THE ECONOMIST: Pritet një progres- raport i ashpër. Gjermania ka nisur të kontrollojë vetë faktet

10 Shtator 2012, 13:25Politika TEMA
THE ECONOMIST: Pritet një progres- raport i ashpër. Gjermania ka nisur

Ky më poshtë është shkrimi i gazetarit të njohur britanik, Tim Judah, ku flitet për integrimin e Ballkanit, duke paralajmëruar se progres- raporti i këtij viti, ndryshe nga vitet e shkuara, do jetë më i ashpër. Titulli i shkrimit është “Qarku i integruar”.

 

Nga Tim Judah, The Economist

 

Integrimi evropian është akoma qëllimi strategjik kryesor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por kriza në Europë ka ndryshuar peizazhin politik. Deri në fillimin e saj disa gjëra ishin të qarta. Për anëtarët e Bashkimit Europian qëllimi i afrimit të ish- vendeve jugosllave dhe Shqipërisë ishte stabilizimi i rajonit, ndërsa për shtetet e Ballkanit ideja ishte për të përdorur procesin për të ndërtuar shtete moderne dhe funksionale. Tani të gjitha bastet janë mbyllur. Askush nuk e di se çfarë përmban e ardhmja për shkak se askush nuk e di si do jetë BE pas një viti, le më pas dhjetë vitesh.

Ceshna Pusic, ministrja e Jashtme e Kroacisë, thotë se kur vendi i saj të bashkohet me BE-në në korrik të vitit të ardhshëm, do jenë mbushur 12 vite e katër muaj punë për të mbërritur aty, që nga nisja formale e procesit, dhe se BE-ja ku do hyjë Kroacia nuk është ashtu siç mendohej në fillim të procesit. Pas Kroacisë, vendet e mbetura, Serbia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja janë në faza të ndryshme të rrugës drejt BE, por do të duhen vite përpara se vendi më i përparuar prej tyre, Mali i Zi, të bashkohet me BE-në.

E gjitha kjo dhe kuptimi i saj është diskutuar në një punim të shkëlqyer të Dimitar Bechev nga Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë. “Kriza e euros jo vetëm që ka vrarë zgjerimin, por po e vendos rajonin në periferi të periferisë. Në të shkuarën, në kohë të mira, perspektiva evropiane dhe prosperiteti i saj ishin përçuar në periferinë juglindore, por tani në një kohë krize po eksportohet destabilitet”.

Ekonomitë e Ballkanit janë tani aq të integruara në eurozonë dhe një gjë e tillë nuk është çudi. Shumica e eksporteve të tyre shkon në eurozonë dhe remitancat janë shumë të rëndësishme, sidomos për Shqipërinë dhe Kosovën. Pothuajse të gjithë treguesit janë në rënie dhe nuk ka vend për optimizëm në sfond. Në të vërtetë, siç e thekson zoti Bechov “për të gjitha qëllimet praktike, Ballkani tashmë është pjesë e BE-së”.

Si rezultat, ai argumenton se “stanjacioni dhe rritja e papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, ka fshirë mbështetjen për ato parti që Brukseli pëlqen t’i quajë reformiste. Votuesit në Ballkan nuk i janë kthyer Europës në vetvete, por ka pak të ngjarë të marrin ndonjë premtim për të ardhme të ndritur”.

Gjithashtu shtetet anëtare të BE janë dyshuese më shumë se kurrë rreth asaj se sa janë reformuar në të vërtetë këto vende. Në të vërtetë, ndërsa në progres- raportet e viteve të kaluara janë përdorur standarde të arta nga Komisioni Europian, kësaj here disa vende, përfshi Gjermaninë, kanë nisur të bëjnë kontrollet e tyre. Ata kanë dyshime në lidhje me raportet e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin, për shkak se ata besojnë se ajo nuk është neutrale në procesin e zgjerimit, pasi ka interesa që këto vende të qëndrojnë në rrugën e integrimit, përndryshe nuk do kenë asgjë për të bërë.

Efekti grek po i ndryshon gjera. “Në Ballkan, evropianizimi ishte premtimi për modernizim, pasurim dhe mirëqenie. Por drama greke ka bërë që ky imazh të marrë një goditje të rëndë. Greqia ka qenë një vend model për rajonin, i ngritur nga varfëria në pasuri, nga prapambetja në prosperitet. Tani Greqia është një paralajmërim për rreziqet e evropianizimit pa transformim të thellë”.

Tragjedia është se kur rajoni i mbytur nga luftërat dhe problemet e dekadave të fundit të jetë gati për tu anëtarësuar, mund të jetë tepër vonë. Timothy Garton Ash, historian dhe komentator britanik, duke shkruar për Foreign Affairs, parashikon se në të ardhmen BE mund të mbijetojë si një pallat origami letrash dhe institucionesh, që do të bjerë gradualisht si Perandoria e shenjtë Romake.

Zoti Garton Ash mund të jetë gabim dhe deri më tani vendet e Ballkanit nuk kanë shumë zgjedhje, por të vazhdojnë të punojnë drejt anëtarësimit, edhe pse nuk kanë idenë se çfarë BE-je do i presë kur të jenë gati. Por siç argumenton në mënyrë korrekte zoti Bechov, ato duhen inkurajuar për të bërë këtë dhe BE duhet të rinovojë qasjen pasi “BE akoma mund të jetë zgjidhja në vend të problemit… në rast se nuk e heq zgjerimin nga axhenda politike.”

8 komente në “THE ECONOMIST: Pritet një progres- raport i ashpër. Gjermania ka nisur të kontrollojë vetë faktet”

  1. Genti says:

    Krahasuar me origjinalin vura re nje gabim: ju keni shkruar qe kriza e euros ”JO VETEM QE E KA VRARE ZGJERIMIN” ndersa Tim Judah duke cituar Dimitar Bechev shkruan se ”kriza e euros NUK E KA VRARE ZGJERIMIN / The euro crisis HAS NOT KILLED ENLARGEMENT but it is relegating the region ”.

  2. Shuem institucione evropiane luajne disa lojra. PSH OSBE i intereson qe Shqiparia dhe Ballkani te jene sa me gjate ne tranzicion. Pse? Sepse marrin rroga shume te larta drejtuesit e tyre. Wolfarth paguhet rreth 16.000E ne muaj per veshtiresi pune. NQs OSBE Ose Seqiuqe ne 98 do sanksiononte reformat e domosdoshme tranzicioni do ishte shkurtuar por dhe rrogat etyre. Prandaj ato genjejne duke thene ” Nje hap Para dhe nje hap Anash”. Kjo lloj amullie eshte perfekte perAmbasadoret e vendeve evropiane ( qe kane politika shume te ndryshme nga Bashgkimi evropian). Psh Ambasada Austriak, Italiane, apo Greke jane te inetersuar per kete situate qe te blejne sa me lire asatet e vendit. Prandaj Bode nje here ne jave viziton ambasaden austriake ne menyre jo zyrtare.

  3. L.H says:

    Genti,ka te drejte ‘kriza e eurozones nuk e ka vrare ‘integrimin’POR…
    ‘Integrimin’ e ketij vendi e ka vrare ‘politikat’ e trurit ‘asfalt’ qe kane qene 22 vjet refraktare ndaj politikave ekonomike te zhvillimit-
    Ky vend me politikat 22 vjeçare qe kane ndjekur organizmat financiare nderkombetare(FMI,BCE)e vendet qe i komandojne ato ESHTE TRAJTUAR AS ME PAK E AS ME SHUME SI VENDET E AFRIKES.
    ‘JU DO EKSPORTONI VETEM LENDE TE PARE,NAFTE,MINERALE ,ENERGJI E DO IMPORTONI GJITHE TE TJERAT.PRODHIM ZERO ZHVILLIM ZERO.

    P-S-Shqipetareve kush do tua thote kete kur medja e shkruar e ajo vizive per ekonomine nuk di se nda pierdh gomari?Tani sikur po òuditen me ‘albpetrolin’.Shtypi ashtu si shqipetaret deri me sot ka ngrene:”LIRIA E TREGUT TE LIRISE SE TREGUT TE LIRISE’.Gjuhe patologjike psiqike e Fevzinjve.

    1. mirel says:

      LH te pergezoj per komentin.

  4. elinor says:

    12 vite i jane dashur Kroacise per procesin e integrimit?! Eeehh, po nuk kane nje ministre integrimi si kjo e jona ata, prandaj. Ne e zgjidhim problemin me nje pyetje te vetme: “Si fa o non si fa?”. Edhe po qe se “non si fa”, fajin e ka opozita e para dhe Evropa e dyta!

  5. saliheqenefi says:

    per nje gje te jeni te sigurte ,qe shqiptaret do mbesin shqiptare ne cfardo situate,vlerat tona jane stabile qysh nga periudha pellazgo-ilire,ne jemi krenar edhe sikur te na mungoje produkti.

  6. SHQIPERIA DO VUAJ PER JETE says:

    QAJENI EUROPEN TANI O SHQIPETARE FRIKACAKE
    DHE RRUMPALLE, TANI ESHTE TEPER VONE.

    EUROPA NUK KA NEVOJE PER NJE VEND “RRUMPALLE”
    KU SUNDON NJE RACE E PA NJOHUR NE BOTE “MALOKERIA”.

    SHQIPERIA DO VUAJ PER JETE TE JETEVE !

  7. shqiptari says:

    Neve bejme komente apo nuk bejme komente. Vlera eshte = 0000..Kure do te bindeni qe komentet tona jane te pafuqishme.Jane kenaqesi te vetevetes,
    por ne realitet.Politikanet shqiptare jane vegla e te forteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje