Edi Rama në Bruksel: Shqipëria nuk meriton thjesht një të ardhme europiane. Ajo meriton një të tashme europiane (FOTO)

20 Shtator 2012, 20:42Politika TEMA
Edi Rama në Bruksel: Shqipëria nuk meriton thjesht një të

Partia Socialiste ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe origjinale për të promovuar imazhin e vendit tonë në këtë vit të përvjetorit të 100 të pavarësisë, por edhe në një moment delikat siç është shqyrtimi i kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Një ekspozitë me 50 harta të trojeve arbërore të vizatuara në harkun e 17 shekujve, e titulluar “Euro-Albanian Contacts” është organizuar nga Partia Socialiste në mjediset e Parlamentit Europian. Ajo është e para ekspozitë e këtij lloji, që paraqet kartografinë e trojeve arbërore në shekuj.

Në fjalën e mbajtur në çelje të ekspozitës kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehu besimin e tij të palëkundur se Shqipëria është e gatshme për të rilindur sërish duke kthyer një faqe të re të historisë së saj, në kapitullin e Bashkimit Europian. Sipas tij “Shqipëria nuk meriton thjesht një të ardhme europiane. Ajo meriton një të tashme europiane”.

“Bukuria e këtyre hartave të vjetra qëndron tek fuqia e jashtëzakonshme që ato ushtrojnë tek kushdo që bie në kontakt me to. Kur shoh këto harta historike unë shoh Shqipërinë time. Shoh një Shqipëri europiane që ka qenë pjesë e këtij kontinenti prej shekujsh e shekujsh me radhë,” tha Rama.

Më pas Edi Rama foli edhe për çështjen e statusit të kandidatit. Lideri i opozitës tha se është populli ai që nuk mund të penalizohet për të tretën herë për shkak të keqqeverisjes: “Dua që këtu të jap një mesazh të qartë: pushteti aktual mund të mos e meritojë statusin kandidat, por atë e meriton populli shqiptar. Prandaj këtu ju kërkoj dhe uroj që të gjithë ju të mbështesni popullin shqiptar. Por në të njëjtën kohë, ju kërkoj të jini dhe vigjilentë. E di nga përvoja e hidhur, se zgjedhjet në Shqipëri mund të fitohen dhe humben, jo me vota, por me manipulime dhe vjedhje. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Ju kërkoj të jini vigjilentë dhe të kuptoni rrezikun, dhe ju kërkoj të qartësoni paraprakisht pasojat serioze për ambiciet europiane të Shqipërisë, nëse praktikat e së kaluarës nuk mbulohen nga pluhuri i historisë, ku e kanë dhe vendin.”

“Unë e di se cilat janë pengesat dhe jam i gatshëm t’i heq ato. Pavarësisht problemeve në Eurozonë, e ardhmja jonë është në Europë. Unë jam i bindur se rruga Europiane është rruga e drejtë që duhet ndjekur. Unë jam i qartë për ndryshimet që na nevojiten dhe për përpjekjet që duhet të bëjmë për t’i arritur.”

Përshtypjet e pjesëmarrësve ishin interesante. Libor Rouçek, Zëvendëspresident i Socialdemokratëve në PE thotë: “Ç‘ka është interesante dhe e rëndësishme të shihet është se Shqipëria është në hartën e Europës që prej 2000 vjetësh. Është një komb i vjetër, pjesë e Europës dhe e kujtesës tonë, nga librat dhe hartat e vjetra.”

Angel Martines, Zëvendëspresident i PE, një prej iniciatorëve të hapjes së kësaj ekspozite në mjediset e Parlamentit Europian thotë se “Kjo ekspozitë dëshmon përtej ç’do dyshimi që Shqipëria është pjesë e Europës. Është pjesë e gjeografisë europiane, është pjesë e historisë europiane, është pjesë e kulturës europiane, por Shqipëria ndan me ne jo vetëm gjeografinë, historinë dhe kulturën, por edhe problemet që ndajmë të gjithë. Shqipërisë i ka munguar fati jo vetëm gjatë diktaturës së tmerrshme, pasi më parë Shqipëria ka qenë një tokë pushtimesh, shfarosjesh të të gjitha formave dhe një vend që nuk ka pasur shumë falenderime për t’ju dhënë shumë europianëve, përfshirë këtu edhe demokratët europianë.”

Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin në PE, që vjen nga partitë e djathta të këtij parlamenti është shprehur se hapja e kësaj ekspozite është një ndihmë për vendin dhe një mesazh shumë i rëndësishëm për të njohur lashtësinë e qytetërimin e vendit: “Është shumë mirë që kjo ekspozitë u organizua pasi shumë njerëz në Europë, apo në vetë Parlamentin Europian as nuk e kanë idenë sa e lashtë, e qytetëruar dhe historike është Shqipëria. Kjo e ndihmon vendin tuaj dhe përbën një mesazh të rëndësishëm. E në këtë kuptim, është një iniciativë e mirë e Partisë Socialiste së bashku me grupin e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, dhe si rezultat është një ngjarje shumë e mirë dhe fisnike për Shqipërinë.”

Përreth katër ditë, në ambientet e Parlamentit Europian në Bruksel u ekspozuan 50 harta dhe 50 libra mbi Shqipërinë. Në javët e ardhshme kjo ekspozitë do të zhvendoset në Tiranë ku do të jetë e hapur për publikun shqiptar.

34 komente në “Edi Rama në Bruksel: Shqipëria nuk meriton thjesht një të ardhme europiane. Ajo meriton një të tashme europiane (FOTO)”

  1. Peti pe Verteti says:

    O po nuk e beni dot vezen e Jarit ju jooooooo!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html

    1. bamke Qylollari says:

      O Edo me keto harta do vish ne pushtet o daj? Saliu mbush kutit dhe ti jep konsensus. 3 muaj bone bllof me kundershtu imunitetit dhe ne fund te uli ne byth Berisha. Turp o njeri shite gjithe elektoratin

      1. Gent Bushati says:

        Shikoni nje video interesante nga rruget e Tiranes sot!
        CEZ mendon per klientet e saj dhe policia rrugore fle gjume!
        Publikohet per here te pare te TemA!
        http://www.youtube.com/watch?v=6s-2ajn2U78&feature=youtu.be

        1. Xhezair Bushi says:

          O pike e zeze! Ca kujdesi per klientin?!! Ata duhen gjobitur, targat u duken ne video shume prej makinave te tyre.
          Po si nuk duket asnje polic ne horizont kur duhet xhanem?!!!

      2. ιωαννα says:

        jo more daje,ndoshta shiti ty po elektoratin jo. Elektorati eshte me te gjithmone. Ju qe flisni keshtu nuk jeni socialiste,jeni sherbetore te se djathtes e te Saliut.

    2. arberia says:

      Me ne fund Z. Rama u bind qe shqiperia ka bere nje kthese te madhe . Ashtu si ju Z. Rama .
      qe harten gjeografike te shqiperise e njeh europa
      kete ne e dime shume mire . por populli don te dije perse nuk e ngrini zerin kaq shume per coptimin gjeografik te shqiperise. ………

      .

  2. keni se cfare te thoni me teper o komentues???
    ky veprim eshte SHQIPTARIZEM i vertete…..
    BRAVO EDI RAMA

    1. raimondi says:

      Shume mire e ka thene kete Bravo , por problemi eshte se a ka marre leje tek Greqia ky qe flet keshtu apo jo ?

      Se u ngelet qejfi atyre dhe do detyrohet te ndryshoje mendje pastaj…..

      Te mos i ngaterojme gjerat _-Nuk e themi kete meqense eshte ortodoks, se ortodoks eshte edhe Aleksander Meksi por Meksi kur shkonte ne Greqi ua perplaste ne surrat grekeve ceshtjen Came …..nuk e fuste koken tek zyra e Papandreut
      Apo kemi ortodksin tjeter Kristo Frasheri qe i thyen hyndet Janullatosit hapur fare

      Ndersa Edi eshte nje Yes-man i poltikes greke, dhe do e kete shume te veshtire qe te jete ne te njejten kohe edhe pro Shqiperise……

      Nuk mund t ejesh pro Shqiperise kur je nje servil i nje shtet Kaq shume armiqesor ndaj nesh sac eshte Greqia_-Eshte e pamundur

      1. patrioti says:

        Bravo..Me kete koment je treguar nje pleher i vertete..nese edi rama eshte grek babai yt berisha ca dreqin eshte ?? rama e coi en gjykate vjedhjen e detit o plere..turp qe kemi te tille..ose me sakt kafshe te tille

        1. raimondi says:

          Ne gjykate nuk e coi Rama e coi Kolonel Pashai , se Rama as qe kish ndemrned ta conte……….

  3. dritani says:

    Ju lumte!

    Duket sikur ne shqiptaret kemi hequr dore nga te berit gjera te mencura por kjo ekspozite dhe simbolika qe mbart vertetojne te kunderten.

    Do ta shijoj kur te hapet ne Tirane.

    1. anticensurë says:

      o dritan mbetëm vetëm me SIMBOLIKA!të tjerët i bëjnë reale dhe ta thonë copë në fytyrë!
      kurse ne te hermetika dhe te shkrimi ndërmjet rreshtave!
      o shqipo e radhës së frikacakëve!gërku të mban ligjin e luftës dhe të thot se do të të vërsulem për të të pushtuar ti vazhon me simbolesha!sërbi dënon shqiptarët me burg ti vazhdon me simbolika!
      hik or bole!

  4. HORRI bulevardit says:

    E ndoqa nepermjet lajmeve, ekspoziten dhe pashe me te vertete nje vleresim maksimal nga eurodeputetet te djathte e te majte.
    Europa nuk do gradacela, se ato i ka vete, por do historine dhe kulturen e lashte, qe neve sna mungojne, por na mungon kthjelltesia, na ka mbuluar idjotesia, duke e paraqitur vehten si ajo pjese qe Europa e ka kaluar para 200 vjeteve, qe ska qene aq fort e bukur.
    Ekspozite qe i mbulon te gjitha idjotesite berishiane dhe na paraqet nje popull sic e meritojme.

  5. Claus says:

    Ore keta kujtojne se jane ne Shqiperi qe mund te thuash dhe te ekspozosh c`fare te duash dhe askujt nuk i kruhet, ca nga padituria, ca nga “hajde varja ketij muhabeti”.

    Te paraqesesh harta, sic thone, ketu e 17 shekuj me pare dhe te sjellesh argumente qe Shqiperia i perket Europes eshte mediokritet dhe injorance.
    Ky njeri, Edi Rama gjithmone me ka surprizuar. Me ka surpizuar me shemtine me te madhe qe paraqiti kur ishte minister kulture tek “Ekspo 2000”, me ate bunkerin mbuluar me lecka ku brenda tij shfaqeshin filma me vajtime nenash dhe grash dhe sot me kete 50 harta a ku ta di une.

    Ato harta nuk tregojne jo me Shqiperine, por as kufijte e Arberise. Ato tregojne territore banimi ku fillojne nga Kroacia e sotme dhe mbarojne deri ne Peloponez. Paraqitja e tyre si territore shqiptare eshte jo vetem qesharake por fut dhe ngaterresa historike me popujt fqinje.
    Une keshtu e kuptoj formulimin e tyre.
    Territore te pushtura nga Roma e Lashte me emra fisesh, pas tyre shekuj te tera pa nje dokument te sakte se kush ka ekzistuar ne keto ane, pas tyre territore te pushtura nga osmanet dhe te argumentosh se me keto cilesi ne i perkasim Europes eshte qesharake.

    Diku ne nje emision te TV gjerman dhe pikerisht tek “Terra X”, nje emision shume informativ argumentoheshin fillesat e lindjes se Europes se Bashkuar dhe kjo shkendije merrte udhe nga hapesirat qe kishte pushtuar (bashkuar) Perandoria e famshme romake. Ne kete hapesire perfshiheshin edhe territoret e sotme shqiptare.
    Kjo menyre paraqitjeje eshte me bindese dhe jo e kunderta duke thene “shiko se c`kemi qene” dhe “ku duhet te jemi”. Jo mor zoterinj ato kane qene territore, jo Shqiperi. Shqiperia mori jete ne vitin 1912.
    Ne ato kohera nuk ekzisonte as Serbi, as Kroaci, as Shqiperi, por Iliri. Dhe Iliria nuk eshte domosdomerisht Shqiperi.
    Nuk po hyj ne shekujt e mevonshem se pastaj dalim si rruar qethur duke kaluar ne Euroazi. Nejse, eshte Edi Rama .

    1. homeri says:

      —-Me duket se je pak konfuz .E cte keqe ka se tregojne teritore , edhe se jane teritore ato jane teritore ilire , pra teritore ku kane banuar paraardhesit tane . Jane te tjeret qe na kane cvendosur nga ato teritore

      1. kungulli says:

        Clausi nuk eshte konfuz. Ai ose eshte idiot, ose nuk ka lexuar kurre ndonje faqe historie, ose eshte ndonje grek nga ata qe merr pension.

    2. Gjergj says:

      Po mor vlla, po, por jane territore ku shkruhet Albania, e qe sot i kane te tjere. Mos je gje grek ti?

    3. raimondi says:

      E ke drejte ne parim,se Edi duke u peprjekut te beje gjera te reja dhe itneresante shkakton autogol
      porse ne lidhje me keto hartat nuk ka ndonje gje te keqe se ato jane me shume nje pike kurioziteti qe i shtyn edhe te hujate te mesojne dicka

    4. tefta says:

      PO TE TANA FISET DHE TE TANA EMRAT E POPUJVE TE VJETER KANE KUPTIMIN VETEM NE GJUHEN E SHQYPNIS SE SOTME MORE BIR ;PRANAJ THELLOHU NE LEXIM DHE DUHET ME BO ME RRONJE QE NGA ” RAMA “Egjyptit te vjeter ; HOMERI ;KOSMONOLLOGJIA E HESIODIT; ME PAS BIBLEN ;VEDAT;PLINI;HERODOTI;PLUTARKO DHE KESHTU KOPTON SHQIPERINE E SOTME DHE ARBERINE E ATEHERSHME DHE ILIRINE E DIKURSHME SE KU SHTRIHEJ DHE KU PERFUNDOJ ,pasi ne ne ka ik gjithmone deshira te mesoj dhe shume gjona une si kuptoj dhe kom qejf vetem te kundershtoj!

    5. kalorsi i zi says:

      Claus,
      Askush nuk mund ta heqi Sali Berishen pa lufte sepse jane interesa me te medhaja se Edi Rama, e perseris, e “padukshmja” eshte me e madhe se ajo qe shofim ne,,
      Persa i perket ekzpozites une mendoj se eshte nje prezantim i deshires se popullit shqiptar qe me perulje i kerkon evropes ta pranoj ne gjirin e saj sepse eshte viktime e interesave me te medha se vete ai. Kete mesazh po kalon Edi Rama dhe duhet perkrahur nga populli se eshte si AI luftetari qe po kerkon ta mbaje ndezur ate “shkendije” te endres te shqiptareve te ndershem per liri dhe drejtesi qe keta kriminele ja vodhen ja perdhunuan dhe nuk duan ta leshojne sepse nuk mundin sepse jane te lidhur me kontrate nga e “padukeshmja”. Edi Rama eshte realist dhe duhet perkrahur.
      pershendetje

  6. DUMBABEN says:

    Claus ti ke te drejte ,po te pakten te tregojme qe kemi antikitet ,se ka njerez qe mburren me lashtesine e xhamise se fatihut

  7. elinor says:

    Ne fakt, saliu sapo e ka pa kete ekspozite, do te kete lujt mendsh prej xhelozie dhe do te kete pushu nga puna nga 10-15 keshilltare pse nuk u shkoi mendja atyre te pareve per nje gje te tille.
    Sa per ate qe thote Rama, “Shqiperia meriton nje te tashme evropiane”, kam mendimin se as ai vete nuk e beson nje gje te tille ose, ne rast te kundert, edhe ai vete jetoka ne “Shqiperine e saliut” me rritje ekonomike te dyte ne Evrope.

    1. arbri says:

      ti mundohu o qyq i mjere, por historia e pjerdhur mitologjike e jotja e ka zanafillen teak ajo reale pellazgo ilire, o hajduter, po ju vjen fundi te gjitha te palarat ,po dalin sheshit.

  8. malcori says:

    europa kerkon standarte ,kta tregojne arat e stergjysherve ,hajde mere vesh shqypen, hej cna ka gjet

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po pse o mish me dy sy kultura e lashte e nje kombi s’tregon standart…?!?!?!

  9. sofra says:

    Po fillon dhe EDI me firmos si jozzy.
    Te nderuar lexuaes, sejvoni keto foto dhe ne vazhdim, sepse ne to do te keni ministrat e ardhshem.fushata ka filluar dhe ne baze te largesise qe mban shefi nga robi X , do te jete dhe rendesia e drejtorise ose ministrise qe do te mbaje neser ky personi X…

  10. enea says:

    Nuk e kuptoj obsesionin per nje cope status, kur Shqiperia nuk e meriton te kete nje te tille. Nuk i kuptoj daullet qe bien per nje vizion europian qe nuk perputhet me realitetin shqiptar.
    Si mund te kete integrim ne europe kur nuk ka integrim midis shqiptareve me njeri-tjetrin?
    Si mund te kete integrim kur populli (shumica e tij) eshte ne armiqesi dhe ne gjak mer qeverine?
    Per cfare na duhet statusi, cfare do perfitojme?
    Europa kerkon detyrime, ligje, rregull, dhe ne nuk kemi asnje nga keto.

    Kam pershtypjen se eshte nje perpjekje per te qetesuae shpirterat e hallakatur te popullit te mjere, disi injorant qe nuk eshte ne gjendje te kapi fatin e tij prej flokesh.

    Cuditem.Vertet

  11. Berlin says:

    Po ate nusen kinge sexy me emrin basha e kishte more Rama me vete se sja pame me asnje foto.

  12. vlora says:

    ata qe shkruajne kundra edit jane tipik injorante te qelbur qe kultura nuk i pranon ,jane qenije me instikte qe ngren bythen ne sheshin skenderbej qe ju ka tredhur sulltan saliu huomosapiensi me tri jelek anti plumb se eshte burr i ndyre. Eja ketu o drite qe vjen andej nga perendon.

  13. saliheqenefi says:

    je qytetar optimist mund te jesh, por idiot dukesh qe je i lindur,toponimet nuk tregojne standarte,aq me teper qe realitetin e ke primitiv,si me than kurva qe mamane e kam pas te ndershme,e nderkohe ka 20 vjet qe shkerdhehet O O O O O,,,IDIOT OPTIMIST

  14. saliheqenefi says:

    nuk jane te afte te justifikojne produktin e tyre ne shoqeri ktu e 20 vjet,dhe krenohen me katragjysherit,kjo eshte deficence mentale e epokes demokratike shqipetare

  15. Ne Washington sapo eshte hapur harto-ekspozita
    World Albanian Contacts – Mutacioni historio- hartografik i Vicidolit 1990-2012
    Kurator: Flamur Kuci, Agron Lufi, familja Bakellbashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje