Grimca nga një sondazh: Shqiptarët e deklarojnë veten besimtarët më të mëdhenj në Europë (po shërbime fetare s’bën kush)

26 Mars 2013, 12:06Sociale TEMA

Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” ka përgatitur një sondazh për gjendjen sociale të shqiptarëve, krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Një e dhënë interesante që bie në sy është se shqiptarët deklarohen besimtarët më të mëdhenj në Europë.

Shkalla e besimit në Shqipëri është 7.3 nga 10, duke lënë shumë prapa shoqëri ku feja ka një ndikim mjaft të madh si Irlanda apo Izraeli.

Por ndërkohë, të pyetur se sa është numri i atyre që marrin pjesë në shërbime fetare njëherë në javë, këtu jemi ndër vendet e fundit në Europë, pasi vetëm 12 përqind thonë se marrin pjesë në shërbime fetare.

Një e dhënë interesante është se nga të gjithë shqiptarët që shohin televizor, rreth 13 përqind kalojnë më shumë se dy orë në ditë duke ndjekur lajme politike, që është niveli më i lartë në Europë.

Po sipas këtij sondazhi, Shqipëria është vendi më homofobik në Europë.

Kështu, 53 përqind e shqiptarëve besojnë se gejt dhe lezbiket nuk duhet të lejohen të jetojnë jetën e tyre siç duan, që është përqindja më e madhe në Europë. Në Hollandë vetëm 3 përqind mendojnë kështu si shqiptarët.

Shumica e shqiptarëve nuk përkrahin bashkëjetesën dhe 95 përqind thonë se nuk kanë jetuar kurrë me partnerin para martesës. Në Kroaci 15 përqind thonë se kanë jetuar me partnerin përpara martesës. Kurse në vendet skandinave gjysma e të pyeturve thonë se kanë bashkëjetuar para martesës./ep

31 komente në “Grimca nga një sondazh: Shqiptarët e deklarojnë veten besimtarët më të mëdhenj në Europë (po shërbime fetare s’bën kush)”

  1. ILIRET says:

    E verteta eshte se shqiptaret nuk besojne dhe nuk e kane idene e fese. Edhe shifra qe thote se 12 % e shqiptareve shkojne ne kishe apo xhami ne fundjave eshte e genjeshtert. Shkoni ne cilen kishe te doni apo edhe xhami ne fundjave. Nunerojini ata qe hyjne e adlin aty, perfshire edhe ata per qejf, ose si turiste. A do te jete 12 % e qytetit numri i ketyre vizitoreve?
    Dhe me skandalozja. Shqiptaret e fese myslimane mbajne te varaur ne qafe kryqin e krishtere…!!!??? A ndodh kjo ne vendet arabe? Pra ne Shqiperi, hiqen sikur besojne, ne fakt nuk eshte besim fetar, por besytni…

    1. Doni ALBO says:

      Ky sondazh mundet te jete e vertet vetem per te krishteret e jo per myslimanet, shume mire e the ilir kam pa raste kur myslimanet mbanin kryqin ne qafe si te ishin fanatike krishter, aq “besimtare” i ke tek myslimane………kurse per te krishteret dihet qe jane me fanatik.

    2. preshevali says:

      Kjo me shqiptarët e besimit islamë dhe kryqin oshtë mase e vërtetë,
      vetëm se oshtë dashtë të jesh pak më i përpikët, sepse ky fenomen
      haset vetëm te Shqiptarët e shqipëris, kurse te shqiptarët e Kosovës, Maqedonis, Malit zi dhe Luginës nuk qëndronë, bile të paktën nuk kamë pa apo ndëgju për ndonjë rastë.

      1. Pelasgian says:

        ngaqe juve ja u ka mbyll syte feja prandaj jeni edhe me te prapambeturit !

        1. preshevali says:

          Se kush më të prapambetur?

    3. shkodrani-londer says:

      per komentuesit me siper persa i perket muslimaneve te mbajne kryqin ne qafe.
      Une jam musliman vete dhe kam takuar, PO musliman me kryq ne qafe. POR duhen menduar gjerat me gjate nje cike. Kur e kam pyetur cili eshte kuptimi i kryqit ne qafe. pergjigja ka qene se eshte dhurate nga e dashura. Kjo histori ne shkoder.

      Muslimanet ne perjgithesi jane shume me liberal ndaj fese sesa jane te krishteret (mendoj une – mund te jem gabim).

      Une si musliman per vete, nuk kam qene asnjehere ne xhami por kam qene ne kishe ketu ne londer vetem e vetem ngaqe me ishte vene nga pas e dashura e krishtere, dhe per te ja bere qefin shkova. nuk kisha qene naj here.ishte hera e pare dhe skam qene me naj here tejter.

      ishte atmosfere festive dhe me pelqeu. Nese sot do me pyesnin do shkoje ne kishe apo xhami. do thoja me mire shkojme ne kishe pasi ne xhami nuk kam qene noj dhe nuk i di as ritualet dhe nuk do te ishte naj atmosfere festive. Per mendimin tim feja muslimane ka ngelur ne shekullin e 15.

      Une per vete nuk besoj fare. une musliman i them vetes vetem ne leter por jo ne praktike.

      Te besosh ne fe katolike/ muslimane/ cifute/ hindu/ ortodokse etj etj eshte vetem INJORANCE…. POR

      BESIMI ne ZOT eshte nje strehe per ato njerez me shpirt te trazuar.
      Kur njeriu ka nevoje te gjeje forcen te besoje diku dhe kur nuk arrin te besoje tek vetja e vet atere i kthehet ZOTIT dhe i duket sikur zoti iu pergjigj halleve te tija. DHE nese ato njerez me shpirt te trazuar e gjejne veten e tyre duke besuar ne zot atehere ashtu te vazhdojne e zoti i ndihmofte.

      1. mirel says:

        Shume e vertete
        Dhe une mysliman jam nga familja, megjithese prinderit e mi nuk mbaj mend kurre te flisnin per fene, bile dhe kur e permendnin ndonje zakon sipas muslimanizmit talleshin dhe e perbuznin.
        Dhe une per vete kam shkuar ne kishe, ka nje ambient me te pranueshem dhe njehere qe tentova te vizitoj xhamine, sa hyra te dera pashe nje si rrobe a flamur jeshil me germa arabe, dhe nja dy burra te perkulur perpara kesaj rrobe.
        Mu neverit.
        Nuk me eshte dukur asnje gje me e shemtuar se kaq.
        Dhe as te falem para germave greke nuk e bej.
        Sa per gjerdanet me kryq apo hene me duket si dhunim personaliteti ti mbaj ne qafe.

      2. Anglezi says:

        Ti je ateist…
        Un i kam prinderit te krishtere, por nuk e quaj veten i krishtere sepse nuk jam i tille, nuk besoj ne Zot.
        Feja eshte personale, jo e familjes.

      3. Doni ALBO says:

        Edhe une jam musliman por ne dallim nga ti nuk vuaj nga ndjenja e inferioteti i te qenit musliman, une mendoj qe ne Islam ke shume shembuj te mire si te jetohet nje jete shembullore per dallim se cka sheh ne boten perendimore qe kane humbur plotesisht sensin e te qenit Njeri pike se pari kur cdo dite e me shume ju perafrohen kafsheve me nje jete te degjeneruar e te shthurur qe sinqerisht te vjen per te vjellur.

  2. ILarguari says:

    Shqiptaretjane me zemer te mire por zemra e tyre akoma nuk i eshte bere sondazh nga bota.ne shqiptaret ja kemi bere sondazh botes

  3. gjyshi says:

    Besimi dhe feja, mendoj unë, jan dy gjera që ndryshojnë. Unë besoj fuqishëm në ekzistën e një fuqie mbinatyrore,që do ta quaj ZOT, por nuk besoj në ritet fetare të fesë(cilado qoftë ajo). Kështuqë, sipas meje,unë jam BESIMTAR,por nuk jam FETAR.

    1. Drenicaku says:

      keti comenti nuk mund ti shtoj as gj se esht 100% kesht.

    2. Pelasgian says:

      BESIMTAR OSE NDRYSHE – AGNOSTIK ( ANJOSTIK ) ! Bravo , edhe un jam si ti !

  4. orli says:

    Ne nje studim tjeter thuhej:vetem 2% marrin pjese ne sherbesat fetare!

  5. Pa emer says:

    Mua me duket se keto “sondazhe”behen nga tryeza e zyres.Nuk besoj se shumica jone ka deklaruar besimtare.(shumica e atyre qe drklarojne e bejne per mode e vecanerisht politikanet.Njof tre prej tyre qe jane me origjine nga familje me fe te caktuar dhe ata vete deklarojne tjeter fe per tu pershtatur me elektoratin).Po ashtu shqiptaret qe jane kundra gejve jane shume me teper .Edhe une,por s’me ka pyetur kush.Nuk e kuptoj c’pune ka Europa qe e trazon si shume kete pike.Mbaruan pallat ne kontinentin e kurves plake dhe u pelqen palla jone tani?!Ne se kane qejf te pallohen ne anale le ta bejne per veten e tyre dhe te mos e deklarojne per gjithe boten.Ysht b….q…Dhe sa per bashkejetesen ,e kemi pare ne vendet ku jetuam:nje hap e ndan nga shturrja dhe prostitucioni
    E di qe nje pjese e juaja do me hedhet ne gryke por,ketu jemi,koha do ta vertetoje.

    1. Eshte e vertet ajo qe thua por bashkejetesa eshte forme per proletariatin e shkret qw nuk ka c’fare te ndaje si prone per gruan,kur papunesia sot eshte neser si dihet.Dhe keto forma lidhje kane nje te keqe -paqendrueshmerin.Por kjo e ben njeriun te jete ne kerkim te lidhjes se re.Dhe gjate jetes atij mund ti takoj te bashkejetoj disa here dhe kjo ka dhe te miren se kur konsumohet shpirterisht nje lidhje ajo ka nevoje te rindertohet me persona te tjere. Une jame i perkatesis muhamedane por kur kam shkuar ne xhami megjithese me kishin thene c’duhej te beja,ne ate moment kur hoqa kepucet dhe dola zbath dhe prane meje qe dhe nje nga te komunitetit evgjitian mua me ardhi per te vjedh.Po dhe ulja kokes aq afer vitheve te tjetrit dhe sasia e njerzeve dhe ai ajer aq i keq qe e prodhojne njerez te pa ngren mengjes ishte allahu madh c’neveri.

  6. anonim says:

    Ne Shqiperi as hoxhallaret,as prifterijte ortodokse e katolike ,as Berisha e baba Mondi nuk besojne ,ketu jemi te gjithe pa ”din e iman”
    Ketu te gjithe tallen siç e kemi te vertetuar se si tallet Berisha me popullin ,per mua edhe prifterijte e hoxhallaret e baballaret bejne sikur besojne se ashtu u a do puna pra edhe ata tallen me ”besimtaret”.Sa per te tjerat ne me te vertete ashtu jemi.Nuk ka se si te jete ndryshe kur keto gjera jane thene e sterthene qe ne kohen e socializmit ,ky sistem ashtu si ka ca te mira ashtu ka edhe plot te keqia ( keto te fundit jane me shume per ne).
    Me me pak fjale do te doja te thosha :
    ” Me mire pak buke te thekur me nje kokerr qepe e dy kokrra ulliri se sa nje cope tule e stermadhe mishi nga nje qafe viçi maqedonas i stimuluar me hormone”

    1. mergimtari fv says:

      Anonim – hoxhallaret e prifterinjte jo per fe por per moral kane zevendesuar sek.partise me forma te reja te edukimit , mos u bjer ne qafe se duan te hane nje cope buke qyl ne kurriz te qorrave fukarenj(popullit). Me i fituari doli S.Berisha dje sek.partie dhe sot despoti apsolut i Shqiprise .

  7. anonim 1 says:

    Nje sugjerim per Temen – qe kur japin sondazhe te tilla te japin edhe burimin e informacionit dhe link te materialit origjinal. Kjo per transparence dhe per te ndihmuar me mire informimin e lexuesve!!!

  8. shvejk says:

    Ne Shqiperi myslimanet festojne Bajramin me mish derri e me raki.

    1. Pelasgian says:

      Bravo ju qofte , mishi i derrit te vogel ( gicit ) eshte shume i mire

      dje jam fry tu hanger mish gici ! lol

    2. Doni ALBO says:

      Mishi derrit eshte i mire eshte vetem per shport te mbeturinave jo vetem qe eshte e ndaluar ne Islam por eshte nje mish qe permban bakterie te teperta per organizmin e njeriut.

  9. Ateisti says:

    Po lexoja nje ditë disa komente ngushëllimi në rrjetin social te FB-së! Nga 200 komente , rreth 190 prej tyre permendnin zotin! A janë besimtarë keta njerëz? Mendoj se jo! Kjo është nje dukuri e psikologjisë kolektive, si karakteristikë e shqiptarëve që te bejme ate cfare bejnë dhe thonë të tjeret, se perndryshe mëkati do bjerë mbi ne!Shqiptarët ne pergjithesi vuajne nga ndjenja e fajit dhe pa bëre faj! Në kete aspekt permendet emeri zotit me vend e pa vend për të siguruar besnikërinë e tyre tek ai edhe pse nuk i besojnë atij! Kush kujton epoken e komunizmit që shumë vete kalonin në blasfemi, edhe pse nuk i detyronte njeri ta shanin zotin, por vetem mos ta besonin atë. Kompleksi i inferioritetit krijon nje bazë për ta hyjnizuar edhe atë të cilin e ke sharë deri dje. Edhe ne këto statistika shqiptarët deklarohen se besojnë në zot gjoja për t,u ruajtur nga e keqja duke krijuar besytnitë sic pohoi nje i sipershkruar!.

  10. I love Jesus says:

    Une kam ikur shume I vogel nga Shqiperia por I kam njohur shqipetaret nga diaspora she mendoj se vertet tek ta egziston Jesu Crist por ata e quajne ndryshe Miqesi Dashuri sepse religjoni tek ta ka ardhur me petkun e nacionalizmit due ky nuk eshte faij shqipetaret por puna e dobet e religjoneve we me teper Jane interesuar te ngulitin ne shpirtin e shqiptarve nacionalizmin se ate qe duhej Dashurin e Jesus Crist .

  11. enea says:

    Te ishin kaq besimtare shqiptaret nuk do ishin populli me i korruptuar, nuk do korruptonin dhe nuk do vrisnin.

    Shqiptaret jane nje popull i cuditeshem, rast patologjik dhe studimi per psikologet e sociologet e te gjithe botes.

    1. Doni ALBO says:

      Shkove ti tek priftat grek, se ata te sherojne jo vetem ne mendje por edhe ne b… nese ke nevoje ?

      1. enea says:

        Don Albo, sapo ju shtove listes se personave te cileve dhia u ka ngrene trute.
        Une jam rehat lale, i di parimet e mia, jo si puna jote, shqiptar hipokrit, ziliqar, trim me kobure dhe pa kobure pule e lagur, kumarxhi, me dy cel ne xhep, xhinse dhe kepuce te bardha.

        Don Albooooo, te te coj tek llixhat ne Elbasan moooo? Do atje?

  12. tefta says:

    ASNJI SHQIPTARE I SOTEM NUK ESHTE BO MISIONAR I FESE PA PARE ;PRA SKANE BESIM KE ASNJI VETEM TEK PARJA

  13. JC says:

    Shqiptaret vertete qe jane besimtaret me te medhenj. Zotat me te adhuruar nga Shqiptaret jane: VETJA, UNE, MUA, MUE, IMI, UNA, pastaj vjen PARAJA, DUKJA, VESHJA, FODULLEKU, MENDJEMADHESIA, IMORALITETI, BIG BROTHER, BBF, etj.

  14. I larguari says:

    I Love jesus ke te drejte ne komentin tuaj.Eshte nje pune shume e dobet e perfaqesuseve te fese ne Shqiperi ku duke mos pranuar dobesine e tyre ne misjonin e tyre te Shenjte ata ja kalojne mekatin e tyre “veshit qe nuk degjon” .Jesus tha se per doktorin ka nevoij i semuri

  15. mirel says:

    Tema ka ndonje filogrek aty te redaksia.
    Sa here qe postoj komente me sharje mbrapsht per greket e forumit, Tema eshte shume e kujdesshme te mos i publikoje.
    Jo per ceshtje etike, se nuk le sharje me te ndyre te grekerve kunder shqiptareve.
    Shume plera tregoheni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje