Biznesi: Po na mbysin gjobat

23 Tetor 2012, 19:45Politika TEMA

Përfaqësuesit e shoqatave më të mëdha të biznesit ankohen njëzëri se administrata tatimore ka nisur një fushatë të gjerë represioni përmes vendosjes së gjobave masive.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë përfaqëson shqetësimet e mbi 200 anëtarëve, të cilët na kanë prezantuar ne si një çështje serioze klimën aktuale në mbledhjen e taksave. Anëtarët tanë ndjejnë se ka një keqinterpretim të Ligjeve Tatimore dhe në fakt mund të ketë edhe abuzime nga inspektorët e Tatimeve që kontrollojnë edhe regjistrimet e viteve të mëparshme tatimore,” u shpreh David Anderson, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Përveçse se kontrolleve rutinore normale ka një tendencë për të gjobitur sipërmarrjet private. Duke qenë se përgjithësisht taksat në Shqipëri janë të ulëta, na duket sikur kjo fushatë rrit në mënyrë reale taksat e biznesit. Pra, taksa të ulëta dhe gjoba të larta. Kjo nuk është normale”, tha Luan Bregasi, nga Biznes Albania.

Edhe Nikolin Jaka, që drejton Dhomën e Tregtisë së Tiranës kërkon thotë se problemi kryesor nuk është sistemi fiskal po administrimi i tij, që e lë biznesit të pambrojtur ndaj abuzimit të tatimorëve.

“Duke vlerësuar sistemin fiskal që sot është në Shqipëri me taksën e sheshtë kemi kërkuar përmirësimin e sistemit të administrimit fiskal, pasi në përgjithësi precedencat janë që administrata tatimore dhe doganore operojnë nëpërmjet vendosjes së gjobave,apo penaliteteve mbase edhe më të ashpra nga ato që parashikon ligji”, tha jaka.

Gjobat e vendosura edhe në rast se janë të padrejta kanë pasoja jo të vogla financiare për biznesin

“Për ta ankimuar këtë gjobë duhet të paguash afërsisht gjysmën e detyrimit, gjysmën e gjobës, çka e rëndon në mënyrë artificiale koston e sipërmarrjes private”, thotë Bregasi.

Marrëdhëniet mes administratës dhe biznesit duken të rënduara. Presidenti i Dhomës Amerikane thotë madje se po krijohet perceptimi i një klime jomiqësore.

“Sipas deklaratave dhe dëshmive që kemi nga anëtarët tanë ata janë të shqetësuar se politikat tatimore nuk janë të ndershme dhe po i vendosin në vështirësi financiare. Ndaj është shumë e rëndësishme që të kemi dialog me administratën dhe të arrijmë në një zgjidhje”, u shpreh Anderson.

Pak ditë më parë në parlament opozita i kërkoi qeverisë të ndalë represionin tatimor ndaj bizneseve duke akuzuar se Drejtori i Tatimeve ka dalë jashtë kontrollit të Ministrisë së Financave./TCH

8 komente në “Biznesi: Po na mbysin gjobat”

  1. ILIRET says:

    Ne te gjithe, shajme policine rrugore si te korruptuar. Por keta, per nje 5 mije lekesh, e mbyllin njerin sy.
    Ndersa policia tatimore (hetimi tatimor) nuk pranon ryshfet me te vogel se 100 mije leke, per person.
    Kush nuk e ka provuar dhe nuk e beson, le te me thote se genjej. Ja vertetoj qysh neser…

    1. kapo says:

      Vetem te drejte ke miku im

    2. Hetimi Tatimor says:

      Provojeni Zoteri,provojeni qysh neser dhe do shohesh reagimin nese qendron prova jote,qysh PASNESER

  2. Landi says:

    epo kur kryetarin e dhomes se tregtise na e zgjedh vete qeveria c do presim………………..

    1. LORA says:

      Dhe jo vetem qe e zgjedh qeveria,por qe zgjedh nje ish sekretar rinie te
      Partise se Punes.Asnjehere nuk e kam kuptuar se cfare pune ben ky Bregasi.Me te gjitha pushtetet (te majte,te djathte) kapardiset ky fare
      mediokri.Patjeter qe duhet te kete qene spiun sigurimi.

  3. Tatimpaguesi says:

    Menyra si menaxhohet sistemi tatimor eshte skandaloz.

    Pjesa me e zeze dhe e keqe e ketij menaxhimi eshte i ashtuquajturi “hetim tatimor”, si dhe kontrolli tatimor. Jane thjesht banda grabitesish te mbushur me militante, qe vetem grabisin lek dhe i rishperndajne. Kerkon rryshfet ai kontrollori-miu i vogel i terrenit apo hetimit, i rishperndan te pergjegjesi i tij, shefi i madh e deri tek drejtori.

    Sistem administrimi taksash i kalbur dhe i infektuar ne rrenje, qe eshte shume shume i veshtire pe tu permiresuar.

    Dhe yjet (Ridvani) rine e veshtrojne …

  4. Arberia says:

    Qeveria duhet qe per 100 vjetor te fali edhe gjobat qe tatimet i kane vene bisnesit.Ne se falen kriminelet,perse te mos falen edhe gjobat e bisnesit.Kjo do te sillte dhe pagesen e detyrimit dhe arka e shtetit do te mbushet me leket qe i takon e jo me leke gjobash,qe jane te tmersheme.
    Per kete te lutemi ne te gjithe bisnesmenet dhe te propozoje edhe Dhoma e tregtise qe me sa duket punon per vehte e jo per ne.Pocpret nga nje burgaxhi i z.Jaka

  5. alban4eva says:

    ia fusni kot te gjithe.. edhe ata biznesmene qe ankohen ia fusin kot, duhet te jene kamunsita me siguri.. Shqiperia (albanistani) ka bere hapa gjigande ne biznes edhe ekanami (ekonomi)… jemi te dytet pas Gjermanise.. mor ca te dytet them une, ia kemi kaluar fare..
    sa te kemi mbretin tone ne, Stalin shpellar Berishovicin, ne do ecim ne rrugen tone drejt Azise dhe Azerbaixhanit me koken lart, nuk na dridhet qerpiku perpara armiqve, shkemb graniti jemi..
    rrofte Salehu sa malet e Serbise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje