Sot hapen ofertat për Albpetrolin. Sektori i hidrokarbureve bie në duart e privatëve. Braçe: Qeveria të ndalë shitjen

6 Shtator 2012, 20:38Politika TEMA

Në garë janë kompani amerikanë, rusë, francezë, kinezë e kuvajtianë

Para hapjes së ofertave për privatizimin e fundit strategjik, atë të kompanisë së naftës “Albpetrol”, interesi i shfaqur nga kompanitë ndërkombëtare është i lartë. Janë 15 firma që kanë tërhequr dokumentacionin, interes i cili pritet për konkretizohet në datën 7 shtator. Sipas informacioneve paraprake, në garë do të jenë kompani, amerikane, ruse, franceze, kineze, kuvajtiane, etj, çka do te thotë se tenderi për këtë shitje, pritet të jetë i fortë. Në një intervistë për “Vision Plus”, zëvendës ministri i Ekonomisë Enno Bozdo, thotë se konkurrenca e lartë do të sjellë maksimizim të rezultatit te këtij procesi. Mësohet se çmimi dysheme nga do të nisin ofertat është 50 milion euro.
Me privatizimin e “Albpetrolit”, qeveria nuk do te këtë më të drejtë në pasuritë e nëntokës dhe mbitokës, për sa i përket sektorit të hidrokarbureve. Shitja e kësaj kompanie është komplekse, pasi në lojë nuk është vetëm interesi ekonomik, por edhe ai gjeopolitik. Me finalizimin e këtij procesi, kërkimi dhe nxjerra e naftës në vend si dhe përpunimi i saj kalojnë tërësisht në duar të privatit. Privatizimi i “Alpetrolit” mbajti peng edhe rishikimin e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë deputeti socialist Erjon Braçe i kërkon qeverisë të ndalë shitjen e kompanisë Albpetrol, që sipas tij po kryhet në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

“Është e papranueshme që një sektor i tërë strategjik, për të cilin Shqipëria ka nevojë prioritare, siç është sektori i hidrokarburëve të shkojë i gjithi në dorë të privatëve, për më tepër që shkon në kushtet e një monopoli të pastër”, thotë zoti Braçe për Top Channel.

“Siç janë operatorët rusë ata serbë apo kinezë që janë paraqitur në këtë proces. Unë jam i bindur që nesër ata do të kenë ofertat më të fryra për të marrë me çdo kusht dhe për të ndikuar si kudo ku kanë ndërhyrë edhe në politikën kombëtare të këtij vendi”, u shpreh Braçe.

9 komente në “Sot hapen ofertat për Albpetrolin. Sektori i hidrokarbureve bie në duart e privatëve. Braçe: Qeveria të ndalë shitjen”

  1. E.S. says:

    QEVERIA E RREZIKUT KOMBËTAR

    Ne kȅto shtatȅ vjet tȅ qeverisjes sȅ Partisȅ tȅ vetȅquajtur Demokratike por qȅ pȅr ironi vetȅm e tillȅ nuk ȅshtȅ, numȅrohen vetȅm dy arritje pozitive dhe tȅ dyja jo shumȅ pȅr meritȅ tȅ qeverisjes se sa pȅr mȅshirȅn ndaj qytetarȅve tȅ Shqipȅrisȅ qȅ vȅndet e NATO-s dhe tȅ Bashkimit Europian treguan kur na ftuan tȅ jemi anȅtari mȅ i pa-peshȅ i njȅ strukture ushtarake dhe kur hoqȅn regjimin e vizave. Por edhe kȅto dy arritje bȅhen fare tȅ parȅndȅsishme pȅrpara vrasjeve tȅ qytetarȅve te kȅtij vendi nȅ Gȅrdec dhe mȅ 21 Janar dhe shkeljeve tȅ panumȅrta te ligjit ne emȅr tȅ partisȅ-shtet dhe korrupsionit tȅ familjes.
    Deri kȅtu ȅshtȅ ne dorȅn e çdokujt ta tolerojȅ kȅtȅ qeveri tȅ vrasȅ e tȅ vjedh apo ta ndalojȅ me protesta, por pȅr fat tȅ keq nuk ȅshtȅ mȅ kaq e thjeshtȅ qȅ nga momenti kur kjo qeveri vendosi tȅ ndryshoj kufinjtȅ shtetȅror dhe tani nuk ȅshtȅ mȅ vetȅm anti qytetare por edhe anti kombȅtare. Shqipȅria e gjen veten nȅ kȅtȅ 100 vjetor tȅ pavarȅsisȅ sȅ saj tȅ kȅrcȅnuar nga kjo qeverisje qȅ ka rrȅnuar me qȅllim ekonominȅ, sistemin gjyqȅsor, sistemin e edukimit, shȅndetȅsinȅ dhe qȅ po i jep biznese strategjike njerȅzve tȅ dyshimtȅ tȅ lidhur me qarqet Greke dhe Serbe.
    Njȅ qytetar i thjeshtȅ Shqiptar sot gjen kujdes mȅ shumȅ nȅ spitalet e vȅndeve tȅ huaja se nȅ vȅndin e tij, gjen njȅ shkollim mȅ tȅ mirȅ jashtȅ kufinjve shtetȅror se nȅ vȅndin e tij, gjen mȅ shumȅ tȅ drejta nȅ gjykatȅn Europiane se sa nȅ ato tȅ vȅndit tȅ tij, sot njȅ qytetar i thjeshtȅ e ka jetȅn mȅ tȅ sigurtȅ jashtȅ shtetit se sa nȅ shtetin e tij dhe nȅ fund gjen mȅ shumȅ pȅrkujdesje nga tȅ huajt se sa nga qeveria e tij dhe kjo tȅ dashur bashkȅatdhetarȅ ȅshtȅ rrȅzimi i shtetit pȅr shkak tȅ qeverisjes antikombȅtare tȅ koalicionit mȅ tȅ korruptuar qȅ ka pare historia e kȅtij vendi. Kȅtȅ vit ne nuk kemi arsye tȅ festojmȅ 100 vjetorin e pavarȅsisȅ por tȅ vajtojmȅ rȅnien e shtetit tȅ Shqiptarȅve sepse me indiferencȅn dhe me vendosjen e interesit personal pȅrpara atij kombȅtar po lejojmȅ kȅtȅ qeveri tȅ na mohojȅ tȅ drejtȅn mȅ themelore atȅ tȅ lirisȅ pȅr tȅ jetuar tȅ sigurtȅ nȅ shtetin tonȅ.
    Mark Twain nȅ njȅ kuotȅ tȅ tijȅn thotȅ; tȅ mbeshtetȅsh tȅ gjitha pushtet tek njȅ parti dhe ti mbash aty ȅshtȅ tȅ garantosh qeveri tȅ keqe dhe degradimin e sigurtȅ dhe gradual tȅ moralit publik dhe ai nuk e ka njohur Saliun as nuk e ka ditur qȅ njȅ ditȅ kjo do tȅ tingȅllojȅ kaq reale pȅr qeverinȅ tonȅ. Sot ne jetojmȅ nȅ njȅ vend ku policia pȅrdor dhunȅ dhe ȅshtȅ nȅ nivelet mȅ tȅ ulȅta tȅ edukatȅs qytetare, sot jetojmȅ nȅ njȅ vend ku arroganca e punonjȅsve tȅ shtetit, duke filluar nga Kryeministri, ȅshtȅ ulȅritȅse, sot ne jetojmȅ nȅ njȅ vend pa drejtȅsi ku vetȅgjyqȅsia po bȅn kȅrdinȅ, sot jetojmȅ nȅ njȅ vend ku çdokush mundohet tȅ marrȅ çfarȅ tȅ mundet pȅr tȅ mbijetuar dhe ku korrierȅt e drogȅs janȅ shtuar frikshȅm dhe sȅ fundmi ne jetojmȅ nȅ njȅ vend qȅ pȅr shkak tȅ mos qeverisjes duket si ai i sȅmuri me kancer qȅ kimoterapia e ka lȅnȅ pa flokȅ vȅnde vȅnde dhe e vetmja rrugȅdalje ȅshtȅ shȅrimi i plotȅ duke hequr qafe kȅtȅ sȅmundje tȅ rȅndȅ pȅr kombin tonȅ qȅ ȅshtȅ qeveria e Sali Berishȅs.
    Çdo ditȅ qȅ kalon ȅshtȅ njȅ kambanȅ alarmi mȅ shumȅ pȅr dizintegrimin e shtetit dhe sado optimist qȅ tȅ jemi se kjo qeveri do tȅ ndryshohet me vote nȅ zgjedhjet e ardhshme, fjala e Sokol Olldashit nȅ parlament se do ta mbrojnȅ pushtetin edhe me pallȅ ȅshtȅ njȅ realitet qȅ ne duhet ta besojmȅ, sepse askush nga kȅto pushtetarȅ qȅ kanȅ shkelur ligjet me tȅ dyja kȅmbȅt nuk do ta lȅshojȅ pushtetin aq kollaj e tȅ vetȅ dorȅzohet nȅ prokurori.
    Me njȅ pesimizȅm tȅ thellȅ pȅr moralin e kȅsaj qeverie ne kemi dy rrugȅ pȅrpara, njȅra ajo e nȅnshtrimit, dhunimit dhe humbjes graduale tȅ idenditetit dhe sovranitetit pȅr interesat tona personale, dhe rruga e dytȅ ajo e lȅnies mȅnjanȅ te tifozllȅkut partiak dhe bashkimi nȅ njȅ pȅr ti thȅnȅ jo kȅsaj qeverie tȅ pȅrbȅrȅ jo nga parti politike por nga koalicioni i rrezikut kombȅtar.

    1. N.VJOSA says:

      O njerez te mire,
      NDALNI TRADHETARIN TE MOS SHESE PASURIT E NENTOKES, SIDOMOS NAFTEN!
      Shitja totale e Albpetrolit do te thote qe i huaji te kete te drejte te beje çfare te doje me te se e ka Pronen e vet!
      Asnjë shtet i pamvarur nuk u jep te huajve me shume se 50 perqind te Pronesise se humbet te drejten e vendimmarrjes mbi Pasurit e Popullit!
      SHQIPERIA PO KTHEHET KOLONI DHE SHKUAR KOLONISE,
      O njerez te mire, ndalni veprimet e te Ç M E N D U R I T !!!!!

  2. Une Pyes! says:

    Cfare mbetiu=i tjeter?!!
    Nje qeveri qe eshte e suksesshme, e dyta pas Gjermanise, nuk shet, por blen!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

  3. debatik says:

    kjo eshte ceshtje qe duhet te ngrihet populli, jo e lagu, se lagu me imunitetra. tani te hiqen votimet, kurumi, fabrika e cimentos, kjo e fundit e Bases se plehrave dhe me e rendesisshmja albpetroli, te zgjedhin me rotacin kryeministrin e vendit, apo me konsensus kinein apo rusinqe do e fitoj albpetrolin.

  4. Enno me dy "N" says:

    Nuk i kuptoj shqiptaret,qe po te blehet nga ruset,serbet,kinezet eshte shume keq,po ta blejne amerikane eshte shume mire!?Problemi qe duhet te anullohet kjo shitje,nuk eshte se kush do ta bleje,por cfare pasurie po blen.Ai qe do fitoje do marre shume,shume, imagjinoni ,shqiptaret dhe qeverite e tyre nuk do te kenë më të drejtë në pasuritë e nëntokës dhe mbitokës, për sa i përket sektorit të hidrokarbureve.Tani mendoheni vete cfare po shesim dhe cfare do bleje,kush do ta bleje.

    1. Koço Pulexhi says:

      Jemi shitur perfundimisht.U kry.Shqiptaret me k… ne dore.

  5. john Tirana says:

    I dashur Mero,

    Ndiq ardhjen e Damir Fazllic ne Tirane si sekseri i ruseve te Gazprom dhe projektit te gazit South Stream, i cili kalon nga Bullgaria ne serbi e Slloveni. Ky projekt konkuron direkt me projektin TAP dhe ate Nabucco qe perkrahet nga SHBA. Nese Berisha vendos ti jape Albpetrolin Ruseve Shqiperia behet pjese e aksit te se keqes dhe sfidon Ameriken ne te njejten dite te vizites se Rikterit ne Tirane. Kjo nuk duhet te ndodhe. shume thx per daljen e kameramanit ne nje kohe aq te shkurter……….

  6. Qemal says:

    Plan i serbise,per ta bere shqiperine koloni te sajen po finalizohet nga dhenderi i saj Sali Besisha,gjaku i derdhur shkoi kot,asnje nuk e kundershton te gjithe e kane frike ose ai u ka hedhur ndonje kocke qe ata ta lepijne.E vetmja zgjidhje te ngrihet populli ne kembe dhe te shkoje para deres se shtepise se tij dhe para kryeministrise dhe te ulet aty dhe prokuroria te arrestoje menjehere Sali tradhetarin o sot o kurre neser eshte shume vone.

  7. Qemal says:

    Plan i serbise,per ta bere shqiperine koloni te sajen po finalizohet nga dhenderi i saj Sali Berisha,gjaku i derdhur shkoi kot,asnje nuk e kundershton te gjithe e kane frike ose ai u ka hedhur ndonje kocke qe ata ta lepijne.E vetmja zgjidhje te ngrihet populli ne kembe dhe te shkoje para deres se shtepise se tij dhe para kryeministrise dhe te ulet aty dhe prokuroria te arrestoje menjehere Sali tradhetarin o sot o kurre neser eshte shume vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje