Mijëravjetori i agonisë!

19 Tetor 2012, 19:14Blog TEMA

Nga Inida Gjata – Zhaku

Tundjet që ka pësuar shoqëria shqiptare, sa majtas djathtas, në jetë të jetëve, veçse i kanë shndërruar në zombie këta njerëz, fut dhe mua këtu se mos kujtoni se kujtoj se jam më e mirë. Sepse tundja dhe shkundja i kanë trazuar aq shumë mendimet, bindjet, besimet, kuptimet, përcaktimet, dijen këtij populli, saqë nuk i ka mbetur më asgjë përbrenda. Janë ca trupa të zbrazur që rrojnë për hir të të mbajturit gjallë monotoninë që ka krijuar historia e agonisë apo agonia e historisë. Apo agonia historike, quajeni si të doni…

E çfarë t’i thuash më popullit dhe politikanëve shqiptarë?! Ata janë bërë krejtësisht qesharakë. E gjithë shoqëria. Jeta publike, jeta private është bërë një gallatë e madhe që tejkalon çdo lloj përshkrimi apo përcaktimi. Kjo agoni, të cilën ne shqiptarët e njohim si jetë, është në një vlim jo vetëm qindravjeçar. Nuk ka mundësi. Kjo agoni zgjat e do të zgjasë një përjetësi. E kur agonia është e përjetshme, e (ashtuithënçin) Pavarësia është vetëm 100 vjeçare, si mund të jetë ky popull në këtë vit festimesh? Me siguri, medoemos, padyshim, i pafuqishëm dhe i boshatisur, pra qesharak.

Gjatë 100 viteve të pavarësisë, agonia u bë edhe më e fuqishme. Asaj iu bashkua edhe iluzioni i lirisë dhe demokracisë dhe tashmë shqiptarëve nuk u ka mbetur më asgjë në tru, pasi e gjithë kjo demagogji që u trazua sa majtas e aq djathtas, prodhuan një tunel të errët e të zi me skajet vesh më vesh. Ata janë bërë vetëm ca qenie qesharake, me gjithë mua brenda se mos kujtoni se jam më e mirë unë, të cilëve nga njëri vesh u hyn gjithçka, e nga tjetri u del pa mbetur asgjë në tru.

Megjithatë njerëzit në përgjithësi kanë pamje të ngrysur, të vrenjtur. Duken si të shkatërruar, si të këputur, si të ligështuar. Duket sikur vuajnë padrejtësitë, varfërinë, papunësinë, pamundësitë. Po hiç, kot, llafe, maska i kanë. E kemi qejf ne shumë të ankohemi, të bëjmë viktimat e sistemit. Po në fakt, e vërteta është (siç thotë dhe “Fundi i njëqindvjetorit”), se gjithçka është kalimtare dhe aspak e rëndësishme. Pra, mbase më mirë është që ta pranojmë këtë agoni, ta shohim veten si zombie pa kuptim dhe ta pranojmë që i përkasim veçse estradave dhe botës qesharake, ndaj kot vazhdojmë të bëjmë si seriozë të mëdhenj. Le të qeshim me vetveten se vërtetë jemi bërë për tu gajasur.

Çfarë mund të presim ne nga ky njëqind vjetor i pavarësisë në bark të mijëravjetorit të agonisë?

Vetëm gjëra qesharake do presim, ndaj më mirë le të qeshim pa pushim se në trazim që në trazim jemi. Punë e gjë s´kemi, mendime e ide jo e jo. Ta bëjmë pra dhe të qeshurën vesh më vesh se kjo është e vetmja gjë që mund të bëhet edhe pa pasur tru. Futa dhe veten time këtu, s´e kam vetëm me ju.

5 komente në “Mijëravjetori i agonisë!”

  1. LORA says:

    Vetem brezat e paraziteve (sidomos ne keto kohe, qe po u ngushtohet rrojtja ne kuriz te te tjereve) mund te kene nje rezultante te tille te veten, qe duan medoemos t’ja ngopin te gjithe njerezise dhe historise.Kush rron me djerse e nder,ne sherbim te produktit real e jo virtual, ka cfare te gezoje e te synoje.Opinion,pffffffffffff.

  2. (KATHERINA DIE GROSSE)...prej Sauku says:

    Jo JOOO oj zonjushe mue mos me fut ne ate thesin tuaj te shpue.
    Un kur jetoja ne Shqipni kisha dinjitet.
    kisha pune,haja buk gruni qe e prodhoja vet,vishja breket e bardha prej pamuku qi prodhoheshin ne Korçe,mishin e merrja me tollon,por ishte i kontrrollu,naten kthehesha nga turni i dyt dhe nuk guxonte kush me me dal perpara,femijet i çoja ne kopshte e neper shkolla ku mesohej dija e jetes,dhomet i mjekoja falas,tek mjeku qe ishte human shkoja dhe vizitohesha si njeri dhe jo si produkt.
    nuk isha as kamuniste as balliste..e doja qytetin tim dhe malete e nolta te veriut njisoj si rivieren e jugut.
    isha krenare qi kisha lindur ne bjeshket e kreshnikve dhe u martova me Vlonen e trimave.
    kisha Dinjitet dhe kete nuk e mohoj.
    nuk isha e pasun por ja dija vleren cdo gjeje.
    Jetoja jeten time e qete dhe e lumtur me ato qi kisha.
    Lexoja libra dhe edukoja femijet me moral.
    kisha Dinjitet dhe krenohesha ne tan boten,deri…deri diten qe erdhi demokracija e atyre qe donin ta bonin Shqipnin si evropa por e kan bo gropa-gropa.
    te lutem mos me fut mue ne thesin tan te shpuar.
    Un jetova ne Shqipnin e Diktatures,isha e varfer materialisht por isha e lumtur dhe e qete.Ato vite te Diktatures se Proletariatit na dhan nder dhe krenari si komb,si gra e si nana.
    Shqipnia duhet te ribehet,ashtu siç e filluan baballaret tan pas luftes se 2 botnore.Drejtsia duhet te fitoi mbi tradhtaret dhe hajdutat.
    nuk osht koha tani te qieshim,…siç thue ti mre zonjush osht koha te klithim dhe te vajtojm per koken e prer te Aishes,,…pastaj te na pushtoj urrejtja dhe te fuqizohemi per ta ndryshu Shqipnin,dhe te fitojm dinjitetin e shkelun neper kemb.

  3. megi says:

    Mire thua Inida.ketu te gjithe bejne kot,shtyje si ta shtyjme.ska rregulla,ska moral,ska dinjitet,ska dashuri.Dashuria,ajo eshte e para,ajo te ben njeri e te tjerat vine vete.sfida jone per 100 vitet e ardhshme duhet te jete dashuria,per veten,per njeri-tjetrin,per punen,per vendin tone.Nese nuk behemi njerezore e te bejme cdo gje me dashuri do te ngelemi zombie ne jete te jeteve.nje studiues serb ne nje nga ligjeratat etij antishqiptare shprehej se ata(shqiptaret)jane njerez qe nuk e kane ne fjalor fjalen”te dua”LOVE.dhe nuk e ka keq.

  4. Tayson says:

    Zhaku ka shume te drejte ne gjithcka shkruan .
    Nuk do desha te percoj ktu nji ndjenje pesimiste,
    sepse vet karakterizohem nga nji karakter njerezor shume
    optimist ne jete ,por e kam te pamundur qe shpresoj me
    per ate vend ,ku e keqja ,poshtersia njerezore ,idiotizmi
    e injoranca ka pushtuar gjithcka e jo vetem atmosferen e atij vendi
    me sa duket i mallkuar .
    Ne nji vend ky mbizoteron shpirti i djallit ,cdo mendim ,
    cdo shpres per nji jete normale ne ate vend do ishte absurd.

  5. Arsen says:

    Zhaku ka te drejte dhe thote te verteten, por nuk eshte faji i askujt qe jemi keshtu. Eshte njesoj sikur indianet te ankohen pse jane me lekure te zeze apo kinezet pse jane me lekure te verdhe. Eshte keshtu dhe pike. Eshte fryma qe mbizoteron ne cdo popull. Fryma eshte e padukshme por eshte karakteristika me e fuqishme dhe me thelbesore. Une besoj qe thirrja e popujve me emra te ndryshem nuk ka qene ne thelb ceshtje kufijsh apo gjuhe sic trajtohet shpesh por ceshtje FRYME. Italianet ndryshojne nga zviceranet, shqiptaret nga greket, greket nga turqit, gjermanet nga hollandezet. Shqiptare… jini krenare po deshet … sa te doni. Asnjeher nuk do te ndryshoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje