Një statujë e artë që tallej me diktatorin sovjetik, Jozef Stalin, është hequr nga policia pak orë pasi ishte vendosur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Statuja e tregonte diktatorin duke urinuar. Një tjetër statujë e ngjashme u vendos në qytetin perëndimor të Lviv.
“Monumenti i artë i Stalinit duke bërë shurrën” është përgatitur nga aktivistët e partisë nacionaliste ukrainase Bratstvo.
Mendohet se synimi ishte që të tërhiqeshin tifozët e futbollit për të vizituar këto sheshe. Ndërkohë policia e ka hequr statujën në Kiev, por ajo në Lviv qëndron akoma.
Aktivistët shpresojnë që të ngrenë të tjera statuja në qytete të tjera.
Ja paskan lene ne mes Stalinit,ja kane zene ne gryke…hahahaha !
Ma zi kan per te ma ba mue ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html