten, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dërgoi ngushëllimet e tij dhe të qeverisë shqiptare për familjen e Rizik dhe për presidentin palestinez, Mahmud Abaz.
Nishani u angazhua se do të ndjekë nga afër hetimin derisa vrasësit të kapen dhe të procedohen, duke shtuar se disa të dyshuar janë arrestuar. Ai tha se një kompani private hetimesh është përfshirë në këtë hetim.
Nishani tha se nuk beson se sulmi ishte i motivuar politikisht, por shtoi se nuk përjashton asnjë pistë.
Fuad Rizik, babai i Anvar, shërbeu si anëtar i Këshillit Kombëtar Palestinez dhe Këshillit Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Ai ishte një nga themeluesit e Komunistëve Palestinezë dhe shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm.
Keta ameriqenet gjithmone bashke me harapet i ke jane bere si siameze. Po cbeni keshtu, po vrisni byrazeret tuaj per pare, harram! allafi nuk do tua harroje kete edhe do u pjeke ne hell bashke me kaurret kur tu vije radha.
…..Nishani i dergoi telegram hidherimi familjes se te ndjerit….por nje rruge e dy pune,nuk harroi pa i derguar edhe Mohamed Abas telehaber!!!
Duke ditur se sa trima shqipetare[ne lufte bandash,per shitje droge apo prostitutash]perfundojne ne burg apo vriten neper Evrope,kryeministrit islamik Sali Berisha duhet ti vinin full telehabere nga ministrat e rendit ne shtetet perkatese ku jetojne trimoshat shqipfoles………!!!!
CAKALLI7 EDHE KUR BEN MOT I KEQ JA U LEN FAJIN AMERIKANEVE , IK O HAJVAN DHE GROW UP ………..