Pak jave më parë vdiq një nga baballarët shpirtërorë të Europës së Bashkuar. Ai ishte Stefan Hesel. Në moshën 95 vjeçare mbylli sytë në Paris. Lindi në Berlin nga një baba hebre dhe nënë gjermane, por Parisi e adoptoi qyshkur e ëma u arratis nga Gjermania së bashku me një shkrimtar francez. Ai udhëtim ishte i pari i një jete, e gjitha në udhëtim midis hapësirës së mendjes dhe tokës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore u arratis në Angli, ku iu bashkua organizatës “Franca e Lirë” të gjeneralit De Gol. U hodh me parashutë në Francën e pushtuar. U kap nga gjermanët dhe internua në kampin e përqëndrimit të Bukenvaldit. Fati e la gjallë.
“Fati është ëngjëlli im mbrojtës” – do të përsëriste si refren gjithë jetën e tij. Më pas, në kostumin e diplomatit, do të ishte në krah të Rene Kasinit, kur nga tribuna e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u lexua “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut”.
Karriera e tij vazhdoi si diplomat derisa doli në pension. Atëherë, kur për çdo njeri pasioni dhe shpirti duhet të qetësohet, filloi për Hesel një jetë të dytë, jetë kushtuar kundërshtimit dhe rezistencës.
Hesel nuk ishte revolucionar. Kishte pasur sy të shikonte se purgat staliniane të viteve ’35 ishin e kundërta e utopisë së komunizmit. Ishte i ftohtë sa të mos binte në kurthin tjetër të fashizmit. Kurth ku ra borgjezia franceze, që solli rregjimin koloboracionist të Vishisë. Hesel preferonte ta quante veten “qytetar që reziston”. Ishte një idealist që e mendonte botën të bërë për njerëzit dhe çështja më e lartë për të përkrahur ishte ajo e njerëzve. Sidomos atyre që i kishte tradhëtuar fati ose historia.
Kur filloi kriza greke, Mario Soares, ish- kryeministër i Portugalisë, tërhiqte vërejtjen se nuk ishte kjo Europa që kishin ëndërruar etërit themelues. Vlera në themel të Europës, nuk duhej të ishte babëzia e financierëve dhe e bankierëve të ftohtë, por solidariteti. Një Europë bashkëpunuese midis kombeve, po aq sa midis njerëzve. Një kontinent i bashkuar, para së gjithash nga ndjenja e përbashkët e ndihmës ndaj më të dobëtit. Soares ishte mik dhe bashkëpunëtor i Miteranit dhe Kohlit, që dëshpërohej sesi një ëndërr e madhe, më e madhe edhe se Roma e lashtë apo Perandoria e Shenjtë e Karlit të Madh, mund të shembej nga spekulantët e financave, nga pandjeshmëria ndaj punëtorëve të thjeshtë, emigrantëve, shtresave që nuk kishin asistencën mjekësore, apo mundësinë për të studiuar. Në vend të një Europe si shtëpi e përbashkët e të barabartëve, po rrezikonte të kthehej në një piramidë ku kombet e mëdha skllavëronin të vegjlit.E ndërsa Soares dëshpërohej, në krahun tjetër, në kulmin e kësaj krize në vitin 2010, një baba shpirtëror i Europës, Heseli tashmë 93 vjeçar, shkruante manifestin i tij prej vetëm shtatë faqesh A4, që mbante për titull moton e tij: “Indinjohuni”.
Luani i vjetër, kundërshtari i luftës së Vietnamit, hebreu, mik i Palestinës që kishte quajtur sulmin izraelit mbi Gaza si “krim kundër njerëzimit”, duke marrë mbi shpinë përçmimin e inteligjencës izraelite, u bënte thirrje të rinjve të indinjoheshin.
“Të indinjuarit”, ishte emri që do mernin protestuesit nga Spanja deri në Uoll Strit, me rrënjë pikërisht në pamfletin e tij ku bënte thirje me patosin e një rioshi që masa e njerëzve të indinjoheshin ndaj kulturës së konsumit, ndaj mospërfilljes së vuajtjes së më të dobëtit, të kulturës së individualizmit të shfrenuar të luftës të të gjithëve kundër të gjithëve, të përbuzjes ndaj kulturës.
Në manifestin e tij Hesel bënte bilancin e shekullit që sapo shkoi, ku bota e lirë mposhti fashizmin, shumë kombe fituan pavarësinë dhe shumica e globit u dekolonializua, u shemb perandoria e sovjetëve dhe ra muri i Berlinit. Por njeriu ai që i bëri të gjitha këto, ai që i dha hop progresit teknologjik, u bë njëkohësisht edhe shkaktari kryesor i degradimit të natyrës. Njeriu i shekullit që shkoi u lëshua verbërazi në lojrat e financave, duke mos u merakosur për etikën dhe botën që e rrethonte. Kjo shoqëri që nuk do t’ia dijë për tjetrin, rrezikon të bëhet gjithmonë më materialiste dhe e pandijshme, thoshte Hesel, dhe këtë nuk duhet ta lejojmë. Rruga për mos lejuar këtë degradim të sistemit të vlerave, sipas Hesel, nuk ishte ajo e dhunës dhe e revolucionit. Kishte parë shumë në jetën e tij për të kuptuar se dhuna dhe revolucionet, vetëm sa i përkeqësojnë gjërat dhe kostot e zgjidhjeve që japin janë gjithmonë më të mëdha se problemet që zgjidhin. Indinjohuni, ishte këshilla e tij. Rezistoni, zbulojini plagët e mahisura, në vend se t’i fshihni ato dhe rezistoni, ishte besimi i tij.
“Atyre që do jetojnë në shekullin e ri, ju them me dashuri: Të rezistosh do të thotë të krijosh. Të krijosh do të thotë të rezistosh”. Ishin fjalët e një shpirti djaloshar në trupin e një 95 vjeçari.
Marrë nga IPMagazine
Per ke e keni shkruar kete artikull? Per shqiptaret? Per te verberit? Per te paditurit? Per ata qe vrasin gruan e vellait per nje gardh? Shqiperia eshte shperbere si komb, dhe shqiptaret jane shperbere si njerez! Ketu eshte vrare e bukura dhe shpresa!
z.bashtova
jam plotesisht me ty.Shqipetaret jane ndare ne dy kategori.Keta domethene Xhunga me kompani qe …dhe ata qe vuajne.
Na paske munguar o Rudina. Kur do na vish prape?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/danger-mines.html
Faleminderit, Rudina per evokimin dhe mesazhet e Heselit! Jam i sigurt qe edhe “Bashtova” do te perfitoje! I vetmi njeri qe s’ka per t’i vene vesh,- me e pakta,- eshte SRB-i, shkaktari kryesor i kesaj gjendje, pasardhesi i denje, i atyre qe e çuan Heselin në kampin e përqëndrimit të Bukenvaldit.
Po i ka ardhur fundi i pashmangshem dhe i turpshem! Indinjohuni ndaj SRB-it!
Na cate trapin ju me gjigantin Konica.
Cfare vepre gjigante paska bere qe nuk po e markemi vesh ne aq mire.
Titulli mund të shqipërohej më mirë Zemërohuni.
Gazetarja bën mirë t’i ndriçojë lexuesit shqiptar apo së paku të hapë debat mbi rrënjët e së keqes së sotme që janë tek regjimi vëllavrasës 45 vjeçar komunisto. I ndjeri Hesel po të ishte ndodhur në Shqipëri, e shumta më 1947 do të ishte gjendur para togës së pushkatimit sikundër at Anton Arapi e plot figura të tjera të ndritura shqiptare…
Titulli i mire por teksi shume i dobet.
Nuk mund te vendosen paralele midis Hesel-it dhe asnje shqiptari.
Per cifutet Heseli nuk ishte cifut (per ata ne qofte se nuk ke nenen cifute nuk je i tille).
Per gjermanet nuk ishte gjerman (per ata ne qofte se ke baben gjerman quhesh i tille).
Pra ai ishte pa identitet (as me shehr e as me barilev) ose shkurt hesapi bastard.
Me cilin shqiptar mund ta krahasojme Hesel?
Cili do te ishte ky Hesel shqiptar qe do te drejtojte te indinjuarit shqiptare?
Ne shqiptaret kemi probleme me te rendesishme se shoqerite perendimire te konsumit.
Ne nuk kemi akoma shtet, nuk kemi gjykate, nuk kemi drita, nuk kemi uje te pijshem, nuk kemi rruge, nuk kemi kanalizime (24 ore bie shi dhe Shkodra kthehet ne Venecia duke i munguar vetem Gondola-t), nuk kemi polici, nuk kemi prokurori.
Shqiptaret nuk kane nevoje per fat por per revolucion qe te tregojne konkretisht se e meritojne te jetojne mire dhe qe jane qytetare te vertete europiane.
Nuk e kuptoj se ku e gjen kurajon dhe i lejon autoritetin vetes te analizosh nje shkrim mbi nje figure qe nuk ke as minimumin sindikal te njohurive!!
Pergezoj Rudinen qe sjell shkrime mbi figura kaq te pasura, te mbushura plot humanizem e dashuri per lexuesin shqiptar.
Shkrimet e gazetave jane te mbushura me ngjarje ordinere, ku e vetmja qe qe mund te mesohet jane targat e makines se alsidentuar, marka e prodhuesit te makines, si dhe fuqia motorrike e saj…
Hesel eshte nje figure e rralle, njeri qe ishte ne gjndje te te mahniste me optimizmin, entuziazmin dhe dashurine qe transmetonte. Eshte e vertete qe ne Shqiperi njihet pak, shume pak ndofta, por e vetmja rruge qe te njihet me shume eshte te shkruhet sa me shume per te e figura te tilla, e thjesht kete po ben Rudina ne mos gaboj!
Bravo RUDINA :Kemboret e zilet bien per ata qe kane vesh.?
Urime se na ke munguare.
Me vjen keq zonje e nderuar por une, si baba shpirteror te Evropes se Bashkuar (B.E. qe une asnjehere nuk e kam besuar dhe nuk e besoj)njoh tjeter njeri qe kudo e gjen thuajse ne te gjitha gjuhet evropiane, po e sjell ne nje gjuhe qe ju e njihni shume mire besoj:
“Una delle prime proposte di riunificazione pacifica del continente soto l’egida di un’ unica istituzione sovranazionale fu avanzata dal pacifista Victor Hygo” Nuk mendoj ta zgjas per format e vjetera re BE si Perandoria Romake, Perandoria e Karlit te Madh,Perandoria e Shenjte Romake e Napolonit. Eshte e natyrshme qe ju mund te shkruani per personin ne fjale dhe kontributin e tij, por nga ana tjeter mendoj se nuk eshte nje nga baballaret shpirterore te Evropes se Bashkuar, kesaj krijese me skelet fantazmash dhe veshje princeshash perrallore. Le te jemi me pak entuziaste per enderrat evropiane (ne jemi evropiane edhe me pare se sa ca kombe evropiane te ardhur nga stepat e largeta, kot bertasin te gjithe per tu antarsuar) dhe me realiste per perdhunimet e femijeve ne Shqiperi
Po per vendet me diktature,me qeveritare vrases te qytetareve,si Shqiperia,perse nuk e thua cka thënë?Ata nuk ikin me vote,(Saliu i vodhi dhe do vjedh)Hesel flet dhe per ata,qe Beppe Grillo thote:REVOLUCION Francez,pa gijotine(lexo la Stampa 31.3.2013)Dhe thote per Italine!Stefan Hesel kete manifest 7 faqe(Indignatevi)e thote per vende të perparuara,si SHBA,Franca,Gjermania…cduhet te bejë qytetari shqiptar qe i thote kryeministri vrases se une do jem perseri kryeministri yt?Ka shkruar dhe per kete e qe dihet cfare eshte duke e perqafuar Beppe Grillo ne Itali:REVOLUCION Francez,pa giotinen,por me burg të perjetshëm!…
Filloni indinjohuni duke dale me 7 prill psh. Mos e shifni tubimin nga televizori.
Kur shqiptaret ne shumice ta ndjejne thenien e famshme te Hessel :
“Të rezistosh do të thotë të krijosh. Të krijosh do të thotë të rezistosh”
Atehere rini te qete, se edhe ne kemi mbritur me ne fund en Europe…
mesazh i forte i transmetuar me indijate nga Rudina. bravo
Vargjet e Arben Dukës!
3
Postuar më: 31 Mars, 2013 tek Rubrika
KUSH INJORANCËN E VOTON
Unë injorancën kam urryer,
Që kur e njoha për së pari,
Përpara saj me plot nderim,
I jam përulur çdo gomari!
Po flas për kafshën e vërtetë,
Figurë letrare s’ka këtu,
Se ka të drejtë në këtë jetë,
Të ketë fare pakëz tru!
Gomarin s’mund ta ofendoj,
Këtu i bëhem sot garant,
Se s’kam të drejtë ta krahasoj,
Gomarin me një injorant!
Gomari bën punën e vet,
Dhe kurrë s’bëhet i rrezikshëm,
Një injorant me pak pushtet,
Ky ësht’ gjitari më i frikshëm!
Gomari bën punën e vet,
Si hyzmeqar i njerëzimit,
Një injorant me shumë pushtet,
Ky ësht’ mallkimi i mallkimit!
Përmasë e injorancës s’njihet,
Ajnshtajni vetë s’e mati dot,
Ndaj dituria do të fshihet,
Kur injoranca bëhet zot!
Një injorant që ka pushtet,
Me dijet është zemërak,
Ai të diturin e vret,
Dhe kjo i duket fare pak!
Në errësirën ku jeton,
E urren dritën-diturinë,
Veç nga tërbimi mbijeton,
Dhe bëhet një me tiraninë!
Se injoranca me pushtet,
Kurrë asnjë derë s’i hap të mirës,
Veç ligësisë ç’mund të jetë,
kush është pjesë e errësirës?!
Unë jam armiku i përjetshëm,
Dhe nuk bëj më asnjë koment,
Se injorantët e pushtetshëm,
Këtu i kemi sot prezent!
Më dhembin sytë kur i shikoj,
Mendimet zgjyrë më torturojnë,
Po s’jam i prirur të besoj,
Se këtë fat e meritojmë!
Veç neveria nuk mjafton,
Që neve të shpëtojm’ prej gjëmës,
Kush injorancën e voton,
Të vejë drejt e në… të s’ëmës!
Shume e goditur kjo.
Bej te fala Rudina dhe perqafime vllait tend:Mbeturines osmane kim MEHMETIT.Kur do ta ftosh prape ne studio,qe ti imponosh ketij populli kete katundar djallezor dhe te semure osmanlli.Sidoqofte ruaj respekt te sinqerte per ju dhe besoj se me ne fund do ta shikoni MEHMETIN ashtu sic eshte ai.
Nga shtepia mire keni qene te gjithe me Rudi..?
Burri,,vjaza,,e te gjithe me rradhe mire jeni..
Kur do i fillojme trainimet per parashute?
Zonja Rudina!
Po te jap ‘besen'(edhe Stefanit)se do te indinjohem!
Biles po bej dhe nje apel:
Indinjohu o i mjere!
Indinjohu o i dhjere!
Indinjohu edhe pse…
Te indinjohesh(ne ket’vend)
S’do te kete vlere!
Gjithashtu zotohem(edhe ne emer te askushve te tjere)se:
Edhe pushket po t’na jepni,(‘per Atdhe’)!
Veten tone do te vrasim,
(sepse ne fund)armiku, do te dalim ne!
Rudina – ngahere e me dobet! Ce ka gjetur kete vajze qe tenton te beje intelektualen pa qene…e tille. Kerkojne tjeter brume “sprova” te tilla Rudine. Hesel-i i madh ne “shkrim” te kujt ka rene:)
Rudina
Po kur jeni njohur me bemat e vjehrrit tuaj Ylli Hila ( ish hetues i tmerrshem i diktatures) a jeni indinjuar ?
“Kur nuk keni drite ne shtepi mos coni qiri ne xhami”
Gjergji
Me vjen keq por si Klosi edhe Jano nuk e vrane veten nga ajo qe mendon ti.
Kurse per Ndrecen dhe Lirakun, le ti leme ne hallet e tyre.
disa ide jane kaq absurde sa qe vetem nje intelektual mund ti besoje !.orwell Emocionet e kulluara nuk mund te zevendesojne analizen objektive te situates politike dhe shoqerore, por per kete na duhen gazetare qe te kene nje edukim te ndryshem nga filologjiku i rr te elbasanit .nje fantazem endet ne europe : KOMUNIZMI, qe prej 150 vjetesh .
edukohuni!
te besosh se uje duhet te kete per te gjith ,eshte komuniste ,se sherbimi shendetesor duhet siguruar falas e per te gjithe eshe komuniste ,se dija duhet te jete pasuri publike e per te gjithe apo informacioni nuk po flas per shume e shume te tjera qe i perkasin jetes njeriut ,qe cdo shoqeri njerezore perpiqet ti krijoje e gjithmone gjerat e drejta tja dedikosh komunizmit do te thote te kontriobosh per te
AHHHHHHHHHHHHHHHHHHH moj Rudin , qe Ndrek Shkjezi te ka vra prej padijes (zotni hetus),KU PO JA DIN TI IDEN E EUROPES , QE PO E PERDREDHE E SHPERDREDH INGLIZI ME MIKUN E VET GANGSTER AMERIKONIN, DUKE SHTRYDH GJERMONIN E DUKE RELIZU FARAONIN NE BOTEN E DIONES E TE DIONIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Rudina, je nje gazetare e shkelqyer dhe serioze,qe bindshem jep mesazhe bashkepunimi dhe editoriali i sotem, eshte nje homazh per njeriun qe formoi Europen e Bashkuar.
Por ky editorial, ne kohen qe po perjeton Shqiperia, nuk eshte ne vendin e duhur, kjo nga shkau i nje polarizimi te tejsshkajshem te politikes se brendshme dhe qe shqiptaret nuk kane kohe te merren me ceshtje qe jane jashte realitetit te tyre.
Bravo Rudina! Nje mesazh intelektual por jo i perceptueshem nga te gjithe. Bie dakort me komentusin “gjergj usa”. Shqiptaret nese sduan te presin vdekjen e ngadalet qe po i merr perdit sikur te ishte lufte duhet te dalin ne 7 prill te tregojne qe ka akoma indinjate qe ka akoma njerez qe sdurojne me kete makine vrasese.
Jam dakord! Nje shkrim sallate qe e humb qellimin e tij per shkak te tejzgjatjes se autores ne detaje te hollesishme.
Nuk e marr vesh nese qellimi eshte berja e biografise se Hessel apo mesazhi qe ai percoi ne jete!
Lexova paragrafin e pare, i cili duhet edhe te jete infomues ne lidhje me ate qe lexuesi pret te lexoje ne vazhdim, por nuk po arrija ta kuptoja c’lidhje ka me titullin. Pastaj u hodha tek paragrafi i dyte dhe lexoj hedhjen e Hessel me parashute?!?! Atehere thjeshte e skanova pjesen tjeter te shkrimit me qellim qe te kapja sadopak mesazhin e tij.
Por me kot!
Ne fakt, mesazhi aty eshte, ngaqe u detyrova ta lexoj te gjithe tekstin sa per te qene i drejte me autoren, por eshte teper i zbehte dhe i pergjithshem.
Duket me teper sikur autorja po perpiqet te reklamoje aftesite e saj intelektuale ne vend qe t’i jape shqiptareve, tashme ne nje realitet teper konfuz e te humbur, nje mesazh te qarte e te fuqishem ne menyre qe t’u tregoje rrugen e sakte nga duhet te shkojne.
Mesazhi i ketij shkrimi i ben njerezit edhe me lemsh nga c’jane.
Pershendetje.
Ke shprehur mendimin tim ne lidhje me shkrimin dhe autoren.
Dua te them qe je nje nga komentuesit me simpatike te Temes.
Rudina na thote, pak a shume qe si intelektuale qe eshte nuk duhet ti shkojme rruges se revolucionit.
Ka per te na sjelle humbje.
Me mire te rezistojme me durimin e Rudines, po valle ne kushtet e Rudines?
Sa shqiptare jetojne ne kushtet e Rudines, qe ndoshta e shikon heroin tek hedhja me parashute.
Kjo prallis gjepura ne mes te dites.
Dhe kujt i duhen se,,vecse sqimes se vet.
Ky qenka komenti i numrit 3.
Tani e mora vesh se 3-shi eshte numer me rendesi te madhe per shqiptaret.
Cilat jane dhe njehere tre detyrat?
Se kam dit kurre une qyqari
C’fare rendesie ka gomari
Se kam dite qe kane mendje te holle
Se kam dite qe jane edhe me shkolle.
Ishin mbledh gomaret ne nje vend
Duke kuvenduar me te lene pa mend
Po thonin: Boll kemi duru
Na kane sha, ne kane shalu.
Kane kujtu se jana te marre
Na kane vu edhe samare
Boll ma na kane thane ush
Dhe s’ka hapur goje kurrkush.
Jane mbledh me marre vendim
Me votu njehere ne parim
E lexuan nanin e pare
Me jua heq emrin gomare.
U vendos e ngriten gishtin
Neni ishte me ju keputur bishtin
Tash e mbrapa, s’do te fjenin jashte
Por ne vila, te tere bashke.
Do te shkojne ne plazh e te shtrihen ne rere
Do te ecin me dy kembe
Filluan zgjedhjet per kryetarin
Thane po zgjedhim krye gomarin.
Dule kryetari e zuri vend
Tu krujt koken e tu shit mend
A po shihni o shoket e mi
po Me duket vetja si njeri.
Jam me shkolle e me shume mend
Do ta shndris une kete vend
Do te krijij shtet e qeveri
Kush i gjalle, me s’ka me u ni.
mavi boje do shpalle te pare,
Do ti shtroj rruget me zift
Do te shetisni vetem cift
C’fare lezeti me i pare
Mbushur lulishtet me gomare.
Te permalluar si asnjehere
Na vjen keq per njerezit e mjere
Se pa ne, kane mbetur si qyqar
S’marrin shembull me, si gomar.
Opopopo c’jemi ne shqiptaret.
Te etur per heronj
Te etur per idhuj.
sa veta ketu i jane perulur ne gjunje Rudines duke e falenderuar per shkrimin.
Vertet nuk kuptoj.
Deri dje gjithe kjo revolte e qytetarise dhe perparimit drejtohej nepermjet adhurimit te Edi Rames, figures simbolike te ndryshimit dhe rilindjes
Sot te zhgenjyer perpiqemi te kapemi pas lojerave te fjaleve te Rudines, si ithtare te flakte te se rese qe iu bejme fresk lakenjve te interesit dhe idiotesise.
Nuk kuptoj.
Ajo qe kemi nevoje sot eshte ndryshimi i forte, rrenjesor, ndoshta nje revolucion qe do ta ndryshoje psiqiken feudale te politikaneve shqiptare qe shesin dhe blejne interesat e popullit dhe te Shqiperise sa here u duhet te luajne pjesen per interesat e veta.
Revoltohuni me te sotmen dhe mos e lejoni te shkuaren te perseritet.
Mbroni te drejten dhe voten tuaj dhe me trup si e tha Moza Dervishi.
Edi Pusteci po na tradheton?
Nuk e dime ende sakte cfare ka ndodhur.
Ajo qe ka rendesi dhe qe duhet te dime te gjithe pertej fjaleve boshe eshte: Rrezimi i Berishes”
Te gjithe per nje qellim te vetem.
Ky eshte hapi i pare i Revoltes, dhe ta mbrojme me dinjitet te drejten tone.
ky shkrim po me duket si nje hartim i nje nxenesi te frymezuar.z.mario soaresi qe cuditet me europen qe qenka ndertuar keq,z.hesel qe me nje manifest prej 7 faqesh ngre ne kembe mijra njerez etj etj.jo zonje historia nuk realizohet kaq thjesht e embel.jane forca shume te fuqishme qe krijojne idilin e z.hesel si indinjados dhe idilin e dikujt tjeter si kundraindinjados dhe i perdorin sipas nevojes keto idile ,me nje mbeshtetje te fuqishme financiare dhe mediatike te hapur apo te nendheshme.historia nuk eshte ajo qe i mesohet femijve ne shkolla apo sic shkruani ju ne kete artikull.prisja nga ju dicka me serioze dhe me falni jo kaq infantile.