Udhëtarët e dobishëm

13 Shkurt 2013, 20:57Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Si filloi shekulli 20 ndër shqiptarë e serbë? Në mungesë të traditës shtetërore dhe fesë së përbashkët shqiptarët u tubuan rreth gjuhës shqipe dhe duke u identifikuar me të nisën të formonin dalëngadalë kombin – edhe pse deri në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nuk kërkonin më shumë se autonomi brenda Perandorisë Osmane. Madje edhe pas shpalljes së Pavarësisë, Qeveria shqiptare midis marsit dhe shtatorit 1914 mbledhjet i zhvilloi në turqisht, sepse jo të gjithë anëtarët e kabinetit dinin shqip.

Serbët, më të hershëm, më këmbëngulës dhe më agresivë në përpjekjet e tyre shtetformuese, në fillim të shekullit 20 u tubuan rreth ushtrisë, e cila së shpejti do të niste fushata të reja të përgjakshme për zgjerimin territorial të Serbisë. Në Kosovë një pjesë e konsiderueshme e sllavëve, të cilët rreth vitit 1880 ishin deklaruar si bullgarë, tani përqafonin identitetin kombëtar serb. Në vitin 1906, Henry Noel Brailsford, njëri prej gazetarëve më militantë majtistë britanikë – duke parë në horizont rrezikun e luftërave – në korrespondencat e tij nga Ballkani protestonte: “Evropa ka zakonin e keq të mospërfilljes së kërkesave të banorëve muhamedanë të Turqisë evropiane”.

 

“Me helm për insekte…”

Më 8 korrik 1900, Mbreti serb Aleksandar Obrenoviqi njoftoi se kishte kërkuar dorën e Draga Lunjevica, e cila njihej si Draga Mashin. Kjo zonjë e oborrit mbretëror përflitej për shumë skandale. Martesa ose keqmartesa (“mésalliance”, siç njihet në frëngjisht) e Mbretit vetëm sa thelloi krizën në Serbi. Çifti u diskreditua tërësisht pasi Draga Mashin mashtroi opinionin me një shtatzëni të paqenë. Në orët e hershme të mëngjesit të 11 qershorit 1903, Mbreti Aleksandar dhe gruaja e tij Draga u vranë brutalisht nga një grup oficerësh, të cilët si trofe kujtimi ndukën nga një copëz lëkure prej trupave të viktimave. Vite më vonë të njëjtit nxirrnin nga kuleta copat e lëkurës dhe ua tregonin të tjerëve si dëshmi për pjesëmarrje në vrasje. Vdekja makabre e Mbretit të Serbisë pati jehonë në opinionin evropian, madje ndikoi edhe në forcimin e stereotipave për “Ballkanin brutal”. Në një karikaturë të revistës satirike gjermane “Simplicissmus” shihej kurorëzimi i Mbretit serb dhe nën të legjenda: “Ceremonia po zhvillohet me helm për insekte”. Meqë dinastia e Obrenoviqëve ishte proaustriake, me ardhjen në pushtet të Mbretit Peter I. Karagjorgjeviq, Austro-Hungaria vendosi sanksione kundër Serbisë tani proruse. Duke pasur parasysh se Serbia më së shumti eksportonte derra, ky konflikt u quajt “Schweinekrieg” (lufta e derrave). Kështu nisi shekulli 20 për serbë e shqiptarë.

Ose pak më ndryshe. Sepse në shekullin 20 do të ketë plot shembuj, kur të huajt do të lënë gjurmë të pashlyeshme ndër serbë e shqiptarë, sidomos në fushën e kulturës. Në vitin 1901 mori shtetësinë serbe Géza Kohn, atëbotë 28-vjeçar, hebre hungarez, punëtor i një librarie në Novi-Sad. Kohn u shpërngul në Beograd dhe në rrugën “Knez Mihajlova” hapi një librari, e cila do të bëhet e famshme jo vetëm në skenën kulturore serbe, por edhe mbarëballkanike. Këtu edhe sot mund të gjenden botime nga më të ndryshmet – letërsi serbe e jugosllave, përkthime të vjetra e të reja nga letërsia botërore, studime të dobishme dhe kontroverse. Më 1907 Géza Kohn (ose Geca Kon, siç njihet ndër serbë) botoi veprën e parë të përkthyer, “Sundimtarin” e Machiavellit. Libër pas libri Kohn, hebreu nga Hungaria, u bë nënkryetar i Shoqatës së Librarëve të Serbisë, botuesi më i madh i Mbretërisë së Jugosllavisë, njëri ndër njerëzit më të pasur në Beograd dhe pronar i veturës së parë luksoze në kryeqytet, të cilën, meqë ra fjala, ia jepte Qeverisë me qira.

Fundi erdhi shpejt dhe qe i përgjakshëm. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga gjermanët më 1941, Géza Kohn u vra në një vend të panjohur, ndërsa pjesa tjetër e familjes u shfaros afër Pançevës në vjeshtë të po atij viti. Krejt prona e firmës “Geca Kon A.D.” u përvetësua nga nazistët dhe mori emrin e ri Südost (Juglindja). Pas disfatës së nazistëve pushtetin e morën komunistët dhe në hapësirat e librarisë së Géza Kohnit u vendos shtëpia e re botuese “Prosveta”. Në Jugosllavinë socialiste u ruajt së paku emri i librarisë “Kohn”.

 

Familja Schwartz në Shkodër

Nganjëherë rastësitë e frikshme përputhen: kur në vitin 1938 Géza Kohn po përjashtohej nga Shoqata e Librarëve dhe Botuesve Gjermanë për shkak të prejardhjes së tij hebraike, familja hebraike e Robert Schwartzit (Shvarc), duke parë rrezikun që vinte nga nazizmi, braktisi Sarajevën dhe u vendos në Shkodër. Robert Schwartz, paraardhësit e të cilit rridhnin nga Vjena, kishte lindur më 1932 në kryeqytetin e Bosnjës. Në Shkodër babai dhe xhaxhai i Robert Schwartzit, të cilët në Sarajevë kishin kryer një shkollë të elektroteknikës, ngritën centralin e parë elektrik. Në një rrëfim autobiografik, shkruar si letër të birit, Robert Schwartz shpreh mospajtim me frazën e komunistëve të Tiranës se Shqipëria ishte vendi i vetëm që shpëtoi hebrenjtë në Evropë. Kjo, sipas tij, s’është e vërtetë, sepse, ta zëmë, Danimarka i kishte shpëtuar të gjithë hebrenjtë, duke i çuar natën në Suedi. Edhe Bullgaria njihet për kujdesin ndaj hebrenjve, por edhe Italia. Schwartz nënvizon se pas Luftës së Dytë Botërore komunistët shqiptarë iu vunë haraç tregtarëve hebraikë, u sollën keq ndaj tyre, ua morën pasurinë, sidomos floririn, i rrasën nëpër burgje etj. Gjatë Luftë së Dytë i ati i Robertit, Juliusi, kishte në Tiranë një dyqan shitjeje materialesh elektrike, të cilin e kishte hapur me një ortak: “Edison, Ahmet Hoti & Shoku”. Shoku ishte Julius Schwartz, i cili nuk guxonte të vendoste emrin e tij në tabelën e dyqanit derisa në Tiranë ishin gjermanët dhe mbështetësit e kolaboracionistit Xhafer Deva. Pas përfundimit të luftës familja Schwartz u godit nga komunistët e Enver Hoxhës: në dhjetor 1944 u konfiskua dyqani dhe u arrestua gjyshi i Robertit, Siegfried Schwartz, i cili pas pak muajsh vdiq nga zemra në burg. Në mars 1953, për pak u arrestua edhe Robert Schwartzi. Atëbotë ai po kryente shërbimin ushtarak dhe dikush e kishte denoncuar se në ditën e vdekjes së Stalinit, më 5 mars 1953, paskësh qeshur bashkë me disa shokë. Vetë Schwartz thotë me ironi se i shpëtoi burgosjes, “sepse isha ‘snajperi’ më i mirë i divizionit”.

Qysh në moshë të re Robert Schwartz do të mësonte aq mirë gjuhën shqipe, saqë do të shkruante edhe poezi, por këtë pasion e la për shkak se, siç tregon, s’dëshironte të bëhej autor konformist. Mandej do të hynte në punë në seksionin gjerman të Radio-Tiranës. Këtu, thotë ai, “i harxhova kot” 16 vjetët më të mirë (1967-1983) me lajmet dhe komentet më të shpifura të propagandës kundër gjithë botës perëndimore dhe lindore, të cilën Enver Hoxha e shihte si armike të Shqipërisë. Schwartz nuk ishte pa talent letrar, siç dëshmon poezia “Falmë”, e shkruar më 1957 dhe e botuar tek pas rënies së komunizmit në Shqipëri: “Oh, falmë, falmë mikja ime / Në të lëndova përsëri / At’ plagë që s’don më ngushëllime, / që don të mbetet si jetime / krenare pa njeri!”

Por, vërtet i famshëm Robert Schwartzi do të bëhej me përkthimet e tij të letërsisë gjermane. E nisi me Erich Maria Remarque dhe përktheu “Tre shokë”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”, “Shkëndija e jetës”, “Obelisku i zi”, vazhdoi me Lion Feuchtwangerin (“Çifutja e Toledos”, “Francisco de Goya”) dhe Bertolt Brechtin (“Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj”, “Kënga e një nëne gjermane”, “Opera për tre grosh”, etj.). Nga regjimi komunist i Tiranës Robert Schwartz do të shfrytëzohej dhe detyrohej të përkthente edhe vepra propagandistike e fjalime të diktatorit. Schwartz thoshte se komunistët shqiptarë ishin të zhdërvjelltë dhe vepronin sipas parullës: “Të huajin mos e duaj, por duroje, sepse ia ke nevojën!”

Në vitin 1995, kur në Bosnjë, atje ku kishte lindur Robert Schwartz, forcat serbe kryen gjenocid (ndaj popullsisë boshnjake në Srebrenicë), hebreu më i famshëm i gjallë i Shqipërisë do të nderohej nga presidenti gjerman Roman Herzog me një medalje për kontributin e tij në fushën e përkthimeve dhe në përgjithësi për afrimin kulturor mes Shqipërisë e Gjermanisë. Deri në vdekje (më 25 prill 2003) Robert Schwarzti bëri një jetë larg reflektorëve të opinionit të zhurmshëm shqiptar. Ishte përkthyesi dhe publicisti Ardian Klosi ai që u kujdes të ruhej kujtimi për Schwartzin. Por, tani as Klosi s’është në mesin tonë. Që të dy lanë prapa një vend me elita të çakorduara politike, të cilat ditën propagandojnë standarde evropiane, ndërsa natën bëjnë veprime anadollake. (Anadolli këtu përdoret vetëm si simbol për prapambeturi dhe vrazhdësi dhe pa asnjë konotacion me Turqinë e sotme).

 

Pediatri dhe Homeri

Deri vonë në shekullin 19, Beogradi i përngjante një qyteti oriental. Kishte njëmbëdhjetë xhami, katër tyrbe dhe një çarshi. Tek në vitin 1867, kur u largua administrata ushtarake osmane dhe u shpërngul popullsia myslimane, nisi të merrte fund epoka e Perandorisë Osmane. Prej një grumbulli shtëpish me pazar, Beogradi u bë qytet me bulevarde. Megjithatë, arkitektit të famshëm Le Corbusier nuk ia kishte mbushur syrin. Ai citohet të ketë thënë: “Beogradi është qyteti më i shëmtuar i botës në vendin më të bukur të botës”. Në këtë qytet në gjysmën e dytë të shekullit 19 gjeti vend mjeku Panjot Papakostopulos. Pasi kishte studiuar në Vjenë, ai themeloi pediatrinë në Serbi, por në histori hyri edhe për diçka tjetër: greku Papakostopulos mësoi aq mirë serbisht, saqë serbëve u la trashëgim për shekullin 20 dy kryevepra të letërsisë botërore: “Iliadën” dhe “Odisenë” të Homerit. Këta libra janë ribotuar disa herë gjatë 100 vjetëve të fundit. Edhe sot mund të gjenden nëpër librari në Serbi. Ashtu si udhëtari i mëvonshëm kulturor Géza Kohn, edhe greku me shkollë të shvabës (d.m.th. gjermane) u dëshmua si punëtor i zellshëm dhe i dobishëm për kulturën serbe. Rol pothuaj të njëjtë për kulturën shqiptare luajti edhe Robert Schwartz.

Në një fushë krejt tjetër, por po aq të rëndësishme u dëshmua një italian, i cili në vitin 1939 nga Ministria e Shëndetësisë së Italisë u transferua në Durrës. Në fillim të vitit 1944, doktor Luciano Motroni, i lindur më 1909 në Livorno, do t’u bëjë udhë viseve shqiptare drejt veriut dhe do të ndalet në Prizren. Do të punësohet në spitalin e qytetit dhe për të qenë pranë pacientëve do të blejë një shtëpi afër vendit të punës. Gjeneratës pak më të moshuar në Prizren edhe sot i kujtohet “doktori nga Italia”. Emrin e tij e bart edhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Prizren. Një nderim i pamjaftueshëm, kur të kihet parasysh kontributi i madh i doktor Motronit në fushën e shëndetësisë në Kosovë. Mjeku veteran Salajdin Jagxhiu nga Prizreni e kujton Motronin si kirurg të palodhshëm dhe të përkushtuar në punë. “Më kujtohet si fëmijë, kur shkonim në kinema, vinte edhe doktor Motroni. Derisa shfaqej filmi bënte vaki të hynte në sallë me bateri ndriçimi një punëtor i kinemasë dhe ta kërkonte Motronin për t’i thënë se duhej të shkonte në spital për të trajtuar një rast urgjent”, tregon Jagxhiu.

 

Bukuria pas ferexhesë

Në Prizren doktor Motronin e mbajnë mend si bjeshkatar dhe tifoz të flaktë të klubit të futbollit “Liria”. Mjekut Jagxhiu i vjen ndërmend edhe ky episod nga karriera e doktor Motronit: “Pas hyrjes së partizanëve në Gjilan një shqiptar i atjeshëm ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë lokale për shkak se gjoja kishte vrarë një serb gjatë okupimit gjerman. I dënuari ishte mbrojtur duke thënë se në kohën kur ishte vrarë serbi në Gjilan ai ndodhej i operuar në spitalin e Prizrenit. Si dëshmitar prokurori e kishte ftuar doktor Motronin, i cili kishte marrë me vete librin e evidencës së pacientëve. Aty gjendej edhe emri i të dënuarit, i cili ishte trajtuar në spitalin e Prizrenit. Kështu ai i kishte shpëtuar ekzekutimit”.

Ka shumë tregime për Luciano Motronin në Prizren. Thuhet se nga kureshtja kishte lexuar dy herë Kuranin dhe s’kishte fshehur ngazëllimin për “bukurinë që fshihet pas ferexhesë”. Kur doktor Motroni vdiq në vitin 1987, ferexheja pothuaj ishte zhdukur në panoramën urbane të Prizrenit dhe në spitalin e qytetit nuk punonin vetëm infermiere, por edhe mjeke shqiptare. Kishte gjithnjë e më pak hanëme dhe më shumë shoqe që ndërtonin socializmin, së paku kështu thuhej publikisht. Kirurgu i mirë Luciano Motroni, i cili s’la trashëgimtarë, prehet në varrezat e Prizrenit. Për aq sa dihet deri më sot, nuk është botuar një biografi e mirëfilltë për këtë personalitet, as s’është përgatitur ndonjë film dokumentar. Por gjurmët s’shlyhen, sado harrestarë të jenë popujt e Ballkanit.

Sa u përket gjurmëve: në mars të vitit 2008 u bë e ditur se Biblioteka Universitare e Leipzigut po i kthente në Beograd 796 libra. Nuk iu kthyen pronarit, sepse ai – Géza Kohn – ishte vrarë në vitin 1941. Librat iu dorëzuan Bibliotekës Kombëtare të Serbisë. Kështu me një vonesë gjysmëshekullore veprat e plaçkitura u kthyen. Por, si përfunduan librat e Géza Kohnit nga Beogradi në Leipzig? Qe shpjegimi i Bibliotekës gjermane: “Në lidhje me hulumtimin e historisë së Bibliotekës Universitare në Leipzig, e cila u themelua në vitin 1543, së fundi u zbulua një letërkëmbim mes Bibliotekës Kombëtare në Vjenë, që kishte të bënte me 796 libra nga shtëpia botuese “Geca Kon” në Beograd, të cilat Biblioteka Universitare në Leipzig i kishte marrë padrejtësisht në vitin 1943 dhe në vitet ‘50 i kishte futur në kuadër të fondit të saj”.

Ata erdhën nga afër e larg dhe lanë gjurmë të pashlyeshme: ky ishte Ballkani i shekullit 20, në të cilin jetuan, krijuan dhe u dalluan me vetëmohim Géza Kohn, Robert Schwartz, Panajot Papakostopoulos dhe Luciano Motroni.

9 komente në “Udhëtarët e dobishëm”

  1. raimondi says:

    Shkrim terheqes me informacion shume interesant…..

  2. palluesi says:

    Si fillim urime zoti Robelli nje analize perfekte e mentalitetit Ballkanik pjese e te cilit jemi dhe ne (qe e kemi zakon, te keqiat per komshiun te mirat jane per mua) Shqipetaret. Numeri i vogel (une jam i dyti ne momentin qe po shkruaj)i komentuesve verteton me se miri thelbin e kesaj super analize gje qe nuk e ul aspak vleren e shkrimit tuaj zoti Robelli,perkundrazi nxjerr nje dallim esencial qe na partazhon ne shqipot e Shqiperise nga pjesa dermuese e shqip-folesve te kosoves.Ju zoti Robelli jeni nga viset e Kosoves por shkrimet e tua priten me mire nga shqipetaret e Shqiperise se sa nga bashkepatriotet e tu shqip-foles te krahut verilindor te kufirit. Kjo per aresyen e thjeshte shqipot e Shqiperise megjithese ne izolim (diktature) u rriten dhe u edukuan me frymen perendimore ,megjithese ishte e ndaluar kategorisht nga regjimi Enverist ,ndersa masa tjeter pertej kufirit verilindor ne nje shtet te hapur teresisht ndaj botes dhe kultures perendimore (EX Yugosllavia)ngeli ne frymen orientale te lindjes te formave te saja me te prapambetura te cilat i reflektojne dhunshem sot mbas prishjes se shtetit federativ dhe formimit te shtetit te tyre Kosovo . E gjithe kjo shpjegohet me nje teori me ate te GENIT apo DNA pra DNA e tyre nuk ka lidhje me ate te tonen (arbenoren ) gje qe reflektohet dukshem ne te tere dimensionet ,fizike e morale ,religjioze e sociale ,por ju mos u demoralizoni vazhdoni punen tuaj se sidoqofte DNA peson dhe mutacione.Me shpresen se puna e juaj vleresohen nga pjesa me e madhe e Shqipetareve (Arbenore) ju uroj vazhdueshmeri solide ,ne analizat tuaja .

  3. Shqiptari says:

    Per “palluesi”…”Ju zoti Robelli jeni nga viset e Kosoves por shkrimet e tua priten me mire nga shqipetaret e Shqiperise se sa nga bashkepatriotet e tu shqip-foles te krahut verilindor te kufirit. Kjo per aresyen e thjeshte shqipot e Shqiperise megjithese ne izolim (diktature) u rriten dhe u edukuan me frymen perendimore ,megjithese ishte e ndaluar kategorisht nga regjimi Enverist ,ndersa masa tjeter pertej kufirit verilindor ne nje shtet te hapur teresisht ndaj botes dhe kultures perendimore (EX Yugosllavia)ngeli ne frymen orientale te lindjes te formave te saja me te prapambetura te cilat i reflektojne dhunshem sot mbas prishjes se shtetit federativ dhe formimit te shtetit te tyre Kosovo” . Ky eshte nje budallallek i padegjuar. Nje urrejtje papare dhe e semure brenda llojit, qe nuk gjendet ne Evrope. Ky mendim i trashe, tregon shume mire sa i prapambetur eshte mendimi filozofik e kombetar ne Shqiperi! Enverin (Robellin) e ka krijuar pikerisht fryma perendimore qe sundon ne eliten intelektuale te Kosoves e te cilen ne Shqiperi nuk po e kupton pothuajse askush. Shkrimet e tij apriori shkruhen per opinionin publik te Kosoves e me pas duke qene me shume permbajtje huazohen edhe ne Shqiperi.
    Dje me mentalitet proletaresh e sot kozmopolitesh, u bet gazi i botes
    (po ziheni ndermjetveti si magjupe ne parlamentin Evropian dhe instanca tjera evropiane!), po jetoni jashte realitetit kohes dhe hapesires) si derra te lumtur ( vlene per nje pjese te elites “perendimore” te Shqiperise!). Zoti ju ndihmofte e ju ftillofte vellezerit e mi…

    1. palluesi says:

      Shiptari!!!!!!! Si te erdhi, nuk ndihesh mire ,te kane ardhur “bojaxhiot” plaku, prandaj ,ku e pe ti kete “urrejtje” te pa pare ne llojin e vete,pa na e shpjegon pak ,kerkon te na shitesh “filio-zof” !!!!!! Enver Robelli me aq sa di une nuk jeton ne Kosovo por jashte (kuptohet ne perendim jo ne lindjen e mesme) dhe nuk i perket asaj elite qe kerkon te shesesh ti mor idiot elites te SFRJ (Kosovo sot) .Robelli duket sa larg qendron asaj elite (me vite drite larg) ,per cilen elite e ke fjalen mor palle ,per ata qe kane kethyer sumen perendimit dhe fytyren e kane drej lindjes se mesme (ben perjashtim Elita e 5) Ju ne krahasim me shqipetaret e Shqiperise keni dale qe para 50 vjetesh ne emigracion ne perendim por keni ngelur TURQENI hesapi ne mentalitet dhe ne jeten sociale (s’besoj se deshiron te ti shoqeroj me fakte se i dine me kuç e me maç),ndersa ne te shqiperise megjithese ne izolim jua hapem syçkat e “perfjetura” juve buçkove nga Kosovo . Mos valle qenefet,tyrbet, jane veshje te importuara nga perendimi more “qenef” (ne kohen e SFRJ nuk kishte te tilla) pra ju mbeteni ata qe keni qene para 500 vjetesh dhe ska “kovaç” qe tju punoj .

      1. Shqiptari says:

        Ty te paskan share baba e babegjysh prandaj i ofendon te tjeret o gjynah i pafe e komb! Robelli vertete jeton me shume jashte sesa ne Kosove por frymon shume me shume shqip sesa kryeopinionisti juaj, Lubonja qe vie shpesh nga Italia per t’ju treguar sesi nuk duhet ndier asgje as per himnin as per flamurin. Ju ende nuk i keni hapur syte per vete e na pskeni hapur neve oj kreatur neverie! Turqia eshte evrope ne krahasim me te sharet qe shajne te shqiperise o gojeqenef! Mos i ke vene motrat ne semafore te rrugeve italiane qe paske futur edhe internet, se je palo evropian perpunuar nga kovaqi i Stalinit!

  4. leka says:

    Por cfare nderime kerkoni per mjekun teper human dhe te kulturuar “kaurin“italian Luciano Motronin,nga muhamedanet laramane krejt te lajthitur prizrenas qe tani ,jane shndruar dhe kane per krenari ti shembellejne pushtuesit 500 vjecar halldup.Pislleku ngordh,kur rri prane kultures.

  5. lindi says:

    O pallues… sa per shkrim te enver robellit s’po diskutojm shume,por po me bene peshtypje ne lidhje me kosovaret.Nese thua se kosovaret jane krejt ndryshe prej juve,ateher shume do te kisha pas deshire te jeme ashtu se mos mendo se e marrim si ofendim.Ku i keni ato vlera sa per t’ju marre lakmi.Por po ju shkruaj nje thenje “krenaria ne kulme,dhe perkulja ne kulm,eshte mosnjohja e vetevetes”.E ju jeni ne te dy rastet ,se e keni perkuljen kur s’duhet ,por edhe krenarine kur s’eshte momenti.E sa per robellin jeton ne zvicer edhe e njohin shume mire kosovaret edhe i vlersojne shkrimet e tija.

    1. palluesi says:

      Po mor lindi ,e di qe skaperdihet kollaj (e verteta eshte e hidhur si farmaku) fatkeqesisht per ju ky ishte fati i juj. Nga ata qe shkruajne ketu ne shtyp analist,gazetare,publicist e komentuasa te panvarur arrij ne konkluzionin qe vetem dy (kolose) mun te lexohen dhe degjohen per ç’ka shkruajn e analizojne dmth flas per Rebollin dhe Matoshi (ndoshta ka dhe te tjere te pa ekspozuar deri me tash ,pritet ne vazhdimesi) ndersa pjesa tjeter e juaja (shtetasit e shtetit me te ri ne ballkan) tregoni nje nivel qe le shume per te deshiruar ,ku me shume gjen thenie episodike te citateve mjerane dekoltuar me terma patriotike por pa asnjefare autonomie te mendimit produktive . Pra jeni bere si ata imamet tuaj maje minareve qe kane mesuar dy rreshta nga kurani permendesh dhe si gramafoner te prishur nuk rreshtin se vikaturi nga mengjezi e deri ne darke. Per ata te dy eshte gjynah qe lodhen me ju (e kam thene dhe me pare) sepse ju i perçmoni (jo ata si persona por mendimin e tyre te lire jo kompleksiv) ju i kercenoni qe te mbyllin gojen,se fjala e tyre e lire ju dhemb (injoranca nuk bashkejeton me dijen) e shume te tjera (me duhet te iki tashti dhe skam kohe te ti shtjelloj) ,pra qe ta mbyll lindi mendjet e ndritura ne zonat e shqipfolesve historikisht jane perndjek,vrare,share,deri detyrim largim nga toka e tyre meme nga te pabeset injorante (ku mbizoterojne ne shumice) duke i quajtur tradhetare!!!!!!!! Ndersa hajnat e kriminela na jane bere “patrioter”.

  6. lindi says:

    Po mire or palluesi,po te beje nje pytje,a je takuar ndonjehere me kosovare ,duke e perjashtuar politikanjte tone qe lexon neper gazeta ,se ata qe thua ti nuk kane pase kurre vlera njerzore edhe nuk do te kene as ne te ardhmen,por fati te ne shqiptaret eshte se gjithmon vine disa njerez qe nuk duhet te jene ne skene.Nuk duhesh te kesh paragjykime per njerezit nese nuk ke kontakt te drejperdrejt edhe me qfar shtresash njerzish ke pune.Por une e kame nje mendim se njeri siqe eshte vete edhe takohet me asi tipash qe i pershtaten ,por ne te njejten kohe i shane e nuk e dine se pikrisht eshte vetvetja qka shehe perpara.Po edhe njeher po e perseris ,se njeriu nese e njehe veten mire ateher nuk eshte me rendsi se qka thone tjeret dhe nuk ka frike se dikush paska parametra ma njerzore per me e vlersu nje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje