Për disa, ata janë një shëmti, kujtim i së kaluarës paranojake të Shqipërisë, zhdukja e të cilëve duhet te lejohet pa dhembje. Për të tjerët, bunkerët e betonit të periudhës komuniste të shtetit të vogël të Adriatikut janë një pjesë e trashëgimisë kulturore që nuk duhet humbur, shkruan në numrin e sotëm, e përditshmja britanike, The Guardian.
Disa dekada, pas zenitit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha, bunkerët po zhduken shpejt.
Njëherë e një kohë ka pasur pothuajse gjysmë milioni bunkerë, të ndërtuar për ta mbrojtur shtetin e izoluar komunist nga “imperializmi dhe revizionizmi”. Tani shumica janë zhdukur, vë në pah gazeta.
Por, disa janë të vendosur për të shpëtuar çuditë arkitektonike, me një gamë të zgjidhjeve kreative për ripërdorimin e tyre.
Në Lezhë, 30 kilometra në veri të Tiranës, një ndërmarrje e përbashkët turistike gjermano-shqiptare është në procesin e transformimit të një bunkeri në një hostel të thjeshtë.
“Tirana Ekspres”, një qendër e artit afër stacionit të rrënuar të trenit në kryeqytet, ka ngritur një skenë mbi tri koka bunkerësh.
Keq Marku Djetroshani, një artist tatuazhi, ka gjetur një ide më të mirë, duke e transformuar një nga bunkerët e panumërt, të ndërtuar përgjatë kufirit me Malin e Zi, në një sallon tatuazhi.
Një libër i ri, që paraqet udhëzimet hap-pas-hapi për konvertimin e bunkerëve të braktisur në çdo gjë, duke u nisur nga hostelet e tualetet, e deri te kafenetë dhe dyqanet e suvenireve, është vlerësuar në Bienalen e Venedikut, ku është paraqitur së fundi.
Elian Stefa, një nga autorët e “Concrete Mushrooms”, vlerëson koston e ripërdorimit të një bunkeri për fushuesit për vetëm 150 euro.
“Potenciali është i madh, veçanërisht për turizmin,” tha ai.
Dilema – për të shkatërruar ose ridisejnuar ata i ndan shqiptarët, shkruan Guardian.
“Përpara ka pasur bunkerë në çdo qytet, në çdo lagje, por shumica tani më nuk janë, “ thotë gazetari shqiptar Llazar Semini.
“Ata (qeveria shqiptare) kanë mbyllur njërin sy e vesh dhe i lënë njerëzit që t’i shkatërrojnë ata ngadalë. Shumica e njerëzve janë të lumtur që ata të zhduken”, ka thënë Semini pë Guardian.
Strategjia e “bunkerizimit” të Shqipërisë është rritur në mes të viteve të ’70-ta, kur Hoxha, të cilit po i rritej paranoja, egërsoi lidhjet me Moskën, pas reformave të Nikita Hrushovit. Ai i frikësohej sulmeve të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, sikurse edhe “Perëndimit imperialist”.
Edhe pse bunkerët ishin zyrtarisht në kompetencë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, fermerët thjesht i gërmuan ata. Kohët e fundit, shqiptarët e varfër po i hedhin ata në erë për ta marrë çelikun e tyre, që zakonisht ka vlerë prej rreth 100-150 funta, për një bunker të madh që i zë rreth 10 persona, thekson gazeta britanike.
“Teknologjia për shkatërrimin e bunkerëve po përhapet me shpejtësi”, thotë Dorian Matlija, një avokat i cili ka mbrojtur një numër të shqiptarëve të akuzuar për hedhjen në erë të bunkerëve.
Ndërsa shumë persona, kryesisht shqiptarë të moshuar, nuk brengosen në lidhje me zhdukjen graduale të përkujtuesve të regjimit brutal dhe shumë të militarizuar, të tjerët besojnë se bunkerët në formë të banesave eskimeze dhe strehimoret nëntokësore duhet të ruhen,
“Ata janë një testament për të kaluarën e Shqipërisë. Ata duhet të jenë të mbrojtur si monumente kulturore. Nuk mund të shkatërrohen ata,” thotë Fatos Lubonja, shkrimtari shqiptar, i cili nën komunistët kaloi 17 vjet në burg./rel
DISA IDERA PER BUNKERET.
Bunkeret do kene disa funksione,nje nga to eshte ne argjinaturat ku lumenjte kercenojne te gryejne token bujqesore,si pengesa te rjedhjes se lumit,duke i vendosur sipas copave qe jane bashkuar.
Nje tjter eshte kur do ngrihen diga per grumbullim uji,keto jane prita te forta kunder ujit.
Nje tjter eshte zhytja ne det ku do ngrihen porte te reja o do kete shtesa te porteve si bazament per keto porte. Natyrisht perdorimi i tyre me sakte kerkon edhe personin pergjegjes,specialistin e ndertimeve per te tilla pune.
pytni njeher at fred xhaferin si do i jap drejtim
Te pakte nuk shkojn dem, se fusin njerzit pa shpi koken, Enveri beri shume bunkere, por si privatizoi, kurse kta vemjet saliniste, po ndertojne vila ne tokat e vjedhura duke i privatizuar, me vrasjet dhe zhdukjet e pronareve te ligjshem.
Edhe ketu Enveri del shume burre me i mire se kta pederaste.
–e perse duhen zhdukur bunkeret–kur ne rast lufte te mbrojne koken?????mos kujtoni s lufta ka mbaruar???-jo-serbi dhe greku -jane ne kufijte tane-dhe nje dite –ata qe kerkojne cdo dite -kosoven dhe vorjo epirin–mund ta shkrepin kunder nesh.
Sigurisht brez i pa pjekur,ne fakt nga te piqeshin nga Sali Komunisti qe u demokratizua ne shkollen e PPSHse? bunkeret jo qe nuk duhen te prishen por duhet te ruhen dhe u lumte atyre gjermaneve turistik qe u ka shkuar nder mend ti perdorin per turizem.Ne si Shqipetare te pakten do kemi dicka ndryshe nga shtetet e tjera te cilet ma merr mendja nuk kane si keta bunkere,te pakten te kemi dhe ne dicka historike se shkaterruam cdo gje keto vite demokracie dhe lirie i thencin,
Bunkeret i ben oficeret e ushtris SHqipetare me aprovimin e P.P.SH.Historia shkruhet dhe goma nuk e fshin ,nje popull qe haron te kaluaren i takon ta rijetoj ate…BIG
Disa po , disa jo !