Treni përplas automjetin e ngecur në shina, vdes motra, plagoset rëndë vëllai i saj

7 Janar 2013, 19:27Kronika TEMA

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik të regjistruar vetëm pak minuta më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku treni i linjës Tiranë-Durrës ka përplasur një automjet, në të cilin udhëtonin dy persona të një familje, vëlla e motër dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Kristiana Ndoshaj 21-vjeç, ndërsa Mikel Ndoshaj 23 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton Ora News.

Mësohet se përplasja erdhi si rezultat i ngecjes së automjetit në shinat e trenit. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së kryeqytetit, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

1 komente në “Treni përplas automjetin e ngecur në shina, vdes motra, plagoset rëndë vëllai i saj”

  1. webapp says:

    normal se malokeria do eci me makine kudo… jo vetem ne rruge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje