TemA TV/ Topi: “Berisha i bëri karshillëk Fyles”. Besnik Mustafaj: “Integrimi, objektiv i panegociueshëm i FRD” (VIDEO)

27 Mars 2013, 21:03Sociale TEMA

Fryma e Re Demokratike në vazhdim të tryezave për prezantimin dhe diskutimin e programit elektoral në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit organizoi në Tiranë tryezën për marrëdhëniet me jashtë, integrimin evropian dhe emigracionin.

Mirela Bogdani drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit si dhe Lizandër Saraçi, drejtues i Departamentit të Diasporës dhe Emigracionit, paraqitën përpara pjesëmarrësve programin politik të FRD-së në të dy fushat.

Kjo tryezë mblodhi së bashku specialistë dhe ekspertë të fushës, përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe nga media, të cilët diskutuan propozimet për rrugë-zgjidhje mbi çështjet e marrëdhënieve me jashtë, integrimit dhe emigracionit të vjetër dhe të ri.

Kryetari Bamir Topi shprehu shqetësimin që kanë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë në çështjet e integrimit.

“Program ynë jep qasjen politike dhe ka predispozitën që FRD të votojë në parlament çdo ligj në funksion të integrimit evropian. Në çdo koalicion të mundshëm paszgjedhor, FRD do të ketë parakusht frymën e moderuar dhe integruese në politikë,” tha Topi.

Kryetari i FRD-së akuzoi kryeministrin për mungesën e respektit në marrëdhëniet me BE kur tha: “kur Komisioneri i BE vjen në Tiranë dhe i bëhet karshillëk, këtu nëse nuk takon kreun, zëre se nuk ke bërë asgjë”.

Ndërsa ish – Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i pranishëm në tryezë theksoi se për FRD si parti e re dhe me vizion të qartë, integrimi është një objektiv i panegociueshëm dhe ajo duhet të japë garanci për respektimin e praktikave për integrimin. Mustafaj tha se në Shqipëri nuk ka parti me program anti-integrim, por forcat politike zbatojnë praktika që pengojnë integrimin.

Gjatë diskutimeve në tryezë folën dhe sugjeruan ide mbi programin edhe drejtori i Qendrës për Demokratizimin e Institucioneve, Ilir Alia dhe drejtori i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri Gledis Gjipali.

 

Disa nga pikat kryesore në programin e FRD për çështjet e integrimit europian, marrëdhënieve me jashtë dhe diasporën janë:

•FRD forcë moderatore që do të ofrojë palët për të votuar çdo ligj që lidhet me çështjen e integrimit.

•Zhvillim të diplomacisë ekonomike dhe kulturore

•Shërbim diplomatik dinjitoz, jo partiak  apo klientelist

•Votimi i emigrantëve

•Krijimi i ministrisë së Emigracionit 

•Njësimi i arsimit shqip dhe transmetim në televizionin publik

•Marrëveshje me shtetet përkatëse për njohjen e transferimin e sigurimeve për shëndetin e pensionet e emigranteve

•Kthimi në atdhe i të shkolluarve jashtë vendit.

9 komente në “TemA TV/ Topi: “Berisha i bëri karshillëk Fyles”. Besnik Mustafaj: “Integrimi, objektiv i panegociueshëm i FRD” (VIDEO)”

  1. burreli says:

    Nuk eshte kjo foto qe tregon gjendjen e spitaleve se si ky spital ka gjithandej.Eshte Shqiperija qe lenkon.Jan njerezit qe nuk dine se nga shkojne dhe sdine çte bejne.Ne qofte se nuk i thirrin trurit te pakten nje here ne 4 vite do te kalojn ne asfiksi te plote.Nje nder metodat e mbajtjes se pushtetit perveç se diktatures, vjedhjes se votes eshte rrenimi i popullit deri ne tulatje te plote per te mos qene ne gjendje te gjykoj te shofi realitetin.E keqja eshte se sot po perdoren te trija format te gershetuara.Ne kte situate mos pritni ndrushim me vote,se ajo nuk ndodh

  2. tironsi says:

    po bejme pace koke lope .
    topit i pelqen shume per mengjes
    ah.. harrova .kur ishte tek pd hante edhe tave balte
    .po te bashkohet me floririn kater vjet e ka te siguruar ngjalen

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Ueeee Lizandraaa !
    Pike e programit: Kthmi i te shkolluarve nga jashte. ?

    E mer Bamir ku katandise !

  4. Integrimi says:

    Ishte ne takimin me Fylen,Levizja Socialiste per Integrim ?

  5. ndershmeria e shqiptarit says:

    FRD ARTHMERIA E SHQIPERISE.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    S’ka pozicion me te ndershem.me te favorshem, qe i solli historia FRD-ke.Ky shans eshte i ralle,ndaj hapni syte shqiptare boll votuam 22 vite mashtronjesit.
    FRD eshte e arthmja e Shqiperise,ajo s’ka asnje mekat pervecse program serioz per begati dhe harmoni te shqiptareve.

  6. shvejk says:

    Ky zoteri ben sikur ka zbritur nga qielli, jo sikur ka qene nenkryetari i PD,dhe me pas president i zgjedhur po nga PD. Sa kohe zoteria ishte president nuk ndermori asnje hap per ta penguar Sali Berishen ne uzurpimin e tere pushteteve. Me siguri pas zgjedhjeve do ti ofroje sherbimet e tij Pronarit te vjeter.

  7. uragan says:

    …je i vonuar z.Topi, dhe i deshtuar! Je pjese e asaj loje te paturpshme, qe luhet ne kurriz te shqiptareve sot e 23 vjet nga te ashtuquajtur politikane. Ti nuk fole kur duhej. Te perdori Berisha, dhe pastaj te flaku. Shqiptaret nuk te detyrohen asgje, ti u detyrohesh atyre. Per amoralitetin e zgjedhjes tende si president i shqiptareve, dhe per paaftesine tende ne ate post. Nuk me ke dhene asnje shenje dje, se perse duhet te te votoj sot. Je thjesht Selami i radhes…

    1. LORA says:

      Per te kopsitur qelepiret e veta nuk ka qene asnjehere i vonuar,Bamka.
      Kush pret progres social prej tij,,,,,per mua eshte trap.

  8. vjeni says:

    Plotesisht dakort me programin e frd. eshte nje program per te gjith shqiptaret me figura te ndershme dhe serioze si topi mustafaj oketa etj shqiperia ecen drejt bashkimit europian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje