Doktori me ambasadorin e BE-së ishin dje në një shkollë në Elbasan. Mësuesit, që ishin njoftuar për vizitën, kishin përgatitur gati klasën ku do të mbante fjalimin Doktori. Gjatë dy ditëve, nxënësit kishin bërë prova dhe ishin përgatitur t’i bënin pyetje Doktorit për Edi Ramën, që pengon integrimin në Evropë. Sandri kishte bërë gati planin, që sapo të përfundonte takimi, ta jepte pjesën për fëmijët direkt.
Sipas skenarit që kishin marrë, sapo Doktori të merrte fjalën, nxënësi i parë do ta pyeste pse i lë karriget bosh Edi Rama në Kuvend. Përgjigja do të ishte, se ‘Edi Rama kërkon që ju fëmijë të mos bëheni evropianë kur të rriteni, ndaj thuajuni prindërve tuaj se Edi Rama po ua prish ëndrrat’.
Fëmija e dytë: Xhaxhi kryeministër, kur ju ta mundni këtë Edi Ramën, që nuk na lë të futemi në Evropë, vitin tjetër, a do hyjmë ne në Evropë?
Doktori: Thuajuni prindërve tuaj të votojnë për Partinë Demokratike dhe Shqipëria do gdhihet në Evropë.
Fëmija i tretë: Xhaxhi kryeministër, ky Edi Rama që bëri Gërdecin, që bëri 21 Janarin, që po vjedh dhe shkatërron ekonominë, duke mos pranuar të ikë nga opozita, a do ndëshkohet ndonjë herë?
Doktori: Thuajuni prindërve tuaj të votojnë Partinë Demokratike dhe ai do të marrë dënimin e merituar.
Nxënësi i katërt: Xhaxhi kryeministër, tani që pengesat në drejtësi u kaluan dhe gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë me Partinë Demokratike, a do kemi drejtësi?
Doktori: Thuajuni prindërve tuaj që Edi Rama akoma po e pengon drejtësinë të bëjë punën e saj duke tentuar t’i heqë vëmendjen nga kriminelët dhe duke kërku të dënohen ministrat. Por vota e prindërve tuaj ka me e ndëshku.
Fëmijët e kishin mësuar përmendësh skenarin dhe po prisnin shenjën të fillonin pyetjet. Drejtori i shkollës u afrua tek Doktori dhe i tha diçka tek veshi. Doktori mblodhi buzët dhe i bëri shenjë mohuese.
Në vend të Doktorit, e mori fjalën ambasadori i Bashkimit Evropian.
-Të dashur nxënës, tha ai. Shqipëria është shumë afër ëndrrës për tu bërë një shtet evropian. Nëse qeveria plotëson disa boshllëqe që kanë mbetur, Shqipëria do të marrë pas dy javësh statusin si vend kandidat. Shqipëria duhet të dënojë zyrtarë të lartë, drejtësia duhet të jetë e pavarur nga qeveria dhe duhet të dalë përgjegjësia për 21 Janarin.
Sipas skenarit, nxënësi i parë u ngrit të bënte pyetjen. Drejtori vrapoi tek banka dhe i tha të ulej.
-U anuluan pyetjet, i tha. Mos e bëj.
-Po pse, ky tha që e ka lënë boshllëkun qeveria dhe jo Edi Rama, i tha nxënësi.
-Nuk e njeh situatën ai, i tha drejtori, ai vjen nga Brukseli.
Nxënësi u qetësua. Ndërsa ambasadori po fliste, u ngrit nxënësi i dytë. Drejtori vrapo pranë tij dhe e uli përsëri. Kështu dhe i treti, dhe i katërti.
Ambasadori i BE u çudit nga rrëmuja në klasë, po nuk e dha veten.
Sapo përfundoi takimi, Sandri mori Doktorin në telefon.
-A e the atë pjesën për Edi Ramën Doktor se po e presin këta për lajmet.
-Jo Sandër, nuk mujta, ashtu ishte një punë, ishte dikush aty dhe nuk desha me ia prish. Po prit se për gjysmë ore arrij në Tiranë dhe ua them deputetëve.
-Po ajo sikur ka lezet për fëmijët, i tha Sandri.
-Shiko Sandër, ti e din, të rriturit në këtë vend nuk të besojnë, të vetmit që më kanë besu janë fëmijët dhe deputetët e mi. Fëmijëve s’mujta me ua thanë, por deputetëve po ua them. Ata besojnë çdo gjë.
Shtroj pyetjen: Perse valle ka kaq alergji doktori nga origjina e tij?!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html
Se i kujtohet muti qe ka ngrene derisa ka mberritur ketu ku eshte!
@ B.Tola
HA HA HA HA HA HA HA!
Si nuk del nje prind e tja numeroje ne lule te bythes.
Kafshe shpellash!
Sa bukur i qendis MERO BAZE.Dulla i dyte njelloj si qoftlargu te cilit i ka marre te gjitha huqet vazhdon te beje te njejtat veprime.Po te gjitha veprat e qoftlargut ai jo vetem i ka studiuar mire por edhe po i zbaton.Si marksist qe eshte brymosur nga ati i tij shpirteror vazhdon me te njejtat metoda.Tani me vizitat neper shkolla po e tregon vehten qe nuk ka asnje ndryshim me paraardhesin e mesuesin dulle.Besoj se materjal me te mire per portokalline apo fiks fare nuk ka.TUNG.