Berisha vetëzbulon skandalin për blerjen e fotos me Cameron

29 Korrik 2012, 19:10Politika TEMA

Shtetasja londineze Gemma Dewhurst është paguar nga qeveria shqiptare për të fiksuar një foto të Berishës me kryeministrin Cameron. Zyra e shtypit e kryeministrit Berisha ka nisur gabimisht me foton dhe pazaret e të ngarkuarit me punë Mal Berisha me agjencinë që i ka siguruar foton. E-maili mbërriti dhe në redaksinë e gazetës Shqiptarja.com, që bëri publik skandalin.

Agjencia i nisi një e-mail ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Mal Berisha: “I dashur Mal, të lutem gjej bashkëngjitur imazhin PA-14131607 që të kam premtuar. Do të lidhemi të hënën për të konfirmuar përdorimin dhe pagesën. Gjithë të mirat, Gemma”.

Imazhi në fjalë është fotoja që fiksoi takimin mes kryeministrave dhe është një foto shumë e bukur. 11 orë më vonë, i ngarkuari me Punë në Londër, Mal Berisha i shkruan një email tjetër Emma Dewhurst me subjektin “konfirmimi”: “E dashur Gemma, të lutem në nis me e-mail foton që kemi porositur (ishte Joana Papakostandini që sapo foli me ju në emër të ambasadës shqiptare në Londër”. Unë jam i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë. Të lutem nise menjëherë te adresa ime [email protected] Ne do t’ju paguajmë të hënën ashtu siç ratë dakord me zonjushën Papakostandini. Gjithë të mirat dhe faleminderit. Mal Berisha”.

Joana Papakostandini është sekretarja e tretë e ambasadës shqiptare, e cila pas dorëheqjes së ish-ambasadorit Zef Mazi, mëse një vit më parë ende nuk ka ambasador, por të ngarkuar me punë, zotin Mal Berisha, që shkoi atje me vendim të qeverisë në shkurt 2012.

Pas këtij letërkëmbimi online, fotoja është dërguar nga adresa e Mal Berishës te adresa e dhëndrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe më pas në adresën e zëdhënëses së kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Pas kësaj kryeministria e shpërndau mbrëmjen e të premtes, bashkë me lajmin për bisedën e gjatë mes kryeministrave Cameron dhe Berisha në pallatin mbretëror.

Shpresojmë që agjencia ta ketë dorën e lehtë pasi dihet që Berisha nuk kursehet në raste të tilla.

26 komente në “Berisha vetëzbulon skandalin për blerjen e fotos me Cameron”

  1. Besmiri nga Luari says:

    Boll me me idjotesira te tilla. Populli kerkon pune, mireqenie dhe si hyne fare ne pune se ke takon zoti Sali. Ky eshte vetem problemi i tij. Une do te isha i mendimit qe emri Sali te hiqet nga lista e emrave Shqiptar dhe tmos perdoret me dhe jo te nxirret ne mediat se na u neverit. Ashtu sikurse Enveri dje dhe ky sot. Na e beni kete nder.

    1. EdiRuci says:

      NUK NA THATE, FOTO ESHTE FALLCO, APO BERISHA DHE CAMERON JANE TAKUAR????????

    2. ismeti says:

      ju e keni kerkuar prandaj durone ket njeri te neverithem

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Rendesi ka qe kryeministri eshte takuar me kryeministrin e Anglise, kjo tregon qe mbeshteja e nderkombetareve vazhdon te jete per qeverine e Berishes. Gazeta Tema duhet te jete me transparente ne lidhje me komentet qe bejme, pra botoni komentet qe bejme per te treguar demokracine edhe tek gazeta e juaj qe ben gjoja se eshte demokratike.

    1. vetetima says:

      Shqipetare jemi dhe vesh spo merremi, nuk e kuptojme se ku eshte e keqja e terhaqejes se ketyre fotove.. Ketu ska asgje te jashtezakoneshme. Ore njerez a jeni ne metro apo jo? Po sikure te quhej gabim, vjedhje, krim ky rast atehere do te ishte fundi botes. Me te tilla publikime Berishes i behet spoti me i madh publicitare sa qe behet Legjenda Shqipetare z Sali berisha, qe ne te vertete eshte legjenda e zhvillimit ne pikun e krizes globale.

    2. Dashi says:

      Ne jemi pa perjashtim jo popull por nje tribu qe akoma s’kemi dal nga pylli, me teper na ben pershtypje nje foto e te parit te fisit me nje x person se sa jetet e njerzve qe vriten dhe vdesin c’do dite nga plumbat, rruget, varferia dhe maskaralliku i qeverise dhe plicise. E kujt i plas bytha se me ke del ne foto qe fundja fundit nuk eshte asgje me shume se nje kontakt pune edhe po te jete e vertete nderkoh qe ne kete realitet gangosh dhe te fortesh behet baterdia nga ahengu tallava dhe kallashi. Sot brenda spitalit Nen Tereza aty ku gjoja kursehet jeta dhe eshte i montoruar nga nje turli policish u be nje mega kacafytje alabakesh me grushta tulla dhe shqelma (por per fat nuk dolen pistoletat dhe thikat) dhe policia si ajo shteterore qe te shkateron me gjoba po le makinen 5 min edhe ne raste urgjencash si dhe nje lukuni policash privat kokpalare benin sehir tu u fshehur nga frika se mos dilnin pistoletat. Nderkoh andej nga jugu thyhen rekorde. KY VEND KA NGORDH !

  3. beni says:

    Cfare trapash na drejtojne.Nuk dine te ruajne asgje.Bejne pergjime merren vesh pernjehere,bejne trafik armesh e merr vesh gjithe dynjaja,porosit nje foto e nis ate me gjithe komunikimin elektronik.

  4. ben says:

    ky sali legeni eshte servile..na eshte bere shume i merzitshem ..po dhe ju te gazetave..i rralloni keto lajmet per keta legenat.se na jane shpif.ju ngeli 22 vjet berisha ne gone..mos ca behet ne kete vend he..si libania jemi bere.

  5. Amam me dal me kolegun Aliev te Azerbaxhoni Doktori nuk ka hiq nevoj me pague njeri. Ki asht fakt qi ju kamunistat sun me e mohue dot

    1. Dean says:

      E c’a ka te keqe ketu pse ka dal 1 foto me PM-ne e Britanise,mor Lym Demokrati?????
      Ai i ka pas qejf fotot qysh kur ka ken i vogel,se atje ne shpell ku ka lind nuk ka pas munsi me dal ne foto.Ai ka foto me gjith udheheqesat e shqyer,si me Hysni Kapon,djemte e shokut Enver…e keshtu me rradhe.
      Vecse per 1 gja i ka mbet peng malokut,qe nuk e ka 1 foto te paster me shokun Enver,dora vet.Kyt nuk i’a fal kurre fatit te tij ai BARBAR dhe ka me i’a than 2 fjale Zotit kur te shkoje ne boten tjeter.
      Hajt shnet.

  6. Kukesi says:

    paguaj Sa”hal”i paguaj. Se mos i ke nga leket e nenes dhe babes tend.
    Thyej rekorde thyej. Ke gjete kete popull qe nuk e hap gojen as kur ju marret buka nga goja.

  7. spiro janaqi says:

    keto metoda perdoren kur je i ri per tu afirmuar.mesa duket berisha akoma nuk ndjehet se populli e ka pranuar dhe del cdo dite ne televizor.mua nuk me ngjit fare ky loj njeriu

  8. Nuk duhet te beje asnje gazetare shpifje te kesaje lloje, sepse vjen dhe e nesermja dhe nuk ju beson njeri… nuk i blene njeri me keto gazeta… keshtu ndodhi edhe me sekretaren Amerikane Klinton ku fotografohej nga nje gazete dhe thuhej … shikoje ku i ka kthyer kurrizin berishes Klinton sepse nuk don ta takoje… Po kjo gazete e felliqur mbas disa muajsh publikoje takimin Berisha Klinton etj…. qe mori ftese per 100 vjetorin e shtetit Shqipetar.

  9. katunari says:

    O mre popull,analista,specialista,c’i thoni ketij muhabeti?Rrini fleni gjume.Por mos u ankoni,se do nigjoni hajdutlliqe prap,sa t’ju dali gjumi gjate qe po boni.Cohuni o derra se ju rropi dhe diskretitoje maloku.

  10. enea says:

    Per 22 vjet me rradhe, neve si popull na ka dale llumi. Mut e injorance ka gjithandej, qeveri, administrate, lokale, shkolla, gjithcka eshte shkaterruar, dhe mbi rrenojat eshtge ngritur kulti i hipokrizise, dembelizmit, thashethemit, papergjegjshmerise.

    PTU

  11. SkyWalker says:

    Te gjithe e dime tani se ju ‘Tema’ dhe shumica e komentuseve te saj e urreni Sali Berishen, dhe nuk pritet ndonje gje nga ju, vec sharje dhe shpifje. Xhelozia dhe urrejtja ju ka verbuar, dhe cdo koment, nuk ka rendesi per cfar flitet, brenda apo jashte vendit, politik, art, sport, muzik apo dhe dukuri natyrore, per ju fylli ka vec nje vrim.
    Kjo menyr per te bere opozit jo vetem qe nuk fiton besimin, por perkunderazi. Kjo lloj opozite, qe s’di te dalloj pozitiven nga negativja dhe tu jap atyre vlerat perkatese per hire te ralitetit, pavarsisht nese eshte kundershtar apo perkrahes i juaj.

    1. blerti says:

      plotesisht e vertete.
      keto jane njerez te serbit dhe grekut. s’ ja vlen me te lexohet kjo tema. duhet BOJKOTUAR

  12. Maks says:

    ka 20 vjet qe ky malok i ndyre mashtron njerzit me keto idiotizma..ju ka mbush mendjen shqiptarve vertet eshte njeri i rendesishem..askush nuk njef kete idiot patologjik

  13. KY takim eshte nje gezim i madhe per gjithe SHQIPTARET…VETEM qe nga ,,,nuk po mbajme dot pordhet nga gezimi

  14. baro Corrogjafi says:

    ME TE DREJTE I KANE SHPENZUAR ATO LEKE PER TE BERE E PER TE BLERE NJE FOTO TE TILLE. NA BEHET ZEMRA MAL KUR SHOHIM KRYEMINISTRIN TONE NE KETE FOTO SEBASHKU ME NJE KRYEMINISTER TE NJE VENDI TE FUQISHEM , SIC ESHTE CAMERONI. TE BESH NJE FOTO ME CAMERONIN ESHTE NJE SUKSES MADHOR I QEVERISE SHQIPTARE QE NUK I KURSEN PARET PER LOBISTE E FOTOGRAFE QE NA BEJNE FOTO TE TILLA ME VLERE.

  15. LUME SI NE says:

    TANI qe saliu ka dale ne fotografi me KAMERON,populli shqiptare eshte shume i lumtur.mendoje ta festojme e ta bejme dite feste.

  16. rolandb says:

    ka ndonjeri te me tregoj se ku qendron problemi ketu. Dhenia e lajmeve te tilla (me pak opinion brenda) i ul vleren gazetes.

  17. Gezim says:

    Mjafton te lexoni kete dhe do te befasoheni http://bit.ly/jAL5ep

  18. artikull pa kuptim dhe me shume urejtje.tregoni pak respekt jo per saliun por per lexuesit tuaj.nuk i ha me njeri keto brofka se u lodhem,duam gjera konkrete se si do veprohet per te hardhur PS ne pushtet se me sharje dhe greva urie ska me kuptim.

  19. Ela says:

    Cudirat shqiptare nuk kane te sosur!
    Sa te jene ne krye keta Bandite dhe banda ky popull do marri ate qe ka kerkuar!
    Turpi yne eshte ngado verdalle, vetem ne Dhermi me rekordet qe vendos i madhi jemi faqebardhe!
    Recordet i presim ne Londer dhe shkembehen me ato ne brigjet e Dhermiut!
    Ta gezojme rekordmenin me rekordet e tij nga cdo ane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje