Ndasitë e brendshme politike dhe ato etnike, do të përbëjnë rrezikun më të madh për Ballkanin Perëndimor për vitin 2013. Ky është vlerësimi i agjencive amerikane të zbulimit, sipas raportit të përvitshëm që ato i paraqesin Kongresit. Raporti u paraqit dje nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar James Clapper, gjatë një seance në Komisionin e Përzgjedhur të Senatit për Çështjet e Zbulimit.
Sipas vlerësimit të agjencive të zbulimit, shtetet e të dobëta të këtij rajoni vuajnë nga ngecja ekonomike, papunësia e lartë, korrupsioni dhe një shtet i dobët ligjor. Megjithëse gjendja e sigurisë në veri të Kosovës, të banuar nga shumica serbe, është përmirësuar që nga viti 2011, angazhimi diplomatik dhe ai në fushën e sigurisë i perëndimit, është i nevojshëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Raporti thekson se me shtimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ekziston edhe rreziku i shtimit të dhunës nga grupet ekstremiste serbe në veri të Kosovës. Qeveria relativisht e re e Serbisë, ndeshet me pengesa të shumta në rrugën e saj drejt përmbushjes së detyrimeve për të filluar negociatat e anëtarësimit me Bashkimit Evropian, mes të cilave është edhe gjetja e një zgjidhjeje mes pretendimit kushtetues mbi Kosovën dhe faktit që Kosova është e pavarur.
Mbikëqyrja e pavarësisë përfundoi, thekson raporti, dhe qeveria e Kosovës do të synojë t’i zgjerojë instrumentet e sovranitetit mbi gjithë territorin e saj.
Në Shqipëri, sipas raportit, institucionet qeverisëse vuajnë nga korrupsioni dhe ndikimi i tepruar politik mbi to. Në muajt që i paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, ekziston shqetësimi i rikthimit në konfliktin e ashpër partiak që shpërtheu pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, kur opozita i kundërshtoi zgjedhjet dhe bojkotoi herë pas here parlamentin për gati 2 vjet.
Në Maqedoni, raporti nuk parashikon një kthim në luftën civile të një dekade më parë, por parashikon thellimin e mëtejshëm të mosmarrëveshjeve mes dy komuniteteve shqiptare dhe maqedonase.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit dëshmoi dje në Kongres së bashku me drejtorin e ri të CIA-s, John Brennan dhe me drejtorin e FBI-së, Robert Mueller./VOA
Ju(USA) i beni gjitha keto pislleqe e ne fund na akuzoni neve per DOBESI-ENDRRA amerikane eshte fallso
Po n’a i ka fajin Amerika o njeri i meçur!
Mos thuaj me se i permblodhe nga vijne problemet tona.
Faleminderit per komentin
Ky njeri i çelbur duket nga fytyra se nuk ja don të mirën ballkanit dhe don trazira që të mund të kenë muhabet në SHBA mes miqve.
Te gjitha keto qe thua o tullac jane bere me bekimin tuaj. Biles e quajtet dhe Burre (Leshi) shteti apo harruat
Po kto I din edhe foshnja qe ne barkun e shqiptares…
Aq sa rron lopa par bar
Rrnon pa korrupsion nji shqiptar
Ha ha ha e madhe kjo.
Shiko ckomentues.
Baraz me injorancen.
Ata te shtrijne doren, shqiptaret e kafshojne.
Injoranca do mbizoteroje e votoje. Do bej ligjin. Fatkeqesi qe ju jepet e drejta per koment dhe votim.
Korrupsjonin nuk e solla une
Ate e gjeta ketu ne mes tuaj.
Salibeu
USA eshte aleati yne i pazevendesueshem. Pa ata me formen e kokes qe kemi do kishim foton e Ahmedinexhadit te pallati kultures
Të bën përshtypje se e përditshmja “Panorama” citon të plotë thënien e bashkësisë së agjencive amerikane të shërbimeve të fshehta:
“Në Shqipëri, institucionet qeverisëse vuajnë nga korrupsioni dhe ndikimi i tepruar politik mbi to. Në muajt që u paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, ekziston shqetësimi i rikthimit në konfliktin e ashpër partiak që shpërtheu pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, kur opozita i kundërshtoi zgjedhjet dhe bojkotoi herë pas here Parlamentin për gati 2 vjet”.
Por në titull dhe nëntitull manipulohet përmbajtja e mësipërme: “CIA, raport për zgjedhjet në Shqipëri: Mund të rikthehet konflikti i vitit 2009” dhe “Paralajmërimi i agjencive amerikane të zbulimit në raportin e dorëzuar në Kongresin e SHBA. “Shqetësim si ai pas zgjedhjeve të 2009, kur opozita bojkotoi”.”
Kurse në sajtin on-line është kujdesur të zgjedhë që ato pak komente të tifozëve të PD-LSI-së të jenë kundër Ramës dhe PS-së.
Kjo është teknologjia e ndryshimit të mesazhit të vërtetë me akrobaci gjuhësore dhe mjete publicistike të padenja për një shtyp serioz.