Thaçi: E bëjmë marrëveshjen kur Serbia të heqë dorë nga krijimi i një Republika Srpska në Kosovë

15 Mars 2013, 19:23Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia duhet të heqë dorë nga krijimi i një Republika Srpska në Kosovë nëse dëshiron që të arrihet një marrëveshje.

Në një prononcim për Express nëpërmjet telefonit nga Norvegjia, ku është duke qëndruar për vizitë, Thaçi i ka quajtur absurde kërkesat e Serbisë.

“Serbia duhet patjetër të heq dorë nga kërkesa e saj për të krijuar një Republika Srpska të dytë. Kjo kërkesë është absurde dhe nuk do të mund të zbatohet kurrë në Kosovë. Në momentin që Serbia heq dorë nga kjo kërkesë e cila është refuzuar nga Kosova dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar, atëherë krijohet mundësia reale për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

“Sa më shpejt ndodhë një gjë e tillë, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët të përfshira në proces. Pra, unë pres ndryshim radikal të pozicionit të Serbisë me qëllim që të arrihet marrëveshja”, ka shtuar Thaçi.

Në këtë mënyrë kreu i qeverisë i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se Prishtina nuk po lëshon pe në bisedime.

“Marrëveshje nuk ka dhe nuk do të ketë derisa nuk sqarohet se si do të jetë ai asociacion”, ka thënë Daçiç për gazetën serbe, duke shtuar se Serbia dëshiron kompromis, por nuk pranon poshtërim.

“Prishtina vështirë do të lëshojë pe sepse e ka mbështetjen e SHBA-së”, ka thënë ai.

Komentet e Kryeministrave vijnë pas vizitës së Baroneshës Catherine Ashton në Prishtinë dhe Beograd të enjten. Ashton ka thënë se po konsultohet me palët rreth takimit të ardhshëm që do të mbahet më 20 mars, pa dhënë detaje rreth progresit eventual në këtë proces./EXPRESS

4 komente në “Thaçi: E bëjmë marrëveshjen kur Serbia të heqë dorë nga krijimi i një Republika Srpska në Kosovë”

  1. A. Tare says:

    Dy burra ka shqyptaria:
    Bacen Sali ne Tirane dhe Hashim Trimin ne Prishtine
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html

  2. Cami - ITALY says:

    JEMI ME JU E MBARE KOSOVEN z.HASHIM THACI.

  3. Dyrrahu says:

    Zoti A. Tare,
    Ju lutem shumë, mos nxjerrni paralele në mes të dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
    Në rrethanat ekzistuese zoti Thaçi është i detyruar që t’i rrespektojë institucionet e Shqipërisë. Në të kundërten askund, ama bash askund nuk takohen zoti Thjaçi me zotin Berisha. Shikoni vetëm gjëndjen në Kosovë, një vend i vogël me 4-5 ekzekutive: Qeveria, EULEX-i, KFOR-i, Ambasada amerikane e gjermane dhe përsëri zoti Thaç po qëndron në këmbë të forta. Kurse zoti Berisha është i gjithfuqishëm, 100 vjet pavarësi, bregdet, nuk ka pasur luftë dhe përsëri Shqipëria është e fundit në Europë. Mbase nuk e ka lënë opozita shqiptare zotin Berisha që të ecë me hapa të shëndoshë në ekonomi e turizëm?!!!
    Zotit Thaçi i thonin se kjo Komunë, e kjo e kjo nuk i ka mbajtur zgjedhjet e drejta, ai iu thoshte përsëritni numërimin apo votimin, si ta shihni se ashtu duhet bënjani. Zoti Berisha kurrë nuk ka lejuar një gjë të tillë, atij kur iu kanë dashur votat për ta fituar Tiranën ka bër njëqind thyerje të ligjit të zgjedhjeve dhe e ka bërë të tijën.
    Pra, ju lutem shumë, mos bëni krahasime sepse do të futeni në mëkate të rënda.

  4. Sem Luma says:

    RISI, RISI, RISI…!!!:

    Sapo e lexova ne portalin e gazetes vjeneze DER STANDARD nje artikull te gazetares me pervoje ne ceshtjet e Ballkanit, A. Wölfl met titull: Serbien und Kosovo vor historischer Einigung; Ashton will Abkommen ähnlich dem deutsch-deutschen Grundlagenvertrag. __ shqip: Serbia dhe Kosova para marreveshjes historike; Ashtoni deshiron nje Marreveshja te njejte me `grundlagenvertrag` (marreveshjen bazike, thelbesore e arritur me 1972) ne mes dy Gjermanive.

    adresa: (http://derstandard.at/1363239229397/Serbien-und-Kosovo-vor-historischer-Einigung).

    Sipas artikullit kjo marreveshje eshte shume afer planit Ahtisari. Serbet nuk do te kene fuqi ekzekutive shtese, as gjykata autonome; kane vetem te drejte propozimi(!!!) per funksione ne polici dhe gjykata;; Serbia s´do te bllokoje kerkesen e Kosoves per OKB; etj.

    Mu duk teper pozitiv, shpresoj te jete i vertete!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje