INTERVISTA/ Volfart: Pres që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira, por vendimtar është faktori njerëzor

12 Korrik 2012, 19:32Politika TEMA

Ambasadori i OSBE, Eugen Volfart e ka cilësuar lajm të mirë për Shqipërinë miratimin e Kodit të Ri zgjedhor, por që ai të zbatohet sipas tij ka nevojë për më shumë vullnet politik. Per Ora News, Ambasadori i bëri komentet e para pas dakortësisë së komisionit të reformës në një bisedë me gazetaren tonë Klementina Cenkollari. Intervista e tij e plotë vijon si më poshtë:

 

Z. Ambasador, një ditë më parë, komisioni për reformën zgjedhore arriti një marrëveshje për tri pikat që e kishin mbajtur deri në atë moment të bllokuar për mbylljen e kësaj reforme. Së pari, si e shihni ju arritjen e konsensusit mes dy palëve të mëdha dhe sa mendoni se do ta ndihmojë ky konsensus dhe përmbyllja e kësaj reforme Shqipërinë në procesin integrues drejt Bashkimit Evropian?

Marrëveshja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar vjen në fund të një procesi të gjatë, të thellë dhe shumë të rëndësishëm negociatash dhe shënon një hap të madh përpara. Jam shumë i kënaqur për këtë lajm. Tani ajo duhet finalizuar dhe duhen kryer disa procedura të mëtejshme në parlament, shpresojmë brenda javës së ardhshme, në mënyrë që të merret më në fund një vendim zyrtar në seancë plenare. Është lajm shumë i mirë, një lajm shumë i rëndësishëm vendin. Së pari, është shumë i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, sepse do të thotë që kur të zbatohet si duhet zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të sigurta; do të jenë të lira, dhe do të kenë një shkallë më të madhe, shumë e rëndësishme kjo, ndershmërie. Mbi të gjitha, nëse gjithçka shkon mirë, fituesja është Shqipëria. Më pyetët edhe për procesin e integrimit. Nga pikëpamja e OSBE-së, do të ishte në rregull thjesht duke parë reformën e Kodit Zgjedhor, por kur e vendosni në kontekstin e integrimit evropian, edhe nga pikëpamja jonë gjithashtu do ta shihnim si një hap të rëndësishëm, por padyshim është e rëndësishme që dhe nga ana e OSBE-së të theksohet po aq nevoja për të ndërmarrë hapa të tjerë në pika të tjera të reformave. Më lejoni thjesht të përmend rregulloren e Kuvendit, ose në përgjithësi reformën parlamentare, apo reformën gjyqësore, dhe çështje të tjera me rëndësi të madhe brenda mandatit tonë si Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, apo në aspektin e integrimit evropian. Perceptuam gjithashtu edhe mesazhe të rëndësishme që vijnë nga Brukseli, duke vënë re përparimin e arritur dje në këtë marrëveshje themelore për një Kod Zgjedhor të ri apo të ndryshuar, dhe këtë e shoh si një kompliment, siç e kam parë dhe më parë, për deputetët dhe ekspertët që punuan në atë komision. Është bërë punë shumë e rëndësishme, punë cilësore, punë intensive, dhe siç duket, në fund, punë e suksesshme. Prandaj në këtë aspekt jam shumë i kënaqur për këtë lajm të rëndësishëm.

 

A ishte arritja e kësaj marrëveshjeje edhe falë një imponimi dhe një ndërhyrjeje më të fortë të faktorit ndërkombëtar, siç është komentuar gjerë në media? Ndoshta në këtë rast një nga faktorët ndërkombëtarë më adapt dhe më afër gjithë procesit ka qenë OSBE/ODIHR.

Faleminderit për mirësjelljen dhe që vini re rolin tonë, Klementina, dhe në këtë kontekst unë jam përpjekur vërtet që ta drejtoj vëmendjen e politikanëve, por edhe të opinionit publik, të votuesve, tek nevoja për të ecur përpara në vend. Edhe të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë, partnerët nga BE-ja, partnerët nga SHBA-të, dhe nga një numër vendesh të tjera të përfaqësuara të gjitha këtu bashkë, përfshirë Këshillin e Evropës. Prandaj në këtë drejtim ishte gjithashtu një punë ekipi, që të përcillnim mesazhet e duhura për aktorët vendas këtu, për partnerët tanë shqiptarë, sesi të lëviznin. Një rol tejet të rëndësishëm që unë do të shihja brenda familjes së OSBE-së është roli i ODIHR-it në dhënien e këshillave eksperte bazuar në një përvojë të gjerë në atë që si duhet zhvilluar në realitet një Kod Zgjedhor që të jetë i përshtatshëm për të ardhmen e Shqipërisë, e cila këtë vit mbush 100 vjeç, vitin tjetër 101. Kështu që në fund është një punë ekipi, ndërsa OSBE-ja luan një rol shumë të rëndësishëm. Por më lejoni të ndalem edhe një herë tek ajo që thashë më parë: gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që Shqipëria të veprojë dhe, duke parë atë që po ndodh në fund të këtij procesi të rëndësishëm në komisionin parlamentar, brenda Kuvendit të Shqipërisë, ky është një lajm shumë i mirë; është e dobishme dhe ndërtuese për të ardhmen e Shqipërisë, prandaj e kam mirëpritur shumë.

 

Z. Ambasador, i rikthehemi sërish reformës dhe arritjes së marrëveshjes për tri pika të rëndësishme. I marrim me radhë: së pari, përdorimi i teknologjisë në këto zgjedhje nëpërmjet një projekti pilot do të realizohet përdorimi i teknologjisë në këto zgjedhje, qoftë në numërim qoftë në identifikimin e zgjedhësve. A shënon ky një hap përpara në procesin zgjedhor në Shqipëri dhe a mendoni se përdorimi i teknologjisë duhet të ishte bërë në total dhe jo vetëm nëpërmjet një projekti pilot?

Sipas informacioneve që kemi, është vendosur që të bëhen projekte pilote dhe kjo përkon edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që hapat të bëhen një nga një, duke fituar ndërkohë përvojë. Zbatimin e projekteve pilote e shoh si një hap të rëndësishëm përpara, por gjithashtu një hap të arsyeshëm. Është një hap ambicioz, por jo tepër ambicioz dhe do të lejojë në fitimin e përvojës, që do të çojë pastaj në një votim dhe numërim akoma më të sigurt. Mendoj se kjo është një arritje e madh në pasjen e një tabloje të qartë të rezultatit dhe gjithashtu në shmangien e votuesve jolegjitimë. Tepritë duhet të shmangen dhe është më mirë kur elementet shtesë futen gradualisht, duke u testuar se si funksionojnë. Një proces i ngjashëm shkrirës, në numërimin e votave, është po ashtu shumë i rëndësishëm. Jemi në dijeni që për arsye sigurie dhe fitimi eksperience do të bëhet edhe numërim me dorë, për të krahasuar se si numëruan makinat dhe si numëruan komisionerët. Kjo do të shërbejë edhe si përvojë në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se ky është një hap i rëndësishëm, i mençur, i kujdesshëm dhe largpamës. Pra, edhe ky është një vendim i mirë.

 

Me konsensusin e arritur një ditë më parë është rënë dakord edhe për një KQZ të re, për një formatim qoftë në mënyrën e zgjedhjes së kryetarit, qoftë në anëtarët e tjerë. Së pari, a mendoni se kishte ardhur koha për të ndryshuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe a besoni se fakti që Partia Socialiste dhe opozita në tërësi do të jetë më e përfshirë në të gjithë formatimin e KQZ-së do të rrisë besimin te ky institucion, qoftë për procese ankimore apo qoftë edhe për elemente të tjera gjatë periudhës zgjedhore dhe pas saj?

Së pari, puna e KQZ-së është organizimi teknik i zgjedhjeve. Pra, në themel, duhet të jetë një organ krejtësisht teknik. Ju përmendët elementin e besimit. Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Besimi zakonisht ekziston mes qenieve njerëzore dhe në demokraci është shumë normale që, pas një farë kohe, qoftë në zgjedhje apo në procese të tjera përzgjedhëse, të shihen fytyra të reja. Të vjetrit e kanë dhënë kontributin e tyre dhe të rinjtë vijnë me energji të reja dhe japin kontribut me këto energji të reja në një sistem të ri. Gjithashtu, duke parë se mandati i KQZ-së aktuale përfundon në të ardhmen e afërt, mendoj se ky vendim është një hap i mirë. Do të ndihmojë në rritjen e besimit te KQZ-ja dhe unë shpresoj që të gjitha kampet politike e përfaqësuara aty të vazhdojnë të japin kontribut konstruktiv, në mënyrë që ky organ teknik të ofrojë punë profesionale dhe të saktë për zgjedhje shumë të sigurta, shumë të ndershme dhe shumë të lira këtu në Shqipëri. Ndonjëherë fytyrat e reja sjellin ndryshimin.

 

Çështja tjetër i referohet hapjes së kutive të materialeve zgjedhore gjatë proceseve ankimore, që ka qenë një nga problemet më të mëdha në të gjitha proceset zgjedhore. Mundësia për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore është parashikuar me ligj edhe në zgjedhjet e kaluara, por në fakt  nuk ka ndodhur. A mendoni se në këtë moment, domethënë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e mundur që të aplikohet vërtet çfarë ishte parashikuar në ligj, pra hapja e kutive me kërkesën e vetëm dy anëtarëve të KQZ-së?

Edhe Kodi Zgjedhor është ligj dhe ju e dini se OSBE-ja është mbështetëse e shtetit të së drejtës. Prandaj, në qoftë se kjo është ajo që parashikohet në ligj, pra në projekt Kodin aktual, kjo gjë mund të ndodhë edhe praktikisht, dhe nëse kërkohet, duhet të ndodhë. Por kjo, në sytë e mi, mund të jetë pak tunduese. Cili duhet të jetë në fakt qëllimi i parë i zgjedhjeve? Që të jenë të lira, të ndershme dhe sigurisht që numërimi të jetë i saktë, duke dhënë një pamje fotografike të vullnetit që zgjedhësit kanë shprehur në ditën e zgjedhjeve. Duhet të jetë thjesht kjo fotografi precize dhe asgjë më shumë. Kështu pra, numërimi, numërimi i parë është e mira që të jetë i plotë dhe i saktë. Dhe në kushte ideale, nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi. Rishikimi pastaj bëhet nëse, për arsye të kuptueshme, ka dyshime për korrektësinë e një procesi. Për këtë arsye, qëllimi i parë, nga i cili nuk duhet të shpërqendrohemi, duhet të jetë garantimi i një proces të sigurt, korrekt dhe të besueshëm. Analiza të tjera mund të jenë të dobishme për t’u përgatitur edhe për zgjedhjet e radhës, sepse kjo duhet të jetë një ambicie e vazhdueshme e çdo sistemi politik, pra nxjerrja e mësimeve dhe përmirësimi për herën tjetër. Pra, kur nevojiten përshtatje, kur vërehen mangësi, dhe po flas thjesht teorikisht tani, kjo mund të çojë edhe në përmirësime të mëtejshme. Por qëllimi i parë, kryesori dhe më i rëndësishmi është zhvillimi i zgjedhjeve korrekte, numërimit korrekt dhe përpilime të sakta që me herën e parë.

 

Zoti ambasador, me justifikimin se nuk ishte parashikuar në sugjerimet e OSBE/ODIHR-it, Partia Demokratike refuzoi të merrej në shqyrtim kërkesa e partive të vogla për çështjen e sistemit, pavarësisht se nëpërmjet deklaratave publike nga ana e Partisë Socialiste ishte shprehur gatishmëria që në komision të kërkohej ndryshimi i sistemit për të respektuar aleatët e saj. Pra, në përfundim të komisionit, 26 partitë e vogla nuk morën një përgjigje nga ana e Komisionit për çështjen e ndryshimit të sistemit. Ka pasur kritika edhe në adresë të OSBE-së lidhur me këtë çështje qoftë nga partitë e vogla, qoftë nga shoqëria civile se nuk ka bërë aq sa duhet për çështjen e sistemit. A mendoni se sistemi duhet të ishte futur në punën e Komisionit dhe cila duhet të jetë rruga që duhet ndjekur tashmë që të plotësohet kjo kërkesë e partive të vogla, të cilat sot janë shprehur mjaft kritike, duhet ta themi, një ditë pas përmbylljes së punës së komisionit.

Komisioni Zgjedhor punoi mbi bazën e mandatit të tij, d.m.th. detyra e tij ishte që të punonte për reformën e Kodit Zgjedhor dhe pikërisht kjo është ajo që ai ka bërë. Diskutimi apo konsiderimi i sistemeve të ndryshme zgjedhore është pastaj çështje tjetër, e cila nuk lidhet me zhvillimin nga ana teknike e zgjedhjeve. Ajo lidhet me rregullat themelore, pra me mënyrat se si krijohet një sistem politik dhe në këtë pikë, demokracitë, ose më mirë demokracitë e konsoliduara në botë japin shembuj të ndryshëm. Ka për shembull sisteme të udhëhequra nga shumica si Mbretëria e Bashkuar, ose sisteme shumë të sofistikuara që japin një tablo shumë të ekuilibruar si sistemi gjerman. Është edhe sistemi spanjoll, i cili për momentin është modeli kryesor për Shqipërinë. Pra, sistemi është diçka që zgjidhet dhe diçka për të cilën edhe unë kam komentuar më parë, duke theksuar një gamë të gjerë opsionesh. Gjithsesi, ai është një diskutim i ndarë nga ai për Kodin Zgjedhor, edhe pse sigurisht lidhet me zgjedhjet, por është pjesë më vete, shumë më pak teknike dhe shumë politike, i cili mund të çojë në rezultate shumë të ndryshme. Për vendimmarrjen, është shumë e rëndësishme që të ketë shumica të qarta. Partitë kanë një rol shumë të rëndësishëm në parlament. Ato kanë gjithashtu edhe funksionin e integrimit të njerëzve. Madje edhe mes mbështetësve të tyre mund të ketë opinione të ndryshme, megjithëse mund të kenë opinione të përqendruara që çojnë në diskutime më të përqendruara. Dhe ky është një element që është shumë i rëndësishëm edhe për përbërjen e parlamentit, pra për të mos pasur më shumë parti të vogla sesa duhet. Nëse do të kishit këto partitë e vogla që krijohen me anëtarë të partive ekzistuese, si Gjermania në vitet ‘20, atëherë vendi nuk ka stabilitetin afatgjatë që i duhet për prosperitet apo për një zhvillim të shëndoshë demokratik apo për zhvillimin e një sundimi më të fortë të shtetit të së drejtës. Pra, ndërkohë që ekziston interesi për të pasur një tablo precize, ka interes edhe për qëndrueshmëri. Kjo duhet të ekuilibrohet bazuar në traditën e vendit. Për mua, nëse më pyesni, siç në fakt më pyetët, elementi më i rëndësishëm ndaj të cilit unë do të drejtoja vëmendjen është ruajtja e qëndrueshmërisë së Shqipërisë. Parti të ndryshme në parlament, jo edhe shumë të vogla, por duke përfshirë edhe të voglat, kjo është shumë e rëndësishme për siguritë dhe garancitë, duke mos e ndryshuar shumë shpesh sistemin, duke e diskutuar atë në mënyrë të shëndoshë dhe kontributet deri tani kanë qenë shumë të mira, por unë e shoh këtë si një proces të vazhdueshëm, shumë të rëndësishëm që duhet diskutuar në një rreth më të gjerë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Është e dukshme se nuk ka pasivitet, por nuk ka sigurisht as mbajtje të njërës apo tjetrës anë.  Por nëse doni të më shihni si mbështetësin e njërës palë, unë jam për një Shqipëri të qëndrueshme, unë jam për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri që udhëhiqet nga shteti i së drejtës dhe rikrijimi i një parlamenti funksional, gjë që është shumë e rëndësishme, me anëtarë që janë të organizuar në parti. Pra, kjo është vërtet shumë e rëndësishme dhe duhet të shohim një shkallë shumë të gjerë konsensusi në këtë pikë.

 

Pra, duhet të ndryshojë sistemi?

U takon shqiptarëve ta vendosin, por nëse e prekin sistemin, ata duhet ta zhvillojnë atë për më mirë. Nuk ka nevojë për revolucion, kurse evolucioni është normal për ta mbajtur vendin të qëndrueshëm. Shqipëria është e tillë, por bërja e saj edhe më të qëndrueshme është sfidë, por megjithatë kjo është para së gjithash një çështje për të cilin duhet të vendosin shqiptarët, jo vetëm elita, por shoqëria shqiptare dhe unë ju dhashë kështu vetëm kllapat brenda të cilave ju mund të punoni. Pra, një sistem i udhëhequr nga shumica, dhe nuk e kam fjalën për shumicën qeverisëse apo një koalicion qeverisës, por që vendet në parlament t’u jepen partive që marrin numrin më të madh të votave në një sistem të caktuar. Ky është sistemi maxhoritar, kurse një sistem tjetër është ai ku vendet në parlament ndahen në bazë të përqindjes së votave që një parti ka marrë në gjithë vendin. Ky është ndryshimi. Por risku me këtë të dytin, po të jemi plotësisht të sinqertë, është se vendimmarrja më pas është jashtëzakonisht e vështirë.

 

Në sytë e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, a po shkon Shqipëria drejt zgjedhjeve më të mira në 2013-ën?

Me këtë reformë të kodit zgjedhor, i cili është ende draft deri në miratimin e tij në seancë plenare dhe deri në hyrjen e tij në fuqi me publikimin ne fletoren zyrtare, unë pres që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë më të mira, por faktor vendimtar është faktori njerëzor. Vënia në jetë e Kodit, rritja e besimit, duke ardhur në të gjitha nivelet, si zgjedhës, si komisionierë, si politikanë me një sjellje të ndershme dhe duke respektuar rregullat e  lojës. Pra, edhe një herë, faktori njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe ODIHR-i në rekomandimet e tij më të fundit pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe 2011-ës e konsideroi vullnetin politik jo më kot si  faktorin më të rëndësishëm për arsye që qëndrojnë. Pra, kjo është sërish ajo që nevojitet edhe me një kod shumë të përmirësuar.

28 komente në “INTERVISTA/ Volfart: Pres që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira, por vendimtar është faktori njerëzor”

  1. Axhem Pilafi says:

    HAJDE GEZUAR, PER HAJER NA QOFTE! (jo qofte- qoftë) ? ? ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html

  2. fatmiri ny says:

    ate qe nuk e arriten baballaret e volfarthit dhe hettore seqiut ne L2B
    per te pushtuar kete vend po e realizojne bijte e tyre me fantazmat e OSBE,biles koha e fashizmit ishte me pushtime por ishin te sinqerte kurse tani po na pushtojne me plehra gjenerali i te cilave eshte ky naziskin mafjoz.Go home grandmotherfuckers !!!!

    1. dulla says:

      fatmir,,,,,,,lexo veprat,dhe leji njerzit te ikin para,,,,,,,,,,parazit

  3. BABA M says:

    FOLI EDHE ai qe ha BIRA, E pi QOFTE.DYSHOJ SE eshte GJERMAN.

    1. Thana says:

      DYSHIMI JUAJ I KOTE! GJERMAN 100%, POR NENURDHERT E MAFJOZIT GOLLSUORTH!
      Filloi prrallen e vjeter:
      Zgjedhjet do te jene “ME TE MIRA SE ME PARE”.
      KEMI 20 VJET QE E DEGJOJME KETE PRRALLE BAJATE.

  4. diktatori says:

    do te jene pak me te mira se zgjedhjet e shkuara, si rradhes tjeter
    sa per te kaluar klasen.

  5. besniku says:

    Po, po keni te drejte Z. Ambasador, eshte e rendesishme faktori njeri, dhe faktori njeri ne Shqiperi eshte vetem Sali Berisha.

  6. Delli USA says:

    Un shpresoj qe zgjedhjet e vitit te ardhshem te jen me te mira,thot qoftexhiu i OSBE-es,dhe nuk thot qe te jen brenda standarteve Europiane.Shprehja qe thot qoftexhiu me emrin Eugen Volfart i shkon per shtat kriminelit Sali Vicidoli,kjo eshte nje formul e vjeter tashme.

  7. feniks says:

    Cfare eshte ky SHARLATAN EUROPIAN,KUR THOTE,SE ZGJEDHJET E ARDHESHME DO TE JENE ME TE MIRA???
    A KA STANDARTE BOTA PER ZGHJEDHJET,APO KY FLET SIPAS SHIJEVE TE QOFTEVE ME BIRRE!!!
    Cfare treguesi plotesojne keto PALLAVRAT E KETIJ MATRAPAZI PER ZGJEDHJE TE LIRA ,TE DREJTA DHE TE NDERSHME???
    Cfare GARANCIJE japin masat e marra,se Berisha nuk do te munde ta VJEDHE PERSERI VOTEN E LIRE???
    PALLAVRA!!PALLAVRA!!!
    KJO ESHTE EUROPA KURVE!!!
    Kur te vjedhin VOTEN,te kane vjedhur JETEN!!!
    KY ESHTE KAPITALIZMI DEMOKRATIKO-FASHIST,QE U VENDOS PAS 90-tes ne Shqiperi!!!

  8. bato says:

    Shikoj qe po e shajne kete person,te gjithe europianet dhe ministrat bashke me kete ambasadorin e osbe’s ,vetem ne dhe politika jone jemi te paret e me te zgjuarit , na ka pushtu INJORANCA!Vendet e tjera votojne pa kamera e pa gjera te tjera te komplikuara si i bem neve zgjedhjet kete rralle qe deshtoi e ben nje zullum , shtet e tjera jane miliona qytetare 10 fishi me shume se jemi ne shqiperi dhe per 3 dit maksimumi i nxjerrin rezultatet kush fiton fiton kush humb humb ska llafe,kurse neve ne shqiperi duam nja 1 vit qe te nxjerrim rezultatet dhe jo 100 % te pastra gjithmone eka nje dallavere brenda,dhe kur del humbesi nuk e pranon humbjen ,ndersa komentaret shajne te huajt se na e kane fajin ato hajde llogjike hajde !

    1. xhoni says:

      Bato,leshi!
      Nderkombetaret moren persiper,qe ne te rrezonim KOMUNIZMIN,ndersa ata te na GARANTONIN ndertimin e nje shteti te ri KAPITALIST,!!
      NA PREMTUAN,SE KAPITALIZMI DEMOKRSATIK DO JETE ME I MIRE SE KOMUNIZMI!!!
      KU ESHTE E MIRA E KETIJ SHTETI,QE I VJEDH POPULLIT VOTEN??
      PSE NUK I THONE,QOFTE EDHE NJE FJALE KRITIKE BERISHES HAJDUT E KRIMINEL,POR MERREN VETEM ME OPOZITEN???
      Pse nuk ju ben pershtypje fakti,qe Berisha nuk i ka bere ASNJE LESHIM OPOZITES,POR MERREN VETEM ME OPOZITEN???
      Ne se nderkombetaret nuk na duhen,apo nuk kane pune me ne,LE TE SHPORREN DHE TE MOS FLASIN VETEM KUNDER OPOZITES!!!
      Ne se nuk duan te kete OPOZITE,le ta nxjerrin JASHTE LIGJIT DHE TA PRANOJNE SE MBROJNE NJE REGJIM FASHIST!!!

  9. call of duty says:

    Go home Mr. Wolfarth we can take care of our own country. You are becoming the daily joke here, and that’s embarrassing. Take Sali too, maybe he can fix the elections in your country and make you a President or Prime, and after he is done you can say, these were good elections the next one’s will be better. What a moron you are.

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kjo ” Reforme ” tregon qarte se PS ka kapitullu. Rruga e PS tashme eshte e qarte. PS do jete perseri edhe 4 vite te tjera ne opozite. Edi Rama do largohet dalengadale nga drejtimi i PS … Do zgjidhet nje kryetar tjeter e keshtu Berisha do jete i sigurte edhe per 4 vite te tjera ne pushtet.
    Deri ketu Berisha dhe OSBE i kane bere mire llogarite.
    E vetmja llogari qe nuk munden ta bejne eshte nese Shqiptaret do pranojne te durojne Sali Berishen perseri !!!
    Shqiptaret duhet ta braktisin Edi Ramen dhe PS per nje motiv fare te thjeshte : Edi rama po shet demokracine nje diktatori perse ne duhet te besojme te Rama ??? Harrojeni PS harrojeni Edi Ramen !!!
    Antaret e thjeshte te PS duhet ta kapin ne fyt Edi Ramen per keto trathtina qe ai ben diten per diell !!!
    Nga ana praktike per ne mbetet AK …
    Une dua te bej thjesht detyren time. AK duhet te denoncoje kete reforme ne keto pika :
    1. – Ristani nuk u ndeshkua per vjedhjet qe beri keshtu qe kushdo qe do e zevendesoje e ka te sigurte se nuk do kete probleme me drejtesine.
    2. – Kryetari i KQZ do zgjidhet perseti nga Berisha !!! Nuk ka kuptim pasi nje Ristan tjeter eshte e thjeshte per ta gjetur ne Shqiperi !
    3. – Zgjedhjet elektronike vetem ne Fier ne nje vend qe Berisha nuk ka fituar kurre !!!
    4. – Pas 21 vite diktature e Berishes nga ku e 15 vite jane Berishe & OSBE ne kryeqitetin Shqiptar votohet me Pasaporte – Leter Njoftim –
    5. Eshte turp i madh per BE qe ta lene Shkodren nen meshiren e sulmeve te Sali Berishes. Duhej Shkodra te ishte qyteti pilot per votimin elektronik. Perfaqsues te PD per 18 vite e kane qeverisur Bashkine Shkoder. Vetem nje mandat ka qene i Ballit Kombetar 1997. Shkodra eshte simboli i persekucionit komunist ne gjithe Europen. 45 vite te PPSH + 18 vite te komunistit Berisha = 63 vite. Per 63 vite ne Shkoder nuk zhvillohen zgjedhje te lira turp, turp, turp i madh !
    Shkodra tregon qarte se sa demolraci ka ne Shqiperi.
    6. – Deshtimi total turpi i Europes quhet OSBE. Vetem ne Shqiperi Populli Voton e partite politike ( PD e PS ) numrojne !!! Nese turpi i Europes ka nje emer qe quhet OSBE turpi i OSBE quhet KQZ !!!

    1. usa men says:

      brilante zoti staku !
      nuk po shtoj asnje rrjesht se prishet..hallall ta bofte zoti.

    2. zefi says:

      Stef Staku:
      Mire,qwe PS-ne e weran te deshtuar para Berishes,por pse nuk na e thua nje fjale se CFARE GARANCISHE KA KJO AKZ-ja,qe qenka ,sipas teje me e mire??
      Nje PARTI E RE POLITIKE,ne radhe te pare duhet t’i beje RADIOGRAFINE SISTEMIT POLITIK AKTUAL,AKTOREVE FAJTORE APO TER DESHTUAR PER GJENDJEN AKTUALE DHE QENDRIMIN E SAJ NDAJ TYRE!!!
      Kreshnik Spahiuka qene ZV.KRYETAR I KLD-se,pra ka pergjegjesi totale per DEGJENERIMIN E DREJTESISE,KU AI VETE NUK KA BERE ASGJE PER SHERIMIN E SAJ!!!
      Nen drejtimin e tij DREJTESIA u be me e KORRUPTUAR,ME E PA DREJTE DHE I SHERBEU INTERESAVE TE MAFIES SE BERISHES PER TE MARRE E MBAJTUR PUSHTETIN POLITIK!!!
      Asnje pergjegjesi nuk ka mbajtur ky sharlatan per veten e tij!!
      Asnje AKUZE nuk ka bere per GERDECIN,PER 21 JANARIN,PER VJEDHJEN E VOTAVE,PER GRABITJEN E PASURISE KOMBETARE NGA BERISHA,PER SHITJEN E DETIT GREQISE etj,etj
      Ku e gjen FINANCIMIN GJIGANT kjo parti??Pse nuk e deklaron?
      Pse e barazon njelloj Berishen ne PUSHTET,qe ka bere KRIME,me Edi Ramen ne opozite?
      KUSH ESHTE, PER TE FAJTORI,QE E KA CUAR SHQIPERINE NE HUMNERE,BERISHA NE PUSHTET APO Edi Rama ne OPOZITE???
      Pse nuk pranon te bashkepunoje me opoziten per te SHPORRUR Berishen,apo eshte e njejta DORE SERBO-TURKE,qe kerkon te SHKATERROJE SHQIPERINE duke mbjelle PACAVUREN E BASHKIMIT KOMBETAR,KUR NE PO NA E MARRIN EDHE KETE COPE SHQIPERIJE,QE KEMI???
      AKZ-ja nuk i sherben SHQIPERISE,POR INTERESAVE TE HUAJA KUNDER NESH,NJELLOJ SI BERISHA!!!
      Me parulla POPULISTE nuk ndertohet Shqiperia!!!

  11. hajriu says:

    Po po , mese e sigurt qe zgjedhjet e ardheshme do te jene me te mira se te kaluarat , por 1/2 e qendrave te votimit do te kene parregullsi “te vogla” o Volfart dallaveraxhiu ….

  12. kanani zwx says:

    sala esht terrorist.
    ai vret dhe terrorizon popullin.
    edhe keta amerikanet dhe euripjanet ambasadora qe nuk i thone nji llaf te keq sales por e gradojne burr shteti jane bashkepuntoret me te ngushte dhe nxitesit me te mire te sal bin terroristit.
    amerika i vret terroristet dhe as pjerdh fare me i qit para gjyqit.
    edhe ju o shqiptare beni si amerika dhe vritini keta terroriste qe te shpetoni ju dhe te behet shqiperija.
    vrisni salen bash me te tijte,shqiptare dhe te huaj qofshin.
    vetem atehere do krijohet respekt gjithandej per ju o shqiptare

  13. ikni o beqira se ju e keni fajin per gjithcka,ju kurvperndimoret

  14. krosi says:

    Ky eshte kuzhineri me idiot qe ka derguar OSBE ne Shqiperi – ka marre nje shuk eurosh ne xhep dhe ben pordhe sic ka edhe mbiemrin PordhePloti Voll-Fart-i. Pis burre dhe plehre.

  15. elton says:

    “Zgjedhje me te mira se ato te kaluarat” . Ky qenka qellimi?? Qiteni perjashta…

  16. Shqip says:

    Dmth, e thene Shqip, Zgjedhjet do vidhen prape, por kete rradhe fajin nuk e ka kodi, por elementet njerezore.

    Prandaj, OSBE do rekomandoje qe per zgjedhjet e 2017-es te behet nje kod i permiresuar per faktorin njerezor.

    Ju hengert mortja te gjitheve, maskarenj.

  17. ndrea says:

    Nga intervista del se “Baba Mondi”si sherbetor ipushtetit te shpellarit na thot shprehjen e vjeter:”Zgjedhjet ishin me te mira se te kaluarat”.Pyes ,a do te ketezgjedhje te ndershme ,ku seicili te marr ate qe i jep populli?A do lexohet vota,apo do vazhdoj Ruzhdia?

  18. Dule Bisha says:

    Doli dhe krye pederasti i Sales…

  19. Dule Bisha says:

    Kam nje pyetje qe me mundon? Sa vjet e ka mandatin ky pederasti qe nuk po iken nga Shqiperia qe shkoj te haj salcice gjermane, se qoftet shqiptare nuk i dalin?

  20. ALKET says:

    eshte populli shqiptar qe duhet te ndryshoj mentalitet dhe te beje rotacionet e duhura. Qe mos vjedhin per 8 ose 10 vjet duhet ndryshuar.

    Ti jepet maxhorance e paster nje partie qe te mos ket dallavere me deputetet.

    Faleminderit.

  21. Koloneli says:

    Ka dash te thoshte faktori cnjerezor, e ai dihet se kush eshte.

  22. KASOLLE says:

    Z.Amb. ruhu se aty ne Tirane ka dhe qofte me mish qeni,mace etj…Z. amb e ti je nje kasolle PJERDHUR.

  23. rexha10 says:

    PO thote se qoftet e ardheshme do te jene me te mira.
    SIC THA EDHE SEKUI:EDHE NE EUROPIANET GJUHE TE NDRYSHME FLASIM ,POR MEREMI VESHE SHUME MIRE . JO SI JU SHQIPTARET QE FLISNI NJE GJUHE ,DHE NUKE MERRNI VESH ME NJERI TJETRIN.
    JU EROPIANET FLISNI ME GJUHEN E BETHES. VETEM ATE DINI TE BENI,PRANDAJ MERNI VESHE SHUME MIRE .PA SHIKO PAKE SE SI PO SHKON EUROPA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje