-Me të parë e me të dëgjuar
Nga Pëllumb Kulla
Shqipërisë do të ishte më mirë t’i kish mbetur komunizmi, se sa i mbetën komunistët.
Programi televiziv Fiks-Fare është nga më të suksesshmit në historinë e televizionit. E gjithë kjo ndodh falë një bashkëpunimi brilant. Aty kanë meritë shumë vetë, por unë do të veçoja dy bashkëpunëtorët kryesorë: Filip Çakulin dhe …Sali Berishën!
Mensuri u zgjua, hapi gojën, pastaj sytë dhe e nguli vështrimin mendueshëm në tavan. “Moj grua”, pyeti, “me cilën parti isha unë javën që shkoi? Me LSI-në, apo me PS-në?”
Me një qeveri si kjo, ç’na duhen armiqtë e kombit!
Kur grave shtatzëna u vete mendja për kumbulla të tharta, qershi, apo manaferra, jo vetëm plakat, por edhe shkenca këshillon që duhet nxituar t‘u plotësohet dëshira…
Këto ditë gruas shtatzënë të një deputeti të opozitës i ka vajtur mendja për… zgjedhje të parakohshme!
Lajmërim! Kanali ynë televiziv paguan filmime të rralla. Meqë kryeministrin e kemi të filmuar vetëm ndërsa ai flet e flet pambarimisht, ne po gërmojmë arkivat për të gjetur një sekuencë video ku ai të shfaqet ndërsa dëgjon. Do t’i paguajmë një milion euro të parit që do të na sjellë një filmim me Berishën duke dëgjuar ndonjë këshilltar, deputet a ministër teksa ky i raporton apo i shfaq ndonjë mendim.
Unë po ngisja makinën, por policia më ndaloi se po kalonte një zëvendës-ministër. Edhe zëvendës-ministrin e ndaluan, se po kalonte Presidenti. Por i pari i vendit nuk e pati të gjatë dhe bëri stop menjëherë, se po kalonte kryeministri. Çuditërisht edhe ky ndaloi në vend: po kalonte ambasadori amerikan!…
Ha ha ha, Nice!
Kujt ia shiste kete fotografi Kulla me 1986? Cfare ishte Berisha atehere qe te krenohej ky Kulla? Pse me Berishen? Nuk kishte Kulla fotografi me babain qe te kishin ne mes ndonje fshatar tjeter me te fisem?
Po c’mut krenarie te ngjallte Berisha ne 1986?! Pellumbi dhe i ati per te bere fotoe fshataret nuk gjenin dot ne 1985 nje fshatar me te mire se Berisha qe ta vinin ne mes?!
I madh fare ?
kjo e fundit ishte shume e goditur.Vete berisha ne Londer dhe takon Cameron.berisha i thote anglezit qe e ka ftuar per 100 vjetorin e pavaresise.Cameron falenderon dhe percjell berishen.Kur hyn brenda i thote sekretarit:”ore,kur e kane daten e pavaresise shqiptaret?”.Ky pasi pyet ne dy-tri telefonata i kthen kete pergjigje:”Sipas te dhenave,nuk e kane vendosur daten akoma”
Shqipërinë e prishen mendjet provinciale e fshatareske,ne te qyteteruarit duhet te kishim ber diktatur kundra injorances biduine.
Shume bukur z. Pellumb. Gjithe puna eshte se me cfare auditori komunikohet.
ha ha ha ,te gjitha te sakta.
Ne qe jemi nga Fieri, e dime mire qe pellumb Kulla dhe gruaja e tij Xhuli, kane qene “pak spiunë” sigurimi, por dhe me sekretaret e pare te PPSH, me kryetarin e deges se brendeshme dhe me shefin e hetuesise kishin hyrje-dalje meqe ishin familje anti-komuniste. madje pellumb Kulla ka dahsur vet te internohej ne ato vite, por nuk e linte partia dhe ne vend te tij, me vigjilencen e larte reviolucionare te Pellumbit e Xhulit, internoheshin e denoheshin artisti i madh i karikatures Enriko Veizi dhe “armiqte e partise”. por mos harronio qe ne vitin 1992, jo ne vitin 1990, Pellumbi dhe Xhuli te “vrisnin me buke ne goje” per demokracine dhe doktor rrumpalle komunistin Berisha
Ndoshta une nuk kuptoj nga humori por me duket shakara me te vertet me kripe. Nuk arrij ta kuptoj perse fyhet ky person si spiun sepse shpreh nje ide, mendim. E marrin si te vertete se zoteria ishte spiun me lind pyetja keta qe thone kete kane qene “sbirra”! Une shkruaj dhe them gjera qe kane baze ne ligje e rregulla. Dihet mire karakteri kriminal i shqiptareve e paaftesia per te ndertuar shtet me rregulla. Ju bej nje pyetje ketyre zoterinjeve “ka sot spiune” e dyta çfare pune ben SHISH. Spiun ka nje perdorim ne kuptimin e keq te fjales qe ka kuptimin e tradhtise, ne vendet gjermanofone nuk e ka kete kuptim negativ perkundrazi eshte nje detyre qytetare i perkat profesionisteve te vleresojne te dhenat. Ku ka mafje e mentalitet mafioz, ku shteti eshte nje gje e huaj dhe jo prone publike siç jane vendet diktatoriale e islamiste fjala “spiun” eshte nje kuptim negativ.
Ju kujtoj edhe nje ligj te KPP shqiptare dhe jam i sigurt se e kane te gjithe KPP “moskallezim krimi” ne shqiperi denohet deri ne 6 vjet burg. Ju shpjegoj se nuk ka te beje as me pjesmarrjen ne krim as me bashkepunimin ne krim por thjesht me pozicionin pasiv te qytetarit. Me thjeshte, se nje qytetar rastesisht sheh nje qytetar qe vjedh, qe rreh, ose vret nje qytetar tjeter, ligji shqiptar e detyron te kallezoje ndryshe se nuk denoncon denohet deri 6 vjet burg. Ju e quani “spiun” kurse per me nuk eshte, Ju jeni per kete ligj une jam ne rastin me te keq kunder ketij ligji qe e ngarkon padrejtesisht qytetarin.
Marrim nje shembull te diteve te sotme. Garda e Republikes vret 4 qytetare, historia dihet, fshihen filmimet, kapen te gjithe gazetaret qe kane filmuar dhe ju meren aparaturat e filmimeve, asgjesohen edhe njerz qe kane pare te verteten etj etj. Brenda Gardes se Republikes ka njerz “spiune” i quani JU, ne Kryeministri ka “spiune” i quani JU, te cilet kane pare e degjuar te gjitha. Keta persona nuk munden te deshmojne ne menyre te hapur sepse Sali Berisha i vret por ne ndergjegjje te tyre nuk e pranojne kete krim, ne fakt i detyron KPP te denoncojne çfare dine, jane spiune sipas jush! Shikoni edhe formulen qe te detyron gjykata te recitosh “betohu sipas ligjit … se do te thuash te verteten dhe vetem te verteten” me pas te thote “se nuk thua te verteten ne baze te ligjit…. denohesh x vite.
Une jam per rregulla e ligje per te cilat nuk ngarkohen me faje qytetaret por ngarkohet shteti. Para rregullat pastaj loja dhe jo e kunderta siç bejne shqiptaret loje pa rregulla. Per kete eshte e drejte te formulohen gjerat me pare dhe jo te fyejme njerzit.
Psh. thuhet se Sali berisha ka qene komunist (nuk ka qene dhe nuk eshte krim), thuhet se Sali berisha ka qene “spiun i sigurimit” (nuk ka qene krim dhe as eshte sot), thuhet se ka qene “spiun i UDB-se me pseudonimin “bisturi” (ka qene krim dhe eshte edhe sot sipas KPP), thuhet se ka qene deshmitar ne procesin politik te Shoshorit, se ka thene te verteten nuk eshte krim, se ka bere deshmi te rreme eshte krim edhe dje edhe sot, dhe duhet te paguaje demin ekonomik, politik e shoqeror Z. Shoshori. Nuk eshte e drejte te paguajne te tjeret, pra Ne.