Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarw të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.
Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.
Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.
Ky grup, sipas policisë, kaloi nga Mitrovica e veriut në jug dhe pastaj në Vushtrri.
Por, ai ishte depërtuar nga Policia e Kosovës në Merdare.
Ata kanë bartur fanella me mbishkrime provokuese për rendin dhe qetësinë në vend, thonë burime nga policia.
Ndërkaq, pasi janë depërtuar ata kanë filluar një sulm kundër zyrtarëve policorë, me ç’rast kanë lënduar disa policë.
Provokime të Policisë së Kosovës nga ana e grupeve të serbëve që vijnë nga Serbia për në Kosovë janë shënuar edhe në rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 05 të mëngjesit një grup prej afër 70 vetash, të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit, pa paralajmërim janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë“, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.
Grupet e serbëve që vijnë nga Serbia, shënojnë 623 vjetorin e betejës mesjetare të Kosovës, ditë kjo e cila te komuniteti serb njihet si Vidovdan./REL
Po ju i mbytet ne dru ata te vetvendosjes ? Po keta serbet nuk i rrifni dot ?
qe nji shtet te quhet demokratik,duhet te funksionoj sipas ligjeve
ne fuqi te shtetit.
pra z.minister ne kete rast ju nuk perdorni dhunen,megjithese eshte e
nevojshme,nedersa ne rastin e vetvendosjes ju reklamuat forcen e shtetit
ksaj i thone dygjuhesi,dhe paturpesi,,,,
kush shkel ligjin mer vesh vetem me hu,,,sllavo-zhulsat kriminela
marin vesh vetem me dru!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Duhet te ndalohet qe me tutje te festohet dita e ”vidovdan”-it ne Kosove,dhe serbet le te ikun e ta festojne ne rrs,
ndersa serbeve jasht Kosoves duhet t’u vehen viza per te hyre ne Kosove sepse jan njerez te pakulturuar dhe terrorista,
kurse ai serb qe keqperdor mikpritjen ne Kosove te debohet dhe te i behet ndales hyrese ne Kosove se paku 5 vite,
ndersa keta huliganet qe sot kan bere incidente me plicine e Kosoves ishte dashur te vriten si deerra te eger,
Qeveria Serbe e Kosoves rreh barbarisht Shqiptaret qe protestojne per vendosjen e dinjitetit te shtetit kosovar duke qene reciproke me fqinjet,ndersa kriminelat serb vetem i percjell qetesisht edhe pasi peson gura kokes!!! Shqiptare te kosoves mos legjitimoni rregjimin serb ne kosove duke votuar per partite e rregjimit pdk-ldk-pacolli&co.