Qeveria në krizë, financat zhyten në vështirësi

20 Shtator 2012, 18:20Politika TEMA

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se Qeveria po vihet në vështirësi për të mbajtur treguesit e buxhetit brenda kufijve ligjor të vendosur nga Parlamenti.

Sipas të dhënave, vetëm në tetë muajt e parë të vitit Ministria e Financave ka ezauruar të gjithë kufirin vjetor të huamarrjes së brendshme. Gjatë periudhës janar-gusht, Qeveria ka marrë në tregun e brendshëm nga bankat dhe individët 18.45 miliardë lekë borxh, ose 99.67 për qind të gjithë planit vjetor. Në total kufiri i borxhit të ri që mund të marrë qeveria përgjatë vitit 2012 është 41.1 miliardë lekë, por pjesa tjetër është huamarrje e jashtme, e përcaktuar me ligj vetëm për financimin e projekteve të huaja kryesisht nga donatorët dhe bankat e zhvillimit. Përmbushja e kufirit ligjor të huamarrjes i imponon qeverisë një menaxhim të shtrënguar të buxhetit për ta mbajtur këtë tregues në kontroll.

Masat e para kanë filluar që muajin e kaluar, kur qeveria miratoi një vendim për disiplinimin e shpenzimeve, që ndalonte një sërë zërash shpenzimesh për administratën që nga trajnimet dhe deri tek shpenzimet për telefona celularë.

Por kur kanë mbetur dhe katër muaj deri nga përfundimi i vitit buxhetor, kjo situatë mund të krijojë shqetësime edhe për biznesin pasi ekspertët druhen se nevoja për të mbajtur borxhin e brendshëm brenda kufijve ligjorë mund ta detyrojë Qeverinë të shtyjë pagesat për kompanitë që kryejnë punë publike, një fenomen tashmë i njohur vitet e fundit.

Të ardhurat, 121 milion USD më pak

Në tetë muajt e parë të vitit plani fillestar i të ardhurave në buxhet është rrëzuar me mbi 12.1 miliardë lekë ose 121 milionë dollarë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë periudhës janar- gusht, qeveria ka mbledhur në buxhet rreth 218.8 miliardë lekë nga 230.9 miliardë që ishte parashikuar.

Shifrat tregojnë se ky mosrealizim vjen në pjesën dërrmuese nga të ardhurat tatimore, deficiti i të cilave për këtë periudhë është 10.8 miliardë lekë.

Por teksa të ardhurat janë dukshëm nën planin, kjo nuk ndodh me shpenzimet. Për tetëmujorin shpenzimet e përgjithshme të qeverisë ishin 241 miliardë lekë, vetëm 3.3 miliardë më pak se parashikimi.

Mosrealizimi i të ardhurave dhe ritmi i lartë i shpenzimeve ka bërë që deficiti buxhetor, të jetë për tetë muajt e parë rreth 165 për qind e planit. Qeveria po e mban pezull rishikimin e buxhetit për shkak të privatizimeve në proces. Nëse tenderi i mistershëm i ‘Albpetrol’ do të përfundojë me sukses, atëherë Qeveria mund të dalë me skenarë të tjerë financiarë, jo vetëm për 2012-ën, por siç po paralajmërohet jozyrtarisht edhe për vitin e ardhshëm elektoral./TCH

24 komente në “Qeveria në krizë, financat zhyten në vështirësi”

  1. loni says:

    kemi 5 vjet qe qeveria eshte ne krize,,po si ka mundesi qe cdo pensjon paguhet dhe cdo punojes ne administrate perseri paguhet,,ku eshte kriza ketu qe nuk po e kuptoj une i trashi,,se kam nja 5 vjet qe e degjoj shteti ne krize,,krize i thone asaj qe te dali kryeministri dhe te thote edhe nje jave buke kemi pastaj gjini dhe hani,,ashtu sic doli kryeministri i atehershem ylli bufi qe tha nuk kemi me buke mbas nje jave,,derisa qeveria merr borxh apo ku ta di une dhe vazhdon e paguan te gjitha detyrimet nuk eshte ne krize,,ju mos prisni qe qeveria te beje vepra sic behen ne dubai sepse ne nuk kemi naften e atyre,,mos gjykoni kote ku cdo gje ka ecer keshtu ketu dhe 22 vjet rrjesh..

    1. Komshiu says:

      Ky zotni Loni, e pranon vet që eshte i trashë…

      1. arjani says:

        O Loni, po cna bere more Loni?Ju lutem zoterinj qetsohuni.O Loni, po mbylle te shkreten,o Loni!!

        1. Dean says:

          Hahahahaaaaaaaa,e bukur kjo nderhyrja jote.Shum i ”keq” je.
          Ti sikur e ke Lonin edhe djal lagjeje dhe e njef me rrenj e dhemball…lol

    2. kameniku says:

      o loni po i shet te gjtha nuk e kupton pse jam dakort te shesi ty qe s mbush po jo hidrocentralet qe punojne me fitim qe ty sta pret mendja

    3. Ana Sui says:

      97′ ESHTE NE PRAG, NE MOS PO ESHTE ULUR KEMBEKRYQ, POR NGA SHITJET E GJITHSHKAJE NUK PO BIE NE SY!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html

    4. Epirioti II says:

      Mos u lodh kot besh avokatin e krye-diallit. Nuk ka 5 vjet por 2 vjet qe thuhet “jemi ne krize”. Qeveria vazhdon te pluskoje sepse privatizoi cdo gje qe mund te privatizohet (duke mos u lene brezave te ardhshem asgje me vlere per nje dite te veshtire) dhe po zhytet ne borxhe cdo dite e me shume.

      Do marri dhe leket e fundit qe mund te merren nga privatizimet dhe borxhet (se me tej nuk i jep njeri), per te blere zgjedhjet e 2013 dhe pastaj ti pije lengun pushtetit se do shpertheje atehere kur SRBi nuk do e presi dhe do shkoje te takohet me Gadafin dhe Sadamin (deri atehere do kete thyer qafen edhe Assadi i Sirise) edhe i fusin bashke nje dore letra.

  2. b says:

    A do kemi parade ushtarake per 100 vjetor?
    Komunisti Sali dhe Stalinisti i fundit njekohesisht do jete ne tribun?
    Per çfare do te mburret ne kete 100 vjetor?
    Per vdekjen e Enverit?
    Te baba Stalinit, apo per 21 Janarin dhe Gerdecin?
    Po, po ka shume per tu mburrur. Ka 97, 98 e sa e sa vetem ai e di.
    Si lum ti o Sali.

  3. Ramy says:

    Berisha is a Man of ward, not just talk the talk but hi does walk the walk

    1. Dean says:

      What kind of WARD????????Hospital Ward??????? Futju gjuhese shqipe,ej Ramize,se e ke edhe gjuhen e nanes dhe leni gjuhet e huaja per te tjeret.Truni yt eshte i Dizenjuar nga Nena Natyre qe te mbaje sa me pak informacion qe te jet e mundur,pas perndryshe Shperthen. Meqe ra fjala,sot ne mengjez po perdorje username Alberti,kur po shaje ”kataliket” e veriut.Pse nuk e perdor ma,oj burrnesh malciet.Po pse je kaq qesharak,mor Barbar Shpellash,pse???????

      1. Ramy says:

        Oj Deanushe mori tru shplareja e Athinês, une nuk perdore as njeher tjeter username, dhe sa per inf ky eshte emri im i vertet edhe pse ndoshta ti nuk e beson.Por edhe ti ben mire sikur ta perdoje emrin tat, apo ke frik?

      2. Claus says:

        Dean, ka dashur te shkruaje: Berisha a man of psychiatric ward, se edhe pjesa e dyte shkon me se miri kur thote, “ai nuk flet dhe nuk flet por ecen dhe ecen.”

        Ne kete rast nuk ke c`te thuash.
        Ka plotesisht te drejte. Eshte kriptosocialist i thekur.

        1. Dean says:

          Claus,pa lene mo kur perdor edhe fjalen aq te ”bukur” Angleze:
          Hi…..,te dhjet se qeshuri.Hajvani nuk di me riprodhu 1 peremer qe perbehet vecse nga 2 shkronja,imagjino anglishten e tij…lol
          HI,-ja bo gomari,sikur eshte ne maje te malit dhe po hingellin.
          ”Walk the walk and talk the talk” eshte 1 idiom angleze qe ne shqip do te thote:Mban premtimin e dhene.E bera kete shqiperim,vetem me i’a bo te ditur dikujt qe nuk ka pas mundesi te mesoj Anglishten,jo per ty Claus.
          Ai eshte tamam Doktori i pavionit te te cmendurve….
          Gjith te mirat.

          1. Ramy says:

            hahahaha Deanishe je shume e saktê dhe dukesh qe ke definicion te mire dhe je elikuente prandaj do doja me qejfê te punsoja si mesuese ketu tek Shkolla …… ne menyre qe te largoje nga shkerdhimi qe ju ben Saliu per 22 vite lol

          2. Ramy says:

            Edhe bêre gabim qe ma diskreditove Zvicerianin Claus lolll

          3. Claus says:

            E forte, po qesh pa fund.
            Sinqerisht qe nuk e dija ate idiome. Flmn.

            1. Dean says:

              Mos e vrit trunin,Claus.Une nuk e dija se nuk je njofes i mire i anglishtes,pasi ti nderhyve shume bukur me shprehjen ”a man of psychiatric ward”,por sidoqofte ti pate kurajon t’a pranosh vet.Duhen bole per kete pune dhe bravo te qofte,se shpesh here ne Shqiptaret i marrim gjonat personale,dhe ”ofendohemi” kur dikush na thote,-ti s’di anglisht.
              Anglishtja nuk eshte ndo1 gjuhe e sofistikuar dhe eshte shume rremuje ne vetvete,por per arsye Historike eshte edhe me e folura neper bote. Une do isha gati qe t’a nderroja Anglishten me Gjermanishte,pasi Gjermanishtja eshte 1 gjuhe shume here me e Sofistikuar,per mendimin dhe shijet e mija.
              Gjith te mirat.

  4. e verteta says:

    Tani e gjetet me thene se qeverija eshte keq me financat,kur mori mbi nje miljard dollare nga koncesjoni i interpolit…!

  5. gjinevra says:

    ….duket se jena ne krize se paska shit dhe jelekun me duket hija .po cin pershendet ashtu me dore apo pemet ….

  6. enofieraku says:

    krize qeverria jone? joooo ska shanse te jete e vertete, ne ja kemi kaluar dhe gjermanise, ju e beni gjith ket propagande te ulni reputacionin e saliut, mos more ….

  7. Dukati! says:

    Loni, apo Lolo. Ti je tamam Loloja i komedis. Vet e thua se nuk merr vesh, dhe më tej na thua se krizë qënkesh ajo që dikur paska thënë një tjetër gomar si ti, Adil Çarçani se edhe një javë buk paskej. Lolo mavria kriza më e ëadhe sot është se një gomar si ti është kryeministër. Ndërswa një bandë kërriçash e mbështet në shkatërrimin e industris, bujqësisë, detit tokës, nëntokës dhe shkatërrimin e njerut. Shqipëria e udhëhequr nga armiqo-Gomarët si dhe qeveria Sërbe, nuk prodhon asgjë se krimineli e dogji. Pra more injorantë një vëntë që nuk prodhon, nuk ka klasë puntore, pra nuk vilet mbivlera (Marks), pra nuk ka akumulim të kulluar, i cili sjell zhvillim progrsiv. Shkurt ti në këtë gjëndje ke krizën e vdekjes, Ptu! lyrashët e shpellave që drejtoni, zhyet Shqipërinë.

  8. hajdar says:

    I futni ato gishta ne byth o budallej se nuk kan me kuptim mbas 22 vitesh tutkune bashibozuk qe nuk beheni kurr njerez.

  9. Zeni says:

    Ne kete rast kryeministri yne mendjeholle eshte treguar shume i sinqerte.Por une perseri nuk i kuptoj fjalet dhe veprat e tij.Ai eshte shume kontradiktor dhe me ben te dyshoj ne sinqeritetin e tij.Ai me keto tregon se ose eshte marre,ose don t’i hedhe hi ne sy popullit per ta mashtruar.Ai njehere thote se ne jemi nje superfuqi ekonomike,nga ana tjeter thote se jemi ne krize.Une me siguri do t’i besoj kete te fundit se kjo eshte me e pershtatshme per vendin tone.Nje here tjeter na thote se shqiptaret kane mesatarisht 9000 dollare te ardhura ne vit per fryme,Sipas kesaj deklarate del se cdo shqiptar duhet te kete nje llogari te madhe financiare ne banka,dhe si rrjedhoje bankat do te jene te mbushura plot me dollare dhe Euro,por ai e pranon se bankat jane boshatisur. Nuk kuptoj as edhe nje gje tjeter.Presidenti yne mendjeholle.ndersa pranon se ne kemi krize financiare, nga ana tjeter shperblen me shuma te medha militantet e tij.Vetem per pajisjen e zyrave te presidentit Nishani,te Juzefines dhe te Visho Ajazit ai ka caktuar miliona dollare.Keto jane shpenzime kretesisht te panevoshme sepse edhe ata qe kane punuar me pare ne keto mjedise njerez me pozite kane qene.Si mund t’i kuptojme keto shpenzime te kota pa asnje kriter kur financat jane ne krize.Si mund te kuptojme kete sinqeritet te kryeministrit tone,qe ai ku mbillet nuk korret.I bie rreth e rrotull gjithe botes,duke bere vizita the takime te panevojshme,nga te cilat ai i zhvat buxhetit te shtetit miliona dollare ne vit. Me cfare i mbulon ai vizitat dhe perurimet nga me te voglat si perurimi i nje kopeshti ose i nje shkolle ne cdo cep te Shqiperise,kur buxheti eshte deficit.Per me teper kjo nuk eshte pune e tij ,por e ministrave ,ose me mire e drejtoreve te arsimit.Por ai deshiron te duket ne cdo veprimtari,kur ai e di se veprimtaria e tij kushtezohet nga shpenzime te medha qe nga benzina,shoqeruesit qe marrin dieta te majme e tje.Te gjitha keto tregojne se kryeministri yne ka lajthitur,Ai nuk di se cfare thote dhe ka nevoje per t’u shtruar ne psikiatri qe t’i bejne lavazhin e trurit.

  10. Qytetari i vertete says:

    I nderuar zoti Loni!
    Nuk dyshoj fare qe je i trashe por sillesh si i tille me vetedashje.Po pse more zoteri sa familje ne Shqiperi jetojne duke pase borxhe?Pune nuk kane pra nuk kane te ardhura apo i kane shume te vogla, kurse per te shpenzuar vazhdojne sikur kane te ardhura te medha.Pra blejne me liste vishen me liste ,shkollohen me liste luajne bixhoz me borxhe etj.Por ketyre hesapi i shtepise ju del gjithnje me humbje(jo se bejne bilanc por vazhdojne te marrin borxh)Kudo ne bote ka disa lloje kreditoresh:
    1-Disa nuk pyesin per borxhin qe kane dhene se nuk ndikon ne mireqenien e jetes se tyre.
    2-Disa te kerkojne borxhin duke te detyruar me te gjitha menyrat.
    3-Disa te marrin peng derisa ti kthesh ato para(Prap i merr borxh diku tjeter nese te japin)
    4-Disa te tjere te vrasin fare.
    Ne nje familje qe jeton me borxhe kryefamiljari kaketo mundesi:
    1-Te marre perseri borxhe per te pire alkol derisa te behet tape per te harruar borxhe.
    2-Te vjedhe derisa te kapet e te futet ne burg.
    3-Te vetevritet.
    4-Te rrije ne meshire te kreditorit.
    5-Ta largoje familja kur pjesetaret e tjere jane te pergjegjshem dhe ta administrojne ato familjen.
    Keshtu duhet te funksionoje edhe nje shtet apo jo zoti Loni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje