Ibrahimoviç: Jam një egërsirë dhe pak i çmendur

29 Janar 2013, 13:16Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç duket se është ndërgjegjësuar se me karakterin e tij të veçantë nuk është se bëhen miq shumë shpejt. Ylli suedez i PSZH ka pranuar në një intervistë për TF1 se karakteri i tij i veçantë ka dëmtuar disi raportet me të tjerët, që janë të detyruar ta durojnë.

“Jam 31 vjeç tani, që 10 vite më parë do ta kisha pranuar që jam një egërsirë, pak i çmendur dhe më pëlqente që isha i tillë. E gjithë kjo vlen ende, por në një mënyrë tjetër”.

“Tani unë po jetoj ëndrrën time. Cila është ajo? Po luaj futboll dhe kam një familje fantastike. Dua të jem ai që bën gabime dhe mëson prej tyre”, u shpreh sulmuesi suedez, i cili ka pranuar se ky karakter i vështirë i ka shkaktuar probleme si në familje, ashtu edhe brenda ekipeve ku ka qenë.

“Më është dashur të punoj shumë për të arritur rezultate dhe nuk jam pishman për asgjë. Gruaja ime është shumë e duruar me mua, pasi me karakterin që kam arrij të lodh edhe shokët e skuadrës”, pranoi Ibrahimoviç.

1 komente në “Ibrahimoviç: Jam një egërsirë dhe pak i çmendur”

  1. Ben Chicago says:

    edhe pordhe ke me shume se saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje