Eksperti mjeko-ligjor shokon prokurorinë: Ziver Veizin e vrau një plumb rikoshet

6 Dhjetor 2012, 11:01Politika TEMA

Eksperti mjeko-ligjor dhe kriminalist, Ndoc Çardaku, ka deklaruar dje në Gjykatën e Tiranës se plumbi, që vrau Ziver Veizin më 21 janar 2011, ishte rikoshet.

“Theksoj se vrima e hyrjes së predhës është më e madhe se kalibri i saj në qitje direkte”, ka deklaruar Çardaku.

Sipas ekspertit, mbetjet janë marrë nga predha e plumbit në objekte të forta, të cilat i ka hasur para se të mbërrinte te viktima.

“Mbetjet në këtë nivel janë shkaktuar nga kalimi i një predhe. Dëmtimi analizohet për dy gjëra, për të përcaktuar distancën, për drejtimin e fibrave dhe për mbetjet në nivelin e dëmtimit. Duke nisur nga fshirja e predhës si dhe objektet që mund të ketë marrë predha në objektet e forta dhe lënien e këtyre mbetjeve në nivelin  e kalimit në rroba”, citohet Çardaku nga gazeta Panorama.

Ai ka deklaruar se në këmishën e Ziver Veizit janë gjetur dy mbetje të ngurta të drejtuara nga jashtë brenda, dhe sipas tij ato janë mbetje druri, ku njëra i përket lëvozhgës dhe tjetra pjesës së brendshme të një peme, ndonëse prokuroria i ka kundërshtuar thëniet e ekspertit.

25 komente në “Eksperti mjeko-ligjor shokon prokurorinë: Ziver Veizin e vrau një plumb rikoshet”

  1. coku says:

    kujtoni se baca eshte i perjetshem, apo do mbulohen krimet. mund tu falin kjo gjykate e korruptuar por asnjehere populli dhe familjet e viktimave. do te vije dita per shpagim dhe ju do ti pagoni te gjitha me kryezombin te parin. te vrasesh live ne tv dhe te thuash qenuk i vrava une ju qofshi. edhe me bacen s jeni te sigurt, me mire pranoni krimin dhe rrini ne burg gjalle. ku eshte tani ilir kumbaro.

    1. Tani says:

      Keshtu ka lezet, sic e dinte krye eksperti sali kafsha qe ne fillim se plumbat kane bere rrikoshet me pemet, ashtu doli dhe nga eksperti vartes noc kardaku! Dhe ne krye te kesaj torte qendron edi b.thq…. I cili prej frikes i ” harroi” te gjitha horrlliqet e sales. Rropt ndocit,sales,edit dhe te tere juve qe do vazhdoni ti mbeshtesni keta

    2. feniks says:

      Jam ish ushtarak!!
      Se pari,Prokuroria te ngeje AKUZE per te gjithe gardistet, qe kane hapur zjarr DRET PROTESTUESE,se ne asnje rregullore apo ligj nuk lejohet te qellohet,per cfardo arsye!!!
      Se dyti,Nuk ka asnje ndryshim,se plumbi,qe vrau Ziver Veizin,ishte rikoshete apo i drejtperdrejte!!
      AJO ESHTE VRASJE,NGA PERSONI,QE IDENTIFIKOHET SE PLUMBI KA DALE NGA ARMA E TIJ!!!
      Ne te gjitha KRIMET E RENDA,qe kane ndodhur keto 22 vjet dhe IMPLIKOHET SHTETI,DEGJOJ ARSYETIME TE TILLA TE CMENDURA NE GJYKATAT TONA DHE PROKURORIA BEM BUDALLAIN DUKE I PRANUAR!!!
      Nuk flas per gjykatesit,se ata jane te SHITUR E BLERE 1000 here!!!
      PRA ZIVERIN NUK E VRAU RIKOSHETA(lapsus ne thenie),POR PLUMBI I BERE RIKOSHETE I DALE NGA ARMA E GARDISTIT KONKRET!!!
      SI DIREKT APO ME RIKOSHETE,GARDISTI,ARMA E TE CILIT VERTETOHET SE KA NXJERRE ATE PLUMB DHE KA VRARE,AI ESHTE VRASES!!!
      ME LOJRAT E FJALEVE NUK MBROHET VRASJA!!!
      !

    3. zefi says:

      Ky palo ekspert ligjor DUHET PADITUR PENALISHT PER SHPERDORIM DETYRE DHE MASHTRIM E FALLCIFIKIM TE DHENASH E FAKTESH!!!
      AI ESHTE BASHKEPUNTOR ME VRASESIT NE KRIM!!!

  2. tironas says:

    Ndoc Çardaku ekspert i berishes…..nuk ishte budall dulla qe i sille maloket nji nga nji …..ja cfare ndodh me njerezit e beses…ndoci per salen edhe femijet e vesh i shet ne itali jo me Ziver Veizin qe e shikon si armik te popullit akoma….

  3. alban says:

    home boni llaka-llaka tani ,ktij expertit toni ti haje m.. FBI ky qeka nona e shkences .epo skisha degjuar ndonjeher plumb qorr me gps ,mshifu ku te dush thot ky palla por ske shonc se ta gje plumbi adresen e shpise.fizikant metereolog biri i botes : ne baze te kushteve te ndryshme atmosferike pika e shiut gjate renies te lire oksidohet ne menyre te tjetersueshme dhe te merr jeten .hallall shteti(kte fat paci]

  4. alban says:

    na e boni plumbin si furgon mallrash ,ec e ndalo ,hap deren e merr pasagjer rruges deri ne stacion te fundit

  5. plaku says:

    Po me ekspertien e FBI cfare te bejem tani ??!! Hajde ekspert hajde.
    Eshte per te vene duart ne koke. Na çmenden horrat. Nuk me kishte shkuar ne mendje qe Sala te binte kaq poshte per nje karrike. Ky horr duhet nxjerre sa me pare ne pension. Kudo qe fut hundet vjen ere.

    1. anticensurë says:

      plako
      sado që tregohesh anti berishë prap të kanë mbetur njolla adhurimi për të!!!!më vjen keq për kulturën tënde kur lexoj këto që ke shkruar!!!”Nuk me kishte shkuar ne mendje qe Sala te binte kaq poshte per nje karrike.”këtë e thua tashti????
      plako harrove ’97ën???ai vrau mijra shqiptarë!
      harrove pak ditë më parë thënjen e tij se në “’97ën më hoqën komunistët”!!????
      plako, ai për të qëndruar në pushtet vrau 3000 zivera!
      plako,po të mos ta kishim rrëzuar në ’97ën, ai vetë nuk e ka pasur idenë të lëvizte,sot do të ishim mbretëia e salbanisë!!thënja e para pak ditëve,e cituar më lart,tregon dëshirën e tij të pafund për të qëndruar në pushtet!ai do të bëjë gjithçka për ta bërë realitet!kur them gjithçka,them tërë spektrin e jashtëligjshmërisë!
      kush mendon se mund ta hedhë salën me ligj,është thjesht një gomar!duke filluar nga edi rama,usa dhe be!
      “Ky horr duhet nxjerre sa me pare ne pension”,jo plako nuk duhet të nxirret në pension!fjala e vjetër thuhet “duhet vrarë me bukë në gojë” unë do të thosha i duhet shkrehur koburja në gojën e mbushur me ujë!atëherë mund të jemi të sigurtë se i kemi larë hesapet!
      plako ty të vjen më keq për përdhosjen e FBIsë se bërjen hasha të vrasjes së shqiptarit!?

  6. Shoku im burgaxhi says:

    Mua ky robi me rezulton qe ka studiuar ne Prishtine per mjeksi.
    Keshtu thote ky shoku im i burgut.

    Nejse. Duhet te jemi te kenaqur qe nuk tha qe jane vra nga afer me arme te kalibrit te vogel qe nuk jane ne perdorim te forcave zyrtare te Gardes. ?
    Qenka burre me cipe! ?

    Sec me kujton ate ekspertin me mbiemrin Myftari qe beri ekspertizen e Mehmet Shehut qe vrau veten duke u vetqellu dy here . ?

    Shkurt : keta nuk e kane per gje te te vrasin ne mes te dites se do gjendet nje Ndoc.

  7. pa NDJENJA says:

    demi me i madh qe po i ben SALI BERISHA ketij populli nuk eshte varferia ku e ka zhytur, por SALI BERISHA ka vrare edhe ndjenjat njerzore..DEMI QE PO I BENE ME drejtesine po e kthen ate popull me keq se kafshet.. EDHE kafshet kane me shume ndjenja se sa drejtesia e pushtetit te SALI BERISHES..AJO qe nuk kuptoje eshte nga i buron kjo urrejtje SALI BERISHES per popullin e tije????ESHTE e vertet qe shqiptaret te vrasin por te vdekurin e respektojne, e NUK e perdhunojne.DREJTESIA ne shqiperi e ka humbur sensin e saje, nuk ka me kuptim .

  8. Laluci says:

    KY NDOCI ME SIGURI DUHET TE KETE XBRIT NGA MALET NE BATHORE KU E GJETI SALA DHE E DERGOI TEK PLEPAT ME E BA EXPERT…!!!

  9. asd says:

    Experti mjeko ligjor ka shitur expertizen.

  10. luani Londer says:

    E si merka plumbi rikoshet nga pema qe eshte material i bute plumbi ngel ne peme nga forca e kure nuk bene rikoshet hajde trongull hajde nuk e di sa e vertete eshte kjo thenje por po te jete e vertete mund te theme me plote gojen se qenka trongull ky zotnia i salihit na u bone maloket specialista!

  11. leo says:

    Po ca thua o viktime, si more plumbi i pistoletes na paska ardhur pasi ka care trungun e ndo nje peme dhe e paska ruajtur forcen per te shpuar gjoksin e te ndjerit??????? Nga vjen ti o kamikac, o avokati i kriminelit Berisha????Pistoleta eshte arme qe qitjen e saj e ka te efektshme ne distancen 20- 25 m3tra kur ti qellon drejt e ne shenje dhe ne sidomos ne zonen e bustit te trupit te kundershtarit dhe perseri ka gjasa qe mund te duhet ta godasesh perseri pasi vete maja e fishekut te saj eshte pothuajse si molleza e gishtit dhe nuk ka shume fuqi shpimi, ndaj dhe pistoleta eshte arme e luftimit ne distanca te aferta e nuk eshte si plumbi i AK 47 qe eshte i mprehte dhe gjatesia e tytes qe i jep shpejtesin e fluturimit e te rrotullimit ne ajer duke ruajtur fuqine shpuese e ka aftesin e mire te zjarrit ndaj objektivave te vetmuar deri ne 400 metra, ndersa ky maskara ekspert na tregon se plumbi i pistoletes pasi ka arritur te caje ndonje trung peme , na paska vrare te ziun Faik. TURP per keta maskarenj qe shesin veten dhe nderin e tyre ete familjen duke poshteruar nje te vdekur pas vrasjes makabre te tij nga Kryekrimineli Berisha qe duhet te mronte popullin e tij por qe vaqzhdon prej 20 vitesh ti vrase edhe ne mes te dites.

  12. ardian says:

    ceshte ky ekspert ndoc cardalla ku e ka mare kete eksperience ne bathore apo ne zyrat e tellallit gjokutaj me autorizim te psiqikut sali kesaj i thon hajde se te vret por dhe te tall dhe te poshteron po cjane keto budallalleqe o ndoc po kuj ja ke bere kete autopsi lopes apo deles po ikore bej shurren andej nga ke ardhur po nga e pasan gjet kete ndocen me ndonje thartore ane nga bathorja po nuk mbulohet m… me sh… o ndoce …

  13. Korcari vip says:

    Cfare na degjojne veshet ky plumbi le qe ka bere rikoshet po na qenka ngjitur dhe me copa druresh. Po ja dhe rikoshet te kete bere po pemet ne toke qendrojne sjane ne ajer, kjo tregon qe prape drejtperdret eshte shtene. Kjo pema qe beri rikoshet do jete palma e Mesiles

  14. O eksper servil, o i pa ndjenje njerezore, po si thua qe plumbi ka bere rikoshet ne peme? A e din ti more shtaze se te gjithe poligonet ne fund, ku vendosen tabelat jane te veshur me drunj? DHe kjo behet qe te mos krijohet rikoshete gjate qitjes. DHe e dyta ne qofte se ka qene se plumbi ka depertuar ne dru, ai i pistoletes apo i automatikut nuk ka me force shpuese. Me sa shoh paske ndjenjen e Sales per justifikime pa vend. GJYSHO DOMINOJA.

  15. shvejk says:

    Thjeshte NDOC.

  16. ushtaraku says:

    Si une shqiperia ka shume ushtarak te vertete dhe shume te zote si teorikishte dhe praktikishte ne perdorimin e armes se zjarrit,qofte kjo arme e luftimit ne distance te shkurter(te afert) po ashtu edhe ato ne distance mbi 400 metra.Kur lexoj thenjen e ekspertit vertete revoltohem dhe them si ka muindesi qe ky nje te vertete e kthen me koke poshte,si ka mundesi te beje plumbi rekoshte ne peme.Jam shume i bindur se ku njeri nuk e di vertete fjalen rikoshete se kjo ne te vertete ka lidhje me trigonometrine qe eksperti nuk e ka degjiare ndonjehere kete fjale.Bravo o bythelepires por beje llogarite mire po dite vete ne mos pyet.

  17. mileti says:

    I mjeri Noc,eshte futur ne siklet,keshtu eshte kur futesh ne ombrellen e Salucit,do te besh ekspertize alla Sale.A e di se ke hyre ne gjak bashke me ata kriminele qe vrane? Ti qofsh

  18. leon says:

    SHIFI EMRIN MENDO EKSPERTIZEN…

  19. Vladimir Freza says:

    Po si nuk ka frike ky fare eksperti qe po hyn ne gjynah me Zotin.TE besh te zezen te bardhe ne kesi rastesh, Zoti dhe ne mos Zoti, e drejta e TIJ t’a merr haken edhe sikur ne brime te miut te te fuse Sala per te te mbrojtur. Por ti o Ndoc, ke edhe nje rezik tjeter ,se vete Sala po te dergon ndonje “…rikoshete”, se c’eshte e verteta ti di ca si shume dhe kush di shume perben reezik per Salen dhe mund ti ikesh nga kjo bote sic iku pa nam dhe nishan Remzi Hoxha dhe Kosta Trebicka.E ti ndoc e di kete.
    Ladi USA

  20. duhet te denohen vetem pse kane drejtuar armen. TE drejtosh armen eshte e DENUESHNE.. dhe JO , pastaj te kesh qelluar.. EDHE SIKUR te jete rikoshet nuk ka ndryshim. AJO arme i ka mare JETEN nje qenie njerzore..edhe me GURE ” rikoshet” te kishte qelluar garda, kur vritet ose plagoset nje person duhet DENUAR. vetem kjo eshte drejtesi. KY ESHTE MENDIMI IM.

  21. Shqiptar says:

    Rruga e mbare Baces po shkoj ne Suedi…
    se Hund Leshi asht ka e pret gati, me “Kuti”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje