FRD-ja dhe ish- të burgosurit politikë

30 Dhjetor 2012, 21:51Politika TEMA
FRD-ja dhe ish- të burgosurit politikë

Nga Eduard Zaloshnja

Ish- të burgosurit politikë u rikthyen sot në vendin ku para 3 muajsh zhvilluan grevën e urisë, këtë radhë në nderim të Lirak Bejkos dhe Shpëtim Karamuçes, ky i fundit i ndarë nga jeta një javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë. Në homazhet e sotme, por edhe në homazhet e para një jave për të ndjerin Karamuça, morën pjesë edhe përfaqësues të FRD-së, partisë së re të krijuar kohëtë e fundit, për të përfaqësuar të djathtët që nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar në PD.

Dhe në qoftë se ka një shtresë që s’e ndjen më veten të përfaqësuar në PD, kjo padyshim duhet të jetë shtresa e ish të burgosurve politikë. Në kryesinë e dalë nga Kuvendi i Parë i PD-së kishte 6 ish të burgosur politikë ose bij të tyre, ndërsa sot nuk ka asnjë të tillë. Në grupin parlamentar të PD-së në vitin 1992 kishte 30 ish- të burgosur politikë ose bij të tyre, ndërsa sot nuk ka asnjë të tillë.

Ndërsa përfaqësimi i interesave të kësaj shtrese mund të ilustrohet më së miri me talljen që i është bërë asaj nga PD-ja në lidhje me dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë nga regjimi komunist. Kjo parti rierdhi në pushtet në 2005-ën, duke premtuar se brenda një mandati qeverisës do të bënte dëmshpërblimin e plotë të ish të burgosurve politikë. Dhe sot, pas 8 vjetësh, u ka paguar shumicës së tyre vetëm 1/8-ën e dëmshpërblimit…

Para disa javësh, Bamir Topi, kryetari i FRD-së, në emisionin e Alfred Pezës në Vizion Plus, deklaroi se një kusht i panegociushëm i FRD-së për pjesmarrjen në qeverinë e re të 2013-ës do të jetë shlyerja e dëmshpërblimit të ish të burgosurve politikë brenda 3 vjetësh. Por deri më sot nuk kemi parë një propozim të detajuar për mënyrën sesi do të kryehet ky dëmshpërblim.

Në kryesinë e FRD-së ka ish të burgosur politikë që konkurojnë me Mandelën për kohën që kanë kaluar në burg. Në atë kryesi ka gjithashtu edhe ekonomistë me përvojë. E pra, ata duhet të mblidhen e të dalin me një propozim të detajuar, që të përcaktojë rradhën e dëmshpërblimit (për shembull, të parët mund të jenë ish të burgosurit që janë ende gjallë e që po vdesin çdo ditë, të dytët bijtë e bijat e atyre që u pushkatuan, e së fundi, trashëgimtarët e atyre të burgosurve politikë që janë ndarë nga kjo jetë), si dhe faturën financiare përkatëse.

Bërja e homazheve dhe përkrahja morale e FRD-së është padyshim e mirëpritur nga shtresa e ish të burgosurve politikë, por një premtim serioz dhe i detajuar i saj në lidhje me dëmshpërblimin e zvarritur deri në poshtërim nga PD-ja mund të shërbejë si çimento për të çimentuar votën e kësaj shtrese për FRD-në…

22 komente në “FRD-ja dhe ish- të burgosurit politikë”

  1. Shoku im burgaxhi says:

    “`Në atë kryesi ka gjithashtu edhe ekonomistë me përvojë.

    Po ti me ne tallesh o Zaloshnje?

    Po a e ke idene se ke mbajne keta si me te miret ne FRD per pune e ekonomie? Picarin dhe Saraçoren ?

    FRD ka merite tjeter per momentin dhe jo keto qe thu ti.
    Nese i del krejtesisht frika dhe nuk perbejne sekret shteteror, Bamiri mund ta rrezoje Berishen per tre dite.

    I ka pare gjerat me sy ai si dhe ka materiale dokumentare se cer muti eshte Berisha.

    Ato qe kam pare, tha ky shoku im burgaxhi, me mire te mos i kisha pare derisa nuk ua tregoj te tjereve.

    Bamir, nuk jam vetem une qe pres te thuash dicka me shume per 21 Janarin.

  2. I Larguari says:

    Te burgosurit politik eshte e vetmja shtres shoqerore shqiptare qe me ben te kem respekt te thelle te gjithe te tjeret pa perjshtime me duken si filma me kukulla

  3. gazetari pa liri says:

    PD u vertetua qe mashtron,FRD s’eshte e tille sot per sot.
    *********************************************************************
    ore zaloshnje ca do ti qe FRD te kete ajdute te parave ne gjirin e saj dhe me rezervat e tyre te fillojne te paguajne te perndjekurit?

    FRD kur mer pushtetin mer edhe frenot e qeses se kombit,me tej ajo ckaton nga kjo qese parate e ish te burgosurve per tja u shlyer.
    Ne se PD i ka mashtuar me vite,FRD do duket me kohen, e mban fjalen o jo,por tani s’e akuzon dot qe FRD mashtron kurse PD, ta mbaje vulen e mashtrimit edhe per ish te burgosurit sepse per shume vite i genjeu.

    1. gazetari me liri says:

      ore gazetari pa liri, po zaloshnja ketu po thote qe FRD te jete ndryshe nga PD, pra te beje premtime konkrete dhe te detajuara para zgjedhjeve. s’po thote zaloshnja qe FRD te beje sot demshperblimin e te burgosurve politike, por te prezantoje planin e saj se si do ta beje ate kur te jete ne qeverisje…

  4. Leone-53 says:

    Ne komentet e mia perhere kam theksuar dhe sot po e perseris qe FRD-ja n.q.s. do te dije te “perpiloj” mire programin e saj elektoral(shpresoj brenda janarit) ajo do te kete me vete dy shtresat ME FISNIKE te Shqiperise, ish te perndjekurit dhe pronaret legjitim (jo pronaret e bere rishtas nga militantet e PD-se) te cilet jane “masakruar” ne menyren me te ulet nga PD-ja.
    Jane dy shtresa qe nuk do e braktisin kurre FRD-ne sepse e URREJNE ne menyre te tmershme PD-ne.
    PD-ja e Sali komunisti i kane ditet te numuruara sado te mendojne per manipulime.

    1. Meleku says:

      Po PS e adhurojne ata?

  5. VERONIKA says:

    Zt.Zaloshnja,jeni mè simpatik kur bèni ato statistikat pèr zgjedhjet,dhe pse nuk vèrtetohen asnjèher…
    Dhe po nuk e *çimentoj* programin FRD,ne do votojmè shokun Gramoz,,,pooooo patjetèr…ose do votojmè shokun Majko,mbase ka ngelur ndonjè mbesè e RR.Minos pa u dèmshpèrblyer akoma…po ik andej mor Zaloshnja,ç’ngatèrroheni kot me kto histori,ku e djathta ta shpif dhe e majta nxin…
    FRD,DO VOTOHET NGA QYTETARE,NGA KUADRO JO TE SHKOLLUAR TE KRISTALI,DO VOTOHET NGA TE GJITHE ATA QE JU KA ARDHUR NE MAJE TE HUNDES NGA KRIMINELET E TE DJATHTES DHE NGA KOMUNISTAT E PAAFTE TE SE MAJTES,JU PELQEN APO JO JUVE KESHTU ESHTE!
    Zaloshnjaaaaa,lereni dèmshpèrlimin,nuk i vlen mè asnjèrit,na duhet njè klasè politike drejtuese ,qè tè bèjè dhe tè drejtojè ktè vend,mjaft me artikuj mediokèr.

    1. Patriot says:

      Si per Zaloshajn ashtu dhe per te gjithe bamirsat e topit te tej tejvjeteruar te PD-se berishjane,dua t’u theme se si Bamiri dhe Kreshniku nuk jane gje tjeter vetem se nje mut berishjan i ndare me dysh.
      Po a nuk ishte bamiri nenkryetare i berishes prej vitesh qe u be pale me berishen ne mashtrimin per demshperblimet per ish te denuarit politik ne vite,apo beje baba qe te ngjaje.

      Teorive dhe demagogjive tashe teper te perdala komunisto-nazifashiste si sherbe,perca dhe sundo dhe rrej rrej se dicka do te mbetet i ka ikur koha,shqiptaret nuk e hajne me sapunin per djathe sikur me 1991,kur muti i PPSH-se u nda me dysh ne PS,PD dhe sozi,qe ja kane nxire jeten deri me sot shqiptareve duke ricikluar ne vite vetem boten e krim-korrupsionit pa i hyre gjemb ne kembe.Mjaft me.

      Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste te bera ne vite,si djje dhe sot, per shqiptaret nuk ka liri e demokraci por vetem ulurima cakejeshe,hihenash dhe levizje kamaleonesh qe qajne si krokodilet per te mashtruar e shqyer prene e rradhes.

      Dita e Shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi lum kush denoncon boten e krim-korrupsionit ne te tre pushtetet do shijoje miresi ne jete,mjere kush behet pjese e tije do te perfundoje ne bangen e akuzes si pjese apo bashkepuntore ne mijra krime ne vite te kryera nga berisha me sozi,pa harruar korrupsionin marramendes qe kane doren dhe vulen e tyre.

  6. gjergji usa says:

    Po mbushen 22 vjet dhe nje nga temat me te neveriteshme qe diskutohet akoma sot eshte demshperblimi i te perndjekurve politike (PP).Qe kur u diskutua per here te pare rreth viteve 1990-91 ky eshte nje problem qe eshte abuzuar tmerresisht shume.
    Ka ardhur koha qe keto shperblime te nderpriten perkohesisht dhe te shikohen se ku kane shkuar shuma astronomike qe figurojne se jane harxhuar deri tani per kete pjese te shoqerise.
    Kam mendimin se disa kategori te ketyre personave qe pretendojne se jane (PP) duhet tu nderpritet demshperblimi dhe te kthejne parate e mara gabimisht qe jane:
    1-Te gjithe ato ish bashkpuntore te fashizmit tip Sali Protopapa & xhaferr deva qe i kane lyer duart me gjakun e popullit dhe u ndeshkuan si te tille gjate dhe pas mbarimit te luftes
    2-Te gjithe ato shqipfoles qe u vune ne dispozicjon te agjenturave te huaja si udb,asfalia greke,sherbimet sekrete angleze dhe amerikane qe kryen akte terrori ,sabatozhi,diversioni etj etj
    3-Ato ish sigurimsa ,bllokmene,hetuese ,ministra qe u futen ne burg para 90′ si rezultat i lufte brenda llojit.Nuk jane disidente qe duhen paguar si (PP) disa tipa si dinastite shehu,ngjela,lubonja qe i kane kane marre paret e burgut 100 % me makuterine e tyre
    4- Duhet te kthejne qindra mijra dollare demshperblime qe kane marre pinjollet e nexhmije hoxhes,ramiz alise dhe krejt ato te polit-byrose qe u burgosen pas 90′
    5-Duhet te kthejne qindra mijra dollare demshperblime ato neofashiste si gjenerali agim shehu e derivatet e monstres bashkim gazidede ect…qe vrane dhe zhduken qindra shqiptare te pafajshem ne vitet 1995-1997
    6-Duhet te kthejne qindra mijra dollare demshperblime ,ndihma ose bursa falas ata tipa si eduart zooloshnja qe kane qene 50% te perskutuar dhe 50% komuniste ose spiune te tyre qe perbejne kategorine me kriminale ne shoqerine shqiptare.
    7-Duhet te kthejne qindra mijra dollare demshperblime ato tipa si blendi fejziu ,artan hoxha qe per jetese ne zona rurale jane klasifikuar si te (PP) duke qene dhe fuksa sigurimi te deklaruar.

    8-DUHET TE KERKOHET TE HAPEN DOSJET E SIGURIMIT DHE TE AGJENTUARVE TE HUAJA DHE TE DENOHEN ATO QE E KANE PENGUAR KETE PROCES DUKE PERFSHIRE BERISHEN DHE RAJESONIN QE ISHIN DY FAJTORET KRYESORE

    9-Te nderpritet lufta idiote kunder “komunizmit” nga ish zagaret e diktatures dhe spiuneve te tyre qe jane bere mafjoze dhe miliardieret e sotem me ne krye familjet berisha- meta dhe ca eksponente te ndyre te PS

    Shteti shqiptar tashme i falimentuar nuk duhet dhe nuk ka takat te paguaje akoma kete fatura te paperballueshme.

    Qeverite shqiptare duhet te kerkojne demshperblime te posacme nga Gjermania dhe Italia per te paguar ato te permjerrur politike qe u denuan apo u burgosen si bashkpuntore te fashizmit nder vite.

    Po ashtu duhet kerkohen demshperblime per (PP)nga qeveria amerikane,angleze greke,italiane dhe serbe per impikimin e ketyre shteteve ne aktet e diversionit ,sabotazhit,terrorit kunder shtetit shqiptar pasi ka dokumente te mjaftueshme per keto argumente.

    Si mund te quhen (PP) pinjollet e atyre antishqiptareve qe hidhnin bomba neper ambasdat shqiptare si terroriste duke patur dhe femije te vegjel brenda tyre

    Si mund te quhen (PP) pinjollet e atyre antishqiptareve qe vrisnin si talebane vajzat qe shkonin ne hekurudhe apo mesuesit e drites ne zonate thella malore

    Si mund te quhen (PP) pinjollet e atyre antishqiptareve qe prisnin linjat telefonike nderkombetare si “atdhetari” abedin mulla osmani

    Zoti zooloshnja mos turbulloni mendjet e shqiptareve dhe sidomos te te perndjekurve politike te te dy sistemeve.Bamir Topi eshte njeri i civilzuar dhe intelektual por nuk ka “gjunje” te marre pushtetin biles sipas opinionit tim nuk merr me shume se 2% te elektoralit te lodhur shqiptar nqs do veproje si tani duke ngrene fara lule dielli.

    Ai dhe rraca e juaj duhet te formojne nje front patrotik me AK ,PS dhe shoqerine civile te kerkojne doreheqjen e SRB qe neser si k/m.
    FRD duhet te terhiqet urgjentisht nga parlamenti dhe te kerkoje qeveri teknike dhe zgjedhje te parakoheshme .
    Nqs se do prisni qe te vije qershori 2013 dhe berisha te menaxhoje zgjedhjet ky do te jete jo vetem fundi tragjik i (PP) por i gjithe kombit shqiptar dhe ngelemi te themi ty Edi Zooloshnja:

    NA MBRO O NIPI SALI PROTOPAPES NGA “GJERMANI” OSE NA PUTH KETE PRA..NICEN

    1. asd says:

      Te lumte o Gjergj. Jam shume dakord.

  7. nd-ih-ma says:

    Per sa kohe ish te perndjekurit do krijojne strofka te partite[kurvat]imagjinoni ku e qfare do marrin.Me mire te krijojne nje parti te tyre se sa departamente ne te gjitha=mashtrim.Te persekutuarit mashtrohen ne radhe te pare nga perfqesuesit e tyre pastaj politika luan si macja me ta.Qeshtja e tyre duhet bere ligj shteti e te zbatohet nga kushdo eshte ne pushtet,por kete me saq duket se duan as vete.Perndryshe do kemi perjetesisht te perndjekur por nga kush?nga demokracia?

  8. Aleanca Gjinushi+Ngjela+Rama e Ruci, Boshti i FITORES. says:

    Keni bere gabim qe nuk e ftuat kryetarin ton EDUSHKA.

  9. Viktor says:

    Te burgosurit politik mendoj se duan gjera me te medha se para. Te hapen dosjet e sigurimit te shtetit komunist dhe te hapen dosjet se te korruptuarve keto 20 vjet dhe pastaj ata e ndjejne veten te barabart ne mes te barabrteve . Pastaj demshperblimi vjen vete se keta qe pretendojne ta demshperblejne kane detyrime te medha ndaj kesaj shtrese dhe kerkojne me te gjitha menyrat qe ta mashtrojne dhe po nuk u hapen dosjet po keta sigurimsa do ti bejne llogarite dhe dihet fundi qe ne nuk do te barzohemi asnjehere me keta ne dinjitet ne pasuri ne shkollim ne strehim e ne cdo fushe te jetes . Prandaj zoti zaloshnja bamir topi po nuk hapi dosjet e ka fallco si pd sa ti mari votat dhe e sposton si sali berisha dhe kjo histori do te vazhdoje .PO e vendosi hapjen e dosjeve ne programin e FRD mendoj se ka efekte te padiskutueshem tek kjo shtrese

  10. asd says:

    … te paguhet – thote FRDja, – do te paguhet brenda tre viteve … por nuk thote kush do ti nxjerre parate ? Prape populli i mjere do te paguaje ? Atehere kjo nuk eshte pagese. Kjo eshte vjedhje tjeter.

    Ka vetem ne menyre qe te paguhen te perndjekurit; me shpronesimin dhe gjobitjen e Ish-agallareve te komunizmit. Demtuan ? Le te c’demtojne.

  11. EUGJEN Merlika says:

    Të nderuar bashkevuajtes nga komunizmi.Shikoni çfar behej në burgun e Qaf-Barit Puke.

    NË KËRKIM TË SË VËRTETËS

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.

    Eugjen Merlika

    1. Shpend Bardhi says:

      Ne qofte se ka shqipfoles qe ja kane rritur me shume vlerat diktatorit te dashur Enver ne shtypin shqiptar dhe me gjere jane keto hamiter ,euqen merlike,krric radovane.Kaq e madhe eshte urrejtja e tyre sa qe sajojne gjera qe nuk i besojne dhe vete.
      Dhe ne rastin me extrem qe supozojme te jete e vertete qe enver hoxha ka qene agjent anglo-amerikan atehere i takon dhe nje medalje tjeter si hero i popullit biles akoma me te madhe.
      Pash ne internet per kete euqenin e merlikes dhe te gjithe artikujt e tij nxinte nga nje urrejtje patollogjike qe zakonisht shfaqin hijenat dhe krimbat per skeletin e nje luani te ngordhur.
      Me e zeze dhe e vrerosur dukej dhe surrati i ketij gazetaruci.Me vone pashe dhe trimerite e muc merlikes ne enciklopedine e retushuar dhe bera nje copy -paste si me poshte:
      Mustafa Merlika-Kruja lindi ne 15 mars 1887, ne Akçahisar Perandoria Osmane (sot Shqipëri) ishte kryeministër i shtetit shqiptar gjatë pushtimit fashist, Senator i legjislarës së XXX të mbretërisë Italiane. Arsimin fillor e mori në shkollën e qytetit, ku mësimet konsistonin n’ushtrimin e leximit t’arabishtes dhe turqishtes….
      Një element tjetër që afronte një pjesë të madhe të intelektualëve me Italinë ishte ideja e krijimit të një «Perandorije të re romake» …. Një tjetër arsye që shtyu Mustafai e shumë të tjerë me simpatizue për fashizmin, ishte fakti se politika fashiste kishte siguruar përkrahjen e vet për rivendosjen e kufijve etnikë të Shqipërisë, pra, duke përfshi Kosovën, Çamërinë. Alternativa e fashizmit, ishte vetë Jugosllavia – alternativë kjo e paimagjinueshme me u pranue nga atdhetarët….

      Or zotni me emrin euqen merlika ka ikur koha e fashizmit dhe e komunizmit bashke ne plehrat e historise.Nuk kam pare ne asnje artikull tuajin qe te flasesh per dhjetra veprimtari kriminale te qeverise berishes dhe te miratura ne heshtje nga socialistet.Jane kryer vrasje njerzish,shitje territoresh ,lejimi i milionave ton plehra,kultivimi dhe shitja e tonelateve droge dhe ju merreni me ngordhesira..bisht qeni keni per te ngelur gjithe jeten zoti Euqen.

      1. per shpendin says:

        Zoti Shpeni shikoj komentin tuaj dhe nuk me pelqen ju po pate fakte thoni te kunderten e kesaj historia qe ne po lexojme.

  12. misionari says:

    Z. Zaloshnja, nuk eshte e vertete se ne Partine Demokratike te Sali Berishes nuk ka asnje ish-te burgosur politik. Nje nga anetaret e saj, ish i perndjekuri politik, Heroi i Antikomunizmit, Reshat Kripa, ne emer te Shoqates Antikomuniste te Perndjekurve Politike Demokrate te Tiranes ka bere nje Leter te Hapur demaskuese Bamir Topit ne website http://www.fjalaelire.com dhe Kryetari i FDR-se nuk ka guxim ta kundershtoje.

    1. antikomunisti says:

      Cili anetar i kryesise se PD apo deputet i saj ka qene i burgosur politik?

  13. Andon says:

    Pershendetje Patriot!
    Ti thua qe “Dita e shtetit te se drejtes po troket ne deren Shqiperi…”
    Por, te gjitha alternativat qe ka populli Shqiptar, persa i perket partive politike, ti i quan mut te ndare ne disa pjese. Per PD & PS une pajtohem me ty, ndersa per AK shpresoj qe te jesh i gabuar.
    Nese eshte ashtu si thua ti, cila force politike do vendose shtetin e se drejtes?

  14. Meleku says:

    Pse e humbni kohen e vyer per t’u marre me nje person te depersonalizuar si Zaloshnja?
    Ka gjithe ato vite qe ben gerr-gerr dhe as vete nuk e di se ke perfaqeson?

    1. kuqezi i vertete says:

      Po ti Melek ke perfaqson, Sali Ramiz Berishin, aka SRB-i?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje