Kreshnik Spahiu: Zgjedhje të parakohshme, n.q.s. nuk kufizohen mandatet dhe n.q.s nuk ikën Berisha

30 Tetor 2012, 10:32Politika TEMA

Të ngacmuar nga ndryshimi statutor që bëri së fundi LSI-ja, i cili i lejon Ilir Metës të mbetet kryetar i partisë për më shumë se dy mandate, kontaktuam Kreshnik Spahiun, kryetarin e Aleancës Kuqezi, e cila ka si shtyllë të programit të saj kufizimin e mandateve. Spahiu na deklaroi se partia e tij do t’u kërkojë partive me të cilat do të bashkëqeverisë që të kalojnë së bashku një ndryshim në ligjin për partitë, nëpërmjet të cilit do të kufizohet në të ardhmen në mënyrë taksative deri në 8 vjet ndenjtja e dikujt në krye të një partie.

Po në qoftë se partitë bashkëqeverisëse nuk pranojnë ta votojnë këtë ndryshim, e pyetëm Spahiun, çfarë do të bëjë Aleanca Kuqezi? Dhe ai u përgjigj se partia e tij do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, deri sa të krijohet një mazhorancë e tillë që do të kalojë ndryshimin ligjor për kufizimin e mandateve të kryetarëve të partive.

Kusht tjetër politik i panegociushëm i AK-së? Rotacioni i pushtetit! Po tjetër? Paraqitja në Kuvend nga mazhoranca e re qeverisëse të një amendamenti kushtetues që do të kufizojë deri në 8 vjet mandatet e zyrtarëve të zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e deri poshtë te kryetarët e komunave.

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/10/30/kreshnik-spahiu-zgjedhje-te-parakohshme-nqs-nuk-kufizohen-mandatet-dhe-nqs-nuk

18 komente në “Kreshnik Spahiu: Zgjedhje të parakohshme, n.q.s. nuk kufizohen mandatet dhe n.q.s nuk ikën Berisha”

  1. ina^ says:

    Aleanca Kuq e Zi kemi nevoje per gjera dhe masa konkrete. me fjale jemi plote te mbushur. Vetem me premtime konkrete mund te merrni vota.

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Une propozoj qe te jene krietare te perjetshem:
      Gjer kur te vdesen na pleqeria
      ose na shoqeria ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html

      1. fule says:

        Sinqerisht pergezoj AK per kete nisme. Per mua vlen me teper se 100 dalje me flamuj neper rruge.

        Duhet kufizuar dhe numri i keshilltarve bashkiake, deputetve dhe gjithe beneficeve financiare qe cdo militant perfiton kot.

        Partite ne zgjedhje duhet te vete-financohen jo te perfitojne nga buxheti shtetit, ju lutem kerkojni dhe kete.

    2. elio says:

      Nuk e kuptoj kete nisme…nuk mund AK te diktoje ne partite e tjera. Nisma e duhur mund te ishte qe deputetet te kishin kohe max 8 vjet ne parlament dhe jo me tutje…Deklaratat e tjera jane pallavra..

  2. viktor hoti says:

    Partite politike dhe shoqatat jane organizma vullnetare te cilat ne as[ektin organizativ kane pavarsi te plote nga shteti prandaj ligji nuk mund te urdheroje “mos zgjidhni drejtues filan fistekunn”

    Zoti Spahiu konfondon keto organizma private me strukturat dhe mandatet publike katakteristike vetem e sistemeve diktatoriale. viktor hoti

    1. fule says:

      Po pse nuk thua qe te financohen dhe ne menyre vullnetare dhe jo nga buxheti shtetit, kur qenkan te tilla po te paska djegur kjo puna e kufizimit te mandateve.

      Cfare dreq mileti jeni more aman.

  3. Z. Spahiu. Ne Shqiperi jane krijuar Sulltanate, jo Parti Politike. Eshte e pamundur qe te krijohen mekanizma te tille ligjore, perderisa Sulltanatet vjedhin votat e shqiptarve. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/sali-berisha-eshte-ne-sherbim-te.html

  4. Anti talebani says:

    Po mo Kreshnik po,

    Keto qe shpreh ti sti aprovon askush. Edhe ti kur te vish ne pushtet do
    terhiqesh.

    Sna interesojne keto. Na intereson bashkepunimi. Ky eshte thelbi.

    Jo percarja. Krijoni mundesite te bashkepunoni me faktoret e tjere dhe jo veprime korda mbas bregut.

  5. Zekthi says:

    Kujdes Kreshnik se 8 vjet kalojne me shpejte se sa mendon. Ti e di me mire se une, qe nuk ke lindur dje ne politike perndryshe askush nuk do te te njihte. Por nuk dua te te paragjykoj, mendoj se nese realisht deshiron te mposhtesh punedhenesin tend te djeshem, qe te zgjodhi aty jo per merita profesionale, nese deshiron te rehabilitosh figuren tende perpara atyre qe kane me shume se dy vjet qe bejne opozite, e qe ne pjaten e mazhorances nuk kane ngrene asnjehere, duhet te rreshtesh se beri opozite opozites, por te renditesh prane tyre ne kete sfide ku luhen fatet e atdheut. Nese qellimi yt eshte te hedhesh Berishen afrimi me gjithe forcat opozitare eshte e vetmja rruge, perndryshe me legalizon mendimin se i je futur kesaj loje per tu bere kingmaker i kesaj loje te ndyre, ne menyre qe neser te vendosesh kush do qeverisi e te vraposh drejt atij qe do te fitoje me teper vota, duke perseritur historine e Metes e sidomos duke konfirmuar tezen qe sot je ne kete krah, per ti dhene vota te majta (ish)punedhenesit tend.

  6. iliri uk says:

    Ore me te vertet e ka ky qe thote kete? Nuk e paska idene e demokracise ky, qenka tamam diktator. Po pse o pall nuk e di ti qe cdo individ ka te drejten kushtetuese te marre pjese ne organizata politike qe ai I quan te peraferta me vizionin e tij dhe kur kjo parti eshte e suksesshme per 16 vjet ne pushtet pse u dashka te ike kryeministri I zgjedhur nga populli mbas 8 vjetesh? Keto jane pikmamje te theksuara antidemokratike poshte aleanca fashiste e spahiut mendjengushte e karagjoz

    1. fule says:

      Te kufizosh mandatet politke eshte gjeja me demokratike qe mund te besh sot. Sidomos ne Shqiperi.

      8 vjet, jep vizionin tend, kontributin personal dhe largohu, hapi vendin dikujt tjeter, te korrigjoje e te shtoje dicka te re.

      Ore njerez do ta kuptoni qe nuk duhet konceptuar si profesion apo zanat Politika. Nqs. ke qene avoktat ktheju avokatise, nqs ke qene Doktor, ktheju mjeksise, nqs ke qene artist ktheju artit.

      Permende po deshe kufizimin e mandateve ne vende si Rusia dhe do shikosh se kush jane demokratet qe dalin kundra kesaj pikpamjeje “anti-demokratike”.

  7. Dardan says:

    Cfare thote Kreshniku, nuk e kane thene te tjeret(partite). Edhe pse thone se ka disa hije (ose nuk jam une i qarte) ne karieren e tij para se te dilte si orgnizate AK, mua prape me pelqen ti degjoj mendimet e tij sepse me duken sikur te jene te mijat. Edhe ne 90 kete kam dashur dhe kete kam kuptuar me demokraci ashtu si kane bere edhe evropaianet apo amerikanet “Liri,Barazi,Vellazeri”. Po ti shohesh te tria sot keto, llahtarisesh sepse nga shiu i diktatures se socializmit rame ne bresherin dhe termetet e llumit me te ndyre dhe pa nder te puthadoreve te te huajve. E thene me thjeshte une dua: [(Prone Private# + Prone Shteterore#) + Barazi absolute para ligjeve ne cdo mm katror te territorit te Republikes se Shqiperise]

  8. babloki says:

    te gjithe ju qe komentoni vetem sa me beni per te qeshur. i doni gjerat qyl, mor popull bastard. kufizimi i mandateve si per kryetar partie,si per parti ne pushtet eshte mese e drejte.eshte zgjidhja me demokratike.doni vepra ? jepjani pushtetin,se kshu ska gje ne dore as ai e as AK.. thoni qe nuk arrihet.por jo prej spahiut, po prej jush mor PLEHRA ! pate si u dogjen 2 te shkrete, si nje fshat u hodh ne ere, si vdiqen 4 burra ne bulevard ne kerkim te drejtave te tyre, dhe askush nga ju nuk do tia dije..rrini o qelbesira. hani m..e saliut e ju befte mire, se me PLEHRA SI JU POPULLI vec diktature meritoni

  9. bayern says:

    Or Zoti Spahiu ,jep fjal te vogla e te kemi rezultate te mdha,ta kesh parasysh se Zotri Helmut Kohl ishte per 16 vite kryeminister i gjermanis edhe shihen rezultatet e tij,nuk esht menquri vetem te kritikosh por edhe te pranosh ate qe esht merit edhe e kundershtarit politik,se po te ishit aq atedhetar ne te gjitha shtetetku ka me shumic shqiptar i shohim sa parti keni formuar keshtu qe nuk u intereson aspak populli por vetem interesi personal jeni te gjith nisoj poooliiitiikkkaj.

  10. Silda says:

    Te gjithe kerkojne ndryshim po kur vjen puna tek kryeministri te gjithe kane frik te flasin..Z.Spahiu me vjen shum mire qwe merrni kete inisjative sepse nese nuk iken ai diktator qe po na permbys dita dites asnje gje nuk mund te ndryshoje.. ne jemi duke u permbyt me 2ore shi qe bie ne Shqiperi imagjinoje qe uragani te ndodhte ketu se sa shpejt do ishim shfaros… sespe ketu nuk merret asnje mas paraprake por gjerat lihen per momentin e fundit ku gjithcka ka marre fund… ashtu dhe mandatet e ketyre te perjeteshmve qe nese hypin ne karrige harrojen te zbresin… Te mendosh dhe punosh per vendin tend nuk duhet karrige po ide … sepse dhe zoti kryeminister cdo gje e thot nga keshilltare e tij jo nga vetja ndersa zoti Spahiu cdo inisjative qe merr e cdo vendim pergjegjesite i mban ai vete ne radhe te pare… Ju lumte AK gjithe rinia eshte me ju sepse u lodhem me fytyra te konsumuara qe jane bere vertet per tu shkruar ne historite qe mesojme ne shkolla , por si lidera te deshtuar qe vetem na fundosin ne e pasurojen fisin e tyre…

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kane ardhe ne pushtet nje e nga nje por kane me ike ne bllok te gjithe!!!
    Ne Palermo ne vendin simbol te Mafies Italiane e botrore ka fituar nje parti ” 5 yjet ” qe nuk ka te beje fare me sistemin mafioz te partive italiane !!!
    OSBE eshte nje nder rregullatoret mafioze te shume partive perfshi ketu natyrisht partite Shqiptare si LSI, PD, Domokristiane etj etj …..
    Kjo eshte nje ide e mire e AKZ krim Berisha duhet sulmuar me cdo mjet veze, gure, dosje, fakte, protesta etj etj….

  12. l says:

    O Spahio jo vetem llafe,por pun konkrete zotri,nuk shkulet ferra me darne ajo don rruspen ta shkuli qe mos te dali me rrenja dhe rraca.

  13. elinor says:

    Nuk me duket realiste dhe e drejte nje nisme e tille. Nqs problemi i votimeve jo te lira do te marre nje zgjidhje, atehere kryetari i qeverise do te pasqyroje deshiren e popullit dhe e meriton ta mbaje ate post per sa kohe populli vazhdon ta votoje ate.
    Pra, kete duhet te rregulllojme ne, menyren se si behen votimet; te minimizojme parregullsite duke sensibilizuar votuesit dhe te gjithe klasen politike. Largimi i saliut do te ishte nje nisje e mire; qysh aty do te shmangej nje numer i madh problemesh me zgjedhjet dhe parlamenti i zgjedhur do te reflektonte, deri ne njefare mase te pranueshme, vendimin e popullit.
    Kreshnik, merru me largimin e saliut se te tjerat rregullohen me kohe. Mos ec ne gjurmet e Rames se ato nuk te cojne gjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje