Deklarata e presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, se është një lojtar i Real Madrid që i pëlqen shumë, ka bërë që gazetarët të fillojnë një lloj ankete rreth preferencave të mundshme që vetë lojtarët katalanas kanë ndaj rivalëve historikë. Por Dani Alvesh ka bërë të qartë se ai nuk do të dëshironte asnjë nga lojtarët e Realit, pasi sipas tij Barcelona është mëse e fortë me kontingjentin aktual.
“Nuk do të merrja askënd nga Reali. Ne jemi të plotësuar në të gjitha pozicionet në fushë. Nëse ata nuk do të luanin për Realin, edhe mund të kisha zgjedhur ndonjë prej tyre, por meqë janë atje, nuk preferoj askënd”, tha futbollisti para ndeshjes mes dy skuadrave në Kupën e Mbretit.
Ashtu si shokët e tij të skuadrës, edhe braziliani mendon se Barcelona nuk do të luajë në mbrojtje në ndeshjen e kthimit ndaj Realit, edhe pse i mjafton një barazim 0-0 për të kaluar turin përballë madrilenëve.
“Ne nuk dimë të luajmë për 0-0. Ne luajmë për të fituar, jo për të mbrojtur një rezultat. Ne do të sulmojmë që nga minuta e parë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Këto janë përballje klasike dhe do të jenë të shkëlqyera. Por gjithçka është në dorën tonë”, tha Alvesh.
A ja vlen te lexosh deklaratat e nje morracaku si Dani Alvesh ?
Ne fakt deklarata e DANI ALVESHIT nuk eshte thene ne kohen e duhur dhe ne momentin e duhur .Kurre mos thuaj kurre . Por ALVESH ka rene ne kurth . REALI ka lojtare shume te mire dhe ndonjeri SOSH ne se do te kalonte tek BARCELONA OSE ANASJELLTAS do t’i sherbente zbutjes se klimes midis 2 ekipeve ,KLIME E NDERE E krijuar ne menyre ARTIFICIALE NGA KAMPI I RRUGECERVE PORTUGEZE me ne krye NDYRESIREN MURINJO . BARCELONA KA 75% TE SUKSESIT dhe REALI ka 25% te suksesit qe kombetarja SPANJOLLE NE HARKUN E 4 VITEVE KOLEKSIONOI 2 KAMPIONATE EUROPIANE DHE 1 KAMPIONAT BOTEROR .Por me sa duket EKSTRAVAGANTIN ALVES e nevrikos me shume konkurenca qe do te vinte ne se ndonje lojtar i REALIT MUND T’I BASHKOHEJ BARCELONES .Gojet e liga arrijne deri atje sa flasin per nje kalom te mundshem te IKER KASIJASIT tek BARCELONA ne sezonin e ardhshem ,pamvaresisht LARGIMIT TE MURINJOS .Eshte pikerosht ky lojtar qe vjen tek BARCELONA ,por qe me vete thuhet se do te sjelle dhe nje tjeter ,qe he per he mbahet sekret. Largimi i portierit VALDES ndjek ne menyre paraprake po kete PARABOLE .