Foto e agjencisë Reuters
Nga Anisa Xhani
Nëse do të pyesnim se si jetojnë këta njerëz, jam e sigurt që shumë nga ju do të mendoni se aq punëtorë sa kanë qenë këta njerëz, sot duhet të jetojnë në luks.
Por fati ka qenë një ironi për to. Këta janë 30 ish të burgosur politikë që janë në grevë dhe presin t’ju bashkangjiten dhe 30 të tjerë.
“Duam 10% të pasurisë kombëtare ku kemi punuar nga viti 1945 deri më 1991”, shprehet Gjergj Ndreca, një prej ish të burgosurve politikë.
E nëse ndokush do mendonte se kjo kërkesë e tij është një lajthitje, më poshtë ju do bindeni se ai dhe grupi i bashkëvuajtësve të tij janë në të drejtën e tyre.
Kanë tharë kënetën e Maliqit, të Tërbufit, të Thumanës. Kanë ndërtuar fabrikën e çimentos në Elbasan, aeroportin “Nënë Tereza”, fabrikën e sodës në Vlorë, rafinerinë e naftës në Fier, kanë ndërtuar Pallatin e Kulturës në Tiranë, stadiumin “Qemal Stafa”, Tiranën e Re, kompleksin Dinamo, kanalin e madh Laç- Fushë- Krujë, metalurgjinë e Rubikut, uzinën e floririt në Rubik dhe fabrikën e pasurimit të bakrit në Rreps të Mirditës.
Ndoshta kanë harruar ndonjë vepër të duarve të tyre sepse edhe sot në vendin ku ishin me dyshekët e grevës, një person po thërrmonte gurë e këta ankoheshin: “Na i grrici trutë”! “Kur po mbaron?” Sot këtë zhurmë nuk e durojnë dot jo vetëm si shkak i moshës, por edhe nga kujtimet e hidhura, ku pasi ndërtuan deri më 1968 mbi tokë, shteti i degdisi nëntokë.
Nga ’68-ta deri më 1991 këta të burgosur u shfrytëzuan në minierën e Spaçit, të Qafës së Barit dhe në Gurth Spaç. Miniera që gjenden në mallin e Munellës.
“Priftërinjtë katolikë na thoshin se fjala munellë vjen nga fjala para”, tregon Gjergji, i cili së bashku me ish të burgosurit e tjerë edhe sot e kësaj dite nuk ka përfituar asnjë kacidhe edhe pse dërrmuan brinjët duke gërmuar.
“Ne ishim dëshmitarë okularë ku çdo datë 15 të muajit, vinte një makinë dhe ngarkohej me 80 kilogram lingota ari, e cila hynte në bankë të shtetit. Mos t’i marrim parasysh nënproduktet e tjera të bakrit. E kuptoni se sa ton bakër është shfrytëzuar?”, pyetja që ma drejton dhe pastaj qesh dhe i përgjigjet vetë: “Ti je e vogël”.
“Që prej vitit 1995 një firmë turke fiton 1 milion euro në ditë nga shfrytëzimi i minierës së Spaçit”, tregon ai.
Pas ardhjes së pseudo- demokracisë, siç e konsideron ai, morën pafajësinë nga Kuvendi Popullor.
“Rehabilitim i të burgosurit do të thotë se ne duhet të jemi të paktën të barabartë me çdo qytetar, dhe nëse do të konsideroheshim si shtresa fisnike nacionaliste shqiptare, për shkak të vuajtjeve që kemi kaluar duhet të jetojmë 80% me lartë se pjesa tjetër e popullsisë”, shprehet Gjergji.
Por ka ndodhur krejt e kundërta. Dhe si për të qenë të përpiktë në kujtimet e tyre, në bisedë ndërhyn edhe Petrit Mukaj, një individ po me këtë status, ish i burgosur politik.
“Na dhanë një letër me vlerë dhe doli e pavlerë, të cilat disa prej tyre i blenë mafiozët e qeverisë me 10%, po as 10% e këtyre letrave me vlerë nuk janë shitur. Dhe këtë vlerë që na e dha nuk na e njohu, por na e hoqi nga vlera që premtoi për kompensim”, shton Mukaj.
Ata pohojnë se edhe shtëpitë që u privatizuan, xhelatët e tyre i morën me 50 mijë lekë.
“Kurse ne kur shteti do gjoja me na dhënë dëmpshërblim që s’ka për të na e dhënë kurrë, një dhomë e një kuzhinë na e llogarit 13 milionë lekë të vjetra, dy dhoma një kuzhinë 17 milionë lekë, si të jesh nga Tropoja, Gramshi, Konispoli etj, ndonëse një shtëpi në Fushë Arrëz kushton 2 milion lekë, ndërsa në Tiranë 20 milion”, pohon Ndreca.
Ndreca akuzon se fëmijët e persekutorëve të tyre po gëzojnë të gjithë pasurinë kombëtare, ndërsa ata flenë rrugëve e poshtë urave.
Ata i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të gjithë rinisë shqiptare, që nuk iu trembet kriminelëve, që të solidarizohen me ta.
Ndërsa, një thirrje e veçantë shkon për të gjithë institucionet ndërkombëtare në Shqipëri, në veçanti ambasadës amerikane.
“Në veçanti i bëjmë thirrje Arvizusë që e quajti Berishën burrë shteti. Kështu janë burrat e shtetit z. ambasador? Kjo është demokracia? Juve zotërinj të trupit diplomatik ngritët me të madhe të drejtën themeltare të homove, po për këta të burgosur që vuajtën 50 vjet nuk e njihni këtë të drejtë që është mohuar nga kjo qeveri dhe jeni dakord me kryeministrin? Nga kush prisni të informoheni ju zotërinj? Nga kryeministri, apo nga media? Apo prisni momentin që të flijohemi pastaj të ngrini zërin?”
Ata premtojnë grevë pa afat ndonëse Gazmend Hamiti, një prej grevistëve, humbi ndjenjat.
“Nallbanë, ai po vdes ndërsa ambulanca po hyn në minutën e 35-të të vonesës”, ironizon Ndreca.
Grupi i grevës së urisë thekson se nuk dalin nga greva pa plotësimin e këtyre kërkesave:
1- Me ligjin 7748 dt.29.07.1993 na jepet e drejta e statusit politik që siguron dëmshpërblimin. Për problemet e neneve të përziera, statusi krijon komision trepalësh sipas neneve 15- 18 të këtij ligji.
2- Në ligjin 9881 dt.12. 11.2007 të dënuarit politik trajtohen me standardet juridike të shtetit komunist. Nuk zbatohet neni 44 i Kushtetutës së Shqipërisë si dhe nenet 57 të kodit penal për masën e kompensimit, gjë që është praktikuar për pafajësinë e nomenklaturës së kuqe, etj.
3- Në bazë të kodit penal një ditë hetuesie është e barabartë me një ditë e gjysmë burgim, ky fakt nuk gjen zbatim në këtë ligj,
4- Ditët e fituara me punë të njohura si ditë zbritje nga ligjet e diktaturës zbriten në mënyrë të paligjshme.
5- Formula matematikore (shtojca në ligjin 1981) është e paprecedent. Diskriminon të dënuarit politikë. Nëse kërkohet revizionimi i ligjit 7514, për rastet e dënimeve të përziera kërkojmë të jepet e drejta e rigjykimit për këto nene.
6- Letrat me vlerë të merren nga shteti dhe të zëvendësohen me lekë. Shtëpitë që kanë përfituar të dënuarit të vlerësohen si gjithë qytetarët e Shqipërisë që Kanë përfituar banesa në vitin 1992.
7- Të rishikohen pensionet e të dënuarve politikë duke u bërë të krahasueshme me invalidët e luftës.
Ku esht ai Fatos Lubonja,a ka qen edhe ai ne nje “ferr” me kto,pse nuk thot 2 fjal ne lidhje me kte ngjarje?
Ptuhhh!!!!!
Ky esht tmerr,kto njerez po vuajn si ne Afriken e perdhunuar e asnje epror i shtetit nuk i permend.
Vertete prisni qe te zgjidhet tragjedia e tyre me nje “Happy End”?!!
Sa te jete gjalle Sali Berisha nuk ka zgjidhje …
http://youtu.be/HFzYi2QTVWM
fatosi eshte INTEGRUAR tek fevzullahu??kjo eshte demokracia e FATOS LUBOMJES?? FATOSI ”nevrikoset” keq kur pritet ndonje peme,, por kur vriten 4 veta FILLON e bene fillozofi;; FILLOZOFIA E fatosit do te gjeje se sa VRIMA KA BYTHA???FATOSI me argumenta e nxjer me dy,,
Me preken shume keto fjale
….”Në veçanti i bëjmë thirrje Arvizusë që e quajti Berishën burrë shteti. Kështu janë burrat e shtetit z. ambasador? Kjo është demokracia? Juve zotërinj të trupit diplomatik ngritët me të madhe të drejtën themeltare të homove, po për këta të burgosur që vuajtën 50 vjet nuk e njihni këtë të drejtë që është mohuar nga kjo qeveri dhe jeni dakord me kryeministrin? Nga kush prisni të informoheni ju zotërinj? Nga kryeministri, apo nga media? Apo prisni momentin që të flijohemi pastaj të ngrini zërin”……
Skam lidhje me kete kategori , askush nga familja apo njerezit e mi nuk ka qene i persekutuar, rrjedh nga nje shtrese e thjeshte punetore .
Por …. me vjen keq per keta njerez, te cileve iu iku pjesa me e madhe e jetes duke vuajtur , duke punuar pa gezuar rezultatin e punes se tyre.
Ka shume situata ku fillon njeriu i thjeshte e ndihet i dobet, nje nder keto eshte dhe kjo, dhe gjithmone ne te tille rast me vijne ndermend vargjet
…oh si nuk kam nje grusht te forte,
ti bij mu ne zemer malit qe sbe zan,
ta dij dhe ai se c’domethan te ndihesh i dobet,
n’agoni te perdridhet si vigan i vram….
dhe me e bukura, ne kete vend ke frike edhe te protestosh, sepse ketu mund edhe te vrasin.
Fuck the system!
Po prisni që të flijohemi që të ngrini zërin?”
Per fat te keq nqs nuk e keni kuptuar ala askush nuk do te ngreje zerin edhe sikur te vdisni te gjithe. Por nqs e keni ndare mendjen te vdisni beni mire te merrni me vete edhe ate qe eshte shkaku i vuajtjeve tuaja.
po ata qe kan ndertu me pun vullnetare hekurrudhat a do ti privatizojn a?
po ata qe kan punu ne pun shteti dhe jan pagu si ciliminj a do te kerkojn perqindjen e pasuris a?
e sa e sa te tjer…
Sa karkandash keke mor karandash! Njena quhet “vullnetare”, pra me deshire, kurse tjetra asht e DETYRUME!
A ti je aj shkodrani me kam n’uje e me dy gishta perpjete a?!
Keta jane njerez te guximshem sepse nuk kane cfare te humbin me shume. Uroj qe edhe te tjere te bashkohen me ta ne menyre qe kjo greve te jete fillimi i fundit te Salafit!
Ata jane njerez te guximshem,por duhet te jene dhe te aresyeshem senuk mund te marin qindra te burgosur 10 perqind te pasurise kombetare.Te tjeret çfare paskan bere ne kohen e komunizmit?Kane hedhur valle?Sjelljen qe po ben Sala me ta hak e kane dhe pak e kane.Te mos e lejonin veten qe te perfaqesoheshin nga nje i shkalluar.Mire i gjeti.
Po mesuset e 45 viteve aksione neper gjithe shqiperine qe nga panxhari e patatet ne ferme Maliq e deri ne taracat e Lukoves dhe s’morem as nje kacidhe nga ajo pune nder dekada,c’thote Saliu o Rama per kete fakt? ku e late mesuesin mjeran qe ju ka nxjere ai me punen e tij qe shellereni dhe ju vetem buckariteni pa e kujtiar per vitet te tera te tij si nje skllaf.
Dua dhe une kompesim.
E kam thene me pare, jam persekutuar nga regjimi i Berishes.
eshte gjynah tju shohesh perseri te vuajtur ne tere keto vite, pa arritur te keni ate qe ju takon. sa te mbarojne mire privatizimet dhe koncensionet vetem atehere mund tu jape berisha dicka nese tepron ndonje gje per ju e per ne. ndihma gjendet ne vetvete dhe askund tjeter.
Te shkojne tek Fehmi Abdie e Edi Rama se tash po e gjejne te drejten.A e pyesin Ramen per firmen qe vari ne litar Hivzi Nelen me vendim te dhene nga Abdiu dhe firma e Kristaq Rames?
Keta spiune hane mire aty se ju jep Fidel Ylli pasi i jati ishte ne presidium ku firmoste varjet dhe pushkatimet
lexo pak ktu ti germa K,ti qe nga shkronja qe i ve vetes duket çfare je,po une kam inat me veten pse po te shkruaj,po nuk te lini ju,injoranca nuk kurohet,po kam frike se do mendosh se nuk kemi çfare te themi:po i kerkojne te drejtat tek deshmimtari i HYSEN SHOSHORIT,apo te vene te baba i PIKADILLIT,atij Fatziut,qe ju pa fati qe kur kishte babain ne togat e pushkatimit,,apo te krye-tari i komisionit te ligjeve per te persekutuarit ,di gje ti per ate Rusmailin,se mos je dhe ti nga qyteti i Rusmailes,se baba ka qene krye-tar i komitetit,thone qe i ka ndihmuar te gjitha grate,keshtu ishte partia atehere ,kishte çdo gje kolektive,,,,kujdes me çfare do shruash ,se hehe do te bej nje liste me te gjate,dhe mundohu me aq tru sa ke ,vendosi nje emer vetes,se kjo K,duket vetem si kelysh,nga kta qe ka nxjerre kjo demon-kracia tani,,,kelysh idiot!
I BAJ THIRRJE TE GJITHE TRUPAVE DIPLOMATIK TE NDALOJNE GJITHA MARRDHANJET ME QEVERINE E SALI BERISHES DHE TE EDI RAMES DY PERBINSHA TE KOMUNIZMIT DY KRIMINELE ME TE GJITHE DEPUTETET E TYRE
Kristaq Rama ka qene skluptor, or idjot. dhe jo prokurore qe te varte ne litar Hivzi Nelen!
E keqja e shqiptarve edhe ish te burgosurve politik eshte Hitleri shqiptar Sali Berisha dhe banda e tij e kusarve te babezitue ne qeveri,qe e kane shendrruar Shqiperine ne ciflikun e tyre personal,ndersa populli nuk siguron dot buken e gojes!
Gjergj Ndreca, një prej ish të burgosurve politikë shprehet:
“Duam 10% të pasurisë kombëtare ku kemi punuar nga viti 1945 deri më 1991”,
A beson se ende ka mbetur ndonje pasuri kombetare. Edhe ate e mori GJERMANI i dashur GJERGJ. E mori Hitleri yne, Arturo WI-ja shqiptar……
Nje pjese te pasurise e shiti,
Nje pjese e shkaterroi,
Nje pjese e dogji,
dhe
kur nuk u kenaq me azgjesimin e gjese se PA-GJALLE,
filloi me TE GJALLET…..
I vrau me plumba,
te tjere po i vret per se gjalli me uri, skamje
te tjere me percmim dhe shkaterrim dinjiteti e vlerash njerezore,
te gjitheve po na vret enderrat dhe shpresen per te ardhmen………
SOT ESHTE KOHA PER VEPRIM. Neser do jete vone, kur per te gjithe Shqiperia do te kthehet si dikur; nje burg per TE MADH E TE VOGEL.
Ish te burgosurit kane shume te drejte, por pothuajse si ata ka punuar i tere populli. Vuajtjet dhe mjerimi i te burgosurve ka qene ekstrem, por ato 10% te pasurise kombetare qe ata pretendojne, i kane vjedhur vetem ata te catise se Sale Trapit, kurse kusurin prej 80% oborrtaret e tjere qe jane gjithashtu nje pakice e vogel me pak se 1% e popullit, kurse populli ka vetem gishtat e veta per t’i mbajtur ne goje.