Ambasadori danez: Pak nga kandidatët plotësojnë kriteret për president

23 Maj 2012, 10:24Politika TEMA

Një shuplakë e fortë për emrat e Nanos, Topallit dhe të tjerëve. Ambasadori: Në një vend demokratik nuk do lejoheshin as të hyjnë në hipodrom, pa le më të garojnë

 

Ambasadori danez, Karsten Jensen është gjithmonë i drejtpërdrejtë. Kësaj here, në një intervistë për Shqip, ai thotë se mesazhi që i dërgon Shqipëria BE-së me zgjedhjen e presidentit të ri është shumë i fortë. Ajo do tregojë ose se ka mbetur në të shkuarën, ose se ka hedhur një hap vendimtar përpara.

Por më i ashpër është ambasadori me kandidatët e përmendur deri më tani.

“Si koment të përgjithshëm më duhet të them se pak e përmbushin atë që kërkohet nga një president në një vend që synon të marrë statusin e kandidatit të BE. Është veçanërisht shqetësuese të dëgjoj konsiderata në media apo diku tjetër ndaj personave që në vendet më demokratike nuk do ia dilnin as të hynin në derën e hipodromit jo më të rreshtoheshin në garë. Ata do të skualifikoheshin menjëherë, për shkak të së kaluarës, të tashmes dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Por në Shqipëri njerëz të tillë po konsiderohen si të duhur për zyrën më të lartë, nga media dhe të tjerët,” tha ambasadori.

32 komente në “Ambasadori danez: Pak nga kandidatët plotësojnë kriteret për president”

  1. fshatari says:

    Faleminderit zoti ambasador!por a mendoni se thenja juaj do ti vrase ne ndergjegje keta perbindsha?

  2. Ben Chicago says:

    propozoj Zoteri Daut GUMENI per president
    ftoj per koment per kete person

    1. Latif Dreqi says:

      Mjafton emri Daut dhe skualifikohet vete..Imagjino, president i vendit, dikush me emrin Daut?!!

      1. Ben Chicago says:

        o latif
        lere emrin a ke ndonje mendim per daut gumenin si ish i persekutuar
        po te nisemi nga emri edhe sali turk eshte
        daut gumeni eshte njeri i ditur i ekuilibruar
        per mendimin tim eshte njeri ne radhe te pare
        dhe shqiptar i vertete

      2. Aleksander says:

        Z. Gumeni eshte nje ZOTERI BURRE !-Meqe ra fjala,kam patur rastin ta njoh ne fillimet e 1991 ne Itali ,ne Susa te Torinos dhe me bindje te plote e them qe urtesia thjeshtesia, pjekuria e gjykimit te z.Gumeni jane te rralla ne ambjentin politik ne Shqiperi. Z. Gumeni nuk eshte absolutisht tipi i personit qe me te hipur mbi fron te shohe interesat e veta te ngushta…absolutisht,sepse nje nga dhuntite e rralla qe ai ka eshte altruizmi dhe dashuria per vendin .Nuk eshte peshe e lehte qe te shkoje nga fryn era por ka nje personalitet e nje qendrueshmeri qe do ti behej nder Shqiperise po te ishte nje person i tille ne postin e presidentit.E sa per emrin ti Latif vete e zgjodhe kur linde ?

        1. Latif Dreqi says:

          ooo se po me lodhni tani. Na hape barkun me kete ‘zoteri burre’?! Cdo te thote “zoteri burre”, burre mali, burre zakoni?!Meqe ra fjala, me sa di une, Dauti ka qene sekretar ne presidence, ne kohen e Saliut me duket..Dhe dicka per ty meqe e paske njohur ne Susa..Thone, ata qe bisedojne me Saliun, se ne bisede eshte babaxhan, zoteri burre, hyn me mend e del pa mend nga takimi..keshtu thone!Por e perseris, Dauti mund te jete yll, por emri i prish shume pune.Sa per emrin tim, Une nuk dua te behem president..

          1. Aleksander says:

            E kuptoj o Latif qe je i lodhur,e s’dua te ta shtoj lodhjen,por me kujtove nje fakt nga futbolli.Pak para se Milan te blinte Kaka, Luciano Moggi ish drejtues tek Juventus tha :-Nje lojtar me nje emer keshtu une s’do ta blija kurre.E pas kesaj e dijme si shkoi historia e Kaka .E Moggi ishte (dhe eshte)nga mjeshtrat e ndertimit te skuadrave fituese ,apo jo ?! E megjithate gaboi prej paragjykimeve.Pastaj desha te pyes,kush e njihte OBAMA-n para 4-5 vitesh ?-E prape nga hiçi,nga nje emigrant(ne indonezi me te emen)e bir emigranti, vajti e u be president i botes ,se keshtu i bie ! Na mungon vetem vizioni ne shqipove oo lato,se sa per te tjerat i kemi me bollek.Po te kish patur nje vizion me te gjere saliu e nanua,pertej xhepit te vet,ne sot do te ishim Zvicer jo po aty afer.Te pershendes latif e ma bej hallall se te lodha ca .

      3. hasani says:

        Kush eshte ky? Daut Gumeni, cfare ka bere?? spo le te zgjedhim nje qe nuk ka bere asnje te keqe pasi ska bere asgje…

      4. aleks says:

        Mos i shiko emrin shikoji vepren dhe qendrimin. Ja psh Jozi ka emer te bukur, europian, por me mend ka ngel te zalli i Kirit.

  3. Ilir says:

    Une propozoj qe president te rizgjidhet lartmadhnia e tij Sali Berisha ai ka dhe nje djale qe eshte nip ne Serbi!!

  4. Deni says:

    Ju falenderoj sinqerisht qe i thoni gjerat troc ashtu sic duhet,ta degjoje dhe Fatos Nano dhe Zhozefina Topalli qe jane vec klloun dhe vlejne vetem per dordolece e sgje me shume,jane turpi i ketij vendi.

  5. Kalorsi i zi says:

    Analisti Andrea Stefani eshte nje nga personalitet qe duhet te prezantohet per kanditaturen e Presidentit. Nje person me integritet te larte dhe i pakorruptuar. PS duhet te prezantoje personalitete intelektuale te ketij niveli dhe do fitoje me shume respekt ne popull. Falenderoj Ambasadorin Danez per gjuhen e drejtperdrejte qe perdor.

  6. agim says:

    I nderuar ambasador,1000000 perqind keni te drejte.POr eshte kryemafia ne politike dhe shkatrruan shqiprine dhe shqiptaret,vetem mafia e sotme kerkoijne Nanon,Jozin me kompani president.I nderuare amabsador ashtu si amerikanet ne 1914 shpetuan nje cope shqipri nga aneksimi perfundimtar,edhe ju sot evropianet keni nje shans te ndihmoni shqiprine mos tna pushtoijne kryemafia shqiptare.Zoti ju bekofte nese na ndihmoni te shpetoijme nga president te tipit Nano Jozi…

  7. hasani says:

    Ambasador mos e rruj mbaje me shkume (dhe po te punoja ne Ministrin e Kultures dhe te beja perkthime si ne faqen e tyre te internetit do te thoja-Ambassador keep it with foam, don’t shave it)

  8. ardi says:

    un do doja ti rreferohesha vetem nje emri fatos lubonja,,,,ka qene asnjanes dhe ja ka plas ne fytyre dhe rames dhe sales …eshte intelektual me diapazon sh te gjere,,,,,,,

  9. ardi says:

    te tille ambasador i duhen shqiperise qe ti thon gjerat troc,,,te dalin tani dhe nja 2 te tjere e te flasin keshtu si ky e do e shohesh ti nanon e topallin do afrohen apo jo…

  10. Oketo says:

    Plotesisht dakord per Z.Gumeni kemi respektin me te larte per te,kush nuk e njeh me mire mos te shkruaje,ndersa per Jozin dhe Fatosin ja fut Arvizuse se ai i ngriti ne qiell tek “Zona e lire” e Canit.

  11. emigrant ne itali says:

    po emera ka plote p.sh. une propozoj zotin LISEN BASHKURTIN me gjithmend inteligjet i moderuar ( kerkoj mendim9

    1. Bashhajduti says:

      Per emigrantin ne Itali.
      Mire e ke menduar per zotin Bashhajduti. Pyete i nderuar a i ktheu paret qe ju vodhi qytetareve shqiptare me banim ne Prage gjate periudhes kur u more me biznes ne Prage. Beja pyetjen publike se del shpeshe neper kamerat televizive.
      Respekte

    2. 100 vjet shtet says:

      Edhe une mendoj per Lisienin, por nuk duhet me ja nxjerr emrin para kohe se ka rrezik e con per gjah ai bashkepatrioti i Tij.
      Megjithate e meriton por kush e ben ate president…….?

  12. Alban says:

    Sinqerisht më vjen mirë kur shikoj komente që shprehin interesimin pë çështje të interesit kombëtar. Sa i takon emrave të përveçëm për president, mund të gjenden me dhjetra. Së pari, problemi tek ne qënron në faktin se intelektualët me integritet nuk reklamohen, duke ditur baltosjen që i pret, nëse njëra nga palët nuk dakorton me mendimet e tyre. Së dyti, intelektualët me integritet, që për hir të së vërtetës janë të mjaftueshëm, nuk janë të nënështrueshëm nga interesat e individëve me pushtet, pra nuk janë legenë, pra nuk duhen pë presidentë. Së fundmi, nuk mund të përzgjidhet nje president me integritet, pasi ai do të kërkojë të funksionojë shteti, dhe po funksionoi shteti, kuptohet se çfarë bëhet. Do dalin nga burgu xhepistat dhe do të futen rrjepistat e ketij populli

  13. Pavaresia says:

    E vleresoj figuren e Daut Gumenit, e vleresoj vertete. Por ne postin e Presidentit duhet te jete ose nje konstitucionalist i njohur ose nje diplomat kariere- larg joshjeve politike. Sikur te ishte 10 vjet me i ri, nje kandidat me vlera te plota, do te ishte Prof. Luan Omari, por… Nje kandidat i kompletuar mund te jete diplomati i karjeres,Prof. Lisien Bahkurti(ani se asht nga Tropoja). Nje tjeter figure e deshiruar per kete post, mund te ishte personaliteti i njohur i botes shqipetare dhe me gjere, ish sportisti me fame dikur dhe sot nje diplomat kariere, Prof.Agim Fagu- Tironas. Shqiperise nuk i mungojne figurat me vlera kombetare por, aktualisht politiken shqipetare e kane uzurpuar bandite e kriminele gjithefaresh, bixhoz cij e trafikante armesh e droge- te MIRET mbeten ne hije. Ju ftoj te gjitheve te propozojme sa me shume figura me vlera te medha per postin e Presidentit te Shqiperise. Ani se nuk do te na pyesin… Sa per Z.Daut Gumenin, do te doja te ishte ne krye te institucionit te ish te perndjekurve politike per te plotesuar te drejtat e tyre, te mohuara deri me tani. Mbetem i nje mendimi me para shkruesin ,,Alban”.

    1. shkodrani says:

      Edhe un jam per profesor AGIM FAGUN,figure e paster edhe diplomat kariere,kete propozim e kam çfaq edhe here te tjera.

  14. Albert says:

    President per ‘klanin’ apo president per popullin – Kjo eshte ceshtja !!!

  15. lili says:

    Une proposoj Skender Zogun!
    Nje burr i mire,qe gjithmone vetem pajtimin e shqiptareve ka kerkuar,nje demokrat i vertet me parime demokratike,me nje kulture evropiane e dhe orientale mbasi ka jetuar ne egypt, eshte shkolluar n’angli,edhe ka jetuar ne France!Ai nuk do kerkoje te pasurohet mbasi eshte pensionist e ka paret e veta,po vetem do na nderon ne kete post,edhe keshtu ne si komb , do e mbyllim me shume elegance kapitullin e vellavrasjese historike,edhe nuk do vazhdojme me pazaret alla albanistan n’ate post!

  16. Arbi says:

    Po te njihni Agim Fagun do vini re sa poshte jane te gjitha figurat deri tani te hedhura ne treg. Njeri me integritet te rralle, i ndershem si pak kush, shqipetar i madh. Nga te vetmit ambasador ne luften e Kosoves qe ruajti profilin e duhur dhe shume aktiv. Kush e njeh do ishte entuziast.
    Arbi

  17. Ivani i madh says:

    bravo zoti ambasador danes se e ke vene gishtin ne plage ceshtjen e presidentit se po te ishte per ambasador kernacken do te shikonte nga qebaptoret e jo nga kjo ceshtje qe shqetesojne nje popullte tere. Ju ju faleminderit per ndimen morale qe po na jepni ne keto kohe te turbulla.Sa per president une mendoj qe te zgjidhet nga diaspora qe te mos jete i ngatruar me asnje krah dhe ti jepen atributet e e tija ne baze te kushtetutes se pare e jo kesaj te bere sipas deshires te castit te dy palve e sa per kandidate te tille te dale keto kohe ka nga kulla e hirit sa te ngarkosh me lopate.

  18. iliria says:

    edhe une do te isha dakort me te tre emrat e mesiperm zoterinj te nderuar nuk kemi degjuar asnje koment te meparshem ose ne vite te jene perfolur vota ime do te ishte per z gumeni ka nje arsye me teper se te tjeret vota per te eshte dhe respekti i munguar i gjithe atyre qe vuajten ne burgjet politke te diktatures .

  19. Pavaresia says:

    Po, i respektur ,,Shkodran”! Ti mund te jeshe vertete i pari qe ke bere nje propozim te tille per z. Fagu. Une jam ,,den baba den” Tironas. Respekt per juve.

  20. thanas says:

    Sikur te ishin te gjithe si JU z. ambasador,nuk do kishim me mbeturina…. Do te ishim pastruar

  21. shqiptari says:

    ANDREA STEFANI meriton te filloje punen si President i ri i Shqiperise.Eshte burre i ndershem,korekt,me orizont,flet te verteten,eshte per ligjin dhe drejtesine,eshte per begatine e te gjithe shqiptareve pa bere dallime.
    Pse pengoni kete burre te na drejtoje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje