“Djali im mund të kishte jetuar nëse ambulanca nuk do të vinte 30 minuta me vonesë”

27 Dhjetor 2012, 11:47Kronika TEMA

Policia e Kavajës ka arrestuar në spital dy të rinjtë që mbetën të plagosur gjatë përleshjes me thika ku gjeti vdekjen 38-vjeçari Artur Kollçaku, mbrëmjen e së hënës.

Ndërkohë, prindërit e viktimës e kanë konsideruar të pafalshme  neglizhencën e mjekëve dhe të ambulancës.

“Djalin tim mund ta shpëtonte një ndërhyrje e shpejtë mjekësore. Por ambulanca ka ardhur më shumë se gjysmë ore pasi kishte ndodhur ngjarja”, shprehet për Panoramën babai i Arturit, Xhevdeti.

Ndërkohë që e ëma tregon se: “Një fqinja ime më tregoi se e kishte parë djalin të gjakosur. Ishte afruar kur erdhi ambulanca, që erdhi shumë vonë dhe kishte dashur t’i fliste. Por Arturi vetëm e kishte parë në sy, nuk ishte në gjendje të fliste. Ai ka qenë gjallë deri në atë moment, mund të kishte shpëtuar. Madje, ajo më tha që Arturi ishte zgjatur vetë që të hipte në barelë. Ai donte të jetonte”.

Ata pohojnë se autori ka qenë i dënuar dhe nuk duhej të falej nga amnistia.

7 komente në ““Djali im mund të kishte jetuar nëse ambulanca nuk do të vinte 30 minuta me vonesë””

  1. Genard says:

    Cfare prindi drrrruuu. Ne vend ta gjeje fajin tek kriminelet dhe ndoshta tek djali i vet (shpirti ju prefte ne paqe) ankohet nga AMbulanca. Epo, s’ke ca u ben komunistave, per cdo gje do ankohen!

    1. dritani says:

      Ne koke tende!
      C’te themi…

  2. alban4eva says:

    ke te drejte Genard, faji eshte gjithmone i “kamunistave” me Edi Ramen ne krye. biles ka shume mundesi qe ne kete ngjarje te kete gisht Edi Rama.
    vetem nje “kamunist” si Edi mund te baje kto gjana.. por mos kij merak, se do ia rregulloje qejfin baca juaj atij Ram kamunistit.. ne Albanistanin e Salehut nuk ndodhin vrasje dhe gjana te tilla, keto gjana i bajn kamunistat, per me destabilizu gjendjen, per mos me u fut ne Pakistan.. m’fal, ne Europe doja me thane.. rrofte sulltan Salehu sa malet e Serbise dhe Greqise, poshte kamunsitat..

  3. toni says:

    ti genrad do zoti ha ndonje thike edhe e shikojme tek kush ankohesh.ti nuk ankohesh sepse taksat e tua i jep per qef..po taksat e popullit ato i perdorin per pare xhepi femijet e politikaneve ose per makina te bukura pushime jashte shtettit rroba te shtrenjta restorante lluksoze vazhdoni paguani taksa bejini me te pasur se cfare jane.
    dmth ju qe jeni demokrat ne keto raste nuk e ka fajin ambulanca.
    paguani taksa ju per demokratet e vertete se nuk kane leke fare..

  4. derman says:

    Jo “nese ambulanca nuk do të vinte 30 minuta me vonesë” por ne nese politikanet/pushtet(aret) te mos vjedhin, por te punojne per te ndertuar nje sistem social humanitar.

  5. sokoli says:

    Po pse te rrije gati ambulanca, asaj po si doli ndonje lek nuk merret me ate pune ,po qe se kjo ngjarje mund te ishte ne tirane mund te themi se ka trafik por ne kavaje ,nuk justifikohet ,Megjitheta ku mund te thuash se puna eshte ne terezi ku drejton LSI, ata tani e kane mendjen se si te zhvasin me shume she te blejne ndonje vote.

  6. taulant omi says:

    ketu eshte kshilli i ndrikullave.

    ndjese qe nje jete humbet njehere, djali po mos te shetiste klubeve duke kerkuar ngaterresa do ishte shendosh sot.
    Fajin normal qe do e kerkoje aty ku i leverdis, sepse ska si te mos humbas rast per tu ankuar ndaj te tjereve ne tv apo gazete

    ktu ka arrite shoqeria shqiptare harron djalin e vdekur vetem per tu ankuar para mediave

    Sa turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje