Aleanca KuqeZi denoncon skandalin: Qeveria s’ka paguar trupat shqiptare në Bosnje e Afganistan

24 Maj 2012, 10:32Politika TEMA

Aleanca KuqeZi thotë se qeveria shqiptare po shkakton një skandal, duke mos paguar trupat shqiptare që kanë qenë jashtë vendit në misione paqeruajtëse.

“Nuk ka qëndrim me fyes dhe më poshtërues se sa të mos shlyesh detyrimin financiar ndaj ushtarakeve shqiptarë, të cilët i kanë shërbyer atdheut duke vene jetën në rrezik edhe jashtë kufijve shqiptarë, si në Bosnjë e Afganistan. Këta misionarë të paqes, ushtarakë të NATO-s, që duhet të mbulohen me lavdi, trajtohen në kundërshtim me ligjet e shtetit, duke i përplasur ato me vite me radhë në sallat e gjyqeve, pa iu dhënë atyre e drejta mëse e merituar e shpërblimit financiar të sanksionuar me ligj,” thuhet në një deklaratë të AK.

Më pas, kjo Aleancë ka sjellë provat e këtij skandali.

“1. 14 ushtarakë shqiptarë të kthyer në atdhe në përfundimin me sukses të misionit të tyre paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë, u përballën me qëndrimin denigrues, shpërfillës dhe indiferent të shtetit shqiptar, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes.

2. Të detyruar nga ky qëndrim, 14 ushtarakët shqiptarë të NATO-s, pjesë e kontigjentit të 7 paqeruajtës në ish-Jugosllavi, detyrohen të ngrenë padi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Avokaturës së Shtetit, duke kërkuar shpërblimin financiar të miratuar me ligjin nr. 8139 të vitit 1996 dhe Vendim të Këshillit të Ministrave nr.764 të vitit 1996.

3. Në datën 9.11.2010 gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e padisë duke i ngarkuar shumën prej 266.000 lekësh plus interesat, si dhe shpenzimet gjyqësore, Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Prej datës 16.11.2011 kur Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, qeveria shqiptare në kundërshtim me detyrimin kushtetues për të zbatuar vendimet e gjyqësorit, vazhdon të mos ketë paguar misionarët shqiptarë të paqes.

Aleanca Kuq e Zi vëren se rasti i mësipërm nuk është i vetmi, aktualisht 20 ushtarake të tjerë, pjesë e trupave paqeruajtëse të kontigjentit të 8-të me mision në Afganistan, po pësojnë të njëjtin fat, sorollatje nëpër gjyqe për shpërblimin mëse të merituar.”

18 komente në “Aleanca KuqeZi denoncon skandalin: Qeveria s’ka paguar trupat shqiptare në Bosnje e Afganistan”

  1. analist says:

    Nuk qenkan paguar “komandot” shqiptare dhe…? Mire ua bejne,dava budallenjsh,kamikaxe te interesave te huaja jane.

    1. ladi says:

      jo more analist nuk jane budallenj jo. Jane shqiptare si une dhe si ti qe halli i hedh larg dhe drejt rrezikut per buken e gojes. Bashkohem me shqetesimin e AK pasi mendoj se nese ka nje kontrate per pagesen e tyre ajo duhet respektuar. Nga ana tjeter respekt atyre qe shkojne ne misione.

    2. Proj OCHOA says:

      O injorant! Po ata kane rrezikuar koken jo pse i “plasi” shume per interesat e vendeve te huaja, por per ate rroge qe te shtyjne ditet. Rroge e cila nuk eshte sa çereku i rrogave te ushtareve te vendeve te tjera!

    3. dini says:

      analist ka te drejte. Skemi pune ne ne Afganistan. Bejini pyetjen vetes, cfare mbrojne ata atje? Vetem interesat e firmave te huaja.
      Saliu ka kohe qe i ka mare paret per ushtaret, por per shkak se nuk ka pare ne arken e shtetit, perdor cdo burim tjeter per te perballuar shpenzimet. Ky eshte vetem fillimi, per nja 2 vjet do na mbytin taksat.

    4. baca mertur says:

      analisto,po he mor burre mos u lodhni bre , nuk e vendosim sheriatin ne shqiperi harrojeni, komandot shqiptare nuk kane shku per me vra vellezerit e tyre muslimane,ata jane per rroge!!ushtari bindet!!nuk shkon me bindje politike e as fetare te mbartura me vete!dakord!!
      eshte xhaxhi saliu qe eshte i detyruar ti coje !!

  2. koy says:

    ca thua more analist leshi si mund te flasesh keshtu per ushtaraket te cilet vene jeten ne rrezik per buken e femijeve te tyre per ato cika leke dhe qe nuk i marin?
    Mendo pak veten ne te tilla rrethana do ta mbante te shkoje ne afganistan ore cope gomari ja pra ata jane ushtaraket shqiptare te shtyre nga fukarralleku dhe per femijet e tyre ikin e vene vete ne rrezik dhe gjithashtu plotesojne dhe nje detyre tjeter ate te ngritjes se emrit te vendit te tyre.
    Lavdi Ushtarakeve Shqiptare,
    Lavdi Kombit Shqiptar,

    Rrofte Shqiperia!!!

    1. burgaxhiu UK says:

      anal-isti eshte dishepull imagjinar i mullah Omarit ca pret tjeter prej 1 karabushi

      1. Bekimi says:

        Ç’ke dashur të thuash o burgaxhiu UK?
        Po ti o baca mertur, ç’je munduar të thuash?
        Nuk ka qenje njerëzore normale që të mos ketë ndërgjegje në ato që bën.
        Pra, një ushtar(ak) kur radhitet nën armë, e di se ai do të zbatojë urdhërat e eprorëve, dhe e di qysh në fillim se nën armë rrjeshtohesh për të vrarë. Nëse këty komandot nuk e dinë se ku janë tokat shqiptare, ata as për shqiptarë s’kanë pse të cilësohen.

        1. baca mertur says:

          bekim ,pse ..kaq e veshtire eshte te kuptohet cfare kam dashur te them une??ky zoteria i mesiperm e kam vene re qe gjithmone kur ka artikuj qe kane lidhje ,permbajtje apo qe trajtojne problematike rreth asaj sfere te ciles ai i perket ..preket shpejt ,i mjegullohen syte dhe keput pallavra ,cfare pune ka ushtari shqiptar(te gjithe e dime mire se cfare heqin e qe gjysma shkojne vetem e vetem per te bere ndonje lek per te ngrite ndonje shtepi apo per te mbylle nje hall)te jete kamikaz i interesave te huaja???kujt interesave te huaja???mos donte te thoshte te interesave te haxhi qamilit qe donte baben???shqiperia e ka detyrim!!po deshi analisti te beje fushate per daljen e shqiperise nga NATO se mbase e degjon ndokush!!hajde bre cuna se nuk jemi aq budallenj te mos kuptojme analistin me nentekstet e tij apo te mos kuptojme se ku i rreh zemra!!!ne rregull zoteri???

    2. deti says:

      koy dukesh qe nuk je edhe aq i informuar. Pse ngritja e emrit te shqiptareve ne Afganistan behet? Emri i shqiptareve nuk ngrihet duke terrorizuar afganet. Perfyteroje pak si do te dukej ty vetja nese do te kishe ca ushtare te huaj neper postoblloqe e kontrolle ketu ne Shqiperi dhe te te kerkonin llogari per cdo gje qe do beje….

      1. Marin says:

        Nga territori i Afganistanit u ideuan sulme per shtete te huaja. Aty u strehuan terroristet pergjegjes. Afganet s’jane ne gjendje te garantojne se nga vendi i vet nuk i vjen e keqe kujt, prandaj SHBA & NATO detyrohen dhe lejohen me te drejte nderkombetare te veprojne ata vete per t’u mbrojtur.

  3. Premtimet e Saliut si pordhet e qyqes says:

    O zoti analist, ata u binden urdherave nuk varet nga ushtaret, ata nuk jane atje te mandojne por te veprojne, te ishte ashtu te mendonim te gjithe do ishim bere gjenerale por do na duheshin edhe ushtare.
    Ne jemi ekonomia me rritjen me te larte pas Gjermanise edhe nuk e kemi problem ti paguajme ushtaret

  4. skenderi says:

    po mire a kane grosh me hanger trimat tane

  5. Marin says:

    Si perhere, parate kane ikur ne drejtim te paditur.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Pamvaresisht nga pozicionet personale,ka disa gjera qe me hir apo pahir duhet t’i pranojme.Me shume perpjekje,u futem,apo na futen ne NATO.Ne nje aleance,nuk je vetem per perfitim,por ke dhe detyrime.Nje nga keto eshte dhe pjesemarrja ne aksionet e saj,si ne kete rast ne Afganistan.Dikujt nuk i vjen mire,qe ne jemi me ushtare atje.Mbase,por nuk e di cdo te thone ne se do i pyes:Po te mos ishin keta “mercenaret” e NATO-s,c’do te kishte ndodhur me vellezerit tane Kosovare?Apo te tjeret le te sakrifikojne per ne,ndersa ne te jemi vetem per te perfituar.Jo keshtu te mpihen dhembet,i themi ne nga ana jone.Keshtu dhe keta djemte tane,qe kane vajtur ne Bosnje apo ne Afganistan,pamvaresisht ne rruge te drejte,me rryshfete apo miqesi,(cka eshte dicka tjeter dhe nuk lidhet me shperblimin qe kerkohet per sherbimin e kryer),kane te drejten ligjore per t’a marre ate cka ju takon.Te jemi me te vemendshem dhe te kujdesshem ne vleresimin e problemeve qe lidhen me politika te perbashketa te aleancave qe bejme.Jo vetem te bertasim,se e duam Shqiperine si Europa,por duhet dhe te bejme ato qe kerkon kjo Europe,qe ne pelcasim qe te hyjme.Ky eshte nje problem i yni.Duam vetem kumbllat e embla dhe te thartat ja u japim te tjereve.

  7. pisha flamur says:

    Për deri sa nuk ishim të zot të ruanim pavarësin ekonomike sepse nën drejtimin e boshnjakut Ramiz Alia, të Gjeneralit me origjinë Ruse dhe dhëndërr Malazes Sali Berisha, shkatërruam githë arritjet pesdhjet vjeçare të shtetit Shqipëtar duke i djegur nga rrënjët gjithçka deri tek shbërja e Shqipërisë me shitjen e territorit Grekut, jemi të detyruar të pranojmë skllavërin duke e quajtur faqe me nder demokraci.
    Këta tradhëtarë nuk bënë revolicion demokratik, por shkatërrimin e ç,do demokracie dhe ekonomie. Shqipërisë i duhet një gjeni të kryej revolucionin demokratik të munguar dhe jo të veshi armët e mercenarit. Sa turp ku e çuan këtë vëntë të artë llymrat Sërbo-Greke dhe mbetjet e fondamentalizmit Otoman.

  8. qytetar says:

    e lexova artikullin dhe me vjen keq per menyren e interpretimit dhe deformimin e ngjarjes.
    me sa di une, behet fjale vetem per 10 $ amerikane ne dite per secilin, dhe kjo ceshtje/konflikt ka lindur ne janar te vitit 2001, pra para 11 vitesh.
    per me shume lexoni vendimin e gjykates dhe do ta kuptoni vete.
    nuk eshte mire qe te keq perdoret qytetari/lexuesi, madje eshte poshtersi.

  9. Rebeli says:

    Te nderuar komentues!! Kur ka nevoje populli shqiptar i kthen syte nga ushtria. Gjithe ato permbytje dhe bllokimet e debores kush e ndihmoi kete popull qe ska nevoje per ushtri? Edhe ju qe flisni kot sepse sia keni pare ndonjehere deren afganistanit dhe nuk e dini se cka hequr ky popull nga talebanet. Ushtaraket shqiptare jane me te nderuarit ne afganistan dhe jane miq te mire me afganet. Keshtu ju qe flisni poshte e lart hajdeni provojeni njehere te jeni cdo dite me friken se mund te humbi jeten sapo dilni nga baza.Dhe sa per ata qe ju i quani luftetare lirie, vrasin perdite popullin e tyre duke perfshire gra dhe femije. Keshtu qe mos komentoni pa ditur gje se cfare ndodh ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje