“U ndamë dhunshëm, por nuk i ndalëm përpjekjet për liri”

27 Nëntor 2012, 14:04Rajoni TEMA

Me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari I Kuvendit të Republikës së Kosovës , Jakup Krasniqi, iu drejtua me një mesazh të gjithë shqiptarëve, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi e diasporë.

Duke i përgëzuar për këtë jubile të rëndësisë së veçantë, ai përkujton përpjekjet e shqiptarëve që nga periudha e Rilindjes, të cilat reflektuan fuqishëm në ngritjen kulminante të vetëdijes kulturore e shtetformuese, që sollën pavarësinë e Shqipërisë.

“Megjithëse të ndarë dhunshëm e padrejtësisht nga trualli i tyre, shqiptarët nuk ndalën përpjekjet e tyre drejt lirisë. Me vullnet të çeliktë e me sakrifica të pashembullta, u arrit çlirimi i Kosovës duke e shpallur shtet të pavarur dhe sovran. Ishte lufta e pakursyer e UÇK-ës, udhëhequr nga komandanti dhe trimi i paepur Adem Jashari, i cili u flijua me tre brezat e kësaj familjeje, që ndërroi njëherë e përgjithmonë rrjedhën e historisë për shqiptarët. Në këtë luftë të pakursyer shqiptarët u ndihmuan edhe nga miqtë ndërkombëtarë,sidomos nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilëve u jemi gjithmonë mirënjohës.

Kjo festë sot e gjithmonë na bën edhe më të bashkuar e më të vullnetshëm drejt progresit të gjithëmbarshëm, unitetit kombëtar dhe integrimeve evropiane”, thuhet në urimin e Krasniqit. Telegrafi/

8 komente në ““U ndamë dhunshëm, por nuk i ndalëm përpjekjet për liri””

  1. spart says:

    Z.Krasniqi,keni fituar simpatine time ne qendrimin qe mbajtet ndaj Zogut.Ky qendrim ju ben realist e njeri te besueshem ne keto kohe te erreta.Shendet e suksese ne sherbimin ndaj popullit shqiptar!

  2. raimondi says:

    Shume bukue e ka thene Kryetari Krasniqi : ..Na ndane me perdhune,…

    Dhe une do shtoja :..Tani te Bashkohemi pa i pyetur

  3. zefi says:

    Pse nuk e thua hapur,o KRASNIQ,se per CLIRIMIN E KOSOVES,pervec SHBA-ve dhe UCK-se,nje NDIHME TE MADHE DHA EDHE QEVERIA SOCIALISTE,qe ishte ne ate kohe ne pushtet,ndersa SALI BERISHA I QUAJTI DJEMTE E UCK-se TERRORISTE DUKE I KESHILLUAR QE TE MOS SHKOJNE NE RAMBUJE!!!
    ME PAS KY BANSIT SERB,FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE,PER TE VRARE KOSOVARET DHE BOSHNJAKET,QE LUFTONIN KUNDER KRIMINELEVE TE MILLOSHEVICIT,kur nderkohe IBRAHIM RUGOVA STREHOHEJ NE SARAJET E MILLOSHEVICIT NE BEOGRAD!!!
    Ja kush jane TRADHETARET E KOMBIT :BERISHA E RUGOVA!!!
    DHE JA KUSH ISHIN MBESHTETESIT E POPULLIT TE KOSOVES:PARTIA SOCIALISTE!!!
    NDERSA JU JENI MOSMIRENJOHES,O KOSOVARE!!!
    KENI FRIKE NGA SERBI BERISHA,SE JENI MESUAR TERE JETEN T’I RRINI GATI-TU BAJRAKTARIT E SERBIT!!!

    1. ABC-ja says:

      O Zef, se pari, urime 28 Nentori dhe se dyti, mos u trego, pa te pyet kush, se cfare injoranti je!

      (Me fal per kete fjale te forte, por nuk munda te duroj. Hajt tung!!!)

      1. raimondi says:

        Qeveria socialiste nuk dha asnje ndihme ,ose te thuash te verteten u tregua hileqare ehde ne ate pake ndihme qe dha

        Majkos ne 1999 , kur erdhi nje kongresmen amerikan i tha , troc: Perse nuk e kekron Kosoven ti ?
        Majko nuk dinte ca te thoshte dhe mezi tha :..po ja nuk duan nderkomebtaret..

        Atehere kongresmeni i tha :..duhet ta kerkosh ti i pari si Kryemninister i Shqiperise , dhe ne do vijme pas teje….

        Ndaj PS-ja e asaj kohe i ka bere nje dem shume te madh Bashkimit, sepse humbi rastin .
        Bashkimi behej atehere shume thjeshte , dhe shume shpejte, sepse gjithe bota ishte pro shqiptareve dhe serbet ishin nen peshen e krimeve te tyre e nuk mund te kundershtonin dot asnej fjale , aq me teper qe edhe trupat e Natos po vepronin me force kunder serbeve

        Ndaj do thosha qeveria socialsite ishte si nje plake shtrige e keqe qe bente ne heshtje detyrat e Greqise , per te minuar bashkimin tone

  4. Shqipja e ndarë nga kombi i saj says:

    Ne, populli shqiptar i varfër, nuk i ndalëm përpjekjet për liri dhe nuk do t’i ndalim. Ju, kryesia shqiptare e pasur, që nga Zogu e deri tani, nuk i ndalët dhe nuk do t’i ndalni përpjekjet tuaja kundër nesh!

    Mos na prishni gëzimin tonë për këtë festë. Shkoni sikur zakonisht në klubet e natës në Prishtinë, me … me vajza të moshës së mitur.

    100 vjetori është festa jonë, jo e juaja.

  5. besim says:

    Raimonde te lumte goja o njeri o qenje e bukur o krijes e zotite se pikrish ashtu eshte tregimet per socialistet.

  6. Arti says:

    Zef,sipas ish shefit te SHISH Fatos Klosit,asnje istitucion i Shtetit Shqiptar nuk e ka ndihmuar luften e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje