SKANDALI Taçi, gazeta TemA dhe Shqiptarja.com “sekuestrohen” nga pikat e shitjes

9 Gusht 2012, 08:33Kronika TEMA
SKANDALI Taçi, gazeta TemA dhe Shqiptarja.com “sekuestrohen”

Sot në mëngjes qysh herët në të gjitha pikat e shitjes së gazetave në Tiranë, persona të paidentifikuar kanë blerë gjithë tirazhin e gazetës Tema dhe Shqiptarja.com. Fillimisht disa qytetarë i telefonuan redaksisë për mungesën e gazetës në treg dhe pas verifikimit tonë rezulton se së paku qytetarët e Tiranës nuk mund të blejnë gazetën pasi ajo është zhdukur nga tregu. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me gazetën Shqiptarja.com.

Të dy gazetat kanë publikuar lajmin e sekuestrimit të kompanisë Taçi Oil prej Gjykatës së Tiranës për shkak të borxheve ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, si dhe lidhjet e politikës me këtë biznesmen.

Nëse gazeta nuk arrin të rishtypet gjatë ditës, njoftojmë lexuesit se shkrimi do të ribotohet i plotë në versionin print ditën e nesërme.

34 komente në “SKANDALI Taçi, gazeta TemA dhe Shqiptarja.com “sekuestrohen” nga pikat e shitjes”

  1. dritani says:

    Sepse asnje gazete nuk e kishte sot lajmin e sekuestrimit.

    Kjo eshte media e “lire” shqiptare dhe keta vazhdojne te mendojne se shqiptaret jane po aq budallenj sa para 20 vjetesh.

    Vetem keta ecin perpara dhe mencurohen…

    1. Vlora says:

      HA HA HA ,,,e falimentove o mero,taqin, e lirkes se sales.

    2. rumi says:

      Na ben pershtypje heshtja e Partis socialiste mbi kete skandal. Ta futen o Mero i mbeshtete kot gjith kto vite, te lan vetem. Ps ben deklarat tymnaj gjith diten sot per referendumin e budalliqe te tjera. Ne cdo vend te botes ky ishte nje lajm katrahure.

    3. shqefqeti says:

      mos e shikoni vendimarrjen ke gjyqtari Ilir Celiku. Ai eshte nje spiker. Azerbaxhani ka shum shtete mike. Kan nderhyr koka te medhaja mbase turke, europiane, fyle etj, e ku ta di une per kete vendim sekuestroje. Negocjatat jan bere ne HENE, iliri celiku, qe perpara punonte ne cirk si xhuxh, thjesht lexon ketu ne province.

      1. Elsa says:

        i madh fare shqefqeti!!!

    4. antonio says:

      NXIRRENI PRAP GAZETEN E SOTME NESEWR E DERI SA T’U HARXHOHEN PARET!!
      NE SE E BLEJNE CDO DITE TE GJITHE TIRAZHIN DITOR,JU PRAP ME FITIM DILNI:
      BEHENI OBJEKT I MEDIAS NDERKOMBETARE PER TERROR TE QEVERISE NDAJ JUSH!!
      PERFITONI NGA RASTI TE FITONI NJE DORE TE MIRE PARESH NGA KJO QEVERI FASHISTE!!!
      CMIMIN E GAZETES RRITENI NE 50-100 LEKE TE REJA!!!

  2. baro Corrogjafi says:

    Uaaa! Sa te etur per te lexuar gazeten ” Tema ” dhe ” Shqiptarja .com ” keta adhuruesit e Rezart Taçit !!!Ne se eshte mundesia ,lutem beni ribotimin sa me te shpejte edhe nje here te ketyre gazetave , duke ja u plotesuar deshiren Rezeart Taçisteve .Punet e tjera i rregullon Sali Berisha me mikun e tij azerbxhianas, Alijev.

  3. Anti talebani says:

    A ka mundesi te na e shkruani ketu ne internet kete lajm ju lutem, apo ai lajmi te artikulli tjeter?

  4. Endri says:

    Bravo, ato I blejn ju I printoni.

    1. analist says:

      Rremuje shqiptare:Flitet se gjykatat nuk funksionojne dhe del se kane vepruar aktivisht kunder nje biznesi te “familjes”-flitet se bojkotohet shtypi i lire dhe del se gjithe tirazhi shitet brenda ores dhe pronaret e mediave qe shitet ankohen se pse u shit kaq shpejt produkti i tyre i destinuar per treg?!?!,flitet se u bllokuan gazetat qe te mos perhapej lajmi?!?!?! dhe lajmi eshte i pranishem kudo!… etj etj fenomene shqiptare.

      1. fule says:

        Me duket me teper si rremuje ne koken e nje militanti. Po ja te qartesoj pak.

        E para Azerbaxhani eshte lojtar i peshave te renda. Sikur ky Gjykatsi ta shkelte me 3 kembe ligjin, do i bente gropen vetes dhe ceshtja zgjidhet thjeshte jashte gjykatave Shqiptare, ndaj ske ku ja mban.

        Po te blesh 2-3 gazetat e mbetura opozitare ne oren 7 te mengjesit, pa i lexuar askush tregon dashurine tuaj per shtypin e lire.

        Lajmi eshte i pranishem Online dhe ketu po qe nuk keni nga ja mbani. E vertete. Online operon edhe Opozita ne Siri psh.

      2. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

        analist, komenti i juaj tregoj qe je vetemohues. Tregove qe je nje Berishian qe nuk do te njohesh demokracine e vertete, ju Berishianet doni vetem demokracine e Berishes qe beri vrasje politike me 21 janare duke vrare protestuesit, qe vodhi voten e shqiptareve dhe te familjes t’uaj, qe beri krime edhe ne vitin 97. Mos kujto se Berisha te do, por mos e ndal mbeshtetjen pro Berishes sepse ashtu ke vendosur.

  5. lali says:

    Taci Oil ….publikoni foto per keta te fortit qe sfidojn ligjin…

  6. aldo says:

    Mos prit deri neser Mero, shtype qe tani, se prape do ti blejne. Nuk eshte keq te shesesh ca kopje me teper, pastaj shtype prape neser. ?

  7. debatik says:

    O popull ka dal tallalli neper Shqiperi,sepse ne Tirane,mafja e zhduk gazetat….por e verteta lexohet..
    TACI OIL + BANKA CREDIN PRONARE = LIRI REXHEP BERISHA
    Kjo eshte “LOJA “..SEPSE KETO PARA QE NDRYSHE THUHET E BEHET,LIGJEROHET EDHE ME SEKUESTRO NGA GJYKATA E Tiranmes,posa erdhi ne karrike kryetari i ri…kjo shume miljona Euro shkojne ne Banken e Axerbajxhanit,buykur nena liri,fondacioni liri end cooooooo.e vodhet e plackitet kete vend edhe me ligjerim gjykate,apo jo moj avokatja e fasllicit,vajza e Sali,Liri Berishges,kjo eshte siguria….bravo,mos i gezofshi,nama e popullit mbi ju…po.po ka zot…zoti ju vrafte….

  8. lorenci says:

    nje pyetje kam per ju zoti Baze .si ka mundesi qe IBA mbrohet nga Av Erida Ballanca qe dihet qe eshte avokatja e familjes Berisha? Mos valle familja Berisha i ka bere dalje Tacit dhe e dyta si ka mundesi qe Gjyqtari Ilir Celiku edhe ky gjyqtar i familjes mori kete vendim kundra familjes,Mos harroni qe ky eshte gjyqtari qe gjobiti Sajmir Tahirin p REPUBLIKA E SHQIPERISE
    GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR
    TIRANE
    Nr.468 Akti

    V E N D I M

    “PER SIGURIM PADIE”

    Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë e përbërë prej:

    GJYQTAR : Ilir CELIKU

    Asistuar prej sekretares gjyqësore Ornela Dodaj, sot më date 03. 08. 2012, mori ne shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen civile me Nr.468 Akti që i përket ;

    KERKUES : Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan, I.B.A), person juridik i huaj, i rregjistruar sipas ligjeve te Shtetit te Azerbajxhanit perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Av.Erinda Ballanca.

    OBJEKTI : Marrje e mases se sigurimit te padise.

    Baza Ligjore : Nenet 202, neni 204 te K.Pr.Civile.

    Gjykata si celi seancen gjyqesore, si degjoi perfaqesuesin e kerkuesit i cili kerkoi pranimin e kerkeses, pasi shqyrtoi e administroi ne teresi çeshtjen dhe provat shkresore e aktet e dosjes ;

    V E R E N

    Se kerkuesi, Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) “IBA” eshte nje institucion financiar bankar i cili ushtron aktivitetin e saj ne territorin e Republikes se Azerbaixhanit. Kjo shoqeri eshte nje shoqeri aksionere e themeluar ne 30.12.1992, regjistrim nr. 9900001881, me akionariat 39.16 % persona fizike, 10.64 % persona juridike dhe 50.2 % shtetin e Azerbaixhanit.

    Rezulton nga provat e paraqitura nga kerkuesi, qe ky i fundit me qellimin per te realizuar investime ne Shqiperi, ka depozituar ne nentor te viti 2008, ne llogarine e Bankes Credins sh.a. shumen prej 75 milion euro.

    Shoqeria “Banka Credins” sh.a eshte person juridik shqiptar, rregjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 31.01.2003 me NIPT K31608801O, me objekt aktiviteti : Veprimtari ne fushen bankare, ushtrimi i veprimtarise financiare te faktoringut dhe financimi i transaksioneve tregtare etj.

    Rezulton qe shuma e permendur me siper eshte depozituar ne Banka Credins ne tre keste. Kesti i pare eshte depozituar ne llogari te Bankes Credins me date 18 nentor 2008 ne shumen 30 (tridhjetemilion) euro, kesti i dyti eshte depozituar me date 19 nentor 2008 ne masen 40 (dyzetmilion) euro dhe kesti i fundit eshte depozituar me date 21 nentor 2008 ne shumen 5 (pesemilion) euro pra per nje total prej 75 (shtatedhjeteepesemilion) euro. Sipas te dhenave te te tre swifteve bankare, rezulton se perfitues i drejteperdrejte i te tre pagesave eshte Banka Credins Sh.A. dhe se mesazhi per nga lloji i tij eshte nje mesazh komunikimi ndermjet insitucioneve financiare.

    Ne mesazhet SWIFT me anen e te cilave jane depozituar keto shuma rezulton peshkrimi perfitues Banka Credins ne rubriken 58 dhe ne rubriken 72 eshte pershkruar arsyeja qe te cilen fondet po transferoheshin prane bankes Credins, e konkretisht sipas rubrikes 72 “Per financimin e Amra Oil sipas kushteve te rena dakort”. Ne kete mesazh nuk pershkruhet si perfitues AMRA Oil, por Banka Credis, dhe lloji i mesazhit eshte nje mesazh i tipit FIN 202 qe eshte nje mesazh qe perdoret per transferta te pergjithshme midis institucioneve financire dhe jo per pagesa per klientet te cilet kane nje numertim tjeter dhe jo vetem kaq por edhe fusha te tjera per tu plotesuar.

    Shoqeria “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” sh.a (AMRA Oil) eshte person juridik shqiptar, rregjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 02.07.2008 me NIPT K81902013T, me objekt aktiviteti: Pjesemarrja ne shoqerine “ARMO” sha, import- eksport karburante dhe nenprodukteve te tyre etj. Gjate kohes ne te cilen eshte kryer veprimi, AMRA Oil kishte fituar tenderin per shitjen e 85% te aksioneve te shoqerise ARMO sh.a. dhe ishte ne proces te permbylljes se kontrates dhe kryerjes se pageses. Pra ne kete periudhe keto fonde ishin te domosdoshme per te per te realizuar qellimin e tyre e konkretisht blerjen e 85% te aksioneve te shoqerise.

    Ne kushtet kur I.B.A nuk arriti te kryente investime, aktivitet ne Shqiperi, ose te kishte pjesmarrje ne shoqeri te tjera, kerkoi nga Banka Credins kthimin e shumes prej 75 milion Euro te depozituar ne kete Banke.

    Sa me siper konfirmohet me kerkesen drejtuar Credins Bank nga IBA e dates 7.12.2009 me anen e seciles kerkohej konfirmimi i kesaj depozite. Ne pergjigjen e kthyer nga Banka Credins, fillimisht ka rezultuar qe kjo e fundit e ka mohuar marrjen e kerkeses Swift per depozitimin e kesaj shume por me vone ne pergjigjen e kerkeses se bere perseri nga IBA me date 19.07.2010, me reference mesazhi 1618 100716CDISALTRAXXX3696118225 Banka Credins ka konfirmuar marrjen e shumes totale prej 75 milion euro, nepermjet tre kesteve (30 milion, 40 milion, 5 milion) por njofton se kete shume ajo e kishte kredituar ne llogari te shoqerise Amra oil sh.a.

    Rezulton nga korespodenca e shkembyer mes paleve qe IBA ka insistuar ne kthimin e shumes duke ju drejtuar tashme si Bankes Credins ashtu dhe shoqerise “Amra Oil” sh.a. Rezulton nga provat e depozituara para gjykates qe kjo e fundit ne date 15.07.2010, i kthen bankes I.B.A. nje shume prej 1.5 milion euro, e cila eshte dhe shuma e vetme e kthyer deri tani pales kerkuese nga shuma qe ajo i kish derguar Crendins Bank sh.a..

    Qe nga momenti i kryerjes se pageses se dt 15.7.2010 nuk rezulton qe palet te kene kryer pagesa te tjera. Ndodhur ne keto kushte, IBA ka derguar njoftim si shoqerise “Amra Oil” sh.a ashtu dhe Bankes Credins sh.a, perkatesisht ne datat 8.11.2011 dhe 8.09.2011, si dhe shkresat e dates 24.07.2012 me ane te se cilave ve ne vonese te dy palet lidhur me detyrimin e tyre ndaj I.B.A, dhe kerkon kthimin e menjehershem te te gjithe vleres se detyrimit se bashku me interesat dhe fitimin e munguar ne vleren totale prej 115 milion euro.

    Ne mungese te nje pergjigje zyrtare nga debitoret, ne mungese te permbushjes vullnetare te detyrimit, si dhe ne kushtet kur kerkuesi mendon se ekzekutimi i vendimit me anen e se ciles ai do te rivendose ne vend te drejtat e tij te shkelura do te behet i veshtire dhe gati i pamundur per tu realizuar kerkuesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kerkesen per “Marrjen e Mases se sigurimit te padise” ne respektim te nenit 204 te K.Pr.Civile.

    Perfaqesuesi i kerkuesit ne seancen e caktuar nga gjykata pervec faktit qe argumentoi se kjo gjykate eshte kompetente nga pikpamja tokesore dhe lendore per marrjen e mases per sigurimin e padise, argumentoi se perse kjo kerkese eshte e bazuar ne prova dhe ne ligj, si dhe perse masa per sigurimin e padise duhet te merrej ndaj te tre subjekteve, Banka Credins, Amra Oil Sh.a. dhe Armo sh.a., subjekte keto te cilat do te jene me cilesine e te paditurit ne kete proces

    Perfaqesuesi i IBA parashtroi ne seance se :

    1) – Ndermjet paleve ne proces ka lindur nje marredhenie juridiko-civile, e realizuar nepermjet nje transaksioni bankar, ne formen e kalimit te nje shume te caktuar nga llogaria e kerkuesit ne llogarine e Bankes Credins sh.a.
    Kjo marredhenie eshte rregulluar dhe funksionon ne baze te ligjit per “Banken e Shqiperise” si dhe te rregulloreve perkatese te miratuara nga Banka e Shqiperise. Nje nga format e pagesave me kalim ne llogari eshte dhe urdher-pagesa e cila eshte nje instruksion pa kushte, i derguesit per nje banke pritese, per te vene ne dispozicion te nje perfituesi nje shume fikse parash.Urdherpagesa mund te kete formen e nje urdher-xhirimi, leter-pagese, teleksi, transferte telegrafike, mesazhi SWIFT.
    Ne rastin objekt gjykimi, transaksioni bankar eshte realizuar pikerisht nepermjet nje mesazhi SWIFT, i cili perben dhe burimin e detyrimit per palen e paditur, detyrim i cili eshte njohur dhe pranuar nga Banka Credins me ane te pergjigjes se mesazhit SWIFT date 19.07.2010.
    Rezulton qarte nga dokumentat bankare te pageses, kopjet e mesazheve SWIFT statement bankar te leshuar per keto transaksione,se ne asnje rast ne Swift-in e derguar nga IBA kjo e fundit nuk ka urdheruar/autorizuar Banken Credins te beje kalimin e kesaj shume ne favor te shoqerise Amra oil ne te gjitha keto akte rezulton qarte se perfitues i vetem i kesaj shume eshte Banken Credins. Jo vetem kaq por mesazhi i swift tregon qarte ne koken e tij llojin e mesazhit dhe eshte FIN 202 qe do te thote transaksionin i pergjithshem per institucionet financiare.

    Perfaqesuesi i kerkuesit pretendoi se ne pershkrimin e transaksionit nuk parashikohet asnje kusht apo afat me te cilin te lidhej kalimi i kesaj shume ne favor te shoqerise “Amra Oil” sh.a., por rezulton qartazi se ky transferim duhet te qendronte ne formen e depozites prane Bankes Credins (praktike kjo e njohur mes bankave) deri ne nje njoftim apo udhezim te dyte te Bankes I.B.A. Banka Credins ne kundershtim te hapur me dispozitat ligjore ne fuqi, ligjet qe rregullojne sistemin bankar ne R.Shqiperise, ne kundershtim me rregulloret qe rregullojne marredheniet midis bankave dhe zakonit bankar, ka kredituar ne llogari te shoqerise “Amra Oil” sh.a., shumen prej 75 milion euro.

    Sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi, neni 420 i K.Civil, detyrimet lindin nga kontratat ose nga ligji.

    Ne keto kushte, pala kerkuese (kredituesi) i eshte drejtuar si shoqerise “Amra Oil”sh.a ne emer te se ciles eshte kredituar me pas shuma, ashtu edhe Bankes Credins, duke bere ne kete menyre te kerkueshem detyrimin dhe duke vene ne vonese palet debitore. Ne keto kushte IBA i ka konsideruar te tere personat juridik debitore per kthimin e shumes.

    2) Ne seance perfaqesuesi i kerkuesit argumentoi se perse ka vene ne levizje gjykaten me kerkimin per marrjen e mases se sigurimit te padise para ngritjes se padise. Perfaqesuesi argumentoi se ky kerkim eshte i domosdoshem para ngritjes se padise ne menyre qe te sigurohet ekzkekutimi i vendimit qe sipas tij pritet te merret. Nga provat shkresore rezulton se kapitali i bankes sot i rregjistruar eshte me i vogel se shuma e detyrimit qe ajo realisht ka, gjithashtu si shoqeria “Amra Oil” sh.a. dhe shoqeria “Armo” sha (aksionere e se ciles eshte Amra Oil) kane nje sere detyrimesh te konsiderueshme ndaj te treteve, gje e cila ka sjelle vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet dhe pasurite e ketyre shoqerive ,

    Nga teresia e provave te administruara ne gjykim, Gjykata vlereson se :

    Kerkesa e kerkuesit Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) “IBA”, per marrjen e mases se sigurimit te padise eshte e drejte dhe e bazuar ne ligj dhe ne prova.
    Referuar te drejtes sone proceduriale kerkesa per sigurimin e padise nuk perben nje gjykim themeli. Eshte pikerisht gjykimi i themelit ai i cili do te mundesoje paditesin te rivendose ne vend te drejten e tij te pretenduar te shkeluar nga ana e paditurit. Por në mënyrë që kjo e drejtë, të cilën paditësi kërkon ta realizojë dhe njohë në këtë proçes, të mos jetë e kërcënuar nga një dëm i menjëhershëm dhe i pariparueshëm, ligjvënësi i ka dhënë dhe njohur të drejtë këtij të fundit të kërkojë në gjykatë marrjen e masave për sigurimin e padise madje dhe para ngritjes se padise. Rezultojne gjithashtu padi te ngritura ne proces kunder shoqerise “ARMO” sh.a. per vlera shume te medha detyrimi, per shuma te cilat nuk justifikohen ne kapitalin aksioner te shoqerise.

    Ligjvënësi ka parashikuar sigurimin e padisë jo vetëm për të siguruar të drejtën, e cila përbën dhe tërësinë e kërkimeve të paditësit, por në të njëjtën kohë këtë parashikim e ka bërë dhe me qëllimin që të sigurojë efektivitetin dhe dobishmërinë e proçesit gjyqësor që është duke u realizuar mes palëve.

    E drejta e paditësit për të kërkuar sigurimin e padis është parashikuar qarte shprehimisht në nenin 203 të K.Pr.Civile, në të cilin thuhet: Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet nga gjykata e apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj.

    Në nenin 202 të K.Pr.Civile jane parashikuar qarte kushtet qe duhet te plotesoje kerkimi ne menyre qe gjykata ta pranoje ate:

    Me kërkesën e paditësit, gjykata lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

    Sigurimi i padisë lejohet kur:
    a) padia mbështetet në prova me shkresë,
    b) paditësi jep garanci, në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.
    Garancia mund të kërkohet edhe për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e këtij neni.

    Nisur nga rendesia qe paraqet marrja e kesaj mase, natyra efektive e saj, karakteri i ngutshem ligjvenesi ne nenin 204 te K.Pr.Civile ka bere kete parashikim: – “Sigurimi i padise mund te kerkohet edhe para ngritjes se padise ne gjykaten e vendit ku ka vendbanimin paditesi ose ku ndodhet pasuria me te cilen do te sigurohet padia. Ne kete rast gjykata cakton nje afat jo me shume se 15 dite brenda te cilit duhet te ngrihet padia ne gjykate”.

    Në analize dhe në interpretim të dispozitave të mësiperme, gjykata vlereson se qe te marre një mase sigurimi padie aq me teper para ngritjes se saj duhet të hetojnë ekzistencën e dy kushteve themelore :

    a- Ekzistenca e mundshme e një të drejte për të cilën kërkohet mbrojtje gjatë procesit të gjykimit të padisë;
    b- Ekzistenca e dyshimit te bazuar, që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet, do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

    Në lidhje me kushtin e parë, gjykata çmon të theksojë se në gjykimin e kërkesës për sigurimin e padisë nuk është e domosdoshme, që të jetë vërtetuar plotësisht ekzistenca e së drejtës që është edhe objekti i shqyrtimit gjyqësor dhe që ka lidhje me themelin e çështjes, por vetëm të ekzistojë mundësia e të drejtës që kërkohet të rivendoset.

    Për të krijuar bindje në lidhje me mundësinë e ekzistencës të së drejtës që kërkohet të rivendoset, për gjykatën është e mjaftueshme që kerkuesi te paraqese prova shkresore, ne menyre qe keto te fundit te lejojnë gjykatën per te krijuar një njohje të shpejtë të së drejtës që pretendohet se është shkelur.

    Rezulton nga aktet që u paraqiten nga kerkuesi ne séance se :

    a) Kerkuesi, Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) “IBA” ka depozituar ne nentor te viti 2008, ne llogarine e Bankes Credins sh.a. nje shume prej 75 milion euro. (Kesti i pare eshte depozituar ne llogari te Bankes Credins me date 18 nentor 2008 ne masen 30 milion euro, kesti i dyti eshte depozituar me date 19 nentor 2008 ne masen 40 milion euro dhe kesti i fundit eshte depozituar me date 21 nentor 2008 ne vleren 5 milion euro pra per nje total prej 75 milion euro.)duke patur si perfitues te drejteperdrejte Banken Credins ShA
    b) Me pergjigjen e dates 19.07.2010, Banka Credins ka konfirmuar per I.B.A marrjen e shumes totale prej 75 milion euro, nepermjet tre kesteve (30 milion, 40 milion, 5 milion) por njofton IBA se kete shume ajo e kishte kredituar ne llogari te shoqerise “Amra Oil” sh.a.
    c) Rezulton nga provat e depozituara para gjykates qe kjo e fundit ne date 15.07.2010, i kthen Bankes I.B.A. nje pjese te shumes , ne masen 1.5 milion euro.
    d) Rezulton nga korrespondenca e paleve dhe konkretisht letrat qe datojne me 08.11.2011 dhe 08.09.2011, si dhe shkresat e dates 24.07.2012 se pavaresisht se I.B.A., nepermjet njoftimit ka vene ne vonese keta dy debitore , nuk ka asnje pergjigje, veprim konkret apo shfaqe vullneti e tyre per shlyerjen e ketij detyrimi

    Ndermjet paleve ne proces ka lindur nje marredhenie juridiko-civile, e realizuar nepermjet nje transaksioni bankar, ne formen e kalimit te nje shume te caktuar nga llogaria e kerkuesit ne llogarine e Bankes Credins sh.a.

    Marredheniet financiare bankare ne Republiken e Shqiperise, mbeshtetur ne ligjin per “Banken e Shqiperise”, rregullohen nga ligji dhe mbikqyren nga Banka e Shqiperise e cila ushtron te gjithe kuompetencat e saj rregullatore mbi sistemin bankar ne Shqiperi.

    Nje nga menyrat qe ligji i njeh Bankes se Shqiperise per rregullimin e veprimtarise bankare ne vend, eshte edhe miratimi i rregulloreve te nxjerra ne zbatim te legjislacionit bankar ne fuqi.

    Keshtu, sipas rregullores nr.16/8 te Bankes se Shqiperise “Per sistemin dhe instrumentat e pagesave” miratuar me vendimin nr.148, date 20.11.1998 te Keshillit Mbikeqyres se B.SHqiperise nje nga format e pagesave me kalim ne llogari eshte dhe urdher-pagesa. Gjithashtu, me vendimin Nr.53 date 26.9.2007 eshte miratuar edhe rregullorja per funksionimin e sistemit nderbankar me vlere te madhe AIPS.

    Nisur nga sa më sipër, Gjykata çmon se në këtë gjykim ekziston mundësia e një të drejte, e cila sipas kerkuesit është shkelur, te drejte te cilen ai do ta realizoje dhe do ta rivendose nepermjet inicimit te nje procesi gjyqesor, ku kerkuesi deklaron se do te paraqese nje kerkese padi objekti i se ciles do te jete kthim shume brenda afatit te caktuar ne ligj, ku subjektet e mesiperme do te jene me cilesine e te paditurit.

    Gjykata çmon se në respektim të nenit 202/a të K.Pr.Civile tërësia e provave shkresore te cilat u paraqiten nga perfaqesuesi i I.B.A-s dhe që shoqërojnë këtë kërkim, vleresohen të mjaftueshme për gjykatën që të lejojë marrjen e një mase për sigurimin e padisë.

    (ii) Gjykata në lidhje me kushtin e dytë që duhet të plotësohet për marrjen e një mase sigurimi padie, (ekzistenca e frikës, që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet, do të bëhet i pamundur ose i vështirë) çmon se në çështjen objekt gjykimi, marrja e kësaj mase është e domosdoshme, pasi nga provat e paraqitura si dhe pretendimet e perfaqesuesit te kerkuesit ekziston mundësia që ekzekutimi i vendimit që do të marrë gjykata për të drejtën e pretenduar mund të bëhet i pamundur ose i vështirë qofte per shkak te gjendjes ekonomike, financiare dhe pasurore qe zoterojne keto dy shoqeri, ashtu dhe per shkak te situates juridike ne te cilat ato ndodhen.

    Gjate gjykimit rezultoi e provuar ne prova shkresore se :
    a) Nga provat e paraqitura nga kerkuesi dhe konkretisht ekstrakti Banka Credins ka kapitalin e saj rreth 29 milion euro , pra shume here me te vogel se detyrimi qe kerkohet ndaj tyre
    b) me shumen objekt gjykimi rezulon te jene blere nga ana e shoqerise “AMRA OIL” sh.a. aksionet e shoqerise “ARMO” sh.a. dhe ne keto kushte e vetmja pasuri e kesaj te fundit jane aksionet qe ajo zoteron ne kete shoqeri. Nga ekstrakti i shoqerise “AMRA Oil” sh.a., te leshuar nga Q.K.R. rezulton se mbi kuotat e saj eshte vene nje sekuestro konservative, cka sjell si pasoje qe te drejta e kerkuesit ne perfundim te nje gjykimi eventual do te viheshin ne veshtiresi per tu ekzekutuar jo vetem per vleren shume te larte te detyrimit.
    c) Rezulton me vertetimin e sekretarise gjyqesore qe prane Gjykates se Rrethit Gjyesor Tirane date 1.8.2012 ka nisur nje proces gjyqesor ndaj Shoqerise “Armo” sh.a. me padites shoqerine Albpetrol ku kjo e fundit kerkon nje shume prej 5 105 466 732 leke si permbushje e detyrimeve kontraktore si dhe penalitete ne masen 268 978 959 leke. Nga sa me siper rezulton qarte qe ekzistojne dhe kreditore te tjere te cilet mund te kene pretendime mbi aksionet e kesaj shoqerie, 85% te te cilave zoterohen nga Shoqeria “Amra Oil” sh.a.,a ksione keto qe pretendohet te jene blere me shumen objekt gjykimi

    Nisur nga sa me siper gjykata çmon te domosdoshme marrjen e mases per sigurimin e padise. E kunderta do te sillte si pasoje jo vetëm cënimin e të drejtës së pretenduar të paditësit, por ndërkohë dhe rrezikun e mosekzekutimit të vendimit në rast se kërkimet e paditësit do të mund të pranohen.

    Gjykata ne marrjen e mases per sigurimin e padise ka parasysh dhe Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.10, datë 24.03.2004 ne te cilin parashikohet se: “gjykata rast pas rasti ka diskrecion të vendosë një masë të natyrës së sigurimit të padisë që ajo e gjykon të dobishme dhe të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat e paditësit, por pa rrezikuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të të paditurit”.

    Marrja e mases per sigurimin e padise ne kete gjykim vleresohet nga gjykata si e domosdoshme. Kjo mase ka si qellim që të mundësoje dhe mbaje një gjëndje juridike dhe faktike konstante, e cila mundëson që të drejtat potenciale të paditësit të mbrohen nga bërja e vështirë e ekzekutimit të vendimit. Sa më sipër vjen në harmoni dhe në përputhje me dhe me vendimin e mesiperm të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ku shprehimisht thuhet : – “Marrja e masave të përkohëshme të sigurimit të padisë synon “ta mbajë gjëndjen ashtu siç është”, apo “të ngrirë”, deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit, e cila, për vetë natyrën e çështjes, duhet të realizohet nëpërmjet një proçedure të shpejtë dhe relativisht të thjeshtë, duke u kujdesur, gjithësesi, që të respektohet një standart i pranueshëm i një proçesi të rregullt ligjor”.

    Sa me siper eshte ne perputhje te plote dhe me kushtet e nenin 202 te K.PrCivile.

    Ёshtë e qartë që, në nenin 202, paragrafi b të K.Pr.Civile është bërë edhe një parashikim tjetër që gjykata të mund të marrë apo të lejojë masën për sigurimin e padisë, siç është dhënia e një garancie nga ana e palës paditëse për zhdëmtimin e dëmeve eventuale që mund t’i vijnë anës së paditur nga kjo lloj mase; por, në interpretim dhe analizë të dispozitës së mësipërme (neni 202 duhet interpretuar në tërësinë e tij), rezulton që nuk është e domosdoshme plotësimi në mënyrë të menjëhershme dhe të kondicionuar i të dyja kushteve të parashikuara në këtë normë proceduriale.

    Ёshtë pikërisht gjykata, (krejtesisht ne diskrecionin e saj) ajo e cila në respektim të kësaj norme proceduriale, pasi konstaton se plotësohen kushtet themelore për marrjen e kësaj mase, (kushtet e përmendura më sipër) vendos nëse është e domosdoshme të vihet edhe garanci pasurore apo jo nga ana e palës kerkuese. Ne lidhje me ceshtjen ne gjykim gjykata vlereson se plotesohen katerciperisht kushtet ligjore te parashikuara shprehimisht nga ligji per marrjen e kesaj mase.

    Bazuar ne sa me lart gjykata vlereson se kerkesa e paraqitur nga kerkuesi Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) “IBA”, per sigurimin e padise, gjen mbeshtetje ligjore ne baze te nenit 206 te KPrCivile i cili parashikon shprehimisht se “sigurimi i padise behet a. me sekuestrimin e sendeve te luajtshme dhe te paluajtshme dhe te kredive te debitorit, b) me marrjen e nga gjykata te masave te tejra te pershtatshme duke perfshire edhe pezullimin e ekzekutimit. Gjykata mund te lejoje sigurimin e padise me disa nga llojet e ndryshme te masave te sigurimit por gjithmone per nje shume te pergjithshme jo me te madhe se ate te padise.”

    PER KETO ARSYE

    Gjykata bazuar ne nenet 202, 204 e vijues te K.Pr.Civile.

    V E N D O S I

    – Pranimin e kerkeses.
    – Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne
    Zyrat e Rregjistrimti te pasurive te paluajtshme ne rrethe te tjera per pasurite e paluajtshme te Shoqerise “Credins” Sh.A. duke mos lejuar tjetersimin e tyre deri ne perfundim te gjykimit.
    – Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO” sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)
    – Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “AMRA OIL” sh.a.
    – Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “Armo” Sh.a.
    – Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.
    – Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.
    – Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter
    – Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante ne Gjykaten e Apelit Tirane.
    – U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.

    SEKRETARE GJYQTAR

    Ornela DODAJ Ilir ÇELIKU

    er llogari te familjes.

  9. debatik says:

    O popull ka dal tallalli neper Shqiperi,sepse ne Tirane,mafja e zhduk gazetat….por e verteta lexohet..
    TACI OIL + BANKA CREDIN PRONARE = LIRI REXHEP BERISHA
    Kjo eshte “LOJA “..SEPSE KETO PARA QE NDRYSHE THUHET E BEHET,LIGJEROHET EDHE ME SEKUESTRO NGA GJYKATA E Tiranes,posa erdhi ne karrike kryetari i ri i gjykates se Tiranes sic e lexuam edhe dje ne shtyp,shoku i Shkjelzenit……kjo shume miljona Euro shkojne ne Banken e Axerbajxhanit,sekuestro per familjen Berisha,qe i ka hyre frika dhe po vepron te transferoje pasurite..bukur nena liri,fondacioni liri end cooooooo.e vodhet e plackitet kete vend edhe me ligjerim gjykate,apo jo moj avokatja e fasllicit,Argita se skenaret tuaja mafjoze ketu do ti lash ke femije,mallkimi do bie nje dite,mos u gezoni shume…vajza e Sali,Liri Berishges,kjo eshte siguria….bravo,mos i gezofshi,nama e popullit mbi ju…po.po ka zot…zoti ju vrafte….
    POPULL …KJO ISHTE LOJA ME RREJTE E GENJY KETE MILET,TATALLI I GJYKATES,TALLALI I PREFEKTIT E BASHKISE SE TIRANE…KOHA E MANE KUKALESHEVE DHE QAZIM SALI RAM BERISHES=MAFJA BOTERORE

  10. Anti talebani says:

    Pse e hoqet lajmin more. Nuk e shikoj me ne faqen tuaj te internetit.

    Ishte goxha lajm interesant.

    Cka ndodhur qe lajmi seshte me ne internet?

  11. Murat says:

    sekreti i te shkruarit eshte lajmi i fresket dhe kush e jep i pari,ky do te thote biznes dhe te mbijetosh ne ekonmine e tregut.ju lumte!

  12. Ish ushtaraku says:

    Mos ja fusni kot, sa po lexoja gazeten Shqip, e ka lajmin per Tacin, pra nuk qenka lajm vetem te Tema dhe Shqiptarja

  13. Drini says:

    Ribotojeni artikulin akoma me te detajuar dhe dubloni cmimin e gazets.
    dhe taci do ti bleje te gjitha kopjet me siguri.
    Ketij i them bisnes une.

  14. qytetar says:

    Kjo verteton se ne kete vend,
    ka pak shtyp te lire,
    dhe qe mund ti mbyllesh gojen vetem me metodat naziste te djegjes.
    Jane keto para korruptive qe kane blere pjesen tjeter te shtypit e te medjas.
    Ne kete vend te sunduar nga diktatura kleptokratike.

  15. ajdin says:

    Tani edhe pake kohe do bllokojne edhe faqen e internetit.

  16. Lex Rex says:

    Ketu tek lagja ime (Komuna e Parisit) nuk gjeje ne treg jo vetem TemA dhe Shqiptarja.com por edhe Shqip. Shitesat thane se te gjithe sasine e ketyre tre gazetave i kishte blere i njejti person.

  17. Dilema says:

    Me cfare po i blejne gazetat??? Se pervec ketyre 75 milioneve Arzebajxhanas, ka borxh edhe disa dhjetera milione euro te tjera, nuk ka paguar qerate e pikave te karburantit etj. etj…………

  18. Shqiperia eshte e shqiptareve! says:

    Fundi i regjimit nuk vjen ndryshe!

  19. tradita says:

    sa qesharake. ne biznes keto jane gjera te zakonshme…. siç duket ju talleni me njeri tjetrin ose kush ta hane… mungese e plote serioziteti…

  20. Shkupi says:

    Per te miren e shqiptareve nese eshte e nevojshme gazeta e sotshme,,Tema,,te ribotohet 1o ditet e ardhshme si ,,shtojce,,e gazetes ne fjale.

  21. hajriu says:

    Ky eshte nje budallallik me oke , nuk mbulohet dielli me shoshe. Une nuk arrij ta kuptoj kete veprim se lajmi ka marre dhene se e dha edhe Top Channel.

  22. brace says:

    GAZETA TEMA,e GAZETA SHQIPTARJA COM,jane per tu felenderuar,per lajmin,qe ve komunistat hajdute ne siklete,duhet patur kujdes,se kriminelte e veshur me pushtet,ne raste te tilla,diskriminuese behen te dhunshem,e vrases.Gaztaret prestigjoze ne shkrime te tilla,duhet te ken kujdes,populli duhet te hape syte,ndaje egersirave ne largimin nga pushteti,qe deri me sote e kane mbajtur me dhune.

  23. xxxL says:

    i ka mare Monika krye….. me grupin e gjakut 0- qe kaper tja dhene Ilir bythes-

  24. Antoneta says:

    Gjithe tirazhin e gazetes e ka blere Galliani me Berluskonin ….
    Ose mund te jete qe RD nuk ka pase leter te shtype te sajen dhe ka ricikluar letren e ketyre gazetave ….

    E forte fare kjo. Hajde media e lire hajde …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje