Kryetari i Bashkisë së Kukësit godet në sallën e gjyqit me karrige në kokë një qytetar

20 Shtator 2012, 16:44Politika TEMA
Kryetari i Bashkisë së Kukësit godet në sallën e gjyqit

Inxhinieri i sulmuar nga kryebashkiaku

(E PERDITESUAR)- Një tjetër incident i rëndë është shënuar në gjykatat shqiptare, teksa gjatë mesditës së sotme, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, ka goditur me karrige në kokë një qytetar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se Halilaj ka goditur inxhinierin Muhamet Dalaçi, pas një padie që ky i fundit ka bërë ndaj Bashkisë së Kukësit, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave, për mbrojtje të pronës intelektuale.

Gjatë procesit të zhvilluar në zyrën e gjyqtares Rezarta Vigani, Halili në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer karrigen dhe e ka qëlluar Dalaçin në kokë, duke e gjakosur atë.

Ky i fundit është shoqëruar në spital, ndërsa më pas ka bërë një kallëzim penal në polici.

”Këtë shkallë dhune nuk e kam përjetuar kurrë në jetën time, aq më tepër është e paprecedent për gjykatën. Gjykatësja Rezerta Vigani bëri sehir ndërsa dhunohesha dhe lajmëroi policinë vetëm pas rrahjes. Konkretisht, gjykatësja kërkoi provat, ndërsa avokati i shtetit kërkoi shtyrje të seancës me pretekstin se juristja e Ministrisë së Arsimit është me trajnim jashtë vendit. Zotëria (dhunuesi), gjithashtu nuk ishte dakord me shtyrje. Bëri replikë me gjyqtaren dhe ndërsa unë po nxirrja letrat nga çanta, më sulmoi fizikisht, pa llogaritur sharjet dhe fyerjet ndaj meje”, u shpreh Dalaçi, me shenja të qarta dhune në fytyrë.

Dalaçi shpjegon se zanafilla e ketij konflikti gjyqësor ka lidhje me projektin për ndërtimin e shkollës “Bajram Curri” në Kukës.

”Unë e njoh shumë mirë dhunuesin tim, i cili është kryebashkiaku i Kukësit, me të cilin firmosa një kontratë në vitin 2008, të cilën e realizova sipas kushteve duke i dorëzuar objektin”, shtoi Dalaçi.

Vetëm një ditë më parë, në Gjykatën e Elbasanit pati shkëmbime grushtesh mes një gjyqtari dhe avokati.

42 komente në “Kryetari i Bashkisë së Kukësit godet në sallën e gjyqit me karrige në kokë një qytetar”

  1. Pangon e shkarkoi menjehere Kryeministri. Te shohim a do kete bythe te shkarkoi kete moster.

    1. Burri karakurvë says:

      Nuk ka qen Hasani , ka qe hyseni!
      Nuk kam than Taci, kam than Caci!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/lule-o-sali-berisha.html

      1. Uarda says:

        Nga fytyra ky i dhunuari duket si idiot!

        1. eva says:

          UARDA,,, nuk e di cfare moshe ke por edhe une do thoja se emri jot ngjan si idiote,,,

          Kjo eshte nje tjeter ngjarje e shemtuar qe ndodh ne vendin tone dhe nuk eshte rasti te behen komente pa lidhje, si ky qe ke bere ti.

          Por njerezit nuk jane mesuar, qe ka dhe nga ata qe e kundershtojne korrupsionin dhe punojne paster, qe femijet ti kene shkollat te rikonstruktuara ashtu si duhet, jo sic bejne shumica e ndertuesve duke i lene pergjysem se nuk u mbushen xhepat,,,,

          Me vjen shume keq qe ka ndodhur nje rast i tille, e bindur plotesisht qe inxhinieri nuk e meriton nje sjellje te tille te turpshme nga nje palo kryetar bashkie, qe ne vend te trurit ka miza … uroj ta fusin ne burg kete palo kryetar se aty e ka vendin!!!

    2. Burgaxhiu UK says:

      Ate do e therrase barbari ne Tirane ta bejne minister________hapu toke ca legenesh ka ne krye ky vend, keta kujtojne se jane pronare te Shqiperise.
      Uroj qe ai qe hengri karrigen tja ktheje dyfish se per gjykatat tona VK

  2. BERISHA DHE RAMA LARGOHU! says:

    Shqiptaret duhet te vendosin per te shkatrruar regjimin e Berishes per te treguar qe shqiptaret dijne te mbrojne demokracine dhe veteveten nga keto kriminela qe jane te veshur me pushtet.

  3. Treviso says:

    E kam theksuar ne shkrimet e mesiperme qe Shqipria do kthehet ne teater.
    Lum ato qe merren me programet teatrale dhe emisioni Fiks Fare qe nuk do lodhet shume me plotesuar programin.

  4. vitina says:

    Paska vene flamurin shqiptar, mos e ngucni se asht patrijot si baca

  5. kelmendasi says:

    Nuk esht ndonje hata e madhe qe publikon gazeta tema keto lajme qe quhen kronika e zeze.Lexova te gjithe gazetat dhe shekulli me temen e kane publikuar te parat me shume nxitim te pajustikuem.
    Vrau tjetri ne mes te manhatenit para ca ditesh bash te godina “empare state” bossin e vet dhe plagosi ca kalimtare dhe nuk u bo ndonje
    lajm i jashtzakonshme.Jane gjera qe ndodhin dhe ne demokracite e zhvillueme dhe eshte normale ne venin tone qe jemi demokraci ne zhvillim te mbare.No tung !

    1. anticensurë says:

      kelo ke të drejtë,
      po këtu po ndodhin sepse nuk ka shtet!
      o kel
      njeriu njeri është dhe i lëviz truri,por këtu ta lëviz mungesa e shtetit!
      pastaj ske faj o kel!deri në belgjikë nuk të gjun dot kryetari i kuksit!kështu që ti mbroje të dashurin tënd sali komunistin që “rrëzoi komunizmin”!vazdo o kel në gomarllëkun tënd,pavarsisht se rron në belgjikë(ti e thua)por stë paska hyrë gjë në kokë!duhet ta kesh pri shelgutë thatë!

    2. Burgaxhiu UK says:

      O bole kur te mesosh gjuhen shqipe shkruaj anglisht “empare state” ok
      2) ata ne Manhatan ishin njerez (kriminele civile nuk e di) por asnjeri nga ata nuk ishte “Mayor of New York” si ky karabushi me lart.

      Po karabushat si puna jote e ngaterrojne .arin me dollarin perhere

      1. Shtegtari says:

        O “Burgaxhi UK” ke harruar ti thuash “kelmendasi”-t se godina ne fjale quhet “Empire (dhe jo “empare”) State Building”
        Pershendetje

    3. Shtegtari says:

      Pershendetje o “kelmendasi”
      Te kam bere nje koment miqesor ndaj komentit tend tek editoriali i Meros “Berisha përballë dëshmitarëve të djal(l)it” dhe te kam kerkuar nje pergjigje, do te ma japesh apo jo?
      Ne pritje me respekt

      1. kelmendasi says:

        replike miqsore me shtegtarin:
        Duke qene i xanun me pune te tjera po te bej copy -pasta kete shkrim te publicistit njohur mikut tim Frrok Cupi

        Drejtesia, si Keshtjella e Drakules
        Nga Frrok Cupi
        Te gjithe duan te hyjne ne kete pallat dhe nderkohe te gjithe kane frike…
        Pallati i drejtesise eshte kthyer ne frike per te dobetit dhe ne pasion per te pasuruarit. Te pasuruarit lene ketu parate, ndersa te dobetit lene te Drejten. Cfare ndodhi keto dite me nje killer, te cilit Pallati i dha “te drejte qe te vrase”, eshte vetem nje prove. Mijera te tjera prova “flene” deri diten kur nje vrases tjeter i “cliruar” nga Pallati te vrase dike tjeter ne menyre te bujshme; dhe… atehere perseri njerezit e dobet do te guxojne kunder Pallatit. Deri ate dite te dobetit kalojne si hije para Pallatit te Drejtesise, ndersa te fortet krahasojne makinat e fundit me makinat e gjyqtareve…

        Keshtu ka ndodhur me keshtjellen e Drakules: Punetoret e transportit te mallrave kalonin heshturazi e te rraskapitur, ndersa pronaret e medhenj i benin hije edhe vete “keshtjelles”.

        Drakula, ne kete rast, nuk ka kuptimin e asaj qe njohin femijet. Femijet e njohin Drakulen sipas romanit te Bram Stoker, letersi e stilit horror gotik, shkruar qe ne fund te shekullit 19, sipas nje historie te “transportuar” nga Mesjeta. Edhe vete e verteta e Keshtjelles se Drakules ne malet e Transilvanise, eshte ndryshe nga ajo qe shkruhet ne romanin e femijeve. Te verteten e thjeshte ta tregojne duke vizituar Keshtjellen. Po degjoja ciceronin e “keshtjelles” ne malet e bukura te Brashov, mes Rumanise e Hungarise. Them “keshtjelle”, sepse aty nuk ka ndonje keshtjelle. Aty, ne piken me te larte, ne gryke malesh si nje shtjekez pushke, eshte ndertuar shtepia qe quhet keshtjelle. Ajo ka dritare dhe pika vrojtimi nga te dyja anet; kontrollon gjithcka. Kontrollonte varganet e kuajve me mallra qe leviznin nga njera ane ne tjetren. Ka qene nje Dogane perfekt per kohen. Ka zyra, ka han, ka vrojtuese, ka edhe ambientet me luksoze per kohen. Ndersa ajo qe quhet “shtepia e Drakules”, sipas legjendes, eshte tjeter gje, eshte nje shtepize e vogel poshte Doganes, bere njesh me shkembin, dhe thuhet se aty jetoi Drakula.

        Keshtu ndahet Pallati i Drejtesise edhe ketu: Drakula eshte ajo e vogla, nje njeri me nje kasolle ne hije te Pallatit, por qe ne fakt i kane dhene pamjen e “mostres”. Drejtesia e deformuar e quan te dobetin “perbindesh”, ndersa i forti qe ben krime lakmohet. Ka te forte, edhe nepunes te larte, qe nuk e dine sa euro ka baulja; femija kur del me shoket mbush xhepat dhe nuk e di sa mori. Po te ishte “Drakula”, d.m.th., gruaja e vogel e me shtepi te vogel, ajo qe do te vriste njerez dhe te jepte para per gjykatesin, atehere kjo nuk do te ishte portretizuar si e keqe. I keqi eshte ai qe ka te drejte, por qe nuk ka para per te mbrojtur. Ndersa i mire eshte ai qe vret te drejten e tjetrit, por ka para qe ta mbroje krimin.

        … Njesoj sic ndodhi para pak ditesh, kur nje killer i sprovuar vrau komisarin e Policise. Ky kishte qene ne Pallatin e Drejtesise dhe kishte dale serbes prej andej, duke lene te nenkuptohet se ai ishte Zot aty.
        Njesoj si ne Drakula, shume po shtyhen per te hyre ne Pallat.
        Ish- komunistet e mbledhur ne PS, tani kerkojne ta marrin Drejtesine ashtu sic eshte, edhe te korruptuar. Kane vendosur te shkembejne te drejtat e njerezve te dobet, vetem qe te marrin Keshtjellen. Kerkojne Prokurorin dhe Gjykatesit, pa jane gati te lejojne njerezit te levizin lirshem ne Europe, ose te behen anetare ne BE. Ndryshe nuk ka. Njesoj si Dogana e Mesjetes. Deri para pak kohe kishin rrembyer edhe Presidentin e Republikes me qellim qe te hynin ne Pallat; por ai iku. TUNG

        1. Fillimi i shkrimit terheqes, kerkon te na shfaqi disa ngjyra dhe fundi patetik. Tregon edhe nje here qe publicisti eshte i kapur nga bolet dhe nuk mund te jete i lire te flasi te verteten.

          1. raimondi says:

            Po nqs i voton populli patjeter qe do hyjne edhe ish komunistet, PSE TE MOS HYJNE.
            _-Ne deomkraci Cdo gje varet nga vulneti i popullit dhe jo nga oreksi i ca kalemxhinjve qe lehin per ate qe ju hedh nje cope kocke .

            Shkojme ne votime, dhe nqs populli ju jep voten ish komunisteve , ata do drejtojne,
            le te jesh demokrat me emer ti.Nqs populli nuk te voton , duhet te qendrosh ne radhe me turmen, jo tE na drejtosh ti duke vjedhur voten e popullit, sic ben Sala

            Se nuk ka kuptim pastaj ta quajme dEMokraci , e quajme me mire Salo-kraci dhe e mbledhim mendjen ,nuk votojme

            Jo ne te votojme dhe Sala ti nmeroj si i do trapi

        2. Shtegtari says:

          Or “kelmendas” nuk kam ndermend te kundershtoj pozicionin tend qe siç ta thashe NDRYSHON nga ai i imi, eshte e drejta jote kjo eshte demokracia. Po ti prape i je shmangur pergjigjes se pyetjes time qe eshte fare e thjeshte; Kur Kryeministri qe eshte NUMRI 1 Vendit shpif,kercenon me jete e shan me liber shpije deputetet e opzites te zgjedhur NJESOJ SI AI ME VOTEN E LIRE TE POPULLIT, perse ti kritikon shumicen e komentatoreve qe duke share Kryministrin sepse kane nje pozicion te ndryshem nga ai, nuk bejne gje tjeter veçse ndjekin shembullin personal te NUMRIT 1 te Shqiperise, lidhur me menyren e shprehjes dhe edukaten? Meqe thua se e ke mik Frrok Cupin amund te marresh edhe mendimin e tij per kete çshtje te formes dhe jo te permbajtjes? Si personalitet ne fushen e gazetarise ai mund ta kuptoje shume mire se ku qendron problemi ne rastin konkret

    4. kameniku says:

      po ty nuk te zuri pa dashje ne prapanic. ca si puna jote e drejtojne kete vend .qe eshte katandis keshtu.

      1. Pseudonimi says:

        Une them qe Kelmendasi eshte vete Saliu dhe shkruan me pseudonim.

    5. Nga Amerika per nje sqarim says:

      Ti rri atje ne Belgjike e mos fol kot se nuk e ke idene se c’u be ketu ne Amerike ate dite.

      Por si duket nuk e ke idene se c’eshte “lajmi i jashtezakonshem”.

      Megjithate, meqe e krahasove ngjarjen me ate te New Yorkut, dhe nuk di ose ben sikur nuk di te besh dallimin, po te sqaroj se nese kryetari i bashkise se New Yorkut bente te njejtin veprim qe beri ky “ariu” qe eshte vene si kryetar bashkie ne Kukes, jo vetem qe ketu do behej nje lajm qe ty s’ta pret mendja, por kryetarit te bashkise do i viheshin prangat ne vend dhe do i mbaronte aty jo vetem karriera politike, por edhe reputacioni si njeri.

      Dhe nje keshille tjeter. Meso te shkruash.

  6. Shtegtari says:

    Po faljani he burra, asht prej te njejtit fshat me Mulin, ministrin tone ma te dashun e ma efikas

  7. fieraku4u says:

    SE KENI MESUAR AKOMA JU..?? NE SHQIPE MBIZOTERON LIGJI I TE FORTIT.
    TE LUMTE DORA DAKU

  8. Shtegtari says:

    Ma bani kabull se desh harrova; qe kur kena vue Mulin tone ne krye te rendit jena tu i tregue Evrops se punet i rregullojme dhe rendin e rujm q’ashtu siç duhet, bash me gryken e pushkes

  9. gjinevra says:

    …nuk ja vun prangat ketij kokqeni se au hoq imuniteti apo akoma sa te zbardhet vendimi…..

  10. Pamvarësia says:

    Berisha asht antifemnist, prandaj e shkarkoi Pango Don Zhu An-in. K/bashkiakun e Kuksit, Hasan Trim Militantin nuk e shkarkon sepse Saliu i ka për zemër ata që të dërmojnë karriken mbi kokë edhe në zyrat e gjykatës. Por problemi është se si do të reagojë populli qytetar i Kuksit. Kjo që them unë ka vlerë vetëm në se në Kukës ka qytetarë!.

  11. b says:

    Mos ju duket çudi se kjo eshte administrata qe na drejton. Kudo gjen maskarenj, injorante, kriminela dhe komunista. Ç’mund te presesh tjeter nga keta injorante, kur krye injoranti dhe krimineli drejton qeverine?

  12. mahindra says:

    “jo me shume se tre vjet me pare ne nje qender shendetesore ne veri te vendit tone,drejtori i Qendres me mustaqe dy pash,e kishte perzene me pistolete Drejtorin e emeruar duke i thene se do ta vriste…E kishte kercenuar me pistolete ne dore dhe sigurisht qe na etregonte kete histori me shume krenari”…Sjellje e zakonshme fare.

  13. kitara e thyer says:

    e ku do me dale me ket muhabet

  14. kameniku says:

    po te till gomar nuk me kan degjuar veshet. duhet i plagosuri te bente padi penale .gjyqtari duhet te te kish dhen urdher arresi.

    1. albaniafirst says:

      Yeah, you wish” do te thoshte amerikani.
      Po ku je ti more mik … ne Amerike?”
      Ai miku i karrikes ka edhe imunitet se pamvaresisht se thane qe e hoqen iminitetin me gjasme. Ai u hoq per armiqte e partise dhe te popullit dhe jo per herojte.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Me shkrive kameniku…Gjyqtari u kthye ne deshmitar…Viktima vesh opingat duke patur gjyqtarin ne salle (me gjith policat)dhe shkon ben kallzim penal deri ne prokurori (a thua procesverbali nuk behej me vone)…TARABOSH MUHABETI…

  15. SBH says:

    Mos u nxitoni ju lutem. Te presim hetimet. Nje pike kyce mund te jete lloji I karriges, po te kete qene druri atehere qellimi I tij ka qene per ta plagosur, po te kete qene nga ato karriget me rrota qe jane me sfungjer do te thote qe e ka goditur per ta inkujaruar. Ai ka zgjedhur pikerisht karrigen duke treguar qe ai ka nje karrige te rende dhe me fuqi. Eshte shtetar burri jo karagjoz. Heren tjeter do ti gjuaje me celesat e zyres se Kryetarit te Bashkise apo cfare dreq kreyetari eshte.

  16. lili says:

    shkojme ne evrpe me keso njereze??!

  17. tourkofagos says:

    ah Hasan,Hasan korraku……..pune hasanesh!

    1. Shtegtari says:

      Or “tourkolesheos”
      Pozicionin tim per kete ngjarje dhe e ke ne komentet e mia te mesiperme ashtu si dhe pozicionin tim ne pergjithesi ndaj bandes qe na qeveris. Gjithesesi po deshe te behesh me pak i merzitshem seç je hapi dhe ca vrima te tjera atij fyellit tend pasi deri tani funksionon vetem me nje vrime, ate te “korrakut” te ciles ti nuk pushon se reni.
      Me qe je rob i “zgjuar” po te sqaroj:
      Baze eshte “korrak” por ti e ke quajtur “perfekt” dhe une jam 200% dakord me ty. Nga ana tjeter mes bythelepiresve te Berishes kemi kryeidiotin Aldo Bumçi qe eshte i krishter katolik, Genc Pollon e Vangjel Tavon qe jane te krishter ortodokse si une (Tavo eshte dhe minoritar) por qe jane legena e turpi i ne ortodoksve te ndershem e atdhedashes. Prandaj lere menjane fene e perkatesine fetare, ler te madhin Zot dhe Te Ndriturin Jezu te merren me ta, hapi ndonje vrime tjeter atij fyellit tend se na lodhe koken e veshet. Me idiotizmat e tua u jep mundesine nacionalisteve te vjellin vrer mbi greket e pafajshem, te ndershem e bujare qe perfaqsojne shumicen dhe te cilet ti i felliq me ato qe nxjerr nga goja duke u hequr si “pefaqsues” e “mbrojtes” ityre.

  18. Goni says:

    Ky eshte treguesi me i larte se pd dhe pushtetareve i ka hypur vetje me shume se ne qejf. Ata thone ligji,ajri,buka jemi ne. Shkodranet kur duan per te pare dike keq thone te hypt vetja ne qef, dhe ne shpresojme qe kjo fjale e shkodraneve te jete e vertete!

  19. Po si te mos godas Kryebashkiaku i Kukesit i cili eshte nder aktivistet me me ze ne kukes ne Partin Demokratike.
    Kjo Parti ka grumbulluar rreth vetes te hurit dhe te litarit qe ne themelimin e saje. Bile te mos gabojme vete kryeministri Berisha ka goditur disa here dhe fillimishte ka goditur kryebashkiakun e Tiranes i cili ishte kryebashkiaku i par ne Tirane P:lurealiste. Ky ishjte Kryebashkiaku Kelmendi qe hengri grushtin e Berishes. Po ashtu Berisha nuk ka munguar edhe ne Parlamente te bej presion hapur lunder deputetve te opozites duke i kercenuar edhe me jete.
    Ja pra qe nga i pari e deri te fundit ne PD keta godasin çfare tregon se kjo force politike ka vdekur para se te linde. Asnje shpres nuk ka per permirsim te gjendjes brenda saj per pasoj, ketu eshte edhe burimi i hakmarrjes qe e transmetoj thell ne shtresat e popullsise ku fenomeni i hakmarrjes dhe i gjakmarrjes jane produkte imediajt i kesaj force politike dhe i kryetarit te saj Berisha.

  20. BREGU I DASHIT says:

    NJE fjale e urte e popullit thote ” SHIKOJE NE SURRAT DHE VERI CMIMIN”
    SHIKONI CFARE THIU ,SHIKONI SI ESHTE BERE SIKUR E KANE NGRENE PERNJEHERE 30 BLETE. UNE kam arritur ne nje kolnkluzion qe ju mund t’u duket i cuditshem. BOTA E CIVILIZUAR PERENDIMORE NA KA NJOHUR DHE PRANDAJ NA KA NDARE NE 5 SHTETE TE NDRYSHEM. Ne komplet hapesiren MBARESHQIPTARE KA SHKELUR KEMBA E MBI 10 PUSHTUESVE NE 2000 VJETET E FUNDIT. NUK ESHTE CUDI QE RRACA JONE ILIRE MUND TE KETE DEGJENERUAR GJENETIKISHT NGA KRYQEZIMET ME PUSHTUESIT ,KU ME HIR DHE KU ME PAHIR ,DHE PRANDAJ KA DALE NJE RRACE QE KA DEVIJIME DHE PRIRJE HALUCIONALE DHE KRIMINALE ,DHE KETO LLOJ MONSTRASH GJEJNE TERREN DHE LULEZOJNE .POR KUR KA SHTET TE GJITHE KETA MUTER RRINE SI TE DHJERE . SHEMBULL. KOHA E DIKTATURES . REGJIMI KOMUNIST E KISHTE TE GJATE SHKOPIN DHE BOLL QE T’A NGRINTE NGA TOKA DHE TI apo UNE QE ISHIM POSHTE KUR SHIKONIM HIJEN E E SHKOPIT NE TOKE E BENIM NE BREKE NGA FRIKA . ENVERI ISHTE POLITIKAN DHE NJIHTE NE THELB PSIKOLLOGJINE E KOMBIT TE TIJ PRANDAJ SUNDOI GJATE , por ENVERI PERVECSE ISHTE KRIMINEL per mua ishte dhe PATRIOTI ME I MADH QE KA NXJERRE DERI ME TANI KOMBI SHQIPTAR . E si mund te qeveris nje FYTYRE E TILLE KRIMINELE DHE QE ESHTE DHE KRYETAR BASHKIE ? XHID KIE BRE !?

  21. Hason AGA says:

    Ky eshte njeriu me i urryer nga qytetar e paster Kukesian, votat i mori nga fshatar te ardhur nga Bicet dhe Terthorja,ska snje lidhje me Qytetaret e Kukesit te vjeter apo dhe ati te ri.Nje grup funderrinash fshatar e mbajten ne pushtet Lalen Hasan. Njeri i Degjeneruar

  22. Rexhin says:

    Ai kryebagabonti duhet te kapet dhe te denohet, cfare guximi ngre karrigen ne sallen e gjygjit perpara gjykatesve dhe gjykatesja hesht pret te largohet zoteria pastaj urdheron qe te lajmerohet policia vetem ne shqiperi ndodhin gjera te tilla se gjykatat jane kapur nga qeveria e korruptuar e Berishes

  23. saliheqenefi says:

    o kelmendas duket qe ha nga corba e salihe qenefit,a thu e shoqeron me djathin e kelmendit qe ka nje ere te vecante

  24. Kadri Morina says:

    Pershendetje te gjitheve! Nuk njoh kryetarin e bashkise se kukesit, nuk njoh gjykatesen qe ka bere indiferenten dha ka mbajtur anen e shtetit dhe jo te paditesit, nuk njoh plehrat e komisariatit te kukesit por dhe eshte POR me te madhe njoh personin padites, Mustafa Dalaci, uroj mos te keni fatin te njiheni me mashtrusin me te madh qe ka njohur historia e shqiperise pas sudes dhe sali berishes. Eshte personi qe ka te gjitha cilesit negative qe mund te mblidhen te i njejti njeri (nese mund ta quajm njeri), mashtrues, fallsifikator, ngaterestar, i pabese, llafazan, shpifes, vjedhes, i korruptuar etj etj etj. Ndaj dakort te shahen ky pushtet kriminal por duhet pasur kujdes dhe kush po mbrohet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje