Në prag të supersfidës me Juventusin në Ligën e Kampioneve, trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Heinkes, ka thurrur elozhe ndaj italianëve. Ai ka thënë se i trembet sulmit të bardhezinjve dhe organizimit pothuajse perfekt të lojës së Juventusit. Heinkes është shprehur gjatë një konference për shtyp, se nuk ka parë ndonjëherë ndonjë ekip italian, që të luajë kaq mirë sa Juventusi.
“Juventusi është një ekip italian, por me një organizim ofensiv shumë të veçantë, me mesfushorë që sulmojnë dhe shënojnë shumë. Për këtë arsye duhet të organizohemi shumë mirë, pasi Juventusi është një ekip që sulmon shumë mirë”.
“Ata kanë një gjeni si Andrea Pirlo, por edhe Vidal dhe Markizio, dy kampionë të medhenj. Por, edhe ne kemi kampionët tanë”, ka thënë Heinkes.
“Juventusi është një kundërshtar special. Të gjithë lojtarët dhe trajneri duan të fitojnë gjithmonë, kanë një shpirt luftues dhe shpesh i shkelin kundërshtarët e tyre. Është një skuadër e strukturuar mirë, nuk kam parë pothuajse kurrë një ekip italian kaq mirë të organizuar dhe të paparashikuar në sulm”, ka vijuar më tej tekniku gjerman.
Edhe dy mesfushorët Tomas Myler dhe Toni Kros, të pranishëm në konferencë, kanë thënë se ndeshja me Juventusin do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë thënë se shpresojnë që Bajerni të fitojë 1-0 ndeshjen e parë./b.l
Juve nqs marrim barazimin ne Mynih,eshte 100% e kualifikume ne Torino.
Mos te harrojme se edhe Bayern eshte ne kulmin e tij,sote per sot.
Forza JUVE.
Keto jane furcet e Ustait. Juvja eshte mire, por per kampionatin e ngordhur/ne krize italian
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
Nuk lidhet cdo gje,perse ne nje tjeter skuader,si ne kte rast Bayerni,luan nje Shqipetare,apo ku ta di une…
Edhe une tifoz KZ jame,por per club kame qe ne 82 qe jame me Juven.
Pastaj a i ke pare ndeshjet e Juves te ketije chempions ligue ti,pastaj po flasim per chempions,e jo kampionat,prandaj mos ti ngaterrojme gjerat.
Me gjithe ate,neser mbrema duhet te jete ndeshje,o e forte,ose do te i ruhen njera tjeteres,per te mos gabuar.
Por shpresoj te shohim nje ndeshje te bukur.
Dhe si tifoz Juventin them Forza JUVE.
DHE FORZA KZ,DHE DONE ZOTI TE SHKOJME NE BOTERORE.
Ju pershendes Tifozi KZ.
Ne fakt Kampionati Gjerman eshte shume i “forte”!Ska nevoje per koment shiko rezultatet Bay–Ham 9-2.Aty dy ekipe marin kampionatin Bayern dhe ndonjehere Borusia.Faktet flasin vete!
Juve u ka treguar gjithmone ekipeve gjermane se sa vlejne!
Në fakt ja ka treguar qejfin Juvja ekipeve gjermne, sidomos ne 2011, ne torino. Nuk ngeli lojtar pa bere gol ne porten e bufonit. Madje nje ja bei dhe Portjeri i Bayern. 4 “petlla te ftohta ne Torino. Po po bere mire qe ma kujtove.
Ariu Bavarez ti qenke shume i vogel se mbake mend vetem 4-1 qe ka qene ne sezonin 2009-2010 kur Juve sapo u kthye nga kategoria e dyte.Por ti se di se ne 2004-2005 Juve ja u ka futur dy here dhe ne Torino dhe ne Munih!Dhe ne total Juve ka tre fitore Bayern dy.Ke kohe ti mesosh keto!
ne fakt po ja fut pordhes.
ne 2005-2005 Bayerni ka fitu ne allianz arena 2-1 dhe juvja ka fitu ne torino 2-1. Neshje grupi ku te dy u kualifikuan.
Faktikisht qe juvja ja ka tregu ekipeve gjermane sa vlejn me ben me qesh. Ka dy finale championsi te humbura nga ekipet gjermane. Nji nga Hamburgu dhe nji nga Dortmundi. Kshuqe po pate kohe futi noj tas grosh e mos na boj sikur ke i jete qe shef futboll.
Juve,me formen teknike-fizike,sote per sote eshte nje nga skuadrat per klub n°1 ne Europe
KUJDES!
Ktu nuk i heq as edhe nje presje,Bayernit,qe eshte ne kulmin e tije.
Me gjithe ate Forza JUVE.
E shpresoj per fitoren e Juves.
Ja do puna JUP HEINCKESIT t’i beje elozhe JUVES . Nuk ka rendesi se si eshte bilanci JUVE- BAYER ,por rendesi ka fakti qe BAYERNI momentalisht eshte me lart se JUVENTUS .Per mendimin tim te 2 ndeshjet midis tyre do te jene te ekuilibruara dhe shancet anojne 51%-49% ,ne te mire te BAYERNIT .
Do te kete filluar te shikoje futboll vone ky traineri i Bajerit. I kujtoni pak Milanon e Sachit.
Juvja besoj do ta eleminoje Bajerin, por ekipi me i mire italian i gh=jithe kohrave? As vete Juvja nuk e thote kete.
vone ose shpejt te ket pare futboll JUP HEINCKESI,ai more shok ka ber ekip.njerzit presin qe BAYERNI te humb ndonje ndeshje.ata fito me thelle.gjithsesi Juve ne cempions eshte shum ekip i forte.dhe habitem me BAYERNI ce duan Guardiolen kur tranjeri aktual po e ben Bayernin nje ekip qe e kan frik te gjithe…
o cuna o cuna gjermani…. cfare????????
e hengri bajerni 0 me 2 ja futi juvja hahahaha
FORCA JUVE WE ARE THE BEST
Forza JUVEEEEEEEEEE ALE ALE ALEEEEEEEEEEEEEEEEE
JUVE JUVE…………JUVEEE