Afganistani dhe mbrojtja anti- raketë dominojnë Samitin e NATO-s. Anijet amerikane do mbërrijnë në Mesdhe

21 Maj 2012, 11:06Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama, paralajmëroi se ka ditë të vështira përpara sa i përket çështjes së tërheqjes nga Afganistani.

Presidenti i ri i Francës, François Hollande tha sërish se trupat franceze do të tërhiqen në fund të këtij viti, dy vjet përpara planifikimit.

NATO është duke u përgatitur për të dorëzuar tek forcat afgane kontrollin e sigurisë në vend në fund të vitit 2014.

Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se vendi i tij është plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë.

Por korrespondenti i BBC thotë se samiti po kërkon të bashkojë dy mesazhe të kundërta. Fillimisht po i thuhet publikut se luftimet në Afganistan po shkojnë drejt fundit, ndërkohë që po sigurohen afganët se aleanca nuk do i braktisë ata pas vitit 2014.

Diskutimet ditën e dytë të samitit do vazhdojnë në lidhje me mbështetjen financiare për Afganistanin dhe se kush do paguajë.

Gjithashtu në axhendën e samitit janë edhe planet për një sistem të mbrojtjes raketore në Europë, të udhëhequr nga SHBA.

Liderët do të shpallin fazën e parë të skemës, me dërgimin e anijeve luftarake amerikane, të armatosura me interceptorë, në Mesdhe, dhe një sistem radarësh në Turqi.

Rusia e ka kundërshtuar ashpër planin.

Samiti po zhvillohet në masa të rrepta sigurie.

 

2 komente në “Afganistani dhe mbrojtja anti- raketë dominojnë Samitin e NATO-s. Anijet amerikane do mbërrijnë në Mesdhe”

  1. malcori says:

    po saliha a asht tu than gja, apo se lan t’flasi,se ai t’zgjidh krejt hallet e dyrnjas me at mediokritetin e ved

  2. Ai shoku says:

    Po bisedojne dy vellezerit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje