TemA TV/ Berisha flet me lopët si dekor: Nuk ha asnjë ushqim importi (VIDEO)

9 Prill 2013, 13:16Sociale TEMA

Kryeministri Berisha ka takuar disa fermerë në Shijak. Në takimin e organizuar në një fermë, kamera që merr me vete Berisha, jepte si sfond herë fermerët që lavdëronin Berishën për punën e bërë, duke shtuar edhe ndonjë kritikë të vogël, dhe herë lopët që gjendeshin në stallën ngjitur me ambientin ku mbahej takimi.

“Për ne, për qeverinë time, për PD-në zhvillimi i qëndrueshëm rural, zhvillimi i bujqësisë dhe i të gjithë sektorëve të saj mbeten përparësia absolute.

Në projektin tonë “Shqipëria e zhvilluar”, ne besojmë që ky projekt kalon në zhvillimin rural dhe në zhvillimin e fshatit shqiptar. Ndaj dhe ne në një nga aktet më madhore për të dëshmuar këtë interes, ne dyfishuam pensionet në fshat dhe kemi angazhuar më shumë se 60 përqind të të gjitha investimeve në Shqipërinë rurale sepse ajo e tëra ishte Shqipëria e baltës”, ka thënë Berisha ndërkohë gjatë fjalës së tij.

Ai nuk ka lënë pa sulmuar kreun e opozitës, Edi Rama, pse ky i fundit ka propozuar heqjen e TVSH-së për disa produkte bujqësore, si qumështi, gruri dhe milli. Për Berishën kjo nuk do të ndodhë, pasi dëmton konkurrencën.

“Ne bëmë edhe një gjë tjetër të madhe. Ne hoqëm çdo lloj takse apo tarife për çdo lloj materiali importi që do ju duhet për suksesin e fermave tuaja. Unë ju garantoj se ky vendim mund të jetë ndofta i vetmi që ndonjë vend ka ndërmarrë. Alternativa ‘mavi’ thotë se do të heqë TVSH-në për prodhimet e qumështit. Por sot ne prodhojmë 343 litra qumësht për frymë dhe në qoftë se i heqim TVSH-në qumështit që vjen nga vende të tjera, natyrisht, konkurrenca bëhet shumë e pandershme. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë fermerët tanë, por nuk kemi buxhet që t’u japim 3 euro për lopë, çdo ditë. Ndaj ne heqim të gjitha detyrimet fiskale e të tjera. Kështu që ideja ‘mavi’ për të hequr TVSH-në për qumështin, grurin, miellin është sesi t’i rrënosh fermerët tanë në fushë, në stallë, në arë. Kjo nuk do të ndodhë. Nuk kanë shans. Një ditë vizitova fabrikën e përpunimit të peshkut “Koral”, ku thashë: t’i lëmë ata me ngjalat, ne të vazhdojmë projektin tonë,” tha Berisha.

Berisha deklaroi në këtë takim se ai konsumon vetëm prodhime vendi.

“Të themi realitetin, ushqimet shqiptare janë pakrahasimisht më të shijshme se të çdo vendi tjetër. Kjo është e vërteta. Po të garantoj se unë personalisht nuk konsumoj, ushqim importi, produkte importi, vetëm po u fut në mënyrë klandestine, sepse ndryshe nuk hyjnë ndonjëherë në shtëpinë time. Së bashku me ministrinë e Bujqësisë duhet të pranojmë se kjo është një nismë që duhet ta kishim ndërmarrë me kohë, por do ta ndërmarrim sa më shpejt, pasi  ky është interesi më i mirë i qytetarëve i konsumatorëve, të cilët kanë rastin të konsumojnë ushqimet të freskëta të mrekullueshme. Përsa u përket analistëve, bota e tyre është kafeneja, është Rogneri, është Sheratoni. Ke parë ti të flasin një fjalë për Shqipërinë rurale, të flasin një fjalë për njerëzit e punës, të djersës, e kanë të vështirë, sepse e tërë bota e tyre është tek trekëndëshi, Rogner-Sheraton dhe ndonjë lokal tjetër. Por ata fjalët e tyre dhe punët e tyre ne punët tona. Të dy palët i urojnë suksese njëri -tjetrit dhe kaq,” tha Berisha./b.l

67 komente në “TemA TV/ Berisha flet me lopët si dekor: Nuk ha asnjë ushqim importi (VIDEO)”

  1. alban4eva says:

    22 vjet ne politike dhe akoma nuk mesoi te genjeje S-haleja.. edhe nje femije i vogel do genjente me mire..
    po ne fund te fundit cfare rendesie ka, shqiptaret jane dele qe besojne cdo gje qe u thua, keshtu qe edhe S-haleja nuk ka nevoje te behet genjeshtar profesionist..!!

    1. Ekonomisti says:

      Ky me te vertete qe ka rrjedhur. Cne qe qenka kujtuar qe paska bujqesi ne shqiperi. Ku asnjehere nuk eshte kujtuar qe te flase per ta dhe te beje nje reforme per ta. Humbja e tij me 23 qershor eshte e sigurte sepse PS ka nje program shume te mire. rilindja do vije me 23 qershor.

      1. ilir says:

        Tani Sali kerkon qe te mashtroje lopet sepse njerezit nuk ja del qe ti mashtroje me.

      2. KARLO says:

        Kryeministri i e ka harruar sektorin e bujqesise ne keto vite te qeverisjes se tij dhe po kujtohet vetem tani qe mungojne me pak se 3 muaj para zgjedhjeve#TURP

      3. ARDJAN KOLA says:

        VAZHDON TE TALLET ME POPULLIN SALIU, NUK E DI SA DO TE DUROJME KETE QELBESIRE QE KA DY MANDATE QE QEVERIS DHE SKA MARRE ASNJE MASE PER BUJQESINE DHE DEL SOT ME PAK SE 3 MUAJ PARA ZGJEDHJEVE DHE PREMTON NDRYSHIME PER BUJQESINE.

      4. LEZHA CITY says:

        JANE VETEM PREMTIME TE PAVLERA DHE ASGJE TJETER, KA 8 VITE QE GENJEN POPULLIN SHQIPTAR DHE VAZHDON TA GENJEJE POR POPULLI DO TA NDESHKOJ ME VOTE SALIUN ME 23 QERSHOR.

      5. LILI says:

        Na ke premtuar edhe ne 2005-sen dhe 2009-ten, por ato vetem premtime te pavlere sepse nuk realizuan asnje here dhe sot mbas 8 vitesh vjen dhe premton te njejten gjera.

      6. PREMTIME TE PAVLERA says:

        Eshte vone Sali per bujqesine, sektori i bujqesise po shkon drejt falimentimit dhe ti vazhdon te krenohesh me bujqesine gjate mandateve tuaj.

        1. E VETMJA SHPRESE says:

          PARTIA SOCIALISTE ESHTE E VETMJA PARTI QE KA NJE PLAN PER ZHVILLIMIN E BUJQESISE NE SHQIPERI DHE KJO ESHTE E VETMJA PARTI QE KA PROGRAM TE QARTE DHE KONKRET DHE ESHTE E VETMJA PARTI QE KA PER RILINDJEN E FSHATIT.

    2. Ega says:

      Hahahah ky tani ne mitingjet e tij ka dhe lopet sepse te gjithe njerezit nuk i besojne me atij dhe tani ai kerkon njerez qe nuk kane goje per te kundershtuar pra “Lope”.

    3. Endri says:

      Te gjitha keto qe thote Berisha per bujqesine i ka thene Rama shume kohe me pare. Berisha eshte bere nje nga kopjacet me te medhenj te programit te Rames.

      Rofsh sali qe po i ben reklame programit te Rames.

    4. babe rruhu says:

      Ky njeri ka lajthitur!Pasi i ka braktisur fermeret ka 8 vjet shkon tanime e ben gjoja i perkrah!Po nuk gabon me fermeri e te te votoje ty sali

    5. argita says:

      Sali je i fundit njeri qe mund te flasesh mbi gjendjen e fermereve e sektoret e bujqesise e blektorise!Ti i ke braktisur ato Sali po po i ke braktisur!Ata nuk te besojne me ty jo jo nuk te besojne me!

    6. gjyshi says:

      Sali i ke lene nje barre te madhe fshatarit e fermerit Shqiptar as qe ke menduar per to!Mos shit dengla kot!Te gjithe e dime gjendjen e mjeruar qe po kalon fshati!Aty ku fshatari nuk e mbjell me token pasi nuk i leverdis aty ku fshatari po shet lopen aty ku nuk ka asnje shprese!

    7. fshatari says:

      Ej po sa i pafytyre eshte more!As qe na e pa surratin keto 8 vite as qe u mor me ne kur tokat tona permbyeten cdo vit e demtohen te mbjellat as qe u interesua mbi gjendjen e veshtire tonen!Por te mos harroje dicka saliu se edhe ne do harrojme ta votojme me 23 qershor!

    8. VEGJETARIANI says:

      o Bano gabon vetem vetem ne nje gje;.Shqipetaret nuk jane dele, por lope;… si ato qe Saliu ka ne sfond. Dhe lumturohen vetem me stalle dhe bar. Po te pretendonin per me shume me siguri do ti futnin briret ne bythe atij.

  2. Ben Chicago says:

    sa fytyre e ndyre

    1. ismeti says:

      m,e vjen keq per lopen e kan perzi me gomar

  3. Keli says:

    SALIU ESHTE KUJTUAR SE KA BUJQESI MBAS DY MANDATESH QE QEVERIS, POR ESHTE VONE SALI SE KA ARDHUR KOHA QE TE LARGOHESH!

  4. genta says:

    Fermeret dhe berishen i morem vesh; lopet si reaguan ndaj ketij nderi te madh qe po u behej iu shtua qumeshti, arriten te dezintoksikohen nga aflatoksina, apo..mos ngordhen fare..nga gezimi natyrisht

  5. DINO says:

    Z. Kreyminister ka dy mandate qe qeveris dhe nuk ke bere asgje per bujqesine, po kujtohesh vetem tani qe te mbaron mandati, por populli shqiptar nuk harron se i ke harruar ne keto dy mandate, je kujtuar tani per te marre ndonje vote, por eshte teper vone.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Une nuk arrita ta dalloja kush ishte Sala dhe kush ishte Lopa aty.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Horri Bulevardit nr.-2, te pakten bej nji shenje qe ta kuptojne qe sjam ai i pari, se eshte njeri qe del me kete nick, por te pakten eshte korrekt se e ka shkruajtur me germa te vogla dhe sme hyn ne hak, ndersa ti ke dal njesoj si une, kur une skam komentuar fare ketu dhe kete po e bej jo nga qejfi, por nga halli.

    2. VERONIKA says:

      Horri te spiegoj une pse
      Berisha lopet i kishte si dekor,ju i keni ne tavoline .I keni HALEate prandaj e ke te veshtir ti dallosh.Nderro syzet dhe mentalitetin se te garantoj qe do shohesh qarte.
      Te fala haleances dhe ngjalave.

  7. Nre We Mjed says:

    Normal!
    Nuk harroen robt e shpis.
    Se Sala ka pas fjet ne rrogoz anes zjarrit bri me bri me lopen.
    (ban vaki ka ken dem)
    Si ke Luli I Vocerr i Migjenit.
    Sala I Vocerr.
    Vocrraku sal.
    Ke fjet me lopen
    A demi t’ka perdal

  8. ardjani says:

    Bravo Mero per titullin! Gjetje hahahaha

  9. elinor says:

    Une nuk po shikoj njerez aty, vetem lope!

  10. al says:

    vone je kujtuar z.kryeminister, por perseri eshte pozitive qe po beson qe ne krizen e sotme bujqesia dhe industria ushqimore jane baza kryesore e punesimit dhe rreth 40-50%te xhiros kombetare te tregetise.jo ju ,por cdo qeveri te vije duhet doemos ta kete syrin tek bujqesia dhe blegtoria. nje shtet qe ka prodhimin e ushqimit te perditeshem eshte i pamvarur nga kriza dhe ndikon ne shendetin e popullates. sa per tvsh, eshte mire qe dy asortimentet e perditeshme ushqimore, si buka dhe qumeshti per nje kohe te caktuar jo pa limit te hiqet ne menyre qe te ulet cmimi dhe te rritet konsumi. vetem prodhimet made in albania jane mrekullia e rezistences ndaj krizes boterore,pasi gjenerojne pune dhe te ardhura te bollshme financiare.

  11. vigu says:

    NUK THONI SHYQYR QE I PASKA GJETUR LOPET. EDHE ATO JANE DEMOKRATE E DO VOTOJNE BASHKE ME MORRAT. NDAJ KA SHTUAR DHE NUMRIN E VOTUESVE PONI.

  12. supa ninos says:

    hahahah corbe me demek,,them une hahahah

  13. lori says:

    Ja metoda sese i puneson Saliu njerezit vetem per kohe fushate

    BASHKIA TIRANË
    DREJTORIA E PERGJITHSHME NR 1 E QYTETIT

    Nr.prot________ Tiranë___/___/2013

    Drejtuar: Z. Ilir Dervishi
    Drejtoria e Planifikimit Strategjik
    Bashkia Tiranë

    Lënda: Kërkesë për shtesë punonjësish

    I nderuar Z. Dervishi

    Duke pasur parasysh se gjatë këtyre muajve në këtë institucion hapësirat e gjelbërta janë shtuar shumë (aktualisht 325406m2) dhe janë mbjellë një numër i konsiderueshëm pemësh të reja në total janë 20 000 peme (vetëm gjatë muajit nëntor – mars janë mbjelle 3000 pemë). Dhe gjatë periudhës në vazhdim do të mbillen dhe 6000 pemë të tjera.

    Gjithashtu D.P.Nr 1 e Qytetit ka në administrim dhe territorin e Varrezave të Sharrës dhe Varrezat e Tufinës të cilat në periudhën e verës duan mirëmbajtje për kositjen e barit. (Maj-Tetor)

    Në periudhën e thatë të verës (Maj-Tetor) është e domosdoshme vaditja e sipërfaqeve të blerta, (pemët e mbjella dhe lulishtet nëpër qytetin e tiranës) e cila kryhet me Autobotet që ka në dispozicion Drejtoria jonë. Aktualisht vetëm Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit ka gjithsej 267 punëtorë. Me përllogaritjen e fuqisë punëtore në bazë të koeficientit të librit të normave duhet 2 fishimi i punonjësve për këtë sipërfaqe.

    Koeficientët e normimit të punës

    Lulishte e kategorisë së parë 0.82 punëtor/1000m2
    Lulishte e kategorisë së dytë 0.5 punëtor /1000m2
    Park 0.23 punëtor /1000m2
    Pyll Parku 0.1 punëtor /1000m2
    Serrat e Bimësisë Dekorative 0.65 punëtor/100m2
    Fidanishte e drurëve dekorativë 0.63 punëtor /1000m2
    Gjelbërim rrugor 2.0 punëtor/1000m2

    Drejtoria e Pastrim Kuartallave ka si prioritet pastrimin e qytetit të tiranës brenda bloqeve të banimit me një sipërfaqe totale prej 3 460 384 m2 si dhe evadimin e mbetjeve inerte dhe skeletike që vijnë si rezultat i prishjeve të ndërtimeve nga Inspektorati i Ndërtimit.

    Aktualisht në Drejtorinë e Pastrim Kuartallave punonjnë 83 punonjës që kryejnë shërbimin e pastrimit të sipërfaqes prej 3 460 384 m2 duke e kryer një herë në javë me një normë ditore prej 7500 m2. Për të rritur cilësinë e shërbimit të pastrimit dhe të kryhet 2 herë në javë, duhet një shtesë punonjësish me një ngarkesë ditore 9100 m2.

    Duke parë se në periudhën Maj-Tetor rritet dukshëm ngarkesa e punës kërkojmë 100 punonjës shtesë sezonal për këtë periudhë

    Ju urojmë punë të mbarë

    Me respekt

    Shemsi Aga

    Drejtor i Përgjithshëm

  14. Teta says:

    Te kishte faj Enveri, kur katunari i thote ne sy udheheqesitSaliut.:te na rrosh sa malet,pac jete te gjate e jam shume i gezuar prej teje.Po cpatem o njerez qe e hoqem Enverin, apo deshem qe te ndrronim surreterit.Amna Enveri ishte me i bukur dhe ishte qytetar te pakten.O nene ku jemi e ku jetojme.(mos kujtoni se jam nostalgjik i diktatorit)por me bejne per te vjelle nostalgjiket e sotem.

  15. Shpiragu says:

    TETA! Mire e ke ti qe thua pse e hoqem Enverin. NE radhe te pare ne nuk e hoqem ENVERIN.ATE e hoqi perendia.NE u treguam te zote se hoqem nje bust si dhe me trimeri, pasi e hoqem nga varri naten si hajdutet.ME gjithe ate ka nje ndryshim. ENVERI rrinte gju me gju me popullin,po nuk mbante shenime,ky ka perparuar sepse rri gju me gju me popullin po ka dhe nje defter te madh,si duket edhe te shkruarit do ta kete ne varsine e tij. KJO TREGON SE NUK KA BESIM TE SHOKET APO DHE SEKRETARET. Keto dite eshte bere popullor i madh qarrataj. Me kete defterin e gjate kete radhe do te bej namin,se i ka te shkruara premtimet
    e nuk i harron se cfar ka thene.” TANI LUM SI NE!”

  16. REA says:

    lopa ne takim eshte Albana Vokshi , nuk e pate me bllok ne gjunje?

  17. v.k says:

    rrofsh o shoku enver…me ty lart e me lart…puthini dhe bythen o langaraqer

  18. endri says:

    sa falls eshte kryeministri ne ato cka paraqet per fshatin se di po po te isha un fshatar sdo shkoja ne kto takime qesharake

  19. vini says:

    ky kryeminister qe 8 vjet ka investuar as 1te10 e asja qe premton se do beje ne 4 vjetet e ardhme a nuk eshte turp kjo qe po ju shet ai fshatareve

  20. gjergji says:

    ky kryeminister si ne cdo sektor tjeter dhe ne bujqesi ka kopjuar copeza te programit te partise socialiste dhe ky eshte turpi i radhes

  21. mendi says:

    partia socialiste ka nej paln te qarte per zhvillimin e bujqesise dhe ka programe konkrete ne to ,ky progrma i rilindjes eshte program i duhuri per fshataret

  22. miri says:

    ky kryeminister ka filluar te mbaj fletore dhe stilolaps dhe ben sikur mban shenim ato cka thone ato thua valle ska sekretare ky apo asistente apo ato sdine te shkruajne,une mendoj se ai vetem zhgaravina ben aty

  23. egi says:

    fshataret shqiptare meritojne respekt se per mendimin tim po trajtohen me keq se para viteve 90 nga kjo parti dhe jan shkaterruar teresisht

  24. drini says:

    fshataret shqiptare meritojen ndihma dhe asistence te madhe nga shteti e jo te flaken tutje ata e te degjohen vetem ne kohe fushatash te turpshme nga qeveria

  25. deni says:

    duhet te hiqet akciza per naften e ajo nafte tu jepet fshatareve e jo zyrtareve te korruptuar e burokrat se do ndihmonte shume per te mbjellat ata

  26. geri says:

    fhsataret kane nevoje per heqjen e takses per makinerite bujqesore qe do i ndihmonte fshataret it blinin ato e jo te punonin token si para 100 vjetesh

  27. gjergji says:

    ky kryeminister e kjo qeveri nuk kane fare politikam per bujqesine dhe as nuk kane per te pasur sepse i urrejne fashataret se vete bejne jete lluksi larg tyre

  28. mendi says:

    bujqesia eshte prioritet i te gjitha vendeve ne bote por e ksaj qeverie jo dhe eshte e pa kuptueshme kjo gje

  29. gridi says:

    fshati ka nevoje per rilindje atij i duhet alternative qe paraqet partia socialiste ndaj te gjithe fshataret duhet te votojne me 23 qershor partine socialiste si e vetmja menyr e mire per ta

  30. miri says:

    kemi fshatra me toka shume pjellore nderkohe qe shunmicen e tokave e kemi te pa mbjella per te vetmin fakt se fshataret nuk ja dalin dot mbane te vetem

  31. evi says:

    qyetetaret nuk kane mundesi te eksportojen prodhimet e tyre apo ti shesin ato dhe per kete shakk atyre u mbesin prodhimet stok dhe u kalben pa marre asnje fitim

  32. endri says:

    me thoni ju shqiptare se ne cilin moment eshte ndhihmuar nje fshatar ne shkoder nga tokat e mbytura kjo tregon se qeveria jo vetem nuk i ndihmon fshataret por dhe i perbuz e as nuk denjojn ti degjoj ate

  33. miri says:

    fshataret nuk kane asnje motiv per te votuar kete qeveri e keta qeveritar se jane me te tradhtuar se kurre nga kta dhe do ishte hap fls nqs do votonin kete qeveri

  34. ergi says:

    ky kryeminister flet per dyfishim pensionesh kur pensioni nuk u siguron fshatareve as mbijetesen

  35. eri says:

    fshataret jane lene menjane dhe as nuk jane vene re 8 vjet nga kjo qeveri e tani per zgjedhje shkojne e japim premtime boshe e te pavlera

  36. ganiu says:

    Doli prap MORRI sali para Televizorit booooo do e thyej Tv

  37. gjergji says:

    fshati eshte ne mjerim me te madh se ne kohen e enver hoxher,fshati as nuk po mund te prodhoj por dhe as nuk ka mundesi qe prodhimit e tij ti hedh ne treg kjo eshte e patolerushme

  38. eri says:

    bujqesia ne shqiperi eshte 0 nuk ekziston fare,nuk ka paln nga qeveria per te e eshte lene te vdes si sektor me shume prioritet ne te gjithe boten e zhvilluar

  39. besnik says:

    eshte e patolerueshme qe nje fshatar te te mos mund te siguroje me te ardhurat e veta minimunin e jeteses se tij kjo tregon se investimet jane 0 dhe fhsataret nuk sheshin e as nuk pordhojne madje

  40. endri says:

    un nuk po shof asnje politike te qarte te qeverise per fshatin pervecse copeza programesh te kopjuara nga partia socialiste qe dhe ato nuk zbatohen

  41. beni says:

    fshati eshte lene ne harrese dhe askush nuk po kujdeset per te,ai ka nevoje qe qeveria ti ndihmoj me politikat e saj lehtesuese per zhvillimin e saj

  42. TONI PALAS says:

    Vallaj e pash sot mu duk sikur po prisnin CAVESIN te gjith i urojshin jet te gjat diktatorit turp per ata njerez prej mishi e gjaku qe i benin ato elioxhe TE RROSH SA MALET i thonin te gjith folesit . Ata te zgjedhurit e deputeteve bythlepires qe ishin aty TURP as ne komunizem si kishuim par ato pamje te ndyra NJERI ME SERVIL SE TJETRI.

  43. tironci says:

    here me peshk
    e here me njala..
    tani me lope
    sali budalla.
    ……………

  44. shqiptari says:

    A ka ndonje ndryshim nga diskutimet e Dikatorit enver,qe porositeshin njerezit per ta Lavderuar PPSH.

  45. You News says:

    “Po të garantoj se unë personalisht nuk konsumoj, ushqim importi, produkte importi, vetëm po u fut në mënyrë klandestine, sepse ndryshe nuk hyjnë ndonjëherë në shtëpinë time.”
    Sali ziut kane filluar ti hyne ushqimet e importit fshehurazi ne shtepi. Me siguri ia fut Liria. Kur u be edhe kjo Liria t’ia fusi Saliut. Keshtu ia ka futur perhere kjo, dhe Saliu nuk dinte gje. Eshte e rrezikshme kjo Liria …. shume e rrezikshme …. Po Xeni te kete gisht valle ketu …. ndoshta edhe Xeni bashkepunuon me Lirine.
    Sali na cave trapin me budallalleqe. IK PIRDHU

  46. Kundershtari says:

    Po ça po behet keshtu mor jahu ku ka arritur kartagjena e kryministrit qe nuk ka ku te veje, po mundohet qe mashtroj dhe lopet per te votuar, kujdes me voten e lopeve se do na mori dhe madatin e trete Saliu, i keni vere re sa here fliste Saliu per ushqimin e lopeve lopet lunin koken, a mortja qe ste ha o Sali se e nise duke u falur me te vdekurit tani na dole dhe na falesh tek lopet, Sali nuk te ben zoti derman se ke hy ngjynah me kete popull qe ne fyt, nuk ka det e oqean me la gjynhet e tua.

  47. Mallakastrioti says:

    …Te Nderuar Burra te Shijakut:Futeni edhe Sali Berishen aty midis Lopeve …..por kame Frike se do te na Beje edhe lopet qe te flasin po si AI…lol

  48. VL. HAS says:

    Ti or Sali , vjene nga mjekesia dhe ndodhe kjo qe ti edhe pse flet per gjera qe u takojne ti bejne njerezit me shpirt prej demokrati ,ti jo vetem qe s’merr vesh fare nga kjo ane e jetes shoqerore e ekonomike , por per kundrazi , je bere pengesa me e madhe e demokracise se vertete . Mor njeri i pa ndjenja njerezore a ke lexuar ndonje gje nga historia e njerezve te medhenje te vendeve me demokratike te botes , se si kane arritur te qojne perpara zhvillimin ekonomiko shoqeror te vendeve tyre ? Kur ne vitet e para te nentedhjetes ti gjithenje i referoheshe demokracise amerikane per te marre si model dhe per ta zbatuar ehe ne Shqiperine te perqutdnuar nga disa sekretar partije me nje vesh ,si puna e jote , ne qe ne fillim gabuem qe s’te ndaluam , dhe u gabuam qe te lejuam per te vazhduar ,ashtu siq vazhdove ne rrot bythe dhe na qova ku jemi sot , jo vetem ne fundin e Europes e tjeret tallin bythen me ne ,si puna e ketyre gjoja te majtet e social demokracise Europjane , por dhe me poshte se kaq , diku krahasimi mund te behet me vendet e fundit te Afrikes . Perse mor njeri i pa njeri ne rugetimin tende ne politiken qorre nuk more per shembull ish presidentin e Amerikes ABERHAM LINKOL QE PAS DY MANDATESH SI PRESIDENT , NE MANDATIN E TRETE NUK PRANOI TE ZGJIDHESH DUKE DHENE NJE SHEMBULL SHUME TE MADH edhe per demokracite e tjera ne bote .Tash me , per c’do shqiptar eshte shume e carte se ti u fute ne politike jo per te sjelle ndryshimet demokratike ne SHqiperi , qe ishin bere shume te domosdoshme , por per te realizuar deshirat e tua personale per tu bere nje Pinoqet kilian , apo KALIFAT arab ne shqiperine e varfer …. Ti te gjitha keto qe thua se i premton , asnje nuk e realizon . Shiko cmimet e plehrave KIMIKE , farerave ,ilaqeve te insekticideve etjere e tjere , ku cmimet e tyre jo vetem qe nuk jane ulur , por perkundrazi jane rritur akoma me shume ….Behu burre o i pa burre , tani qe te krijohet mundesia para dates se 23 qershorit QE TE TE KUJTOJME NJE GJE PER TE MIRE DUKE U TERHEQUR NGA POLITIKA , SE NUK ESHTE sHQIPERIA SE S’KA NJERI TJETER QE TE JETE ME I ZOTI SE SA TI , POR PERKUNDRAZI NE KETE VEND KA DHE DO TE KETE NJEREZ ME TE ZGJUAR DHE ME PATRIOT SE SA TI …..

  49. shqiptari says:

    VH Has Annalize e mjaftueshme dhe shume domethenese.
    Por dhe nje pjese e madhe e sahan lepiresve,e Votojne dhe shumicen e Votave ky i vjedhe,sic i ka vjedhur me pare.
    Duhen te jene dhe Interesa te shteteve te tjera,se ska mundesi ! Ky pelivan Dikator te sundoje kaqe shume vite ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje