Fermerët në pikë të hallit, Ministria e Bujqësisë jep 400 mijë dollarë reklamë për Frangajn me shokë

20 Shtator 2012, 17:55Politika TEMA

Ministria e Bujqësisë është në vështirësi fondesh kur bëhet fjalë për të ndihmuar fshatin, që e ka lënë në ditë të hallit, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për t’i dhënë paratë e taksapaguesve për të ushqyer një televizion që i shkon pas oreksit qeverisë dhe kryeministrit. Ky institucion ka harxhuar para për reklama qeveritare të pakuptimta dhe të panevojshme veçanërisht në vite elektorale.

Partia Socialiste ka vijuar sot denconcimin e skandalit të reklamave qeveritare duke bërë publike shifrat e shpenzuara për mediat pranë qeverisë nga një tjetër dikaster i rëndësishëm, siç është Ministria e Bujqësisë.

Deputeti Eduard Shalsi është shprehur gjatë një konference për shtyp se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë vetëm në vitet 2009 dhe 2011, me motivacionin qesharak “për të bërë njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar”. Për deputetin socialist është skandaloze që këto shpenzime janë bërë në një kohë kur qeveria dhe Ministria e Bujqësisë i mashtroi fshatarëve për rimbursimin me 6% të TVSH-së për shitjen e produkteve bujqësore, i mashtroi për shitjen e karburantit karburantin me 40 lek për litër dhe kur infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet është lënë në mëshirë të fatit.

Edhe kësaj radhe paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përfituar nga kompania “Promo shpk”, por edhe një tjetër kompani, e quajtur “Cover Media”

“Sot do kalojmë tek reklamat e një tjetër ministri. Mund të duket e pabesueshme, por është Ministria e Bujqësisë. Pra, ministria që e ka lënë fshatin në pikë të hallit dhe ankohet vazhdimisht për mungesë buxheti na paska para për të shpenzuar për reklama?! Në kushtet e thatësirës ku kjo qeveri dhe kjo ministri nuk ka marrë asnjë masë, lëre pastaj  infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Kjo qeveri dhe kjo ministri që u premtoi fshatarëve që do t’i rimbursonte me 6 % TVSH për shitjen e produkteve bujqësore, mashtrim. Kjo ministri që u premtoi fermerëve se nuk do t’ua shiste karburantin me më shumë se 40 lek për litër, gënjeshtër e madhe. Më duhet ta ritheksoj sikundër edhe herët e tjera edhe sot do t’i referohemi një dokumenti zyrtar. Është përgjigja që një ministër, e pikërisht ai i Bujqësisë, Genc Ruli, i ka dhënë një kolegut tonë deputet. Pra, flasim mbi shifra dhe mbi të dhëna zyrtare,” tha Shalsi.

“Ky dokument tregon se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për reklama. Dhe a e dini kur, në vitin 2009 dhe në vitin 2011, vite zgjedhore. Të gjithë e dinë vitin 2009 ç’ngjau, po ashtu edhe në vitin 2011. E pikërisht, në këto vite Ministria e Bujqësisë na shpenzoka 400 mijë dollarë për reklama, me justifikimin qesharak “për të bërë njohur zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar”.  Nuk kanë para për të bërë thertore kafshësh, ndërkohë që janë të gatshëm të therin paratë publike për të ushqyer klanin e tyre të pangopur. Kjo është e vërteta të cilën ne po ua zbulojmë shqiptarëve përditë. Si gjithmonë nuk mund të bënte përjashtim edhe në këtë ministri kompania Promo e Klanit familjar, ndërkohë që figuron edhe një tjetër kompani, Cover Media natyrisht jo e rastësishme në përzgjedhje. Asgjë nuk është e rastësishme në këtë qeveri.

Sigurisht që historia nuk mbaron këtu, do të vijojmë nesër, pasnesër me të tjera ministri e në të tjera xhevahire reklamash elektorale”.

7 komente në “Fermerët në pikë të hallit, Ministria e Bujqësisë jep 400 mijë dollarë reklamë për Frangajn me shokë”

  1. loni says:

    kot sa flisni,,nuk i mbushet menja fshataresise shqiptare per keto qe thua,,ata voten do tja japin perseri saliut,,se i genjen ai me nje thes me miell,,jan aq te trashe se nuk mund ti dallosh dote nga maloket,,sa here saliu i ka degjeneruar maloket,,ata perseri voten ja japin saliut,,sepse eshte shume e thjeshte,,jane te trashe nga mend e kokes,,

    1. Uarda says:

      Nuk eshte puna se jane te trashe. Puna eshte se ky tipi qe ka marre persiper te demaskoje PD-ne, eshte nga ata qe sapo e shikon dhe sapo i degjon dy fjalite e para, menjehere te vijne ndermend nje tufe fjalesh te tilla si: karabush, pallosh, gallof, pello, etj. etj….
      Nuk rrezohet Sala me kesoj pallash si ky bo…

  2. bushi says:

    O shqiptare, cohuni e pyesni: A ka prokurore ku vend, apo jo? Cfar presin keta zyrtare (hajdute) te perfolur te mendershtetit tone? Po thirrja e ambasadorit amerikan, u harrua pas cudise 3 diteshe…? Cfar presim akoma…?

  3. Pamvarësia says:

    O ,,bush”! Këto që thotë Shalësi, duhet të përpilojë denoncimin dhe ti a çojë prokurorisë. Ajo(prokuroria) duhet të bëjë detyrën e vet. Në se ajo hesht, duhen gjet mënyra të tjera ligjore për ti ndjekur hajdutët deri në skutat e fundit. Vetëm me konferenca shtypi, asgjë nuk bëhet. Jam dakord e solidarë me revoltën tënde.

  4. desi says:

    Ajo qe ka ik ka ik, po shihni kete vit 2012.Kriza ka perfshi cdo qelize e Ruli ben panair agrobiznesi bashke me mafiozin Enver Ferizaj( se Bumci me siguri eshte garnitur) dhe e zune gjithe sheshin per nje panair.Deri vjet ishte brenda pallatit kongreseve, tani qe jemi ne kulm krize e na duhet me nxjerr ndonje lek, e zgjerojme!!!!!!E kur, kur qeveria merr vendim qe te heq karburantet, dietat, trajnimet, etj etj per institucionet dhe kur biznesit i ka shku thika ne palce.A e dini sa qindra Euro i eshte marre biznesit per 1 meter katror ne kete panair??????Sa me be panair ne Paris e Keln.Po per ato reklama a e dini se 16000 euro ka pagu Ruli me nje hop, dhe kjo se jane ne krize?????Keshtu qe Shalsi le te dal te bjere tam tamit kot si me hidrocentralet e koncensionet, se po nuk mesoj se pse del e flet e cfare fiton PS, del e han “mender” kot!!!!!Avazi vazhdon, dhe llogari nuk jep askush.Ky eshte fakt.

  5. e verteta says:

    C’keni rene rehate ju te opozites:fantazo,shaje e kritiko,pa asnje lloj pergjegjsije,as zyrtare e as morale.Rrogat ecin,bisneset ecin…Ka si behet me mire?
    Te shohim c’do te beni e cdo te thone per ju,ne ardheshit ndonjehere ne pushtet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje