Musa Skura
Sot Shefi i Krimeve të Burrelit, Musa Skura u nis për mjekim më të specializuar drejt spitalit “San Giovani” në Foggia të Italisë
Pas plagosjes së Shefit të Krimeve në Burrel, Musa Skura, familjarët kanë filluar të dyshojnë se si ka ndodhur ngjarja. “Ndoshta kanë qenë spiunët brenda policisë, ata që e kanë shtyrë Musain të shkojë atë ditë në aksion”, thonë ata.
Një prej të afërmve të tij, Elez Shoshaj deklaron se: “Është e pafalshme për një person që ka 30 vjet që punon në polici që të dalë në aksion pa jelek antiplumb”.
Ai tregon se Musai është kthyer nga festimet e 100 vjetorit të Policisë së Shtetit.
“Musai ka qenë deri në orën 3:00 në festën e organizuar për 100 vjetorin e krijimit të policisë. Pastaj e kanë lajmëruar se në fshatin Suç ndodheshin autorët dhe ai bashkë me katër policë është nisur drejt tyre, pa jelek antiplumb. Është e pafalshme që të nisesh në aksion pa jelek, se tani nuk do kishte këto probleme,” deklaron Shoshaj për GSH.
I pyetur se pse është nisur pa jelek antiplumb, ai pohon se: “Ne si familjarë nuk e përjashtojmë mundësinë që atë e kanë shitur policët dhe e kanë çuar në pritën e të rinjve. Musai ka qenë ai që pak ditë më parë ka kapur autorët e grabitjes me maska në Burrel dhe ndoshta kanë filluar zilitë në radhët e policëve. Ne dyshojmë se ka edhe spiunë në radhët e policisë, të cilët duke parë se Musai punonte shumë, kanë menduar që ta shtyjnë drejt këtij aksioni, duke ditur që nga dita në ditë pritej konfirmimi për ta kaluar Musain tek Policia e Durrësit. Këtë e themi pasi nuk ka mundësi që Musai të nisej në aksion pa jelek, e aq më tepër në një ditë kur të gjithë ishin në festën e policisë. Prandaj dyshojmë se ka qenë dikush që e ka marrë në telefon dhe I ka thënë të shkojë atje, dikush që e ka pasur zili”.
Rrëfehet adoleshenti
“Nuk e dija që ishte punonjës policie. Mendova se janë persona që donin që të na merrnin fishekët. Kam qëlluar në ikje e sipër nga frika”. Kjo është deklarata e Fitim Allës, i dyshuar si autor i plagosjes së Shefit të Krimeve në Burrel.
Ndërkohë në deklaratën e e prokurorisë thuhet se: “Bazuar në informacionet operative është përpiluar plani operacional dhe drejt vendit të ngjarjes është nisur një furgon i policisë së Matit dhe një makinë policie, brenda së cilës ndodhej edhe Shefi i Krimeve, Skura. Të dyshuarit, pasi kanë konstatuar efektivët e policisë që po afroheshin drejt vendit ku ndodheshin ata, duke pritur “blerësit” e fishekëve ende të paidentifikuar, kanë nisur të largohen në drejtime të ndryshme. I pari është larguar personi i shpallur në kërkim, Riza Barçi, me furgonin e tij, ku mendohet se brenda kishte 26 arka me municione. Ndërsa në drejtim të përroit që ndodhet në afërsi të fshatit Suç janë larguar të dyshuarit të arrestuar më vonë, Alla, Milkurti dhe Lleshi”, citohet prokuroria në gazetën “Shekulli”.
Pas arrestimit, të tre shokët e kanë pranuar se po transportonin një sasi të konsiderueshme fishekësh, dhe sipas tyre do t’jua shisnin disa personave të paidentifikuar.
Le te bejme nje analize te kesaj ngjarjes ne baze te te dhenave qe na serviren nga ky shkrim:
Thuhet qe Shefi i krimeve thirret ne telefon kur ai ishte duke ngrene ne shtepine e tij dhe ai duke mos zbatuar as rregullin me elementar na shkon ne operacion policor, pa veshjen antiplumb(?!). Familjaret mendojne qe mund te ishte kurth ndaj tij, por duhet thene qe ai si shef qe eshte te pakten duhet te sillet dhe si i tille. Ketu kemi pa dyshim nje mungese komplet profesionale te tijin. Le te vazhdojme me ate qe thuhet ne deklaraten e Prokurorise. Ajo thote qe pasi eshte perpiluar plani i operimit te aksionit na qenkan nisur me nje furgon dhe nje makine policie. Nga te dhenat e djeshme ne media, thuhej qe shefi ishte me me makine civile, nga na doli sot qe ishte ne nje makine policie? Cfare lloji plani na qenkerka perpiluar kur vete shefi iken si mish per top, pa jelek antiplumb dhe te dyshuarit arrijne te largohen nga vendi i ngjarjes, pavaresisht se njeri na qenkerka kapur pak me vone? Si qenkerka bere ky plan kur nuk arrin dot policia te ndaloje nje furgon me 26 arka me municion? Sa rruge ka fshati qe na zhduket nje kamion plot me municion? Nese qenkerkan kaq shume municion per tu shitur, perse policia nuk priti te shikonte se kush ishin bleresit dhe te mundeshin te kapeshin edhe ata? Te duash te blesh 26 arka me municion do te thote te pregatisesh nje lufte me permasa te medha. Na i gjeten keta adoleshente 26 arka me municion? Adoleshenti i kapur na thote qe nuk e dinte qe ishte polic, por ndoshta ata qe donin ta blenin mallin. Lind pyetja. Adoleshenti donte te shiste mallin apo te vriste bleresit? Nese Prokuroria thote qe policet ishin me makine policie, perse nuk e paska dalluar adoleshenti policin qe del nga ajo makine policie?
Tani, merreni dhe gjykoni vete mbi keto qe ndodhin ne atdheun tone kaq te “dashur” e te mbushur plot me injorante. Kemi te bejme me nje Polici komplet te paafte te kryeje detyren e saj, apo kemi te bejme me nje sistem mediatik komplet te paafte qe te mbledhe te dhenat dhe te informoje publikun e gjere? Apo kemi te bejme me te dyja se bashku?????????
do doja te hapja nje shteg tjeter si skenar te mundshem.
Mos valle, keto arka me fishek do ti trafikonte vete shefi i policise, dhe gjate rruges dicka nuk shkoi sic ishte parashikuar.
Kemi nje adoloeshent qe sdi asgje, dhe se ky eshte polic.
Kemi policin, i cili shkon pa antiplumb, duke qene se transaksionin do ta bente vete. Kemi makina civile qe shkojne ne aksion, dhe si perfundim kemi 26 arkat qe prap mungoje.
Edhe mjegulla e informacionit vjen nga deklaratat kontradikotre , pasi ngelen vete te plagosur.
Kam pershtypjen qe ngjarja eshte me thjeshte sec e pandehni. Nuk ka asnje lloj trafiku kontrabande. Kjo eshte peralle e MInistrise, per te thene se nuk eshte krimineli i rruges qe po ben kerdine sot por bandat e sofistikuara. Kot lodhem se ne e dime qe kontrabanden e armeve keta ne pushtet e bejne vet.
E verteta esthe se banditet adoleshente duke pare katandisjen e shtetit kane dale rrugeve te Shqiperise te vjedhin si dikur. Ata kane qene ne prite per te grabitur. Plicia ka rritur patrullimin ne ate zone dhe rastesisht ka ndeshur ne makinen e tyre. Personi qe siguronte priten nga lart ka shtire.
Shprehim keqardhjen per plagosjen e shefit te policise Burrel. Urojme sherim te shpejte.Une mendoj se cdo polic eshte ne lufte me shkelsit e ligjit, ndaj kurdohere te mos nenvlersoje situaten e dhene.
shume shpejt do dale e verteta por nisur nga ngjarja qe ndodhi ne Korce ku nje polic u vra ne menyre te papergjegjsme duke lozur me armen per tu shit mendjen ca kurvave ne makine dhe mbas kesaj te gjithe se bashku me te afermit hodhen aludimet qe u vra nga shoket,
edhe ne kete rast kush e di ca gjeje pa lidhje mund te kete ndodhur, dhe fakti qe po e zgjasin si informacion te rrit me shume dyshimin.
Pavaresisht si eshte e vertete…ajo qe bie ne sy eshte fakti qe
1.Krimi i nxitur nga politika ka mare permasa te frikshme dhe njerezit po vriten si pulat.
2.Policia nga ana e saj eshte joprofesionale dhe e korruptuar dhe s mund te beje gje nese politika prokrim e qeverise nuk ndryshon.Sepse sado profesioniste e te pakorruptuar te jene policet kur krimi nxitet nga kryeministri perfundon ne kurth per vet policine…
3.Krimi po vret kryepolice dhe kur kjo ndodh s behet me fjale per rend publik por per mungese totale shteti.
Edhe nje krim tjeter ne krimet e Berishes.
Klanet brenda Policise shesin njeri-tjetrin tek kriminelet.
Shefin e njoftojne se trafikantet,jane shfaqur ne fshat,ai eshte duke ngrene e duke pire,cohet euforik nga tavolina,mere ca te besuar me vete,dhe plumb pushke ne vendngjarje…….Historia vazhdin,jame i sigurte qe mbas ngjarjes,eshte hartuar plani i masave ose i veprimit nga shefi i komisariatit,sic ndodh gjithmon kur gjerat vene keq,mendoj se SH.K.B,dhe prokuroria duhet te veprojne,ky eshte edhe nje sinjal i qarte per spastrim nga policia te inkriminuarve,dhe mundesishte testin e alkolit ne te tidha operacione,si do qofte i uroj sherim te shpejte shefit.
po ca lesh antiplumbi , ku ka antiplumba policia e shtetit , edhe ata qe jane kane skaduar e me mire mos me i vesh