Ky koment ka të bëjë me shtetasin Shaip Muja. Për arsye të higjienës publike nuk është e nevojshme që emri i tij të përmendet më tutje. Personi në fjalë është deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai me gjasë është i bindur se është zgjedhur me vota të lira, ndërsa pak qytetarë të Kosovës do t’i besonin kësaj përralle, duke ditur se pjesa më e madhe e deputetëve të partisë sunduese (dhe jo vetëm të saj) në Parlament janë futur me vjedhje e blerje votash, me premtime në stilin “ti mua një duq me vota, unë ty një tender ose një vend pune” dhe me lloj-lloj marifetesh të njohura nga bota e nëntokës kriminale.
Para disa ditësh Radio Evropa e Lirë, një medium amerikan me traditë të lavdishme të angazhimit për liri të popujve të shtypur, e intervistoi deputetin e lartpërmendur. Në pyetjen se përse nuk mund të futen gratë e dhunuara (gjatë luftës së Kosovës, v.j.) në kategorinë ligjore të viktimave të luftës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës tha: “Nuk mundesh me i quajt viktima, sepse nuk janë të vrara. Viktimat janë të vrarët”.
“…sepse nuk janë të vrara”
Vini re këto fjalë të deputetit:
“Nuk janë viktima”!
“…sepse nuk janë të vrara”!
Kush është viktimë?
“Viktimat janë të vrarët”!
Pra, jo të vrarat, por të vrarët.
Meshkujt, jo femrat.
Burrat, jo gratë.
(Natyrisht deputeti mund të dalë e të thotë se krejt ndryshe i ka menduar gjërat, por në këtë rast ishte gjuha që e tradhtoi dhe e nxori para publikut pa fije dinjiteti).
Dhe pastaj ai i ra vulë: “Unë kam qenë pjesëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”.
Pikërisht për shkak se të tillët kanë qenë pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, asaj UÇK-së së hotel Rognerit në Tiranë, gjendja në Kosovë sot është kaq e tmerrshme, kaq e padurueshme, kaq bizare.
Deputeti i tarafit sundues vazhdon: “Të themi shumë thjesht, ne do t’i futim në ligj, ua japim edhe 200 euro ose 250 euro, një pagë dhe i harrojmë ato. Kjo nuk është zgjidhje”. Logjikë më e mbrapshtë se kjo zor të gjendet. Kështu me gjasë tentohet t’i vishet “një etje grabitqare” një shtrese të shoqërisë – grave , të cilat janë poshtëruar në luftë – përmes armës më të fëlliqur, dhunimit. Nga ana tjetër, sipas kësaj mendësie, dhembja e femrave s’mund të matet me heroizmin e luftëtarëve të lirisë – një heroizëm shpeshherë i kufizuar në rrahjen e shqiptarëve nëpër kampe të UÇK-së në Shqipërinë veriore dhe vrasje pas shpine.
“Dhurues” dhe rrenacakë
Për të folur budallallëqe në emër të kësaj politike – sunduese e arbitrare – ndër personat më të kualifikuar me siguri është deputeti i lartpërmendur i PDK-së. Ai tashmë ka bërë një karrierë të bujshme në mediet ndërkombëtare si i përzier në aferën “Medicus”, me ç’rast në Prishtinë janë sjellë “dhurues të organeve” nga Izraeli dhe vende të tjera. Këtu, në klinikën “Medicus” u janë nxjerrë veshkat këtyre njerëzve fatzinj. Një dhurues e patën lëshuar këmbët në Aeroportin e Prishtinës dhe qe ndalur nga policia. Pastaj filluan hetimet, që çuan në ngritjen e aktakuzës.
Para gati një viti revista gjermane “Der Spiegel” ia kushtoi një hulumtim të gjerë tmerreve të klinikës “Medicus” dhe shkroi, duke iu referuar aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se mjeku Lutfi Dervishi nga kjo klinikë kishte mbajtur lidhje “me qarqet më të larta qeveritare të Kosovës”, përfshirë edhe këshilltarin e kryeministrit për shëndetësi (fjala ishte për deputetin, emrin e të cilit e përmendëm në fillim). Ç’të pritet më shumë nga një person i tillë përveç fyerjeve për viktima dhe disa broçkullave të treguara nga “prizmi i profesionistit” – mos të harrojmë deputeti “ynë” me profesion është edhe mjek. Me fjalë të tjera: versioni kosovar i Dr. Frankensteinit.
Në vend se të merret me mijëra e mijëra rrenacakë që, duke shfrytëzuar ligjin për veteranë po tentojnë të kontrabandohen si “heronj të luftës” me të drejtë pensioni të përjetshëm dhe në dëm të shoqërisë së varfër kosovare, regjimi aktual rrugëdaljen e sheh në fyerjen e grave të dhunuara. “Kishim shumë ushtarë në UÇK, por jo 57.556”, tha ministri Agim Çeku. Më shumë Çeku s’mund të flasë, fundja pas shumë shëtitjeve politike është rehatuar në partinë e mashtrimeve, korrupsionit galopant dhe krimit të organizuar. E vërteta me gati 58 mijë “luftëtarët e UÇK-së” është: duke fryrë shifrat e “luftëtarëve” po bëhet një lloj rekrutimi i zgjedhësve për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. “Ne ju japim pensione, ju votoni për neve” – kjo metodë është përdorur edhe me personelin arsimor të Kosovës, duke rritur rrogat e kësaj kategorie. Jo që nuk kanë merituar rroga më të mira mësuesit dhe profesorët, por buxheti i shtetit është shfrytëzuar për interesa të një partie politike, asaj që është duke sunduar Kosovën dhe duke frikësuar të gjithë ata që i ka hëngër në sy.
Rezoluta 1820 e OKB-së
Këta që fyejnë gratë e dhunuara gjatë luftës më mirë do ishte të lexonin dokumentet përkatëse ndërkombëtare në lidhje me dhunimet gjatë konflikteve të armatosura dhe jo të ndotnin ambientin me helm oral. Dhe meqë në çarshinë politike të Prishtinës edhe për gjërat më të vetëkuptueshme kërkohet ndihmë mendore nga miqtë amerikanë, po theksojmë se ishte ministrja e Jashtme amerikane, Condoleezza Rice, e cila më datën 19 qershor 2008 prezantoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë, e cila në të ardhmen do të gjendet në çdo libër serioz të historisë. Fjala është për Rezolutën 1820, e cila u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e cila në mënyrë të qartë dhunimet e femrave gjatë konflikteve të armatosura i klasifikon si “krim lufte”, “krim kundër njerëzimit” dhe veprim që plotëson elementet e gjenocidit. Rezoluta kërkon nga shtetet anëtare të OKB-së të respektojnë obligimet e tyre për ndjekjen penale të dhunuesve dhe mundëson sanksione kundër atyre vendeve, në të cilat ushtrohet dhunë seksuale gjatë konflikteve të armatosura.
Viteve të fundit politikanë të niveleve të ndryshme të Kosovës “kanë raportuar” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi “përparimet në Kosovë”, por për aq sa është dëgjuar publikisht asnjëherë nuk i kanë përmendur gratë e dhunuara gjatë konfliktit të viteve 1998/99. Ky është vetëm njëri nga shembujt e mendësisë patriarkale – një mendësi që sot është mbizotëruese në politikën e vendit. Dhembja, poshtërimi, dhunimi, çnderimi, shkelja mbi dinjitetin e femrës nga çizmja e kriminelit pushtues duket se janë vetëm fjalë pa përmbajtje në botëkuptimin e figurave “n’kajde të njeriut”, që ndotin debatet publike në Kosovë.
Kjo arrogancë ndaj viktimave ndoshta është vetëm përpjekje e disa komandantëve të UÇK-së jo vetëm për të fshehur krimet e tyre “të rëndomta” (vrasje, “plagesa”, rrahje brutale), por edhe dhunimet që mund t’i kenë bërë edhe ata gjatë luftës. Në sytë e tyre dhunimet mund të mos duken si krime, por në sytë e çdo shoqërie normale janë krime, ashtu siç i kishte definuar ministrja e Jashtme amerikane, Condoleezza Rice. Dhe ashtu siç nënvizon Rezoluta 1820 e OKB-së.
eshte fat qe kemi gazetare si Enver Robelli,Mero Baze,Mustafa Nano,e ndonje tjeter qe nuk me kujtohet,por cfare fatkeqesie qe kemi nje Sali,Hashim apo jemin gjana!
per sa i perket shkrimit,nuk ke cfare te shtosh,por qenkemi nje popull krejt pa dinjitet qe lejojme te udhehiqemi nga plehra!
Si gjithmone brilant!
Analize brilante por shume e trishtueshme . Eshte e rende te shohesh sesi shqiptaret nuk Kane asnje deshire te ngrene shtet ligjor . Keq ketej nga ne por me dhimbshme ne Kosove kur ende s,eshte thare gjaku I nje lufte qe ende s,ka sosur te shfaqin nje pangopesi te tille per para e pushtet . Problemi I nderuar Envere eshte se Jane mpakur krejt intelektualet e idealistet dhe turmat Jane shushatur nga babezia e monstrave te veshur me pushtet si Shaipi me shoke. Turp kombetar qe s,po ngrihemi ne nivele dinjitoze shtetformimi. U shtofshin burrat e mencur e u shofte soji I ketyre injoranteve te babezitur !
O Enver Rrobelli,
Të kam thënë edhe më herët se ti dëshiron që të martirizohesh sepse nuk je në raporete të mira me jetën tonde prej psikopati. Dëshiron që dikush të të eliminojë nga faqja e dheut dhe kështu të bëhesh “martir” i lirisë së shkrimit. Dëshiron të tregohesh se je nje njeri me karakter të pathyeshëm dhe dëshiron që të dëshmosh se vërtet je njeri. Ashtu siç pretendon se je iu ke qasur punës sate të një skizofreni. Heqe nga mendja se askush nuk do të ngris dorë mbi ty sepse po të ngriste dorë do të përgjigjej sikur për një njeri, e ti i tillë nuk je.
Edhe pse ndonje figurë e UCK-se mund të jete perlyer në boten e korrupsionit, ti o Enver Rrobeli shpif edhe më brutalisht se ish gazetat e kontrolluara nga regjimi i Milloshevicit! Nuk mund të mohohet kurresesi lufta dhe gjaku i pjesetareve të UCK-se! Kjo të pengon shumë sepse edhe gjatë periudhes së luftës ti si vizitor i rregullt i ambasadave të Serbisë në Evrope ke nxjerrë helm kunder luftes clirimtare! Personi në fjale që ti permend, është person që shpetonte jete ushtaresh të plagosur duke futur nga Shqiperia per ne Kosovë ilacet me moderne të kohes. Ti flet per tortura në kampet e UCK-se kunder popullesise shqiptare gjate luftes! Mos valle flet per ndonje njeri të aferm tendin i cili ështe burgosur ne keto kampe si koloboracionist ? Pse nuk shkruan per mijera shqiptare të masakruar në burgjet e Serbise ? Pse nuk flet per mijera shqiptarë te zhdukur nga regjimi fashist i Milloshevicit? Sigurisht që paramilitarët serbe kanë dhunuar gra shqiptare gjatë luftes dhe ato meritojne kujdesjen e vecante të qeverise dhe pushtetarëve , por ka dhe prej atyre grave që per të fituar te drejten e azilit ne shtetet perendimore, kanë falsifikuar dhe sajuar histori të ndryshme se gjoja janë dhunuar nga ushtaret serbe, me qellim të fitimit te se drejtes së qendrimit ne keto shtete. Unë kam qene vete prezent në perkthimin e rasteve të tilla qesharake, kur femijet pa dashje nxirrnin genjeshtrat e nenave te tyre gjate pyetjeve nga organet e emigracionit! Duket që je njeri që te pengon liria si skllav i lumtur që je!
ore ti qe kapesh per zhele esht shkrimi per dhunime apo per azilant,
ore ti qe kapesh per zhele ka apo nuk ka figura qe e kan keqperdor luften, ore ti qe kapesh per zhele pse nuk shkruan shqip qe e bardha te quhet e bardh dhe e zeza ne te zez por i perzien gjerat dhe mbron krimin hashiqare vetem e vetem mendimin e tjeterkujt tja qesesh ne balt,nuk keni faj jo se enveri per dyzet vjet ju kish ardh hakush se e kish njoft qfar bir mileti ka mbrenda.
Enveri mbrojti idealet e kombit, ato që Rugovici ÿt i gjunjezuar i shiti për 5 minuta para Milloshevicit!
Kur njeriu ankohet për veprat dëmtuese të udhëheqjes së disa ish komandantëve analfabetë të luftës ndaj ekonomisë, shëndetësisë dhe kulturës shqiptare në Kosovë, menjëherë i nxjerrin mbrojtësit e tyre medaljet e luftës nga dollapi dhe t’i ngulin gjilpërat e tyre në zemër.
Ajo që më pengon është se këta mbrojtës nuk tregojnë fakte se akuzat e botuara të gazetarit janë gënjeshtra dhe trillime! Në vend të kësaj këta flasin për të kaluarën, për dhjetë vite më parë.
Ose këta njerëz nuk kanë dituri të mjaftueshme për të kthyer përgjigje, ose me heshtje pranojnë se akuzat e botuara janë të vërteta.
Mendoje situatën ku gjykatësi akuzon dikë për vepra kriminele në këtë moment dhe avokati i tij ta mbroj klientin duke thënë se ai ka merita të mëdha për “atdheun” dhe “kombin” nga dhjetë vite më parë dhe se në qytet ekzistojnë kriminelë tjerë më të mëdhenj. A mjafton kjo për ta liruar klientin nga akuza?!
Ajo që po na çmend në Kosovë është se nuk po e dimë se kënd e kemi armik e kënd mik. Po shtypemi nga qeveria jonë njësoj sikur nga serbi.
Po ju drejtohem ju komentuesve qe nuk dini gje vetem te hani buke edhe te shani diqka qe se keni iden se per qka eshte fjala.Sa per shkrimin e enver robellit mundem me thene se eshte shume bute i shkruar per ata njerez qe nuk kane pasur kurre vlera edhe nuk do te kene as ne te ardhmen.Keta “njerez” mund ti quash me qfar do termi te mundshem vetem ne rendin e njerezve nuk jane ose nese ata jane njerez atehere une me shume deshire rri te kafshet te pakten nuk jane shkatrrues te natyres,e per keta qe po shkruan e.robelli ,jane shkatrrues edhe te njeriut dhe te natyres dhe qdo ambient qe e rrethon.
Po ne nuk jemi rastesishte popull pa perparime deri sa i perkrahim keta “njerez” nuk do te perparojm kurre edhe ata bash kurre,edhe nje here se harrova kurre………….
Cilët janë për ty Lindi njerëzit që duhet përkrahur.
Nëse këta, të apostrofuarit e Rrobelit, nuk po bëkan, cilët janë ata që duhet përkrahur për të ecur çështja përpara?
fal urtesis dhe menquris se rugoves shqiptaret u rroken per koqe te amerikes.
desha te shpreh dhe nje here respektin tim per z.Robelli,te cilin e njoh vetem nepermjet shkrimeve te tij ketu tek Tema.Te gjitha shkrimet vertet te shkruajtur bukur,interesante dhe plot kuptim,por dhe me guxim,sic eshte dhe rasti i shkrimit te siperm.Le te themi nje te vertete,ne mesin e kombit tone,nuk flas vetem per gazetare,por per mbare mjedisin shqipfoles,eshte e veshtire te gjesh njerez te ndershem qe i thone te vertetat,sado te rrezikshme qe mund te jene.Por,ndodh qe te gjithe te pajtohemi me te paverteta,korrupsionin,krimet e ndryshme dhe jo vetem qe mbyllim syte,nuk flasim por ju japim dhe voten,madje ne publik dhe ne shoqeri flasim mire,per shkak te ….
ne shoqerine tone shqipfolese,gjen perkundrazi me shumice njerez qe e bejne me deshire zagarin per te fortin,sidomos kur ky eshte pa moral dhe i padrejte.Sipas logjikes se tyre,nje person qe ka dhene kontribut ne lufte kunder krimineleve serbe,sot ndoshta ka te drejte te beje gjithcka? te sillet si ti doje qejfi dhe interesat e tij personale?! perkundrazi,duhet te jet dhe te vazhdoje te jete nje shembull i mire per te gjithe,sepse lufta per ndertimin e shtetit dhe kombit eshte akoma me e veshtire.
keta qe kercenojne apo kerkojne te fyejne z.Robelli,pse nuk merren me serbet apo me keta politikane qe po na shesin perdite?! si ka mundesi qe interneti eshte i mbushur ngado me propagande proserbe ne te gjitha gjuhet dhe shume pak per te mos thene fare pune te komentuesve shqiptare ne mbrojtje te se vertetes,por,ketu eshte cudia,qe nuk guxon asnje njeri i ndershem ne kete m.. kombi te thoje nje te vertete apo kritike,dhe,fap plasin fyerjet dhe komentet.
mua personalisht,qenia e njerezve si z.Robelli, Baze,M.Nano, Pellumb Xhufi, Lorik Cana me japin shprese se kombi yne nje dite do te behet!
Me vie keq te shprehem kështu si me poshtë, por ja sjellja-anashkalimi I prezantimit te te vërtetës se hidhur gjate luftës se fundit ne Kosove 1998/99, respektivisht mos qasja drejt mbrojtjes se viktimave, rezulton se ne madje nuk qenkemi as ne nivel kafshësh!
Si ri kam qen bari bagëtish, kam përjetuar rastin kur lopa është shtuar-ka pjell ne mal, ajo ka qëndruar pran viçit ter natën, nuk e ka len vetëm .
Sa herë kemi prerë-therur kafshe zakonisht gjatë stinës se dimrit, na është dashtë ta largojmë gjakun për te mos e par dhe ndier erën e tij bagëtia tjetër, ka pas raste kur i kemi lëshuar bagëtinë për te pire ujë, kur janë kthyer e kanë ndier erën e gjakut edhe pse nuk e kanë par atë dhe janë gërvall…për bagëtinë e prerë-te herrur…
Ndërsa ne shpesh bejm sehir brenda vendit dhe para faktorit ndërkombëtar sikur nuk ka ndodhur as gjë, pra jemi edhe me lope se lopa …