Tifozët e yllit të trazuar të futbollit anglez, Paul Gascoigne, janë të shqetësuar për shëndetin e tij, pasi në disa dalje publike ai është dukur në gjendje të rënduar.
Ai është parë duke ecur në qytet me dy miq që e mbajnë nga krahu.
Edhe në një dalje televizive ai ishte i shpërqendruar dhe zakonisht lëshonte fjalë të pista.
Një nga personat që po e ndiqte atë live, tha se ai dukej sikur do vdiste përpara syve të tyre.
Ish- futbollisti tha se është në një dietë uiski.
Futbollisti ka probleme me alkoolin dhe thuhet se para se të dilte në emision kishte pirë disa birra.
Gascoigne ishte ende i ri kur cilësohej si një superyll i futbollit.
Por zakoni i të pirit bëri që ai asnjëherë të mos e shfrytëzonte kapacitetin e tij.
Ai u tërhoq në vitin 2004, ndërsa ka luajtur me Newcastle dhe Tottenham.