Shqipëria pro Azerbajxhanit, pro dënimeve politike

6 Tetor 2012, 00:41Politika TEMA
Shqipëria pro Azerbajxhanit, pro dënimeve politike

Në kohën kur në Shqipëri vijon greva e ish-të burgosurve politikë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg miratoi me 100 vota pro, 64 kundër dhe 12 abstenime, rezolutën për përkufizimin e “të burgosurit politik”.

Kundër kësaj rezolute lobonin Rusia, Azerbajxhani, Turqia e Spanja. Delegacioni shqiptar, i përfaqësuar nga deputetët Kastriot Islami, Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi, votoi kundër rezolutës në përgjithësi dhe në mbështetje të Azerbajxhanit, pro amendamentit që kundërshtonte qëndrimin bazë të Asamblesë.

“Raporti për përkufizimin e të burgosurve politikë ishte shumë i thjesht në fakt. Ai përmbante vetëm tre paragrafë ku jepej përkufizimi i “të burgosurit politik”, e ku thuhej se në cilat rrethana për shembull nga ky status mund të përjashtohen terroristët, duke bërë thirrje ndaj të gjitha vendeve anëtare të ndjekin këtë përkufizim”, deklaroi Mailis Reps, anëtare e komisionit të ligjeve dhe të drejtave të njeriut, PACE.

“Amendamenti “magjik”, amendamenti numër 2, minonte të gjithë institucionin e Këshillit të Evropës, pasi aty thuhej se u takon vendeve anëtare të përcaktojnë vetë “të burgosurit politikë”, rast pas rasti, e për raste të veçanta mund t’i referohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se kush mund të quhet “i burgosur politik”. Për më shumë, amendamenti thotë se Asambleja Parlamentare nuk mund të përcaktojë bazën e të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërkohë që kjo është ajo që ne bëjmë këtu për çdo debat e rezolutë, pra dëmtonte gjithë institucionin. E padyshim që është diçka për të cilën Shqipëria duhet të ndihet e turpëruar sepse ka dhe Presidencën”, theksoi Reps.

Jashtë kamerave, në ambientet e KiE-së në Strasburg, deputeti Shpëtim Idrizi sqaroi për TCH se Azerbajxhani kishte lobuar fort, duke justifikuar votën e delegacionit shqiptar kundër rezolutës dhe pro amendamentit problematik thjesht me solidarizimin ndaj kërkesave të Azerbajxhanit.

Përgatiti: Arta Tozaj, TCH

 

19 komente në “Shqipëria pro Azerbajxhanit, pro dënimeve politike”

  1. raimondi says:

    Nuk ka azgje te keqe te jesh pro Azerbaixhanit kur Azerbaixhani eshte pro Shqiperise, Se ca bejne ata brenda shpise se tyre eshte pune e tyre, ne behemi me ta se ata jane pro Shqiperise

    Amerika u be me Bin Laden kur ai luftonte Rusine , ndaj Aleancat behen me ata qe jane pro kombit tend …..

    Azeret na ndihmuan per projektin TAP te gazit dhe ju kundervune Greqise dhe Italise duke na mbrojt ne –

    Ndaj shume mire ben Sala qe eshte pro Azerbaixhanit –

    1. Cukal says:

      Ky perfundoi Bini atehere?!

    2. Burgaxhiu UK says:

      Azerbaixhiani ka ne krye nje despot ish-komunist si ky i yni, por ka mbeshtetjen e USA dhe BE-se dhe para nje jave deklaroi ne rast se Izraeli sulmon Iranin ai do jete ne krah te Izraelit, dhe prandaj i bene kete “dhurate”

  2. f.xibri says:

    Vini Re, Vini Re !
    Shpetim Idrizi ka thene se Azerbaixhani ka lobuar fort.
    Pra kjo do te thote se Azerbajxhani e ka blere shtrenjte voten e shqiptareve Kaç Ipalami, Lyjelaj Përdhaska dhe Shperdhim Idhjerizi.
    Nuk besoj se ka genjyer. Perderisa kane shitur votat ne Shqiperi, perse te mos i shesin edhe ne Asamblene Parlamentare te Këshillit të Evropës ?!

  3. rimi says:

    Mos ka lidhje me privatizimin e ALBPETROLIT?

  4. troni says:

    Une kam jetuar ne Armeni per shkak te punes. E di mire situaten politike ne ate rajon. Kush ju ka genjyer se Azerbaxhani eshte pro politikes shqiptare dhe se ka mbeshtetjen e EU dhe SHBA?! Azerbaxhani eshte nje shtet islamik, i cili nuk lobon per demokraci. ai ka shtypur te drejtat e shtetasve te tij. Nje kriminel i cili theri naten ne gjume nje ushtar armen. U dekorua si hero lufte dhe ju dha nje shtepi 1.5 milion dollarte ne qender te bakuse dhe nje shperblim special nga qeverria. A e dini se ne veri te Bakuse, jetojne njerese(lagje te tera) te ndare me nje mur te larte, ku njerzit jetojne si skllever ne cadra? A e dini se komplekset ku jeton Alievi, jane ndertuar nga firmat me moderne dhe ku askush nuk flet sepse te iken koka?
    Po a e dini se Armenia dhe Azerbaxhani jane ne lufte dhe arsyeja kryesore eshte nje krajhine qe quhet: Kazakh-Shamshadin, Zanghezur, Nakhchivan and Karabakh? Pse po e permend? Sepse ne kete zone te nderuar lexues te Temes, jetojne 300 000 njeres qe e quajne veten Albanian of Caucasus (Shqiptaret e Kaukazit), te cilet Alievi i vret dhe i ther( si shqiptare)? Keta shqiptare mendohet te jene pjese e mbetjeve te ushtrive te Aleksandrit. Por jane shqiptare aman. armenia i ka mbrojtur, keta shqiptare kane shpallur pavaresine nga Azerbaxhani. A e dini se kryeministri i tyre i vetshpallur, kur u pyet nga mediat Armene: A e ndien veten armenas apo azer? U pergjigj: Une e ndjej veten time shqiptar. Por kur kryeministri yne vizitoj Azerbaxhanin, as u kujtua se ka 300 000 shqiptare te kaukazit, normal sepse ata jane te krishtere, flasin shqip te vjeter, jane pjestare te kishes Apostolike te Armenise, kerkojne pavaresi nga Azerbaxhani. Per kete arsye ata nuk i interesojne as Shqiperise as Azerbaxhanit. Sepse per dullen tone i rendesishem eshte islamizmi, nafta dh Alievi. Te dy kane nje gje te perbashket: jane islamike, jane kunder krishterimit, jane hajdute, jane vjedhes te demokracise. po i shkruaj ketoo dy fjale per keta shqiptaret e kaukazit sepse askush nuk i kujton vuajtjet e tyre ne 20 vjet lufte kunder Azerbaxhanit, sepse vriten nga nje diktator si Alievi. Vriten nga kryeministri yne qe nuk i kujton. Vetem ti njoihnit, i kam takuar, jane krenar qe jane shqiptare dhe qe jane te krishtere? Por persekutohen cdo dite nga Alievi, kerkojne pavaresi dhe duhet ti mbrojme.

    1. altin says:

      Shume mbreselenese ky informacioni Troni-t. Me falni per padijen time ne kete drejtim, por nuk kisha degjuar ndonje here per Shqiptaret e Armenise. E kam pare diku ne nje artikull ku ironizohej Saliu per keta shqiptare, por nuk e besove dhe e mora si nje ironi. E di qe edhe Enver Hoxha e ka permendur kete popull, dhe kjo ishte aresyeja qe nuk besova artikullin ku ironizohej Saliu.
      Faleminderit Troni.

    2. raimondi says:

      Ca ja fut kot ti ore .Albanet e Kaukazit nuk kane asnje lloj lidhjeje me ne
      Ata jane popullsi krejt tjeter, dhe gjuha e tyre eshte totalisht e ndryshme nga e jona

      Ne emrin Alban e kemi se na e kane vendosur te huajte, por ne quheshim Arber,
      dhe Shqiperine e quanim Arberia
      dhe fjala Alban per ne eshte nje keq shqiptim i te huajve per ne

      Ndaj ne nuk kemi asnje lidhje me albanet e Kaukazit

      Pastaj Albani eshte quajtur edhe Skocia ne lashtesi

  5. toni says:

    Sepse dikush e ka permendur faktin se Azebaxhani eshte pro Izraelit. Cfare keq informimi. Nuk eshte e vertet. Azerbaxhani lobon gjithmon ne vendet qe jane kunder Izraelit, si Turqia. Krahu i djathte i Alievit. Tjeter Armenia dhe Izraeli kane nje politike te perbashket ne planin boteror, dhe si e tille Azerbaxhani nuk mund te jete pjese e ketij plani.

  6. toni says:

    Te nderuar politikane shqiptare, mbroni ceshtjen tuaj, kudo ne bote. Kjo qe kane bere keta 3 deputete eshte tradheti kombetare. Te mbash anen e Azerbaxhanit dhe te mos mbash anen e Armenise, mikes se shqiptareve eshte tradheti kombetare.

  7. k says:

    z. troni teorine qe shqiptaret vijne nga albania kaukaze e hodhen jugosllavet per te deklaruar qe ne sishim ilir por albania eshte emer qe na e kane vene te huajt sa per albanet e kaukazit askush nuk lidh gjuhen tone me te tyren sepse ishte pikerisht gjuha qe hodhi poshte teorine jugosllave sa per pasardhesit e lekes ato i gjen tek hunza-ket e pakistanit dhe kalash-et e afganistanit prandaj eshte thjeshte nje koicidence emri sa per popullin sna lidh asgje pervec se gjuha shqipe dhe gjuha armene jane gjuhet indoeuropiane me te vjetra apsolute qe fliten akoma sot ne euroazi

  8. VERONIKA says:

    eee jo ti gazetari i ktij artikulli,tjeter Shqiperia,tjeter ky te fotografia,ky mund te jete kelysh serbi,lavire e politikes,malok,dhe kryeminister-diktator,po jo Shqiperia!!!!Falenderoj ate zoterine qe na thote se jetojne shqiptar ne ato zona,asnjehere se kisha degjuar!

  9. al says:

    alijevi eshte tipiku i despotit. ai trashegoi pushtetin nga i jati dhe vazhdon me te njejten forme.mbrojtesit kryesor te shqiperise kane qene gjithmone amerika dhe europa mos u merrni me tre deputet pa pike personaliteti qe delegojne politiken e sales ne europe. shqiperia historikisht ka qene dhe do jete pjese integrale e europes dhe ska cna duhet as turq

  10. Gjirokaster says:

    Per here te pare e degjoj, ka 300 mije shqiptar aty dhe spermendet azgjekundi?

  11. Ereniku says:

    bravo,TRONI per hedhjen e kesaj inf.nuk e paskam ditur jom shume i befasuare te flm.dhe te pershendes nga Gjakova,tung…jep me shume inf.qe ke mundesi

  12. tourkofagos says:

    pune korrakesh…….

  13. brigada 8s says:

    Te lumte troni,per te vertetat mbi shqiptaret e kaukazit. Ky tutkalli qe mban germen k nuk kupton ose nuk di te lexoje.Troni thote mbetje te ushtrise se Alexandrit nuk thote si Jugosllavet e tu qe kemi prejardhjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje