Flamuri qetëson gazetarët e RD për pagat e muajit

2 Tetor 2012, 20:23Antena TEMA
Flamuri qetëson gazetarët e RD për pagat e muajit

Flamurin e thirrën me urgjencë në mesditë. Roja i parkingut të PD-së i bëri zile tre herë, derisa Flamuri e mori mbrapsht.

-Ça ka ndodhur, i tha.

-Janë këta gazetarët e RD, tha, më kanë zënë parkingun nuk hyjnë në zyra.

-Po ça duan?

-Thonë s’kena marrë rrogat vëlla, ku di unë. Dun me u sqaru me ty.

-Eh bela, tha Flamuri. Dhe një punë që ia lash Qukapit, s’e bën dot. Sherret prapë unë do t’i zgjidh.

U nis me urgjencë tek parkingu i PD-së dhe gjeti 5 vetë që ishin ulur para derës.

-Ku punoni ju, i pyeti.

-Tek RD, u përgjigjën ata.

-Ou, çudi, si i keni emrat ju?

-Ça të duhen emrat, i tha gazetari, na duhen rrogat.

-Po pse, nuk i keni marrë rrogat?

-Nuk e di, po kryeredaktori thotë që kemi një vit që PD nuk na ka dhënë asnjë lek. Jemi saju me ndonjë qokë të vogël nëpër zyra, po tani s’e shtyjmë dot më. Aq më tepër nuk na qasin në shtëpi se thonë keni harxhu 500 mijë dollarë vetëm për tre muaj.

-Mirë, tha Flamuri, se e verifikoj unë.

U ngjit në zyrat e PD-së, shkoi tek llogaria dhe hapi borderotë e punonjësve.

-Më lexo pak sa janë pagat e RD në muaj, tha Flamuri.

-Pagat 3 milionë të vjetra janë shef, i tha llogaritarja, por honorarët janë të larta fort.

-Pse, sa janë honorarët?

-Po ja, Ermal Dibra merr nga 1 milion për çdo shkrim dhe ka nga dy shkrime çdo ditë. I bie dy milion në ditë.

-Ça është ky, pyeti Flamuri.

-Është pseudonim, i tha llogaritarja dhe bëri me shenjë lart. Janë shkrimet e Doktorit, dhe ne i vëmë honorarë nga RD dhe Doktori lekët ia fal partisë.

-Tjetër, tjetër, i tha Flamuri?

Y.XH. merr 700 mijë lek të vjetra për shkrim. Dhe ky i depoziton në parti.

-Tjetër, tjetër, tha Flamuri.

M.H, kjo bën sikur është grua, dhe kjo merr 600 mijë lek të vjetra për shkrim dhe i depoziton në parti.

-Ka shumë kështu me iniciale, tha Flamuri.

-Janë shefo nja dhjetë vetë, i tha shefja. Gjithsej ne duhet me harxhu 50 mijë dollar në muaj për këto honorarët me i derdhë në parti, kaq i kemi normën që na ka vënë Doktori.

-Në rregull, tha Flamuri. Po këtyre gazetarëve që punojnë, pse nuk ua kemi dhënë rrogën?

-Se di, kena mendu se s’kena njeri tjetër veç këtyre në punë, tha, se aty gjithë shkrimet i bën Doktori dhe lekët i merr partia.

-Të lutem urgjent, i tha Flamuri, se janë gazetarë që kanë disa muaj pa marrë rrogën.

-Mirë shefo, po flas me Sahit Dollapin dhe Kilen e Postës, tre t’i paguajë njëri si faturist uji, dy t’i paguajë Kilja si postierë.

-Mirë, po sa më shpejt, tha Flamuri, se kanë gjithë ato muaj pa rroga dhe janë në hall. Dhe kujdes! Porositi ata që do venë tek Kilja i Postës, mos të bëjnë sherr me ata të ‘55’, që paguhen aty.

2 komente në “Flamuri qetëson gazetarët e RD për pagat e muajit”

  1. Arben Gjergo, Mi Italy says:

    O bo mulja si superman,anej knej gjithanej!
    E ka doktori ne familja e tij si maxhordom!
    I forte je o Mero! Mos shterrofsh kurre me kete humor e sarkazem!
    GRAZIEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

    1. Daut Skela, Vlore says:

      A jane gazetare te RD. Ne bythe le ta mbaje, pthuu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje