Mediat amerikane, sulm këshilltarit të Romney-t: Solli në pushtet një DESPOT si Sali Berisha

29 Tetor 2012, 11:56Politika TEMA

Mediat amerikanë kanë nisur një sulm ndaj strategjistit kryesor të fushatës së kandidatit republikan, Mitt Romney.

Stuart Stevens është vlerësuar nga Romney në darkën e famshme ku ai u regjistrua duke lëshuar deklaratën për “47 përqind të amerikanëve, të varur nga qeveria”. Madje Romney ka thënë se ata kanë punuar në gara të rëndësishme jashtë vendit.

Por revista The New Republic shkruan se Stuart Stevens ka punuar për të sjellë në pushtet dy despotë: Sali Berishën e Shqipërisë dhe Joseph Kabilën e Kongos, figura që kanë alarmuar grupet e të drejtave të njeriut dhe Departamentin e Shtetit.

Në shkrim thuhet se “Stevens është rekomanduar tek Berisha nga një biznesmen dhe sekser boshnjak, Damir Fazlliç, të cilin Departamenti i Shtetit e përshkruan si një hije. Në kabllogramet e Departamentit të Shtetit thuhet se Fazlliç ka punuar ngushtësisht me Berishën për fushatën e tij dhe ka marrë mbrojtje ligjore nga qeveria e tij, edhe pse ka pasur raportime për lidhjet e tij me mafien”.

Më pas në shkrim thuhet se Stevens punoi me BGR. Në shkrim thuhej se imazhi i Berishës kishte nevojë për një rehabilitim serioz, pasi ai e çoi vendin drejt një katastrofe apokaliptike.

Në shkrim thuhet se Berisha, një aparatçik i diktaturës staliniste, ndërtoi një regjim partiak, që u rrëzua në vitin 1997 pas presionit ndërkombëtar dhe amerikan, duke lënë pas 2 mijë të vdekur.

Në shkrim vijohet duke thënë se Berisha kishte imazhin e një despoti brenda dhe jashtë vendit. Por me angazhimin për të luftuar korrupsionin, një nga ish- udhëheqësit më të neveritshëm në Europë u rikthye si një reformator.

Shkrimi përmend se si janë sulmuar dhe kërcënuar të gjithë ata që kanë shkruar për Stevens, duke përmendur gazetën Tema, e cila u nxor me dhunë nga redaksia dhe botuesit të saj iu dogj makina.

Po ashtu u kërcënua edhe Erion Veliaj.

Shkrimi thotë se edhe me ardhjen e Berishës në pushtet, gjërat nuk ndryshuan. Aty përmenden qëndrimet e ambasadorit Withers, që thotë se Berisha është autoritar. Po ashtu përmendet roli i djalit të tij në shpërthimin e Gërdecit dhe vrasja e protestuesve të pafajshëm më 21 janar.

Shkrimi thotë se Berisha erdhi në pushtet me zgjedhje të manipuluara dhe kërkon të qëndrojë në pushtet me çdo mjet.

38 komente në “Mediat amerikane, sulm këshilltarit të Romney-t: Solli në pushtet një DESPOT si Sali Berisha”

      1. “aparatçik i diktaturës staliniste” Eu bre. Vallai, bilai ene ket se kisha digjue ma par per Doktorin.

        Keto mediat amerikone jon leter igjenike dhe shume kamuniste qe siq ka than vet Doktori

  1. temes says:

    Ja qe fatkeqesisht del vete nga goja e vete amerikaneve qe ata jo vetem e njohin se kush eshte Saliu dhe bemat e tij por nuk thone asgje per te ndryshuar gjendjen a thua se Saliu ju shkon per shtat atyre. Edhe vizita e Klintonit nuk duhej te ndodhte se edhe sikur ajo ta kritikoje Saliun, ky si gjithmone do te interpretoje takimin si fitore te madhe dhe ky popull bageti kaq do. Perfundimisht po nuk u bere zot i vetes nuk vijne te huajt ta bejne per ty dhe fatkeqesisht shqiptaret nuk jane te zot ti dalin vetes se tyre. Le te rrine keshtu atehere se keshtu ju pelqen, vetem bagetite rrine ne vathe gjithe diten po ti lesh, njerezit jetojne levizin protestojne etj etj.

    1. Landi says:

      Mire! Po, po te fitoi Romni ai tipi do te behet sekretar i ndonje departamenti ne Usa. I bie qe Sala te qendroi ne pushtet edhe njezet e shtate vjet te tjera. Dhe hajde duroje kete fosilin e neandertalit pasaj!

  2. kalorsi i zi says:

    Te erdhi ora moj e Sheqeres, futja per beograd se aty mbase do bashkosh kosoven me serbine .

  3. Enver Hoxha says:

    Dhe nuk eshte cudi qe te gjitha keto dalin ne prag te vizites disa oreshe te sekretares amerikane te shtetit, po ashtu nuk do te jete cudi, qe zonja e nderuar Klinton te vizitoje Gjergj Ndrecen ne spital, kjo per ti kujtuar berishes dhe qeverise se tij, se SHBA mbeshtesin antikomunizmin e vertete dhe jo ate falls, qe ndertoi pjella ime, ne Shqiperine e viteve te pluhralizmit.
    Goditja e forte gjermane, per tenderin tashme te rrezuar nga vete berisha ne dobi te Serbise, per interkonjuksionin Shqiperi-Kosove, eshte nje goditje qe do te coje berishen ne fundin e tij, se Gjermania, e cila ka marre ne dore Ballkanin Perendimor, kjo duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqiperia, nuk do te lejoje qe interesat euroantllantike, te kapen nga sllavet ruse e serbe.
    Afrimi i Greqise me politiken ruse ne te kaluaren jo te larget, solli fuqizimin e Turqise dhe shkaterrimin e Greqise.
    Shqiptaret duhet te perfitojne nga kjo harte e re ballkanike dhe duhet ti japin mbeshtetjen Gjermanise, ne ekspansionin e saj ekonomik politike e strategjik, kjo politike eshte ne nje linje me SHBA, e cila sot po i tregon dhembet sali berishes dhe qeverise se tij.
    Shqipetare, une gabova njehere me gjermanet, mos beni ju te njejtin gabim qe bera une, sot jam i penduar, por ky gabim ju kushtoi ju shqiptareve shume, kete rradhe beni gjene e duhur.

  4. eleYΘeriskepsi says:

    Taktika e njejte, gjithmon!
    Pasi i ngren ne piediestal ,i perdorin per qellimet e tyre,ne fund i hedhin poshte si lemon te shtrydhur!!

  5. A thua?! says:

    Kete gazeten The New Republic nuk e di sa e rendsishme eshte megjithate..Po sikur ky Romney te fitoj zgjedhjet si i behet pastaj?!! I bie qe Berisha te kete nje mik te forte qe do te mbylli syte kur te vjedhi zgjedhjet e qershorit, apo si?! Ne shqiptaret jemi ca pabythsa qe per cdo gje qe nuk e bejme dot vete i kthejme syte nga bota. Po botes nuk i plas bytha per ne se ka hallet e veta.

  6. Shpirag says:

    Me kete shkrim duket qarte ajo që ka thënë e bere opozita.Eshte shume mire që opozites i jane afruar forca që dikur plot pisllek e diabolizëm vizionesh,i rrinin në stan Berish kriminelit,stalinistit të pështire që porositë i merrte në Beograd nga Damir Fazllic…Tani eshte dhe nje pjese e jenicereve të Saliut dikur,në opozite me te,ka krijuar edhe formacione politike të shkeputura prej tij,si AKZ,FRDP…etj,dhe kjo është pozitive edhe pse shume e vonë!Megjithate tek keta ish berishiste dyshimi mbetet perderisa kërkojne te mos bëjnë aleancë me opoziten e vertete qe edhe është vrarë.Kjo e rimban kriminelin e peshtirë ne pushtet dhe dihet se po ben gjithshka të zgjas vdekjen politike dhe burgun e tij!Ndaj AKZ ka hije dyshimi dhe Topi i vetem nuk menaxhon mirë opoziten e partise se tij me opoziten Rama!Eshte nje sinjal,qe duhet ta mësojë mirë z.Klinton!Ata që nga Berisha ndihen të vrare e plagosur,te varfer dhe mjeruar,kur te vij Klinton te dalin te protestojnë me parrullat:SHBA,Berisha ka vrarë!SHBA-na ndihmo te heqim stalinistin!Klinton-Berisha ështe vrases i shqiptareve!etj.Jam i bindur se te tilla protesta sensibilizuese do degjohen nga z.Klinton!Ndryshe,aty,ne Tirane nuk ka shqiptarë,por vetem shpellarë!

  7. elinor says:

    Kaq mjafton per mua; nuk e votoj me Romnin! :p
    I bej thirrje edhe Zaloshnjes te mos e votoje si taksapagues amerikan qe eshte. Nje pjese e taksave te tij kane shkuar per rrogen e ketij Stevens qe na paska demtuar tej mase me perkrahjen e dhene ndaj saliut!

  8. naimi nyc says:

    Jemi “ngujuar” ketu ne nje periferi te NY se nuk shkojme dot ne pune per aresye se jane bllokuar trenat autobuzat.Dhe nuk mund te shkosh ne pune me makine se dhe urat jane bllokuar me urdher te autoriteteve
    lokale dhe qendrore per aresye te uraganit “monster”
    E lexova gjithe artikullin e Penn Bullock:
    “Stuart Stevens’ Shady Past Clients, Revealed ”
    dhe u binda qe Berisha nuk eshte absolutisht fajtor per cfare krimesh ka kryer per 20 vjet ne Shqiperi.
    Ai ka patur dhe do te kete mbeshtetjen e fuqishme te lobit antishqiptar qe veproon ne Amerike qe zyrtarisht dhe pa piken e turpit perbehen nga lobi i podestes me wisnarat dhe tom ridget & company.
    Gjeneratoret qe e ushqejne kete lob jane
    Obrad Kesic, Damir Fazllic per Serbet dhe Nikollaq Gaxojanis (Nikolla Geixh)& G. R.Stefanopullos .
    Pothuajse te gjitha organizatat dhe lidhjet e shqiptareve ne Amerike ose jane kukulla ose jane zgjatime zorresh te Berishes,
    Nga sa lexova ne kete artikull duket hapur se shumica e admistratave amerikane kane fajin kryesor qe me indiferencen e tyre jane pergjegjese per
    mos ndeshkimin e Berishes per superkrimet e tij
    Kam mendimin se Amerika e ka prere ne bese popullin shqiptar duke perkrahur ne shume raste nje Monster si Berisha.
    Eshte koha qe Amerika ti kerkoje falje shqiptareve duke zbritur nga kali kete monster para 28 nendorit 2012…
    Eshte thellesisht antishqiptare qe te pretendohet te hiqet nje vrases monster si berisha me votime..
    Ate e vune ne pushtet sherbimet sekrete dhe ato le ta heqin …
    Pafundesisht Turp qe po perdhoset populli me proamerikan ne bote nga vete amerika duke i toleruar kete perbindesh si berisha.

  9. TOTILA says:

    Mos kini frike se nuk i fiton dot zgjedhjet FASHISTI ROMNEY !!!

    1. xha Jaho says:

      Kur quan edhe Romnin fashist atehere paska hak Sali Berisha qe ju quan marksiste dhe komuniste ju te majtet.

    2. Altini says:

      Ore Totila, cfare flet ore injorant. Cjane keto lajme ultramajtiste nga nje gazete e pjerdhur ne lidhje me Arianna Huffington. Na doli dhe Erjon Veliaj trim pale. Ky eshte dizinformim i paster. Romney ashtu si Obama ka 500 advisors. Pastaj ne krye nuk eshte ai, eshte Obama. Ai vendosi te vije Arivzu qe e shani nga mengjesi deri ne darke.

      Pyetja qe duhet te beni ju eshte kush eshte ky Damir Fazlic, boshnjak me pashaporte ANGLEZE qe vervitka gjith Ballkanin dhe nuk e gjen as edhe nje gje. Per ke punon ky ?

      U be fytyra jote te shash Romneyn. Ti as e ke idene se kush eshte Romney por Shqiptaret e votuan vete Berishen se jan ene gjak dh ene tru komunista debila dhe ende duan rrumpallen e Enverit, ku nje pjese punonte dhe pjesa tjeter rrinte. E meritoni Berishen ne pushtet.

  10. Juristja says:

    Arvizuja perveshi menget ne numerimin e votave qe dolen ne favor te Rames ,e pa shume mire se si i mbushi kutite Berisha ne favor te Bashes ,pra vjedhjen skandaloze te mandatit te Tiranes ,dhe ne fund i shkoi per vizite ne shtepi Bashes per ta uruar si hajdut.Sa turp!
    Ky eshte qendrim zyrtar i ShBA apo qendrim personal i Arvizuse?

    1. Nooooooooooooooo.. sigurishte qe eshte qendrim personal i arvizuse !
      Arvizuja e ka ambasaden amerikane firme te tij dhe vepron ne interes
      te fitimeve personale heee.
      Te mendosh qe nji Ambasador Amerikan shpreh “politiken e shtetit amerikan”
      me veprimtarine e tij diplomatike ne shtetin X ku eshte stacionuar ,
      kjo do ishte tamam budallik .
      Ambasadoret Amerikane kane diplomacin e tyre sepse vijne nga gopi Demokracise boterore dhe jane te lire te bejne si duan kudo jane .
      Arvizuja e di formulen Amerikane te zgjedhjeve e cila thote ;
      “NUK KA RENDESI NUMRI I VOTAVE HEDHUR NE X apo Y KUTI,
      RENDESI KA GJITHMON SE KUSH I NUMERON ATO ,KUSH ESHTE ME I ZOTI .
      eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee A mer dhe IKKKKKKKKK…………

  11. Arben says:

    Ore djem ShqiptarE apo Amerikane! Mire qe ky Stevens e paska ndihmuar kaq shume Berishen dhe qenka me Ramney-in, po qeveria e sotme Amerikane qe ka marredhenie te perdithme me Sali Berishen nuk ka faj? Apo si gjithmone ne Shqiptaret ia veme fajin “opozites”? Keta artikuj jane “biased” dhe jane sulme personale qe behen per fushate. Nje gje duhet te jete shume s sigurte! Nuk e mban vetem nje njeri apo nje qeveri e huaj ne pushtet Sali Berishen! E mbajne ne fillim me mijera Shqiptare qe i vijne nga pas dhe shume qeveri e huaja qe nuk duan i duan Shqiptaret apo Shqiperine. Hidhni syte nga Serbi, Greku, apo Francezi! Ia vini fajin Shqiptareve ne fillim, pastaj te tjereve! Sic duket keshtu paska qene gjithmone me Shqiptaret. Fajesojne “komshijte” per problemet e tyre familjare!

  12. JA ME NE FUND AMRIKA SE MBAJTI DOT ME BRENDA PORDHEN,
    DHE E NXORI JASHT TE QELB !
    PO TANI SI DO VEPROJN SHQIPTARET PAS KESAJ ?!
    DO KET NJI REAGIM TE SHQIPTARVE ? NJI REAGIM TE FORT TE OPOZITES ?!
    APO DO PRESIN AKOMA SHQIPTARET NGA BOTA NGA “UDHERREFYSI” !!!!!

    PO TANI O KOMBI IM I DASHUR RUMPALLE CDO BESH ?
    (APO SI GJITHMON C’I QI TEMEN SHQIPERISE) E DINE TE TJERET PUNEN E SAJ !
    JAM KURJOZ VERTET TE SHIKOJ, SI DO REAGOHET NESE KA NJEREZ ATJE APO CFAR .

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime, urime gazeta Tema !!!
    Urime z. Gjergj Ndreca.
    U futet edhe ne fushaten elektorale te SHBA !!!
    Kur je ne te drejten tande te ndihmon Zoti ma shum se robi !!
    Urojme qe te sherohesh sa me shpejt o Gjergj !!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Stef Staku, ke nxjerre nje pyetje qe do te sjelle shume diskutime, te gjithe flasin rreth temes qe shkruhet, por asnjeri nuk shef ate te padukshmen, ate ngjarje qe si duket do te jete edhe fundi i Romnit, po nuk u dinstancua, nga personi qe ndihmoi diktatorin Berisha.
      Kjo ndoshta do ti jape edhe nje shtyse zonjes Klinton qe te mendoje seriozisht per te takuar zotin Gjergj Ndreca, qe duke e lidhur kete vizite me ngjarjet e reja qe dolen tani ne SHBA, do ti japin nje reputacion tek populli amerikan si mbeshtetese e viktimave te diktatures.
      Kjo qe ke shkruajtur mendoj se eshte nje teme me vehte qe do vemendje.

  14. zekthi says:

    Po pyesni nje here ca lloj fletushke eshte New Republic dhe kujt i sherben – se po ndani dhe zgjedhjet e Amerikes tani…

  15. Poshte SALI SERBI says:

    POSHT DIKTATORE

  16. shpati says:

    kushedi sa do te gezohet shoku shpati

  17. Bubullima LU says:

    Qe Amerika eshte simboli i demokracise ne bote, kete po e shohim me syte tane,ku cdo gje funksionon si jo me mire.Amerika flet e keshillon si ndertohet demokracia,te jep raste edhe ta shikosh me syte tend. Edhe pushtetaret tane vene e vijne ne Amerike,po si duket me shume kane hallin e daljes ne fotografi se sa marrje eksperience.Permendin Ameriken dhe Europen ,pet te treguar se po nertojne demokracine,kurse ne praktike veprojne te kunderten.Akemi pergjegjesi ne si popull per gjendjen? Po.Se pari.Kur e dime, se e mira eshte qe kryetaret e partive ,apo edhe ne institucione te tjea te mos zgjidhen me shume se dy here,pse i zgjedhim?Pse pranojne antaret e nje partie,si rasti i LSI-se te ndryshojne statutin? Se dyti. Kur e dime se kjo qeveri eshte e korruptuar deri ne palce,qe shiti te gjitha veprat industriale per skrap e leket i futen ne xhepat e tyre,kur kryeministri vuri nen kembe,presidencen,komisionin zgjedhor,gjukatat, shish-in.prokurorine ,po deformon historine,po jep toka e dete GREQISE,ku vejen nje grek e therret ne token tone “rrofte vorio epiri,,nuk po con pronen te i zoti,
    nuk e can koken se i digjen njeres per gabimet e saj,qe vret ne mes te dites e ne mes te bulevardit,kur krimi ka lulezuar e ben komanden,ku harxhohen para per nje projekt qe punonte opozita ,e shemben se nuk i do qefi kryeministrit prishen pa u dridhur dora,ku dhe ato pak prodhime qe prodhon fshatari nuk i shet po i flak ,se tregun e mbyt malli i huaj,ku pasurite nen toksore po rripen e shkojne jashte shtetit,ku minatori eshte kthyer ne sklav,pse presim qe kete qeveri ta largoje Amerika? A nuk e kemi ne ne dore? A duhet te veprojme si popull ,per cdo parti qe nuk punon per vendin ,ti japim shkelmin e ta hedhim ne perrua si veprojne vendet demokratike? Kryetret e partive e pushtetaret kane te drejte te shijne,psi fajin e kemi vet e mos ta kerkojme as te SALIU ,ILIRI ,RAMA E TJERE. Sa keshilla jane dhene nga Amerika dhe Europa e ne nga nje vesh na hyn e nga tjetri na del.Vem ne jete parimin
    pyet 100 vet e bej si di vet.Fajin e kemi vet ne si popull.

  18. Rexhin says:

    Mua nuk me ben peshtypje mbeshtetja qe ka pasur e ka krykrimineli Berisha nga zoti Steves dhe podesta qe eshte paguar me parate e taksapaguesve shqiptare.Cudia e madhe eshte se ka mbeshtetje nga shume e shume plehra tjere brenda vendi si,Nano e Meta qe tadhetuan te majten shqiptare dhe e mbajne ne pushtet akoma .

  19. Kete nuk e njihte populli ....pale amerika ..... says:

    Sali Kriminelin nuk e njihte dot as populli
    dhe partia e tij PPSH …. se cfare kafshe
    paska qene ky njeri dhe jo amerika me Romney-in.

  20. Ylberi says:

    Berisha eshte njeriu i preferuar i amerikaneve, mbasi ai i ka bere zap shqiptaret qe qendrojne si pula te lagura para tij. Amerikanet kete duan: te kene nje xhandar ne krye te Shqiperise qe te zbatoje urdherat e tyre dhe shqiptaret t’i shtroje ne hu.

  21. alban4eva says:

    genjejne qe te gjithe.. Saleja jone nuk eshte i tille, ai asht demokrat, solli damokracine ne Shqiperi.. ganjenjne keta amerikanat e pabese… Birishi jone asht ma demokrat se amerikanat, biles amerikanat jetojne ne diktature..
    Birishi e ka ba Shkypnine fushe me lule, ne Shkypni (albanistan) njerezit jetojne ma mire se ne Amerike, prandaj na kane inat amerikanat na, sepse jena me nolt se ata.. rrofte Birishi yne, poshte kamunistat dhe amerikanat, poshte gjithe bota, rrofte mbreti yne Salehja sa malet e Serbise..

  22. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot says:

    Ouu, po ky që ka shkruar shkrimin për Stuart Stevens është homoseksual dhe bën pjesë në të njëjtin klub ku bëjnë pjesë Veliaj dhe Ra-ma. Shikoni sit-in ktu poshtë që të bindeni për ktë shkrim të porositur enkas prej Ra-mës dora vetë me ndërmjetësinë e Veliajt. Ky ndërmjetësim me para në dorë “kash” është bërë ditën që Ra-ma ishte në seancën e Obamës për të mbledhur fonde ku Ra-ma kontriboi me 45 mijë $. http://www.towleroad.com/2011/08/blog-notes.html

  23. ramy says:

    Une kujtoja qe ky qe komenton enver hoxha ishte krejt debil, po ne fakt thote dhe ai ca budallalleqe qe I shpik nga menja

    1. Enver Hoxha says:

      O rami, ti je nga ata qe une i beja cdo dite dhe qe e merrte saliu ti bente analizat, si duket saliu qysh atehere ma paska pas me hile, se te paska fshehur ty ste paska hudh atje ku shkarkoheshin, fekalet e dynjase, ty te paska ruajtur, per te nxjerre tani ne ditet e saliut, e paske jete te dyte more rami, duhet tja dish per nder saliut.

  24. Maskarenj says:

    Ndyresira Sali Serb Berisha ka paguar miliona personave te huaj per imazhin e tij, fushatat, takimet me personalitete dhe fogografite me ta. Ne te njejten menyre paguan brenda vendit njerez pa fytyre dhe personalitet si Henri Cili, Altin Goxhaj etj qe ne emer te “shoqerise civile” bejne punet e pista te qelbesirave ne pushtet.

  25. Ivani i madh says:

    E THONI PASAJ QE SJEMI BERE NJE VEND KU TE HUAJT ME ATA AMERIKANE NE KRYE BEJNE EKSPERIMENTE ME NE E JO TE NA NDIMOJNE TE VENDOSIM DEMOKRACINE E VERTETEE TE ECIM NE NJE HAP ME VENDET E TEJERA EUROPIANE.

  26. ramy says:

    Kur ti beje baca dhe ketij gazetarit te paguar nga edvin roma ndonje stil trebicka. Pastaj ta shikoni ju.
    Me ty e. Hoxha smerrem fare. Ti je nje cop trap

  27. Enver Hoxha says:

    E po kuptoje se je nje cope muti qe ke ngel ne siperfaqe,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje