Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti socialist, Erion Braçe, për shitjen e pronave të ushtrisë dhe pjesëve që ka në bregdet, tek biznesmenë të qeverisë.
Sekretari i përgjithshëm kësaj ministrie, Edvin Kulluri, tha se akuzat janë të pabaza. Sipas tij:
“Ish-Shkolla e Bashkuar është dhe do të mbetet në Planin e Përhapjes të Forcave të Armatosura, për më tepër që në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, po investohet për rikonstruksionin e sheshit të këtij kompleksi, ndërtimin e Muzeut dhe të Arkivit të Forcave të Armatosura;
Spitali Ushtarak është dhe do të mbetet në Planin e Përhapjes të FA;
Baza e Bishtit të Pallës është dhe do të mbetet në Planin e Përhapjes së FA;
Ish Shkolla e Marinës në Vlorë, e cila nuk përdorej dhe ka qenë jashtë Planit të Përhapjes, i është dhënë në përdorim për shtatë vjet Universitetit të Vlorës Ismail Qemali;
Për tunelin e Porto Palermos ka një kërkesë nga Ministria e Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve, e cila është duke u shqyrtuar, për ta kthyer atë në muze të Luftës së Ftohtë, ku do të sistemohet edhe nëndetësja që është në administrim të MTKRS”.
Por, menjëherë ka reaguar Braçe, që ka kërkuar nga Imami të bëhet burrë dhe të tregojë se kujt ia ka shitur Palasën dhe kujt po ia shet Karaburunin.
“Më thonë se Ministri Imami sapo ka nxjerrë një nga nëpunësit politikë të ministrisë të thotë:
-Spitalin Ushtarak do ta mbajmë dhe nuk është e vërtetë që do ta japin!
Ministri gënjen për disa arsye:
E para- sepse ka qene vete Imami që dje në mbledhje të Komisionit të Sigurisë ka argumentuar gjatë se përse duhet lëshuar Spitali Ushtarak, veçmas qendra e Traumës, e cila sipas tij paska shpenzime të shumta të papërballueshme! Epo Qendra e Traumës është thelbi i atij spitali. E dyta- sepse më shumë se gjysma e Spitalit Ushtarak është dhënë me qera më parë dhe pa kontratë fare, por pavarësisht kësaj territori i spitalit rrëmbehet çdo dite nga biznesi privat brenda në spital- i fundit është një superparking për spitalin privat brenda Spitalit Ushtarak. E treta- sepse është vetë ministri Imami që ka paralajmëruar zhvendosjen e spitalit në Zall Herr!
-Shkollën e Bashkuar do ta mbajmë dhe nuk është e vërtetë që do ta japim!
Ministri gënjen përsëri për disa arsye:
E para- sepse ka qenë vetë Imami që dje në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë u ka treguar deputetëve për një kërkesë të kryetarit të Bashkisë Tiranë për pjesën më të madhe të territorit të Shkollës së Bashkuar!
E dyta- sepse në Planin Rregullues të Tiranës, paraqitur nga Lulzim Basha, territori i Shkollës së Bashkuar është tërësisht i tjetërsuar në planifikim, pra larg nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes!
-Bisht Pallën do ta mbajmë dhe nuk është e vërtetë që do ta japim!
Ministri gënjen përsëri për disa arsye:
E para- sepse ekziston e qartë një liste ku komanda e Bisht Pallës, diku më shumë se 4500 metra është listuar si pronë që duhet të shkojë në privatizim.
E dyta- sepse ekzistojnë dokumente të qartë, por edhe dëshmitarë të gjallë që dëshmojnë për një riorganizim të distrikteve detare, që nuk e përfshijnë më Bisht Pallën.
Po më thonë që për Shkollën e Marinës në Vlorë gënjeshtra është edhe më e madhe: thuhet që i është dhënë universitetit të Vlorës! Në fakt ajo ruhet me ushtarë! Universitetit i është dhënë një sipërfaqe e vogël dhe jo e tërë shkolla që do nxirret tani në shitje”, shprehet deputeti socialist.
Sipas Braçes, Imami nuk ka thënë gjë “mbi të gjitha për shitjet marramendëse në Karaburun dhe Palasë”.
“Ministër, bëhu trim dhe thuaj se kujt i është shitur Palasa dhe kujt po i shitet Karaburuni?”
Ben Belaja i therrasin tani ketij ministri!
Kupa tashme eshte mbushur, smban me. Shqiperia eshte shitur matrapazeve.
Po mire o pall se n’a cate trapin cdo dite si grate e liga “tha Saliu keshtu”, “Beri ky keshtu” per skandalet. Pse nuk e hidhni ne gjyq ministrin per fallsifikime te fakteve bazuar ne argumentat qe jep ne kete artikull? Pse nuk ndermmerni veprim po thjesht flisni/ per te folur flasim te gjithe por puna juaj eshte te keni plan dhe strategji dhe te udhehiqni. prandaj nuk pesojne gje keta plehrat se ju vetem flisni dhe nuk i merrni faktet t’i coni ne gjykate dhe pastaj ne Strasbug nese s’fitoni ne gjykate. Keshtu si jeji ju, Sala rri derisa te vdese.
O Tonin ku jeton ti!?A ke pare ndonje gjyq te fitohet prej socialisteve apo kujdo tjeter qe akuzon qeverine dhe lakenjte e saj?Gjer t’i vije rradha Strsburgut…..edhe kur jane marre vendime aty,nuk jane ekzekutuar nga qeveria.Ti e kupton se jetojme ne nje nga diktaturat me te shpifura qe mund te kete ne shekullin 21.Leri gjykimet dhe shiko se ku mund te japesh nje dore.
SHQIPETARKA E SHQIPETARE,MOS E KERKOJME FAJIN VETEM TEK ‘IMAMET’
Nuk na detyroi njeri te shkonim ne ‘xhami’ e jo pak por gati gjysma e bathores i bene temena imameve midis tyre edhe ‘imam’ Bshes.
E BLETE BIÇIKLETEN?NGIJENI TANI.
Ky Imami ashtu sic ka bere me leket qe i ka dhene TV Klan dhe Frangajt, ka vepruar me gjithe tenderat e skrapit. Ka hapur fillimisht tenderat ne Ministri, pastaj kur ka pare se nuk mund te fitojne firmat e veta, ka anulluar tenderat per gjoja interes publik, i ka cuar ne nje repart ushtarak qe te behen tenderat nga fillimi. Aty kane shpikur kerkesa qesharake per te eleminuar konkurencen dhe tenderat i ka marr shoqeria e Shkelzen Berishes. Verifikoji o socialiste. Beni nje komision hetimor dhe avaresisht se nuk fitoni gje nga parlamenti, beni transparence per popullin. Ky Imami eshte mal me mut per kete qeveri. Vetem pislliqe ka bere. RAma denoncoi aparaturat e pergjimit, Bracja privatizimet, TEma reklamat per mediat dhe te tjeret tenderate skrapit. Hyjini ne themel me komision hetimor dhe do gjeni cudira.
Qe Imami & Co jane bandite e hajdute, kete nuk ka kush e kundershton. Por cudia eshte se Imami dhe padroni i tij, Stalin Berisha, qe bejne be’ per te djathtet, asnjehere nuk kujtohen per pronaret e ligjshem (qe i quajne duke i tallur edhe “ish-pronare”) per t’i kompensuar me keto prona ushtarake (nese jane shteterore) dhe aq me keq, kur ato ndodhen mbi toka,prona te pronareve te vertete. Nga ana tjeter, qaramani Brace dhe te ngjashmit e tij socialiste, qe me demagogji bejne edhe tryeza me perfaqesues te pronareve e genjejne si gjithnje duke premtuar se do t’ua kthejne pronat, derdellisin cdo dite me demagogji: “kemi dokumente e prova te pakundertueshme per vjedhje e korrupsion te Berishes & Co (plotesisht e mundshme).
Nga ana tjeter, pusht-eti i “pavarur” gjyqesor, qe e ka humbur prej kohesh besimin ne polpull, ben sehir dhe luan me “ta lashe” brenda tij (gjykata-prokurori).
Po zgjidhja? Vetem zgjimi, ndergjegjesimi dhe votimi kunder motos se deritanishme (votojme te keqen me te vogel) dhe kthimi drejt dy alternativave te reja (shembulli i Greqise), FRD dhe Aleanca KZi, te cilat duket se po ua kthejne shpresen e humbur shqiptareve pas mese 2 dekadash “demokraci”…
opozita kot flet:le te thote nje here e mire ne nuk i njohim keto shitje edhe lajmerojme bleresit se do shfuqizojme keto vendime te qeverise!kush t’i bleje pastaj vete eshte pergjegjese edhe shteti shqiptare pastaj nuk do te paditet kur te shfuqizohen keto vendime!(keshtu vepruam socialistet franceze!)
Z.Brace! ti ben mire qe i ngre keto probleme dhe ceshte e verteta te urojme per informacionin qe na jep ne popullit per maskaralleqet e kesaj qeverie apo te ketij palo ministri mbrojtjeje per rastin konkret,por une i bashkohem komentit te,lili dt19korrik ora10.06pm,prandaj keshtu sic po ngre zerin ne demaskimin e ketyre pislliqeve,ngrije zerin me fort ku te deklarosh ne emer te PSse qe te gjitha keto privatizime te ketyre pronave qe jane te Popullit nuk do te njihen.
ehu ku e ka mendjen opozita, vetem lloqe lloqe lloqe tamam si ai kryetari i tyre kokl…po te donin keta more zoterinj do ti zbardhnin te gjitha keta akuza. PO mesa po shohim keta po peshtyjen drejt ministrise se mbrojtjes por me duket po i kthehet peshtyma e tyre ne surrat se ja kane fut kot dhe jane marre me thashetheme tavolinash dhe hajde te dalin tani nga bataku qe krijuan vete. Pastaj persa i perket pronave nuk mund ti shes imami dhe po te doje ai ato administrohen nga ministria e ekonomise qe drejtohet nga Haxhinasto. Imagjino ku ka rene PS nuk di te beje opozite dhe ne presim me padurim qe ata ti vijne dhe te na drejotjne por sic po veprojne tani me mire mos te vijne ne pushtet se do biem nga SHIU (SH.I.U) ne bresher (SIGURIM SHTETI) se me llafet e tyre po ec PS sot. nuk eshte me pS para 2005…
Mori fund ajo kohe kur kendohej per Luften e Vlores:
Sazan e Karaburun
Jane Vatanet e Mia.
Tani na i mori Berisha, me serbe e shoke.
Hani mut o popull se sngeli me gje tjeter cte hani.
Ne shqiperi ka vetem nje Opozite. Ky eshte populli se vetem populli nuk ka qene kurre ne pozite. Nqs Ps publikon ndonje gje e ben vetem me qellimin qe ose te privatizoje ndonje gje per vete ose qe fitimit te ndahen pergjysem. Nuk ka asnje lloj dhimbje per opoziten (popullin frikacak shqipetar) qe do vazhdoje te ngelet e tille dhe ne te ardhmen.
Me keto qe po lexojme dhe qe thuhen jo vetem neper kafenete por dhe ne medja ne cdo vend ku mund te ndodhnin do binte cdo qeveri nga protestat e popullit te udhehequr nga opozita dhe sindikatat.Ne shqiperi as opozit ka e as sindikata dhe populli fle ne dafina qe qelben nga era e korupsionit dhe i ipnotizuar nga prallat cdo dite qe na servir kryeministi(kriminel)nepermjet televizionit.Deputetet opozitar ngelen vetem ne lafe dhe nuk hidhen ne veprim ne krye te popullit.ZGJOHUNI TANI SE KUR DO TIU DALI GJUMI JUVE DO TE JETE VOOOONEEEE!!!!!!!