Berisha takon mikun e tij Aliev dhe e fton në Shqipëri

26 Qershor 2012, 10:42Politika TEMA
Berisha takon mikun e tij Aliev dhe e fton në Shqipëri

(E PERDITESUAR)- Kryeministri Sali Berisha nga Strasburgu ka udhëtuar drejt Stambollit, ku do marrë pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Siç njofton kryeministria, Berisha ka pasur aty një takim ‘të përzemërt’ me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

“President Aliyev i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha vendosmërinë e tij për të zgjeruar marrëdhëniet dhe për të inkurajuar ndërmarrjet e rëndësishme publike e private të Azerbajxhanit në fushën e energjisë, për të konsideruar tregun shqiptar,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Por armenët e quajnë një skandal qëndrimin që ka mbajtur Berisha për Nagorni Karabakun, një çështje e nxehtë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Një deputete armene në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka pyetur Berishën nëse Shqipëria si vend drejtues i Këshillit të Europës ka ndërmend të nxisë një dialog direkt të Azerbajxhanit me autoritetet e Nagorni Karabakut, siç po bën Serbia që po dialogon me Kosovën.

Berisha nuk diti çfarë të thoshte, por deklaroi se do veprojnë në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës.

“Suflerët pranë kryeministrit shqiptar po e këshillonin atë se çfarë të thoshte. Ata nuk e dinin se Këshilli i Ministrave nuk është kompetent për vendimmarrje për çështjen e Nagorni- Karabakut,” tha përfaqësuesja armene Naira Zohrabyan.

Mediat e Azerbajxhanit bëjnë me dije ndërkohë se Berisha e ka ftuar Aliev në Shqipëri për një vizitë. Agjencia Trend e Azerbajxhanit bën me dije se Berisha ka deklaruar se shumë shpejt do hapet ambasada shqiptare në Baku. Nuk dihet nëse Berisha e ka ftuar Aliev për të festuar edhe ai 100 vjetorin e Pavarësisë apo jo.

11 komente në “Berisha takon mikun e tij Aliev dhe e fton në Shqipëri”

  1. upthearse says:

    plehra islamike qe te dy,njeri mbeturine otomane ne azerbabaxhan,tjetri qelbesire me gjak tyrk qe shtyp shqiptaret ne kombin e tyre me 22vjet sulltanat.turp per keshillin e evropes ti hapin porten sali sulltanit qe vret njerez dhe nuk ka mbajtur zgjedhje te lira kurre ne historine e tij prej afro 1/4 e shekullit ne pushtet.

    1. bani says:

      like per upthearse

    2. anti moslems says:

      Shihni keto dy analfabetet Islamike turku sali shpellari dhe osmani tjeter turk aliev, keta analfabete qe te dy i bashkon injoranca islamike.

    3. cika says:

      turp per shqiptaret qe ua ben ta ne sy nate e dite duke i tallur e duke rrembyer gjithcka e ne rrime si pula ,popull muti ,pa pike gjaku.
      Evropes nuk i plasi bytha,i zoti e nxierr gomarin nga balta.

    4. Doni ALBO says:

      Me vjen per te vjell kur ndegjoj kesi deklarime islamofobe qe ia kalon grrqise edhe serbise ne shume aspekte, shani shqiptaret ne baza fetare se keshtu e tregoni “kuluturen” europiane….E mos pritni qe edhe Shqiptaret muslimane te tregohet te durueshem me ju.

  2. Diktatore thuaji, te dy kane vrare popullin e tyre.

  3. bushi says:

    Takimi i “perzemert” i ketyre dy vellezerve “siameze” (kupto horra, hajdute, diktatore etj) nuk ka te beje fare me ceshtjen e Nagorni-Karabakut, per te cilen asnjerit nuk i bie ndonje cope leshi. Eshte vetem nje takim ndermjet hajdutesh respektive te shteteve qe ende edhe pak perfaqesojne. Nderkohe te dy e dine fundin e tyre te afert…

  4. Kristo says:

    Ky Aliyev e kishte babane drejtor te pergjithshem te KGB-se ne RSS te Azerbaixhanit. Babai i tij, Heydar (shq. Hajdar), u be president dhe pasi vdiq ky u be pasardhesi i tij ne kete post. Pak a shume, gjith ish republikat komuniste/sovjetike kane ne pushtet ish-agjente te sherbimeve sekrete.

  5. Klevis says:

    Une personalisht jam me PS por ky lajm eshte kot. Ai shoku nga Azerbajxhani munt te jete diktator, por gazi qe do vije ne Shqiperi nepermjet gazsjellesit qe do ndertohet (nqs ndertohet) do te vije kryesisht nga Azerbajxhani. Per biznes takon presidenti Amerikan presidentin kinez qe eshte akoma me diktator se ky mustaqja.

    1. Cakalli7 says:

      ne vije ajrore do vije gazi? se duhet te kaloje ne te nje/dy nge keto shtete greqi/bullgari/turqi

  6. Edison says:

    turkoshak hesap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje