OSBE publikon RAPORTIN vjetor: Progres “ndal dhe ec”. Kritika për gjyqin e Metës dhe hetimin e 21 Janarit dhe Kreshnik Spahiut

20 Shtator 2012, 13:46Politika TEMA

Prezenca e OSBE në vendin tonë ka publikuar raportin vjetor, ku vlerësohet se progresi për këtë vit ka qenë “ndal dhe ec”. “Dëshira e fortë kombëtare për integrim të vazhdueshëm evropian shërbeu, sërish, si një katalizator për zhvillim dhe ndihmoi në zbutjen e interesave partiake. Gjithsesi, dymbëdhjetë muajt e fundit panë disa periudha “ndal dhe ec”. Në perspektivë, çështja kryesore është nëse të dyja palët do të arrijnë të ruajnë impulsin për reforma në vitin 2013, një vit që, për nga forma që po marrin zhvillimet, duket se do të jetë një vit zgjedhjesh parlamentare tejet konkurruese,” thuhet në raport.

Duke përmendur çështjen e presidentit, thuhet se ai nuk u zgjodh me konsensusin e palëve. Po ashtu theksohet se ai do jetë në qendër të kritikave në vjeshtë kur do zgjedhë kryeprokurorin e ri dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në raport kritikohen komisionet hetimore të mazhorancës për 21 janarin dhe për ish- nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po ashtu kritika ka edhe për gjyqin e Gërdecit dhe atë për ish- zëvendëskryeministrin Ilir Meta.

Gjeni më poshtë pjesë nga raporti:

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT

Ndërkohë që ishte në përputhje me Kushtetutën, procesi i zgjedhjes së Presidentit, i cili zgjati një muaj, nuk çoi në një marrëveshje ndërpartiake për ndonjë kandidat, duke u shoqëruar me akuza reciproke për mungesë vullneti politik dhe u zhvillua në një atmosferë mllefi politik.

Në takimin e parë me Prezencën, Presidenti Nishani identifikoi sektorin e drejtësisë dhe mirëqeverisjen si përparësitë e tij kryesore. Ka gjasa që ai të vihet në qendër të disa debateve të tensionuara publike, që nga kjo vjeshtë, në lidhje me disa emërime të mundshme nga ana e tij të Prokurorit të ri të Përgjithshëm dhe të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët emërohen me marrjen e pëlqimit të qartë të Kuvendit. Zgjedhja e Presidentit çoi edhe në disa ndryshime në Këshillin e Ministrave. Ndonëse emërimi i një Ministri të ri të Brendshëm ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zgjedhjes së presidentit,  ndryshimi i ministrave të partisë së dytë të koalicionit, përfshirë pozicionin e Ministrit të Jashtëm, gjatë kohës së kryesimit të një organizate ndërkombëtare, erdhi mjaft papritur.

REFORMA ZGJEDHORE

Sikurse me përgatitjen dhe përmbushjen e reformës zgjedhore, në fund, përgjegjësia për përgatitjen dhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve mbetet më së shumti në duart e drejtuesve kryesorë partiakë. Ata kanë mundësi thuajse të pakufizuara për të zhvilluar zgjedhje që përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare; po ashtu, kanë kapacitetin për ta shkatërruar procesin në themel dhe për të zhbërë arritjet pozitive të procesit të reformës.

REFORMA PARLAMENTARE

Përdorimi nga ana e koalicionit qeverisës të komisioneve hetimore të Kuvendit, njëri prej të cilëve u ngrit në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011, i cili u konsiderua nga opozita dhe nga disa ekspertë si një shpërdorim i rëndë i procesit të komisioneve hetimore dhe tjetri lidhur me veprimtaritë e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishte shqetësues. Që të dyja këto komisione duket të jenë ngritur me rezultate të paracaktuara, duke i tejkaluar kështu kompetencat që u jep Kushtetua, e cila lejon vetëm shqyrtimin e një çështjeje specifike dhe jo zëvendësimin e punës së gjyqësorit. Për më tepër, në kundërshti me praktikën e saj dhe me formulimin e qartë të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese u mohoi disa deputetëve legjitimitetin për të ankimuar kushtetueshmërinë e ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë. Ky vendim duket se e ka ngushtuar, në mënyrë drastike, të drejtën e pakicës në Kuvend për të vënë në diskutim kushtetueshmërinë e ligjeve, siç parashikohet në Kushtetutë.

SHTETI I SE DREJTES

Në përgjithësi, perceptimi i publikut – duke përfshirë atë të investitorëve dhe bizneseve të huaja të mundshme – për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave mbetet i ulët.

Vendimet e gjykatave marrë në rastin e dy çështjeve me profil të lartë ishin me shumë interes për publikun. Vendimi i shkallës së parë marrë për të ashtuquajturën çështje të Gërdecit, lidhur me shpërthimin në një fabrikë të çmontimit të municioneve, nga i cili mbetën të vrarë 26 vetë në vitin 2008, i dha fund një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet dhe 200 seanca. Gjyqi nuk mund të konsiderohet se është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë. Në veçanti, kohëzgjatja e tepruar e gjyqit, i cili shtyhej shpesh kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, ngriti shqetësime të herëpashershme. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, si aktori kryesor që mund të ndreqë rrethana të tilla, vazhdimisht nuk veproi. Një tjetër shqetësim ishte se ministrit të Mbrojtjes në detyrë në vitin 2008 nuk iu desh të paraqitej në gjyq në lidhje me përgjegjësitë që ai supozohej të kishte për këtë shpërthim, pasi as prokuroria nuk kërkoi një riheqje të imunitetit të tij pas rizgjedhjes së tij në Kuvend dhe as Gjykata e Lartë nuk i pranoi paditë penale të ngritura nga familjarët e viktimave.

Në një tjetër çështje, Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, ndaj të cilit ishin ngritur akuza për korrupsion. Gjykata u shpreh pas dhënies së atyre çka nga shumë vëzhgues u konsideruan si vendime të ndërmjetme të debatueshme, disa prej të cilave vështirë se mund të vihen në përputhje me ligjin, si për shembull përjashtimi nga Gjykata i regjistrimeve me zë dhe figurë dhe zbardhjes së tyre si dëshmi, caktimi i ekspertëve shqiptarë në vend të ekspertëve të huaj, apo rrëzimi i urdhrit për mbledhje provash.

MEDIAT

Autoritet rregullator i medias u akuzua për marrjen e vendimeve të motivuara politikisht që shënjestronin transmetues të caktuar dhe për marrjen e vendimeve menaxheriale arbitrare në lidhje me asetet e agjencisë. Për më tepër, autoriteti rregullator nisi një anketë për etikën në transmetim në faqen e internetit, gjë që shkelte qartë kompetencat dhe mandatin e tij si arbitër asnjanës. Media e shkruar, po ashtu, vuan nga mungesa e profesionalizmit. Shumë tituj gazete subvencionohen nga bizneset jomediatike të botuesve të tyre, të cilët i përdorin këto botime si mjete ndikimi mbi establishmentin politik. Cilësisë së gazetarisë i kushtohet vëmendje minimale; një numër i madh gazetarësh profesionistë janë zëvendësuar nga të porsadiplomuar pa përvojë, shumë prej të cilëve nuk janë paguar për muaj të tërë. Si rezultat, po dalin më pak raporte investigative si në median e shtypur ashtu dhe në atë të transmetuar. Kjo prirje është përkeqësuar më tej nga një ndjenjë dorëzimi nga ana e popullsisë sa i përket padobisë së raportimit të mirë investigativ, duke qenë se shumë raste mashtrimi dhe keqbërjeje të denoncuara në media nuk ndiqen nga organet ligjore. Aty ku rastet vihen nën ndjekje penale, të dyshuarit me profil të lartë shpesh kalojnë pa u ndëshkuar.

RAPORTIN E PLOTE E LEXONI DUKE KLIKUAR ME POSHTE

PC_report_20092012_alb

19 komente në “OSBE publikon RAPORTIN vjetor: Progres “ndal dhe ec”. Kritika për gjyqin e Metës dhe hetimin e 21 Janarit dhe Kreshnik Spahiut”

    1. futja pordhës says:

      Po këta çfarë na dinë ne?
      Mos vallë mendojnë se vetë ata janë hyjnorë dhe kështu,kur flasin ata,ne nuk i kuptojmë dot?
      Ku ishte ky mut muti kur bëhej gjyqi?
      Pse nuk dolën të flisnin në atë kohë?
      Këtij i duhet ti tregohet vëndi,dhe sa më larg duart nga shqipëria.

  1. Delli USA says:

    Pirdhe te cfryhesh OSBE,te gjitha cfar thuhen me siper jan dhe per shkak te OSBE-es e cila ka qene e njeanshme ne favor te Sali Kriminelit.Kesaj i thone si kofini pas te vjelave.

  2. gjaku i 21 janarit says:

    OSBE eshte kthyer ne nje ndermarrje biznesi,me burrokrate dhe mafjoze te cilet lobojne per kompani,banka,deri dhe ne lidhje me mafjen e plehrave me kollare.
    Nuk e kuptoj pse Aleanca kuq e zi nuk kerkon debimin e kesaj organizate thellesisht antishqiptare ?
    Eshte hipokrizi e tejskajshme e amerikes dhe europes por dhe e opozites
    qe vrasesit e te gjitha niveleve qe nga berisha ,arvizu,basha, etj e deri te agim llupo jo vetem po dalin te pafajshem por dhe nuk eshte cudi te dekorohen.
    Kam mendimin se populli shqiptar do tju a tregoi vendin ketyre qelbesirave te cdo perkatesie .
    FUCK OSBE!!!!!!!
    Lavdi deshmoreve te 21 janarit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Liu says:

    HAAAAAAAAAAAA GJYGJI I KOKLOPES 5-0 SI NDESHJE FUTBOLLI TANI U KUJTOVE QE TE JANE MARU LEKET E DO TE TJERA, JENI BO EDHE JU BIRA KURVASH JU BONI
    STAZHIN E KORRUPSIONIT NJE CIK PRESION E DUNE SE NWE 2013 DO MORESH LLOKMEN E MODHE QE TE NGELT NE FYT ISHALLA.

  4. progres keni bere ju o baba MONTI… NGA qoftet dhe KRIKELLAT e birrave qe i pije ne kembe ,, TANI i pi ulur dhe te paguara nga sistemi YT ”’ DEMOKRATIK”’ qe vret ATA qe protestojne per varferine e papunesine,, dhe qe protestojne per drejtesi ,,, DREJTESIA PER JU TE osbes fillon e mbaron tek shishja e birres

  5. enofieraku says:

    OSBE nuk te intereson hic kjo anarshi ty, eeee ????? Hajde kodosh hajde, ik ha ndonje kernacke andej nga Korca ,o rakixhi i pist, ne nje pisllik me berishen ,ha dhe gatuan dhe ti !!!

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Edhe nje kurve kur do me e dredhe shkruan nje mesazh me te gjate !!!
    Jane tash 13 vite ketu, marrin milionat, e per reformen zgjedhore kane shkru vetem 7 rreshta !!!
    Ato e dine fare mire se nje fjali me e gjate i perfshin dhe ato ne sistemin piramidal te zgjedhjeve ne Shqiperi, prandaj gjysmen e mesazhit e kane shkru qe gjithcka varet nga Sali Berisha …..
    Po desh mei i shkatrru po desh me i realizu !!!!
    Bravo OSBE !!!
    Po kete vite ju vodhet dhe pikturat e Vangjush Mios ne Korce dhe nuk keni shkruar asnje rresht per kete sukses te Juajin !!! Pa dyshim qe eshte sukses se i vodhet e askush nuk ju kapi !!!

  7. “Raporti-humor i OSBE-se’ per …”

  8. Landi says:

    Epo keta paret ti marrin e pislliqet t i nxjerrin po pallat tone s u mesun akoma dhe derdh paret vu,ne vend qe te bejn ndonje pun

  9. Shoku ibaba mondit says:

    Shyqyr qe iu mbaruan leket baba Mondit nuk thua! Ndryshe nuk do ta shkrunte se gjyqi i Metes nuk ishte 5-0. Ai relatori Dvorani i tha keto gjera ne fund te gjyqit gjere e gjate por gazetat e kishinmendjen tej spektakli idiot iMetes…

    1. arberi says:

      Te dashur Komentar duhet me e injoru ket raport te tij . eshte me kalu radhen.

  10. e di si eshte puna?????
    me njerez si puna jote o QOFTEXHI…jemi mesuar ne….
    ne si popull O QOFTEXHI kerkojme gje tjeter….O EVROPE TE QIFSHA MOTREN NE GROPE… duam demokraci,duam drejtesi,duam shqiptarizem..duam dinjitet…u lodhem me ju o njerez te paskrupullt…..
    tek e fundit,na lini ne si shqiptare te vendosim fatin tone ashtu sic e meritojme….O EVROPA KURVE….
    …..nuk e kemi as nevojen tuaj….evrope shkerdhate

  11. e verteta says:

    Mjafto te shohesh fjalorin qe perdorin,qe te kuptojsh se shumica e ketyre qe komentojne ketu jane ordinere te nivelit me te ulet.Por e bukura eshte qe mendojne se po bejne politike te madhe,e jane ne gjendje ti japin mend edhe personaliteteve nderkombetare…Dhe akoma me per te qeshur eshte se keta haxhiqamile pretendojne se jane te “diturit” dhe “ndershmit”qe garantojne”rilinndje e rilindjes” se Shqiperise…

  12. o e verteta….
    cfare lloj posti ke ti ne adminstraten e berishes??….
    jam i sigurte qe ke nje lloj vendi pune dhe po te kesh kurajen ta thuash….n.q.s prtetendon se je e verteta na e thuaj..(po ke bythe te perballesh ne debat)…
    Ti je nje legen,nje sahan leperis i pushtetit,nje servil,qe nuk te takon absolutisht te hysh dhe te debatosh ketu ne TEMA…
    ta dish qe asnjeri qe komenton ketu..nuk e ka as kulturen dhe etiken dhe deshiren te perdore fjalorin e ulet,oridiner…..po ca te bejme NE o legeni i saliut???
    te pakten shprehim urrejtjen ketu,se ndryshe ju te vrisni ne bulevart pa thene asnje gjysem llafi….o e verteta….prandaj mesohu,ose mos hyr ketu dhe te lexosh,se do na fillosh te na qash si ato cunat e mamit qe s’kane degjuar ndonjehere ato fjalet….qe quheshin dikur (llafe te nyta)….ik edhe pi ndonje gote qumesh se akoma s’qenke rritur

  13. ed says:

    o e verteta ti thoj per ne qe jemi ordiner te nivelit te ulet.PO SAL BERISHA QE SHAN NE PARLAMENT ME NENA E MORTA DHE QE E DEGJOJN TE GJITE CA ESHTE SIPAS TEJE.ti do jesh ndonje nga ata qe genjen sala me ndonje thes mjell para zgjedhjeve

  14. e verteta says:

    O fyllo,
    nuk kam apsolutisht asnje lidhje me pushtetin,nuk kam fituar dhe nuk kam deshiruar asgje post nga asnje pusht,nuk kam per fituar asgje materjale nga ardhja e demokracise,por jam i lumtur se kam fituar LIRINE,lirine qe,mesa duket,ju nuk e njehni,nuk e cmoni,e mohoni,e pergojoni… dhe nuk keni nevoje per te.E kam mendjen ne vend dhe syte ne balle te dalloj c’eshte e vertete dhe c’eshte e genjeshter,c’eshti shpifje e c’eshte realitet,ku ishte Shqiperija dhe ku eshte.E kam te forte memorjen,te kujtoj dhe te krahasoj gjendjen ekonomike dhe te drejtat demokratike te asaj kohe me te sotmen.Megjithe varferine dhe mentalitetin qe trashegoi ky vend,me gjithe pengesat e pareshtura qe i nxjerrin pasuesit dhe nostalgjiket e diktatures barbare komuniste.
    I kisha syte ne balle dhe veshet ne vend te shihja se cfar deklaruan organizatoret e 21 janarit,dhe si u zhvillua ajo demostrate gjoja”paqsore”…E kam aq llogjike sa te kuptoj se po te donte qeverija te vriste demostruesit,megjithse qene tejet te dhunshem pa shkak dhe qartasi me qellim te percaktuar,mund te vriste ato qe kishin hypur mbi gardhin e kryeministrise ose ata qe cane porten me force e jo ata qe ndodheshin larg e “me duar ne xhepa”sic thoni ju.Prandaj mos u tremb aspak nga ndonje”vrasje” se,pamvarsisht se c’thoni ju,gjer sot asnjeri nuk eshte vrare per shkaqe politike,edhe pse shpifjet,sharjet,kercenimet per dhune nga ana juaj kane kapercyer cdo kufi,…Sic duket ju e keni te shuajtur memorjen per te kujtuar ate kohe kur per nje mendim ndryshe,per nje fjale goje, apo edhe per nje ender haje burgun e plumbin.Ose edhe ju mund te jeni nga ajo pakice e mbeturinave te ati regjimi e s’ta ka enda ti kujtojsh bemat e asaj kohe ….
    E verteta e plote kjo eshte,genjeshtrat dhe proganda mua nuk me mashtrojne,ndonse i njoh dhe i denoj te metat dhe shkeljet qe akoma ndodhin.Por,sic thashe,per shkak te asaj qe trasheguam,sot per sot jane te paevitueshme…

  15. Alban Tirana says:

    Evgjito social komunistave shqiptare u ka ardhur oreksi me sha te huajt, se keshtu ju ka mesuar lugati juaj shpirteror Dulla, :” skane cna bejne imperializmi e revizionizmi se ne jemi shkemb graniti dhe e mundim cdo koalicion armiqesh te jashtem e te brendeshem”. E more te mjere ju jane tharre true e errsuar syte nga mireqenia dhe nga qejfi qe po beni ne demokraci. Ka perenduar koha juaj, i bini legenit sa te doni nuk ju mbeshtet kush, me perjashtim te races tuaj hibrite qe i ka mbete sahati ne kohen e baba qemos.

  16. AlNiku says:

    Sa turp!!! Kjo do të thotë Vaxhdoni të paguani me mbajt karriken turp për të gjithë ndërkombëtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje